Jump to content

Júlio César Soares Espíndola

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Júlio César)
Júlio César

Júlio César me Interin ne vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJúlio César Soares de Espíndola
Datëlindja (1979-09-03) 3 shtator 1979 (45 vjeç)
VendlindjaDuque de Caxias, Brazil
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Benfica
Numri20
Karriera me të rinjtë
Grajau CC
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–2005Flamengo130(0)
2005–2012Internazionale228(0)
2005Chievo (Huazim)0(0)
2012–Queens Park Rangers24(0)
2014–Toronto FC (Huazim)6(0)
Karriera ndërkombëtare
2003–Brazil86(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 prill 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19:00, 19 shtator 2013 (UTC)

Júlio César Soares Espíndola (i lindur më 3 shtator 1979Rio de Janeiro) është një futbollist brazilian i cili luan skuadrën portugeze BenficaPrimeira Liga. César ka qënë gjithashtu edhe portier i kombëtares braziliane që nga viti 2003 dhe deri në vitin 2014 ka luajtur 87 ndeshje, dhe e ka përfaqsuar atë në tre Kupa Bote, në tre Kupa Konfederatash dhe në dy Copa América.

Në vitin 2009, Júlio César u shpall portieri i tretë më i mirë në botë, mbrapa Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon sipas IFFHS.[1] Gjithashtu Júlio César ka fituar cmimin për portierin më të mirë të Serie A në vitet 2009 dhe 2010.[2] Júlio César ka qënë një nga 28 lojtarët të nominuar për të fituar Topin e Artë për vitin 2009. Ai përfundoi në vendin e 21 me 5 pikë.[3] Pseudonimi i Júlio César është "Kapësi i ëndërrave" që i referohet pritjeve të pakapëshme që bënë në ndeshje.

Júlio César filloi karrierën e tij si profesionist në vitin 1997 për të zëvendësuar portierin veteran Clemer. Në sezonin tjetër, ai luajti disa ndeshje dhe arriti të fitoj vendin e titullarit. Nga viti 2000, ai ishte zgjedhja e parë. Júlio César e fitoi katër herë Campeonato Carioca. Forma e tij mbreslënëse arriti deri aty saqë fitoi vendin në kombetare në vitin 2003 dhe u bë portieri i parë në vitin 2004. Ai ishte portieri i parë në Copa América. Gjatë kohës ku luante për Flamengon, ai u bë lojtari më i preferuar i tifozëve. Ai shprehu dashurinë e tij për Flamengon. Júlio César u largua nga Flamengo në vitin 2005 duke luajtur 130 ndeshje në ligë dhe 163 ndeshje në të gjitha kompedicionet. Gjatë periudhës së qëndrimit te klubi brazilian, Júlio César fitoi një Copa Mercosul në vitin 1999, një Copa dos Campeões në vitin 2001, katër Campeonato Carioca në vitet 1999, 2000, 2001 dhe 2004, tre Taça Guanabara në vitet 1999, 2001 dhe 2004 dhe trofeu Taça Rio e fituar në vitin 2000.

Júlio César firmosi një kontratë tre vjeçare me Interin.[4] Inter për të blerë portierin brazilian pagoi 2,5 milion .[5]

Huazimi i shkurtër te Chievo Verona

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Júlio César u pasi firmosi me Interin u huazua për një kohë të shkurtër te Chievo Verona. Te Chievo Verona, ai duhej të luftonte me portierin veteran Luca Marchegiani që të ishte portieri numër një në portën e Veronës. Gjatë gjashtë muajve të tij te Chievo, ai nuk arriti dot të luaj asnjë ndeshje sepse zgjedhja e parë e portës ishte Marchegiani. Pavarësisht se nuk luajti asnjë ndeshje me Chievon, Júlio César u thirr rregullisht nga Brazili, por duke qënë zgjedhja e dytë, sepse portieri i parë ishte Nelson Dida i cili luante me Milanin.[6]

Rikthimi te Inter

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Júlio César u rikthye te Interi në sezonin 2005–06 i cili u hap me finalen e Superkupës italiane. Portieri titullar ishte Francesco Toldo i cili luajti si titullar në këtë finale. Júlio César ishte portieri revervë. Inter fitoi trofeun dhe Júlio César e nisi aventurën e tij te Interi me trofe. Ai në sezonin e parë me Interin luajti 29 ndeshje në Serie A duke pësuar 23 gola, katër ndeshje në Kupën e Italisë dhe shtatë në Ligën e Kampioneve. Gjithsej luajti 40 ndeshje dhe pësoi 31 gola.

