Jump to content

Kıvanç Tatlıtuğ

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kıvanç Tatlıtuğ
Kıvanç Tatlıtuğ në festivalin e filmit në vitin 2009
U lind në27 tetor 1983
Bashkëshorti/jaBaşak Dizer (m.2016)
Fëmijë1
Faqja në rrjetwww.kivanctatlitug.com

Kıvanç Tatlıtuğ ose në shqip Këvanç Tatlitu (lindi më 27 tetor 1983)[1] është një aktor, model dhe ish-basketbollist turk me origjinë shqiptarë. Ai është një nga aktorët më të paguar në Turqi dhe ka fituar shumë çmime, duke përfshirë tre Golden Butterfly Awards dhe një Yeşilçam Cinema Award. Tatlıtuğ fitoi konkurset Modeli më i Mirë i Turqisë dhe Modeli më i Mirë i Botës më 2002.[2][3] Tatlıtuğ është vendosur si një aktor kryesor i Turqisë me role në disa nga serialet televizive shumë të suksesshme, që përfshijnë Menekşe ile Halil (2007–2008), Aşk-ı Memnu (2008–2010), Kuzey Güney (2011–2013) dhe Cesur ve Güzel (2016–2017), të cilat i siguruan atij vlerësime kritike dhe njohje ndërkombëtare,[4] duke portretizuar studiuesin Arman në seritë origjinale të Netflix Into the Night (2021) dhe Yakamoz S-245 (2022).[5]

Kıvanç lindi më 27 tetor 1983 në Adana tek Erdem dhe Nurten Tatlıtuğ.[6][7][8][9][10][11] Nëna e tij është nga Edreneja. Gjyshi i tij nga babai është emigrant shqiptar nga Prishtina. Gjyshja e tij nga babai është emigrant boshnjake nga Sarajeva.[12] Ai ka thënë se ka lindur dhe është rritur në Adana dhe se familja e tij ka një biznes buke në qytet për më shumë se njëqind vjet.[13][14][15] Ai deklaroi se ai është musliman nga feja dhe u pa duke u falur në Bajram.[16] Ai studioi në shkollën e mesme private Yenice Çağ, ku u dallua në basketboll. Për shkak të sëmundjes së të atit, familja u shpërngul në Stamboll në mënyrë që babai të merrte trajtimin e duhur. Në Stamboll ai iu bashkua klubeve Beşiktaş, Fenerbahçe, Ülkerspor, "Fiskobirlik", "Güney Sanayi", "Çukurova Kulübü", "Devlet Su İşleri" dhe "Tarsus Amerikan Kulübü" si basketbollist profesionist nën-18. Për shkak të një këmbe të ndrydhur, ai u largua nga basketbolli.[17] Ai u diplomua në Universitetin Kulturor të Stambollit në vitin 2013.[18] Ai u martua me stilisten Başak Dizer më 19 shkurt 2016 në ambasadën turke në Paris. Fëmija i parë i çiftit, një djalë i quajtur Kurt Efe, lindi në prill 2022.[19] Një skulpturë e Tatlıtuğ është shfaqur në Madame Tussauds Istanbul.[20]

