Justina Aliaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Justina Aliaj (Shkodër, 21 prill 1951) është aktore shqiptare.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas shkollës 7-vjeçare iu dha e drejta për të studiuar në Liceun Artistik për muzikë. Por qysh e vogël ka zgjedhur teatrin, ka qenë në shtëpinë e Pionerit teksa luante, kur provoi të këndonte. Tonin Dajia, vëllai i Tish Dajisë, zbuloi talentin e saj edhe në muzikë. Pasi mbaroi Liceun Artistik nisi studimet e larta në Akademinë e Arteve në degën e dramaturgjisë.[1]

Këngëtarja Justina Aliaj mbetet një yll i këngës dhe skenës shqiptare. Këngë të tilla si: "Mall për vendlindjen", "Në ekranin e televizorit", "Stacion i dashur", "Në mbrëmjen e vallëzimit", "Unaza", "Unë dhe shokët e mi" etj., mbeten të pashlyeshme ende dhe sot për publikun. Interpretimet e saj si aktore kanë qenë të shumta si te; "Rrethi i kujtesës", "Bernand Alba", "Gratë trojane", "Nobodysees", "Tartufi" etj.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. ff. 19–20.  9789995602673. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)