Në sezonin 2006–07, trajneri i ri i skuadrës, Roberto Mancini, e vendosi titullar portierin brazilian duke e lënë italianin Toldo në stol. César arriti të presë dy penallti në Serie A; një kundër Ascolit dhe Sienës. Interi e përfundoi sezonin në sezonin 2006–07 në vendin e tretë mbrapa Juventusit dhe rivalëve të qytetit Milanit. Ai luajti 32 ndeshje në ligë duke pësuar 30 gola, nuk zhvilloi asnjë ndeshje në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampioneve luajti 6 ndeshje dhe pësoi 5 gola. Gjithsej luajti 38 ndeshje dhe pësoi 35 gola.

Në sezonin 2007–08, Júlio César ishte sërisht portieri i parë i skuadrës. Ai në sezonin 2007–08 arriti të fitoj titullin e tij të tretë që ditën kur arriti në Itali. Më 25 gusht 2008, Júlio César fitoi Superkupën e Italisë kundër Romës. Inter fitoi me penallti 6-5 pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim. Meritën për këtë fitoren e kishte pikërisht Júlio César i cili priti penalltinë vendimtare të mbrojtësit brazilian Juan. Ai me Interin luajti 35 ndeshje në Serie A duke pësuar 24 gola, nuk luajti asnjë ndeshje në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Kampioneve luajti 8 ndeshje duke pësuar 7 gola. Gjithsej luajti 44 ndeshje dhe pësoi 32 gola. Ky ishte sezoni më i mirë i Júlio César në aspektin personal pasi vendosi një rekord për mesataren e pësimit të golave.

Në sezonin 2008–09, Júlio César fitoi kampionatin të katert dhe të 17të në historinë e klubit. Në korrik 2009, Julio Cesar u zgjodh nga ESPN Brasil si lojtari më i mirë i sezonit 2008–09. Ai gjithashtu mori Futebol Premio no Mundo (Futboll në Çmimin Botëror).[7] Në vitin 2009, ai ishte një nga kanditatet për të fituar Topin e Artë por doli në vendin e 21të. Në Serie A, Júlio César luajti 36 ndeshje dhe pësoi vetëm 28 gola, në Kupën e Italisë luajti vetem 1 ndeshje dhe nuk pësoi asnjë gol, kurse në Ligën e Kampioneve luajti 7 ndeshje dhe pësoi 8 gola.

Sezoni 2009–10 do të ishte sezoni me i shkëlqyer për Júlio César, sepse falë pritjeve të tij Interi arriti të fitote Tripletën. Në nëntor 2009, ai firmosi rinovimin e kontratës me deri në vitin 2014.[8][9] Inter fitoi Serie A vetëm në javën e fundit pasi mposhti me rezultatin 1–0 Sienën dhe e fitoi kampionatin me vetëm dy pikë përpara Romës. Interi triumfoi në Kupën e Italisë sërisht përball Romës me rezultatin 1–0 falë golit të Diego Militos. Në këtë ndeshje, Júlio César bëri disa pritje të mira. Në Ligën e Kampioneve, Júlio César ishte lojtari më i rëndësishëm dhe i mirë për Interin pasi me pritjet e tij fantastike kundër Çelsit, Barcelonës dhe Bayern München i dha Interit trofeun. Fale tij, Inter fitoi kompedicionin pas plot 45 vitesh. Në Serie A, Júlio César luajti 38 ndeshje dhe pësoi vetëm 34 gola, në Kupën e Italisë luajti dy ndeshje dhe nuk pësoi asnjë gol, kurse në Ligën e Kampioneve luajti 13 ndeshje dhe pësoi 9 gola.

