Kënga e Çelo Mezanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kënga e Çelo Mezanit është një këngë popullore polifonike. Kjo kënge shihet si nje nga këngët më të bukura të çamëve.[1] Kënga rriti vëmendjen për vlerat shqiptare nga Çamëria dhe historinë e saj.[2]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kënga u kompozua gjate periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe tregon e vajton vdekjen e Çelo Mezanit, a një kryengritës Çam nga fshati i PerdikësÇamëri). Çelo Mezani jetoi nga fundi i shekullit të 19-të dhe ishte kaçak që luftonte kundër osmanllinjve. Spiunë osmanë e vranë me pabesi.[1]

Kënga[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kënga e Çelo Mezanit përbehet nga tre pjesë dhe këndohet nga dy solistë dhe një grup isoje.[1] U incizua në 1957 në Fier dhe në Skelë, Vlorë, nga refugjatë çamë që ishin zhvendosur në ato vise pasi dëbimit të tyre nga Greqia. Ne te dyja regjistrimet nuk ka vegla muzikore dhe kënga është vetëm me zëra.[1]

Kënga ishte në plan të këndohej ne Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës në 1973, po regjimi politik e censuroi .[1] Në 1978 u këndua në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës nga një grup këngëtaresh nga Rrogozhina dhe u shoqërua me violinë, klarinetë, llautë and dajre. U pëlqye shumë nga publiku dhe u bë sinonim i muzikës shqiptare çame.[1] Sipas kompozitorit Agim Krajka, kënga ishte një nga mënyrat më të mira për publikun shqiptar që ta njihte më mirë krahinën e Çamërisë dhe historinë e saj.[2]

Fjalët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Solisti i parë këndon duke treguar, kurse solisti i dytë përsërit pjesën e dytë të vargut. Grupi i korit pason zërin. Vargjet e para janë:[3]

  • Aman doli djelli ne Mal e Vilë
  • Qisi Celua ne Harilë
  • Hajde Hajde, qisi Celua ne Harile
  • Hisi Celua ne Harilë
  • Për të shkretën Pajgorile
  • Aman Aman, per te shkreten Pajgorile
  • Mu te pusi Sulejmanit
  • Pusin e Celo Mezanit
  • Aman Aman, pusi e Celo Mezanit
  • Kur na ra martine pare
  • Celua na ktheu surrane
  • Aman Aman, Celua na ktheu surrane
  • Kur na ra martine dyte
  • Celua gremisi syte
  • Aman Aman, Celua gremisi syte
  • Kur na ra martine trete
  • Celua u vra me te vertete
  • Aman Aman, Celua u vra me te vertete
  • Vane nenes e ja thane
  • Se Celon e kane vrare
  • Aman Aman, se Celon e kane vrare
  • Mos me thoni kete fjale
  • Se Celon e kam te gjalle
  • Aman Aman, se Celon e kam te gjalle

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e f Ardian Ahmedaja; Gerlinde Haid (2008). European voices: Multipart singing in the Balkans and the Mediterranean. European Voices. Vëll. 1. Böhlau Verlag Wien. fq. 241–2. ISBN 3-205-78090-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Ymeri, Anisa (23 nëntor 2007). "Gjysmeshekull ansambel per Agim Krajken". Koha Jone. Koco Kokedhima. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2011. Marrë më 20 shtator 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Elsie, Robert. "Cham Folk Songs". Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2011. Marrë më 2 nëntor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)