Jump to content

Kështjella e Harilaçit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kështjella e Harilaqit)

Kështjella e Harilaçit është ndërtim i periudhës romake që datonte që nga shekujtë IV-VI. Mbeturinat e kështjellës janë zbuluar në vitin 2005 nga arkeologët e Institutit Arkeologjik të Kosovës, të udhëhequr nga Prof. dr. Jahja Drançolli, drejtor i këtij Instituti. Vendi i zbulimit në Harilaç, 25 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Të dhëna teknike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për studimin e vendit të ndodhjes është përpiluar një projekt. Ecuria e projektit sipas arkeologut Jahja Drançolli deri në qershor të 2005-ës ishte kjo: kështjella ka dy kate, kati i parë i saj është ndërtuar në shekullin e IV ndërsa kati i dytë në gjysmën e fundit të shekullit të VI-të - nga koha e Perandorit Justian. Shtresa e parë që zë një sipërfaqe diku 100 x 150 metra, është liruar nga dheu, ndërsa punimet janë në vazhdim të sipër.[1]

  1. ^ "Tablojamëtari archaeology.eu.com". Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2005. Marrë më 10 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]