Sezonin 2010–11, Júlio César e nisi me fitimin e Superkupës Italiane kundër Romës me rezultatin 3–1.[10] Me trajnerin e ri Benitez, Júlio César ishte sërisht portieri titullar. Për performancat fantastike të tij në Ligën e Kampioneve në sezonin e shkuar, Júlio César fitoi çmimin "UEFA Portieri i Vitit", si dhe "Serie A Portieri i Vitit" për herë të dytë rresht. Ai gjithashtu mori numrin një në fanellën e tij duke ja lënë numrin 12 Luca Castellazzit; kjo erdhi si pasojë të lënjes së karrierës nga veterani Toldo.[11] Më 18 dhjetor 2010, Júlio César fitoi me Interin Kupën e Botës për Klube. Gjatë dy ndeshjeve të zhvilluara në Abu Dabi, Júlio César e mbajti portën e paprekur. Ai në fund të sezonit fitoi edhe Kupën e Italisë. Megjithatë, ai ra nga forma duke bërë disa gabime të pafalëshme në Ligën e Kampioneve, por pavarësisht kësaj ai vazhdonte të ishte titullar në kombëtaren braziliane. Në Serie A, Júlio César luajti 25 ndeshje dhe pësoi vetëm 21 gola, në Kupën e Italisë luajti 3 ndeshje dhe pësoi 2 gola, kurse në Ligën e Kampioneve luajti 7 ndeshje dhe pësoi 15 gola.

Sezoni 2011–12 do të ishte sezoni më i keq i karrierës së tij te Interi. Zikaltrit nuk arrtën të fitonin asnjë trofe, pasi në Serie A përfunduan në vendin e gjashtë duke mos arrtiur të kualifikoheshin në Ligën e Kampioneve për sezonin tjetër. Në këtë sezon, brazilini priti tre nga shtatë penalltitë e akorduar kundër Interit. Më 1 tetor, ai luajti ndeshjen e 200të në Serie A në humbjen 3–0 të Interit në San Siro kundër Napolit; gjithashtu ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë për protesta të një penalltie të dhënë në favor të Napolit që solli edhe golin e dytë.[12] Kjo gjë solli kritika për portierin brazilian i cili besohej se nuk kishte formën që zotëronte në sezonin 2009–10.[13] Inter firmosi me portierin slloven Samir Handanović nga Udinese për t'i marrë vendin si portieri i parë.[14]Kupën e Italisë, Inter u eleminua në cerek–finale nga Napoli falë dy golave të sulmuesit Edinson Cavani.[15]Ligën e Kampioneve, Inter kaloi fazën e grupeve në vendin e parë, por u eleminua që në raundin e parë me eleminim direkt. Në javën e fundit kundër MilanitSerie A, Júlio César luajti ndeshjen e 300të me Interin. Në Serie A, ai luajti 33 ndeshje dhe pësoi 43 gola, në Kupën e Italisë nuk luajti asnjë ndeshje, kurse në Ligën e Kampioneve luajti 6 ndeshje dhe pësoi 6 gola.

Në fillim të sezonit 2012–13, Interi e prishi kontratën me Júlio César duke e lënë atë të lirë të transferoheshe falas. Ai i dha lamtumirën klubit një ditë më vonë pas firmosi me skuadrën angleze, përpara ndeshjes së play-off në Ligën e Europës kundër rumunëve të Vaslui, duke thënë: "Kanë qënë shtatë vite të bukura dhe të suksesshme, por, një ditë, aventura ime me fanellën e Interit do të merrte fund unë do të doja të falenderoja të gjithë ju tifozëve për mbështetjen që më keni dhënë dhe ju uroj të keni më shumë sukses për të shijuar".[16]

Gjithsej me Interin në ligë, Júlio César luajti 228 ndeshje dhe pësoi 203 gola, në Kupën e Italisë luajti 10 ndeshje dhe pësoi 6 gola, kurse Ligën e Kampioneve luajti 54 ndeshja dhe pësoi 54 gola. Gjithsej, Júlio César luajti 300 ndeshje dhe pësoi 273 gola dhe priti 10 nga 27 penalltitë që u dhanë kundër Interit gjatë kohës kur ka qënë në fushë.

