Juliette Mayniel
Juliette Mayniel | |
|---|---|
Zhyliet Meniel në vitin1960 | |
| Lindi | 22 janar 1936 Saint-Hippolyte, Aveyron, France |
| Vdiq | 21 korrik 2023 (87 vjeçe) San Miguel de Allende, Guanajuato, Meksikë |
| Profesioni | Aktore |
| Vitet aktive | 1958–1978 |
| Partnerët | Vittorio Gassman (1964–1968) |
| Fëmijë | Alessandro Gassmann |
| Të afërm | Leo Gassmann (nipi) |
Juliette Mayniel (shqiptim: Zhyliet Meniel) (lindur më 22 janar 1936 - 21 korrik 2023) ishte aktore franceze. Ajo ka luajtur në 30 filma dhe ka marrë pjesë në shfaqje televizive mes viteve 1958-1978. Në Festivalin e 10-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, ajo fitoi çmimin "Ariu i Argjendtë për Aktoren më të Mirë" për rolin e saj në filmin The Fair.[1]
Jeta dhe vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vogëli, ajo u rrit në një fshat të izoluar francez. Shtëpia e saj u bë bazë e aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.[2]
Mayniel-i debutoi për herë të parë në filmin artistik Les Cousins. Regjisori dhe producenti i filmit, Claude Chabrol, do të shkruante në autobiografinë e vet se e zbuloi Mayniel-in ndërkohë që reklamonte një telenovelë.[3]
Nga viti 1964 deri në vitin 1968, ajo ishte e martuar me aktorin italian Vittorio Gassman-in dhe djali i saj është aktori i mirënjohur italian, Alessandro Gassman Ajo jetonte në Meksikë.[2] Mayniel-i vdiq më 21 korrik 2023, në moshën 87-vjeçare.[4]
Filmografia e zgjedhur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kushërinjtë (1959)
- Peshkatarët e Ishullit (1959)
- Panairi (1960)
- Sy pa fytyrë (1960)
- Kali i Trojës (1961)
- Landru (1963)
- Ofelia (1963)
- Sepse, për shkak të një gruaje (1963)
- Amori pericolosi (1964)
- Vrasja në Romë (1965)
- L'Odisea (1968)
- Dëgjo, le të bëjmë dashuri (1969)
- Këmbë e sheshtë (1973)
- Vesi i Familjes (1975)
- Hija e Përgjakur (1978)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Berlinale: Prize Winners". berlinale.de (në anglisht). Marrë më 5 dhjetor 2014.
- 1 2 "Papa Vittorio made me become a bartender as a punishment. My mother? At 86 he is in Mexico and we talk to each other by email »- time.news". Time News (në anglishte amerikane). 30 janar 2022. Marrë më 31 janar 2022.[lidhje e vdekur]
- ↑ Chabrol, Claude (1976). Et pourtant je tourne (në frëngjisht). Paris: Ramsay. fq. 142. ISBN 2-84041-012-5.
- ↑ "Morta la madre di Alessandro Gassmann, Juliette Mayniel". la Repubblica (në italisht). 2023-07-21. Marrë më 2023-07-21.