Jus trium liberorum

Jus trium liberorum (latinisht për "të drejtën e tre fëmijëve"; gjithashtu i shkruar ius),[1] ishte një privilegj i dhënë ndaj shtetasve romakë që kishin bërë të paktën tre ose ndaj skllevërve të liruar, që kishin bërë të paktën katër fëmijë.[2] Privilegji rezultonte nga Lex Papia Poppaea dhe ligje të tjera mbi moralitetin të futura nga Augusti në shekullin e I. p.e.s. dhe të I të e.s..[3] Këto ligje synonin të rrisnin popullsinë e luhatur të klasave të larta romake.
Synimi i jus trium liberorum është interpretuar nga disa studiues si legjislacion eugjenik,[4] por këndvështrimi mbizotërues është e ai u fut për të rritur nivelet e lindshmërisë midis rendit senatorial.[5] Burrat që kishin marë jus trium liberorum përjashtoheshin nga munera (shërbime të detyrueshme). Gratë me jus trium liberorum nuk ishin më subjekte të tutela mulierum (mbikëqyrja nga një i afërm mashkull) dhe mund të mernin trashëgimi, që përndryshe do tu kalonin fëmijve të tyre.[6]
Reagimi gjerësisht senatorial ndaj jus trium liberorum, gjithësesi ishte që të gjenin të meta. Prespektiva e të pasurit një familje të madhe nuk ishte akoma tërheqëse.[7] Një person që kapte një qytetar në shkelje të këtij ligji i dënohej me një pjesë të trashëgimisë së përfshirë, duke krijuar një sipërmarrje fitimprurëse për siunët profesionistë.[8] Spiunët u bënë aq të kudondodhur sa shpërblimi u reduktua në një të katërtën e masës së tij të mëparshme.[9] Me kalimin e kohës, jus trium liberorum iu dha nga disa konsuj disa qytetarëve si shpërblim për vepra të përgjithshme të mira, duke mbajtur profesione të rëndësishme ose favore personale, jo thjeshtë shtimin e popullsisë.[10] Në vijim jus trium liberorum u refuzua në vitin 534 të erës sonë nga Justiniani.[11]
Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë periudhës Augustiane klasat e larta, rendet senatoriale dhe ekuestriane, po pakësoheshin në numër. Këto klasa përbënin shtyllën kurrizore të shtetit, duke formuar administratën civile dhe ushtarake të perandorisë. Popullatat e klasave ishin prekur nga luftërat e fundit civile, dëbimet dhe ekzekutimet, dhe në mënyrë më të rëndësishme, nivelet e ulëta të lindshmërisë brenda klasave. Ulja e nivelit të lindshmërisë ishte edhe më dramatik sesa është tipike për rritjen e zhvillimit të Romës.[12] Leges Iulia dhe Papia Poppaea kishin qenë të afta ti rrisnin nivelet e martesave brenda klasave të larta, por niveli i lindshmërisë nuk ishte rritur mjaftueshëm nëpërmjet këtyre korpuseve ligjore vetëm. Për këtë arsye u vu në jetë jus trium liberorum.[13]
Implikimet eugjenike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në atë kohë, popullsia e Italisë si e tërë nuk po ulej dhe mund të ketë qenë në rritje. Rritja e popullsisë ishte gjerësisht për shkak të fluksit të skllevërve nga jashtë Italisë. Jus trium liberorum, në këtë mënyrë, është quajtur një masë eugjenike nga studiuesit, pasi ai funksiononte në mënyrë specifike për rritjen e një popullsie specifike të konsideruar të dëshirueshme.[14] Është argumentuar se aspekti i rritjes së popullsisë nga jus trium liberorum ishte një synim dytësor.[15]
Specifikat ligjore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Jus trium liberorum ishte një shpërblim i fituar nga arritja e nivelit të kërkuar nga leges Iulia dhe Papia Poppea. Privilegji lidhej me të dy gjinitë, por prekte më shumë gratë sesa burrat. Specifikat e jus trium liberorum janë përcaktuar si vijon te Encyclopedia of Roman Laë e Adolf Bergerit:
«Baballarët mund të pretendojnë përjashtimin (excusatio) nga detyrat publike dhe nga mbikëqyrja ndaj të cilës thirreshin nga ligji (tutela legitima). Zbatimi më i rëndësishëm i jus liberorum kishte lidhje me gratë. Një grua e lindur e lirë, me tre fëmijë dhe një ngrua e liruar nga skllavëria me katër fëmijë (jus trium vel quattuor liberorum) liroheshin nga mbikëqyrja ndaj të cilës gratë ishin subjekte (tutela mulierum) dhe kishin një të drejtë pasimi në trashëgiminë e fëmijëve të tyre. Jus liberorum i grave u zbatua madje edhe kur fëmijët nuk ishin më të gjallë.»[16]
Shkurtimisht ai synonte që një burrë nuk mund të detyrohej të merte mbikëqyrjen e një gruaje, ligjërisht minore, që ai përndryshe do të detyrohej nën tutela mulierum.[17] Gratë që kishin numrin e përshtatshëm të fëmijëve nuk kishin më nevojë të kishin një mbrojtës siç do të kishin nën tutela mulierum. Kjo nënkuptonte se kur një grua nuk ishte më subjekt i pushtetit të babait të saj (patria potestas) ose burrit të saj (manus) ajo mund të vepronte në mënyrë të pavarur.[18] Ajo fitonte gjithashtu të drejtën për trashëgimi, që ndryshe do tu jepej fëmijëve të saj. Shpesh kjo nënkuptonte se ajo trashëgonte dhe zotëronte pronat e burrit të saj pas vdekjes së tij.[19]