Queens Park Rangers

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 29 gusht 2012, Júlio César konfirmoi se ai do të transferoheshe te klubi anglez i Premier Ligës, Queens Park Rangers.[17][18] Ai firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin dhe doli i përlotur nga zyrat e Queens Park Rangers pasi firmosi kontratën. Ai debutoi me Queens Park Rangers më 15 shtator 2012 kundër Çelsit. Në atë ndeshje ai bëri disa pritje fantastike kundër Fernando Torres dhe Ramires duke i dhënë barazimin 0–0 QRP-së. Ai pas asaj ndeshje e la në stol portierin e kombëtares angleze, Robert Green duke fituar vendin e titullarit. Edhe pse pësoi shumë gola (41 gjithsej), Júlio César arriti të bëj superpritje kundër lojtarëve të Manchester United, Arsenalit, dhe Çelsit. Shkaktari kryesor i statiskës negative të portierit brazilian ishte mbrojtja e dobët e skuadrës, që në fund të sezonit, ra nga kategoria.

Më 28 prill 2013, Queens Park Rangers u rrëzua në Football League Championship pas një barazimi 0–0 kundër Readingstadiumin Madejski. Júlio César impresionoi në Loftus Road pavarësisht se klubi luftonte për mbijetesë, ai vazhdoi të thirrej edhe nga trajneri i ri i kombëtares Luiz Felipe Scolari.

Pas rënjes së klubit nga Premier Liga, César u la jashtë skuadrës. Pavarësisht kësaj, ai nuk mundej të largohej nga klubi deri në fund të sezonit 2013–14 dhe hapjes së merkator verore.[19] Më 4 janar 2014, ai luajti ndeshjen e parë për sezonin 2013–14 pas përjashtimit nga skuadra, kundër Evertonit në raundin e tretë të FA Cup, me QPR-rë që humbi me rezultatin 4–0.[20]

Më 7 shkurt 2014, Júlio César konfirmoi se ai kishte firmosur një kontratë huazimi me klubin e MSL, Toronto.[21] Lëvizja u bë në mënyrë që portieri të luante më shumë, për të qënë edhe i gatshëm për të përfaqsuar Brazilin në Kupën e Botës 2014, pasi te QPR u zëvëndësua nga Robert Green si portieri i parë i skuadrës.[22] César bëri debutimin e tij me skuadrën në ndeshjen hapëse të sezonit 2014 kundër Seattle Sounders më 15 mars, me ndeshjen që u mbyll me fitoren 2–1 jashtë fushës falë golave të shënuar nga transferimi i ri i klubit Jermain Defoe.[23] Gjatë javës së shtatë të kampionatit, Júlio César u nderua me çmimin "MLS Pritja e Javës" për pritjen e tij ndaj sulmuesit David TexeiraFC Dallas.[24]

Karriera e Júlio César në kombëtaren braziliane filloi në vitin 2003 ku ishte zgjedhja e dytë e portës pas portierit të AC Milan, Nelson Dida. Ai u thirr për të luajtur në 2003 Kupën e Konfederatave, por gjatë gjithë turnamentit ishte portieri rezerv.

Copa América 2004 & Kupa e Botës 2006

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai debutoi më 8 shtator 2004 në Copa América 2004 në fitoren e Brazilit 1-0 kundër Kilit. César luajti në të gjitha ndeshjet e turnamentit dhe në finale kundër Argjentinës, pasi koha e rregullt sëbashku me kohën shtesë, në gjuajtjet e penalltive arriti të presë penalltitë e Andrés D'Alessandro dhe Gabriel Heinze duke ndihmuar Brazilin të fitonte titullin e shtatë në histori.

