Shko te përmbajtja

Kështenja (fshat)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kështenjë

Kështenja (malazezisht: Коштањица/Koštanjica) është fshat me popullsi shqiptare në komunën e Tivarit, në Mali i Zi, dhe bën pjesë në krahinën e Krajës. Shtrihet në 200 m lartësi mbidetare.[1] Emri i fshatit lidhet me gështenjat e shumta të zonës.

Sipas regjistrimit të vitit 2003, fshati kishte 216 banorë, kundrejt 402 banorëve në vitin 1948.

Banorët merren kryesisht me blegtori dhe bujqësi. Kështenja ka shkollë fillore në gjuhën shqipe që nga viti 1956. Nëpër fshat kalon rruga automobilistike VirpazarOstros.

Popullsia është kryesisht e besimit mysliman. Fshati është prekur nga shpërngulja e popullsisë drejt Ulqinit e Tivarit, si dhe nga emigrimi jashtë vendit, sidomos në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Lafe, Emil, red. (2008). Fjalor enciklopedik shqiptar : vëllimi i dytë H-M. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1168. ISBN 978-99956-10-28-9.