Siç pohohet më sipër, fëmijët nuk kishte nevojë të ishin të gjallë për to për tu llogaritur nga jus liberorum. Fëmijët e ligjshëm llogariteshin për burrat dhe për gratë. Fëmijët e lindur nga një baba i panjohur (spurius) nuk llogariteshin në numrin e fëmijëve të një gruaje nga jus trium liberorum.[20] Një fëmijë konsiderohej se ishte a portentum (d.m.th. një përbindësh ose qenie e përbindshme[21]) nuk konsiderohej të ishte një qenie njerëzore, por akoma llogaritej në numrin e fëmijëve të një gruaje nën jus trium liberorum. Të dy prindërit mund ta llogarisnin një fëmijë të konsideruar a portentum nën ligjet kundër prindërve pa fëmijë sipas leges Iulia dhe Papia Poppaea, gjithësesi.[22]
Ndikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi u vu në jetë kjo e drejtë konsiderohej e vlefshme, por shpejtë u bë një privilegj i palidhur me tre apo më shumë lindje të një qytetari. Shumë njerëz nuk e donin barrën e fëmijëve, por prapë e ndiqnin jus trium liberorum. Ky joshte shumë njerëz të shfrytëzonin të metat apo të çarat në ligj, që shpesh arrihej nëpërmjet mjeteve të paligjshme. Një shpërblim përbëhej nga përqindja e trashëgimisë së përfshirë që ofrohej për spiunët, që kapnin përfitimet e paligjshme të të tjerëve nga jus trium liberorum. Ky shpërblim krijoi një numër të madh spiunësh për shkak të shpërblimeve të mëdha. Për të pakësuar problemin e spiunëve, shpërblimi pastaj u pakësua në një të katërtën e madhësisë së tij të mëparshme.[23]
Jus trium liberorum u jepej edhe njerëzve pa lidhje me numrin e fëmijëve të tyre si një shpërblim nga perandori. Shpesh u jepej në lidhje me një vepër të mirë, shërbim ushtarak ose si një favor personal.[24] Shumë romakëve të famshëm iu dha jus trium liberorum, duke përfshirë Svetonin nëpërmjet një favori personal nga Trajani ndaj Plinit të Riut,[25] Marciali nga Domiciani si shpërblim për lavdet e tij,[26] dhe për Livian, në përgjigje të vdekjes së Drusit në vitin 9 p.e.s.[27] Zotëruesve të anijeve të mëdha nën perandorinë u jepej gjithashtu jus trium liberorum.[28]
Jus trium liberorum në vijim u anullua nga Justiniani në vitin 534 të e.s..[29]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Martesa në Romën e lashtë
- Kultura e Romës së lashtë
- E drejta romake
- Dymbëdhjetë Tabelat
- Të Drejtat Latine
- Historia e Kushtetutës romake
- Kodeksi i Justinianit
- Konkubinimi
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Feja romake
- Mitologjia romake
- Kolumbarium
- Filozofia e lashtë romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Romanizimi (kulturor)
- Arti romak
- Kopshtet romake
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Ekonomia Romake
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Rrugët romake
- Kuzhina antike romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Veshjet në Romën e lashtë
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Dhjetë pasionet e Romës së lashtë
- Pax Romana
- Letërsia e vjetër greke e romake
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Perseus Digital Library Project
- ↑ Berger, fq. 530
- ↑ Yue, fq. 685
- ↑ Field, fq. 398-99
- ↑ Kaius Tuori (2014). "Augustus, Legislative Poëer, and the Poëer of Appearances". Fundaminia (në anglisht). 20 (2): 942–43.
- ↑ Berger, fq. 530
- ↑ Field, fq. 408
- ↑ Yue, f1. 686
- ↑ Field, fq. 412
- ↑ Field, fq. 408
- ↑ Field, fq. 398
- ↑ Field, fq. 399
- ↑ Field, fq. 402
- ↑ Field, fq. 398-99
- ↑ Field, fq. 414
- ↑ Berger, fq. 530
- ↑ Yue, fq. 683
- ↑ Berger, fq. 748
- ↑ Field, fq. 408
- ↑ Berger, fq. 714
- ↑ Perseus Digital Library Project
- ↑ Berger, fq. 636
- ↑ Field, fq. 412-13
- ↑ Field, fq. 408
- ↑ Dunham, fq. 421-22
- ↑ Clarke, fq. 47
- ↑ Field, fq. 408
- ↑ Berger, fq. 592-93
- ↑ Field, fq. 398
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Berger, Adolf. "Encyclopedic Dictionary of Roman Law." Transactions of the American Philosophical Society. ns. 43.2 (1953)
- Clarke, M. L.. "Poets and Patrons at Rome." Greece & Rome. 2nd ser. 25.1 (1978): 46–54.
- Dunham, Fred S.. "The Younger Pliny, Gentleman and Citizen." The Classical Journal. 40.7 (1945): 417–426.
- Field, James A. Jr.. "The Purpose of the Lex Iulia et Papia Poppaea." The Classical Journal. 40.7 (1945)
- Tuori, Kaius. "Augustus, Legislative Power, and the Power of appearances." Fundamina 20.2 (2014): 938–945.
- Yue, Esther. "Mirror Reading and Guardians of Women in the Early Roman Empire." Journal of Theological Studies. 59.2 (2008)