César luajti vetëm dy ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës 2006. Në Kupën e Botës 2006, ai nuk luajti asnjë ndeshje pasi portieri i parë ishte Nelson Dida. Në vitin 2006, Júlio César nuk luajti asnjë ndeshje me kombëtare.

Ai gjatë vitit 2007 luajti tetë ndeshje dhe pesoi vetëm tre gola. Në kualfikueset e Kupës së Botës 2010, César luajti 17 ndeshje dhe pësoi 11 gola.

Më ardhjen e trajnerit Dunga, Júlio César u bë titullar i portës braziliane. Më 15 tetor 2008, në fund të ndeshjes ku Brazili barazoi me rezultatin 0–0 kundër Kolumbisë, Júlio César e theu rekordin e portierit Cláudio Taffarel duke qënduar 492 minuta pa pësuar gol.

Kupa e Konfederatave 2009

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Júlio César ishte titullar në Kupën e Konfederatave 2009 ku Brazili ishte në Grupin B. Ai pësoi tre gola kundër Egjiptit, por në ndeshjet e tjera kundër SHBA-së dhe Italisë ku Brazili i fitoi të dyja ndeshjet me rezultatin 3–0, Júlio César e ruajti portën e paprekur. Në gjysmë–finale, Brazili u ndesh kundër Afikës së Jugut ku fitoi me rezultatin 1–0 me Golin e Daniel Alves në minutën e 88të. Në këtë ndeshje, Júlio César bëri disa pritje të mira. Në finale Brazili u ndesh kundër SHBA-së ku fitoi me rezultatin 3–2. Júlio César fitoi trofeun e tij të dytë me Brazilin që nga dita e debutimit të tij.

Kupa e Botës 2010

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Júlio César në 2010 FIFA Kupën e Botës

Júlio César ishte portieri titulllar në Kupën e Botës 2010, ku në tre ndeshjet e fazës së grupeve pësoi dy gola. Brazili u kualifikua për në fazën tjetër me shtatë pikë në vendin e parë. Në raundin e 16, Brazili u ndesh kundër Kilit ku fitoi me rezultatin 3–0. Në këtë ndeshje Júlio César bëri disa pritje të mira. Në çerek-finale Brazili u ndesh kundër Hollandës ku humbën me rezultatin 1–2 falë dy Golave aksidental të Wesley Sneijder.

Copa América 2011

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Copa América 2011 Júlio César pësoi katër gola në tre ndeshje për shkak të mbrojtjes së dobët të Brazilit. Në çerek-finale Brazili u ndesh kundër Paraguajit. Koha e rregullt sëbashku me shtesën u mbyllën në barazim pa gola. Në gjuajtjet e penalltive, Júlio César priti penalltinë e Édgar Barretos. Ai e mbajti portën e paprekur në dy nga katër ndeshje të luajtura, më sakt kundër Venezuelës në Grupin B dhe kundër Paraguajit në çerek-finale.

Kupa e Konfederatave 2013

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Júlio César ishte pjesë e 23 lojtarëve të thirrur nga trajneri Luiz Felipe Scolari për të luajtur në Kupën e Konfederatave 2013. Kjo ishte hera e tretë që ai luante në këtë kompedicion pas edicioneve të 2005 dhe 2009. Ai luajti në të gjitha ndeshjet në këtë kompedicion ku në fazën e grupeve pësoi vetëm dy gola kundër Italisë. Në gjysme-finalen kundër Uruguajit, Júlio César priti në minutën e 14të një penallti të goditur nga Diego Forlan dhe të shkaktuar nga David Luiz. Në fund të ndeshjes, Júlio César u emërua si lojtari i ndeshjes.[25][26] Në finale Brazili u ndesh kundër Spanjës. Júlio César ishte një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes pasi bëri disa superpritje kundër Pedros, David Villës dhe Andrés Iniesta dhe gjithashtu kuptoi anën e penalltisë së goditur nga Sergio Ramos, por topi doli jashtë. Në fund të ndeshjes, Júlio César fitoi cmimin Doreza e Artë për portierin më të mirë të turnamentit me Brazilin që fitoi me rezultatin 3–0.