Filmat
Viti Titulli Roli Shënimet
2007 Amerikalılar Karadeniz'de 2 Muzaffer Roli kryesor
2010 Toy Story 3 Ken Dublime
2013 Kelebeğin Rüyası Muzaffer Tayyip Uslu Roli kryesor
2018 Hadi Be Oğlum Ali Kaptan
2018 Organize İşler 2: Sazan Sarmalı Sarë Saruhan
Serialet
Viti Titulli Roli Shënimet
2005-2007 Gümüş Mehmet Shadollu Roli kryesor
2007-2008 Menekşe ile Halil Halil Tuğlu
2008-2010 Aşk-ı Memnu Behlyl Haznedar
2010 Ezel Sekiz Mysafir
2011-2013 Kuzey Güney Kuzej Tekinolllu Roli kryesor
2014 Kurt Seyit ve Şura Kurt Sejit
2016-2017 Cesur ve Güzel Cesur Alemdaroğlu Karahasanoğlu
2018-2019 Çarpışma Kadir Adallë
2023- Aile Asllan Sojkan
Seriale dhe filma interneti
Viti Titulli Roli Shënimet
2021 Into the Night Arman Mysafir
2022-duke vazhduar Yakamoz S-245 Roli kryesor
2022 Âşıklar Bayramı Avukat Yusuf
Së shpejti Boğa Boğa Nuh
Së shpejti Last Call For İstanbul Mehmet
  1. ^ "Kıvanç Tatlıtuğ 32 yaşında". www.hurriyet.com.tr (në turqisht).
  2. ^ "Kıvanç Tatlıtuğ'u bir de böyle görün!" (në turqisht). Gecce.com.
  3. ^ "James Cameron complimenting Kivanc Tatlitug" (në anglisht). Istanbul view. 31 janar 2011. Marrë më 29 janar 2017.
  4. ^ "Kıvanç Tatlıtuğ kimdir hayatı". Mailce.com (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2017. Marrë më 2017-02-25.
  5. ^ Melisa, Yasemin; Eyiakkan, Ener (20 tetor 2020). "Netflix Ramping Up Investment In Turkey With 10 New Exhilarating Projects". Netflix Media Center (në anglisht).
  6. ^ "Kivanc Tatlitug in " Isiltilar " Program CNN TURK ( Part 1 )" (në turqisht). YouTube. 2010-12-21. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2019. Marrë më 2016-11-24.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  7. ^ "Shqiptarët në Turqi, të famshëm dhe krenar - Shekulli Online". Shekulli.com.al. 4 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2016. Marrë më 24 nëntor 2016.
  8. ^ "Video/ Aktori turk Kivanç Tatlitug pranon se është shqiptar …. - Zëri i Luginës". Zerilugines.com. 26 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2016. Marrë më 24 nëntor 2016.
  9. ^ Magazina / TV / Film. "Aktori Kivanç Tatlitug e pranon me krenari origjinën: Po jam kosovar (Video)". Telegrafi. Marrë më 2016-11-24.
  10. ^ TheAlbanian.co.uk (2016-11-19). "Video/ Aktori turk Kivanç Tatlitug pranon se është shqiptar …". Thealbanian.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2016. Marrë më 2016-11-24.
  11. ^ https://www.haberler.com/kivanc-tatlitug/biyografisi/
  12. ^ "My father's mother is from Sarajevo". YouTube (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2021-12-21. Marrë më 2021-04-11.
  13. ^ "HANGİ ÜNLÜ NERELİ / 6 - Magazin Foto Galeri". Kelebekgaleri.hurriyet.com.tr (në turqisht). Marrë më 2016-11-24.
  14. ^ "HANGİ ÜNLÜ NERELİ / 7 - Magazin Foto Galeri". Kelebekgaleri.hurriyet.com.tr (në turqisht). Marrë më 2016-11-24.
  15. ^ "Profil: Kıvanç Tatlıtuğ". 22dakika.org (në turqisht). Marrë më 2017-02-25.
  16. ^ "Are Turkish Actors or Actresses Muslims?". Geeks - Vocal Media (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2022. Marrë më 11 nëntor 2022. Kivanc is a Muslim too. He got fame through a renewed Turkish drama "Forbidden Love" He was also seen praying during Eid in Istanbul.
  17. ^ "Kıvanç Tatlıtuğ sakatlandı | Magazin Haberleri". Haberturk.com (në turqisht). 19 mars 2016. Marrë më 2017-02-25.
  18. ^ "Ünlülerin mezun olduğu üniversiteler - CNN TÜRK - tarafsız güvenilir haberler". Cnnturk.com (në turqisht). Marrë më 2017-02-25.
  19. ^ "Kıvanç Tatlıtuğ'un oğlu Kurt Efe dünyaya geldi". Milliyet (në turqisht). 15 prill 2022. Marrë më 16 prill 2022.
  20. ^ "KIVANÇ TATLITUĞ" (në anglisht). Madame Tussauds. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2018. Marrë më 24 gusht 2019.