Juliana Pasha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Juliana Pasha, emri artistik.
Skeda:Julipashaa.jpg
Background information
Emri i lindjesJuliana Llakaj
Lindi (1980-05-20) 20 maj 1980 (43 vjeç)
OrigjinaBurrel, Shqipëri.
ZhanretSolo
Këngëtare

Juliana (Pasha) Llakaj është këngëtare shqiptare nga Burreli. Juliana ka lindur më 20 maj të vitit 1980Burrel.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Juliana "Pasha" Llakaj filloi karrierën shumë vite më parë, ajo mori pjesë në festivale të ndyrshme shqipëtare si Festivali i Këngës në RTSH, Kënga Magjike etj. Në Festivalin e Këngës në RTSH Juliana filloi pjesmarrjen që nga viti 2007 duke dalë e pesta.Gjithashtu ajo mori pjesë në Festivalin e 47-të të këngës me këngëtarin Luiz Ejlli duke marë kështu vendin e parë me shumë pak pikë për të fituar. Juliana në vitin 2009 mori pjesë prap në festivalin e këngës. Në vitin 2009 kënga e Julianës quhej "Nuk mundem pa ty" , e kompozuar nga Ardit Gjebrea dhe e shkruar nga Ardit Gjebrea dhe Pirro Çako. Më datë 24 dhjetor Juliana bëri performancën e parë në Festivalin e 48-të të këngës, me rregulla të reja në grupin e bigëve, ata do shkojnë në finale automatik. Natën e 3-të Juliana këndoi me Soni Malaj në natën e dueteve. Më 27 dhjetor në natën e fundit dhe natën finale Juliana mori shumë nga 20 pikët e jurisë duke mbledhur kështu 133 pikë. Vendi i dytë në vitin 2009 kishte 118 pikë dhe e mori Anjeza Shahini.Juliana do jetë njëra nga këngëtaret e shumë shteteve Evropiane që do marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 2010Oslo.[1][2][3]

It's All About You[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

It's All About You, është një këngë dhe hit nga Juliana Pasha Llakaj. Kënga është përkthyer nga "Nuk mundem pa ty" dhe do përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2010 këtë vit. Kënga ka qenë hit në periodat e vitit 2010. Kënga është përpunuar në ShBA dhe Britani, në promovimin e këngës si vokal i dytë kanë qenë 3 vajza nga Britania e Madhe, por ende nuk dihet nëse në performancën në Oslo do jenë ato. Gjithesi versioni i parë në anglisht është bërë publik në TV Klan më 5 shkurt, 2010. Kënga në promovimin e saj ishte me piano dhe me orkestër live por versioni tjetër u bë publik më 27 shkurt, 2010Shkup në festivalin Skopje Fest (Festivali Përzgjedhës për MaqedoninëFestivalin Evropian të Këngës).

Juliana Pasha duke performuar ne Eurovision

" at Bærum]]

Promovimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri i këngës Gjuha Versioni Promovimi Vendi i Promovimit Data e promovimit
"Nuk Mundem Pa ty" Shqip - FIK 48 Shqipëri 24 dhjetor , 2010
"It's All About You Anglisht Demo TV Klan Shqipëri 5 shkurt, 2010
"It's All About You Anglisht Vers. 2 Skopje Fest 2010 Maqedoni 27 shkurt, 2010
"It's All About You Anglisht Vers. 3 Online Shqipëri 18 mars, 2010
"It's All About You Anglisht Vers. Final Video Klip Evropë 21 mars, 2010

Kenget dhe Toplista internacionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Titull Pozita ne Top-Liste Albumi
CH Singles GER Singles AUT Singles BE Singles
2010 "Its All About You" - - - 21 Its All About You

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Diskografia sipas shkronjave A-Z
  • Dëgjoji zërat e largët
  • Falje
  • Flas me natën
  • Hodha një lule në ferrë
  • It's All About You
  • Je Madhështorë
  • Lavdi perëndisë
  • Lumi i dashurisë
  • Milje larg
  • Natën vonë
  • Në këngën time u shlodha
  • Nënave Shqipëtare
  • Nga Jeta morën Jetë
  • Një Jetë
  • Një mijë arsye
  • Një qiell të ri
  • Nuk e fshehim dashurinë
  • Nuk mundem pa ty
  • Qëngji është i denjë
  • Rrjedh në këngë e ligjërime (nga Vaçe Zela)
  • Të humbas në ëndërr
  • Ti Unë

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]