Kupa e Botës 2014

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 11 shtator 2013, ishte vetë trajneri Luiz Felipe Scolari që konfirmoi se Júlio César do të thirrej patjetër për të luajtur në Kupën e Botës. Në listën e 23 lojtarëve, ai zgjodhi fanellën me numër 12 që e kishte mbajtur edhe kur ka qënë pjesë e Interit. Në ndeshjen debutuese kundër Kroacisë, César pësoi gol që në minutën e 11të pas një gabimit të Marcelos i cili shënoi në portën e tij, megjithatë Brazili arriti të ringrihej dhe të fitonte ndeshjen me rezultatin 3–1.[27] Në ndeshjen e dytë, ai e mbajti portën e paprekur në ndeshjen kundër Meksikës ku Brazili nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola.[28] Brazili fitoi ndeshjen e tretë në grup me rezultatin 4–1 kundër Kamerunit duke e mbyllur Grupin A në vendin e parë me shtatë pikë.[29] Në ndeshjen e parë të raundit me eleminim direkt, Brazili u përball me Kilin ku koha dhe koha shtesë u mbyllën në barazimin 1–1, megjithatë, Júlio César do të ishte heroi i Brazilit pasi do të priste dy penalltitë e para të Mauricio Pinillas dhe Alexis Sánchezit duke udhëhequr skuadrën drejt fitores me rezultatin 3–2 duke shkuar në çerek–finale.[30] Pas ndeshjes ai u shpall lojtari i ndeshjes për performancën e tij.[31]

Në çerek–finale, Brazili u ndesh kundër Kolumbisë ku fitoi 2–1 me golat e mbrojtësve David Luiz dhe Thiago Silva duke u kualifikuar për në gjysmë-finale; megjithatë në minutën e 78të kur rezultati ishte 2–0, Júlio César shkaktoi një ndërhyrje të gabuar ndaj sulmuesit Carlos Bacca në zonë duke shkaktuar penallti dhe duke u ndëshkuar me karton të verdhë. James Rodríguez shënoi duke shkurtuar diferencën 2–1.[32] Më 8 korrik, në gjysmë-finalen kundër Gjermanisë, Brazili pësoi humbjen më të thellë në histori pasi u mund me rezultatin 7–1 duke u eleminuar nga turnamenti, me Gjermaninë që shënoi katër gola në vetëm shtatë minuta.[33] Në finalen e vogël, Júlio César luajti sërisht titullar me Brazilin që u mposht nga Hollanda me rezultatin 3–0.[34]

Redaktuar më 22 shkurt 2014 [35][36][37][38][39]

Skuadra Liga Kupa[40] Continental[41] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Flamengo 1997 0 0 1 0 0 0 1 0
1998 1 0 0 0 0 0 1 0
1999 0 0 0 0 0 0 0 0
2000 16 0 1 0 0 0 17 0
2001 26 0 6 0 0 0 32 0
2002 16 0 0 0 5 0 21 0
2003 37 0 9 0 0 0 46 0
2004 34 0 11 0 0 0 45 0
Total 130 0 28 0 5 0 163 0
Chievo 2004–05 0 0 0 0 0 0 0 0
Total 0 0 0 0 0 0 0 0
Internazionale 2005–06 29 0 4 0 7 0 40 0
2006–07 32 0 0 0 6 0 38 0
2007–08 35 0 1 0 8 0 44 0
2008–09 36 0 2 0 7 0 45 0
2009–10 38 0 3 0 13 0 54 0
2010–11 25 0 4 0 10 0 39 0
2011–12 33 0 1 0 6 0 40 0
Total 228 0 15 0 57 0 300 0
Queens Park Rangers 2012–13 24 0 2 0 26 0
2013–14 0 0 1 0 1 0
Total 24 0 3 0 0 0 27 0
Karriera në total 382 0 46 0 62 0 490 0

Reduktuar më 1 korrik 2013 [42][43][44]

Kombëtarja Braziliane
Viti Ndeshje Gola
2004 9 0
2005 2 0
2006 0 0
2007 8 0
2008 10 0
2009 17 0
2010 7 0
2011 10 0
2012 1 0
2013 13 0
2014 9 0
Total 86 0
Flamengo
Internazionale

Júlio César është martuar me aktoren dhe modelen braziliane Susana Werner. Sëbashku ata kanë dy femijë; Cauet që ka lindur në vitin 2002 dhe Giulia që ka lindur në vitin 2005.[56][57]. Të dy femijët e Júlio César shkojn në shkollë ACS Hillingdon International School. Në vitin 2010, Julio Cesar ishte përfshirë në një aksident me makinë kur ai humbi kontrollin e makinës së tij Lamborghini. Ai është i sponsorizuar nga Asics.[58] Júlio César është katolik.[59]

  1. ^ "The world's best Goalkeeper 2009". IFFHS. Marrë më 22 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Ex-Inter Star Zlatan Ibrahimovic Wins 2009 'Oscar Del Calcio'". Goal.com. Marrë më 22 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Le classement final". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2010. Marrë më 22 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Inter sign goalkeeper julio cesar". FC Internazionale. Marrë më 22 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  5. ^ "FC Internazionale Milano SpA Report and Accounts on 30 June 2006". FC Internazionale. Marrë më 22 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Inter land Brazilian keeper". Sky Sports.com. Marrë më 22 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Júlio César é o grande vencedor do 1º Prêmio Futebol no Mundo". afterdark.terra.com. Marrë më 22 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  8. ^ "Inter, Julio Cesar together until 2014". inter.it. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2009. Marrë më 22 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Gianluca Pagliuca: Inter's Julio Cesar is the World's Best Goalkeeper". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 22 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Benitez begins Inter reign with Supercoppa triumph". ESPN Soccernet. 21 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2010. Marrë më 23 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Taidelli, Luca (18 qershor 2010). "Toldo si ritira: resta in società" [Toldo pensionohet: do të qëndroj me ekipin]. La Gazzetta dello Sport. Marrë më 7 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Inter Milan 0-3 Napoli". Fox Sport. 1 tetor 2011. Marrë më 8 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  13. ^ "Brazil keeper Cesar hails QPR as he confirms sensational switch from Inter Milan". The Daily Mail. 29 gusht 2012. Marrë më 4 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Handanovic feels for Julio Cesar". Football Italia. 31 korrik 2012. Marrë më 4 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Coppa Italia: Napoli-Inter 2-0, azzurri in semifinale. 25 gennaio 2012". SportLive. 25 janar 2012. Marrë më 7 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  16. ^ "Julio Cesar announces Inter exit". Football Italia. 31 korrik 2012. Marrë më 4 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Julio Agrees Deal". Queens Park Rangers F.C. Marrë më 22 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Julio Cesar signs with QPR, pending visa". ESPNFC. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2012. Marrë më 22 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Brazil goalkeeper Julio Cesar unlikely to force way back into QPR side, says Harry Redknapp". The Independent. 18 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2014. Marrë më 11 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Everton's Nikica Jelavic bags double against Queens Park Rangers". Guardian. 4 janar 2014. Marrë më 6 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Reports: Toronto FC to grab Brazilian national team 'keeper Julio Cesar on loan". NBCSports. 7 shkurt 2014. Marrë më 24 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Brazil goalkeeper leaves QPR for MLS side Toronto". BBC Sport. 14 shkurt 2014. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ McGran, Kevin (15 mars 2014). "Jermain Defoe scores twice, Toronto FC upsets Seattle 2-1 in season opener". Toronto Star. Marrë më 16 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Toronto FC's Julio Cesar claims MLS Save of the Week with reaction save in defeat vs. FC Dallas". MLS Soccer. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2014. Marrë më 16 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Paulinho heads Brazil into Final". FIFA.com. 26 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2013. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Man of the Match". Fédération Internationale de Football Association. Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2015. Marrë më 28 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Kroacia step Brazilin, jo arbitrin dhe Nejmar". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2014. Marrë më 19 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Brazilin e ndal "magjistari" Oçoa". Panorama Sport. Marrë më 19 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  29. ^ "Nejmar super, Brazili "mëshiron" Kamerunin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2014. Marrë më 28 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Hulio Sezar heroi, Brazili kualifikohet nga pika e bardhë". Panorama Sport. Marrë më 28 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  31. ^ "SBI WORLD CUP MAN OF THE MATCH: JULIO CESAR". Soccer Byives. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2014. Marrë më 28 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Brazili Marshon drejt gjysmëfinales falë… mbrojtjes". Panorama Sport. Marrë më 7 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  33. ^ "Gjermania në "qiellin e shtatë", ç'poshtërim për Brazilin!". Panorama Sport. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  34. ^ "Holanda e treta, Brazili ikën me turp". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2014. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Júlio César". ESPN FC. Marrë më 1 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  36. ^ César | Football Stats | Benfica | Age 35 | Soccer Base[lidhje e vdekur] 26 dhjetor 2014
  37. ^ "Brazil - Júlio César - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 7 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ Profile of Júlio César Soares Espíndola at Scoresway.com Arkivuar 24 shtator 2015 tek Wayback Machine 25 dhjetor 2014
  39. ^ Football : Júlio César Football DataBase, 26 dhjetor 2014
  40. ^ Përfshirë Copa do Brasil, Kupa e Italisë dhe Superkupën e Italisë
  41. ^ Përfshirë Copa Libertadores dhe UEFA Champions League
  42. ^ "Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 2004–2005". RSSSFbrasil.com. 2 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2011. Marrë më 1 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 2006–2007". RSSSFbrasil.com. 2 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2017. Marrë më 1 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Seleção Brasileira (Brazilian National Team) 2008–2009". RSSSFbrasil.com. 2 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2015. Marrë më 1 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ a b "JÚLIO CÉSAR, goleiro da Internazionale-Itália, Seleção Brasileira, ex- Chievo-Itália eFlamengo-RJ". marcelodieguez.com.br. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2014. Marrë më 26 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ a b "Júlio César". esporte.ig.com.br. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2014. Marrë më 26 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "2nd ITALIAN SUPERCUP 2006". Inter.it. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2014. Marrë më 26 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "3rd ITALIAN SUPERCUP 2007". Inter.it. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2014. Marrë më 26 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ "Júlio César brilha nos pênaltis e garante Supercopa da Itália para Inter, de Milão". zh.clicrbs.com.br. 24 gusht 2008. Marrë më 26 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "Inter Milan win Italian Super Cup 3-1". worldsoccertalk.com. 21 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2015. Marrë më 26 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ a b "Toronto FC adds Brazilian goalkeeper Julio Cesar". thestar.com. 14 shkurt 2014. Marrë më 26 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Oscar del Calcio: Inter sweep awards". football-italia.net. Marrë më 25 janar 2011. Julio Cesar was named Best Goalkeeper for the second time {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ Inter monopolise UEFA Club Football Awards UEFA.com, 26 gusht 2010
  54. ^ "FIFA Confederations Cup Brazil 2013 Awards". FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2015. Marrë më 26 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "Dream Team Game". FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2015. Marrë më 26 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ Jones, John (2 maj 2013). "Julio Caesar". Marrë më 2 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ "Asics Football Boots". Talkfootball.co.uk. Marrë më 23 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ "Asics Football Boots". Talkfootball.co.uk. Marrë më 7 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ Após "milagre" nos pênaltis, Julio César posa com imagem de santa de Felipão Globo Esporte, 30 qershor 2014

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]