KF Apolonia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KF Apolonia
Themeluar17 Qershor 1925
StadiumiStadiumi Loni Papuçiu
Kapaciteti6,800 vende
PronariFlamuri Ledjo Mita
TrajneriFlamuri Fabrizio Cammarata
Liga?
2022–236.
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

KF Apolonia është skuadra futbollistike e qytetit të Fierit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi Futbollistik Apolonia është një klub shqiptar i qytetit të Fierit. Apolonia është krijuar në vitin 1925 me emrin KS Apolonia si një klub shumë-sportesh. Emri i skuadrës vjen nga rrënojat e qytetit të lashtë Apolonia, vendin e të cilit sot e zë qyteti i Fierit. Nga rrënojat e Apolonisë vjen dhe stema e skuadrës (shihni foton). KS Apolonia debutoi në Superlige në vitin 1945. Në vitin 1992 skuadra ndryshoi emrin në KS Apolonia dhe më vonë futbolli u nda nga pjesa tjetër e klubit shumë sportesh nën drejtimin e presidentit Koco Kokedhima dhe tani mban emrin KF Apolonia Fier.

Arritja më e madhe e KF Apolonia ështe fitimi i Kupës së Shqipërisë në vitin 1998. Përvec këtij trofeu KF Apolonia ka fituar edhe katër herë Kategorinë e Parë. Gjithashtu skuadra ka marrë pjesë dy herë në kupat e Evropës. Ne sezonin 1989/1990, Apolonia u mund në raundin e parë në Kupën UEFA nga AJ Auxerre (France) me rezultatet 0-3 dhe 0-5. Në 1998/1999 pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, Apolonia mori pjesë në Kupën e Kupave ku në raundin e parë u eliminua nga KRC Genk me rezultatet 1-5 dhe 0-4.

Në sezonin 2006/2007 Apolonia zbriti ne Kategorinë e Parë. Në sezonin 2007/2008 ekipi fierak u rendit i dyti në këtë kategori duke fituar të drejtën të ngjitet përsëri në Superlige.

KF Apolonia i luan ndeshjet në stadiumin "Loni Papuçiu" që ka një kapacitet prej 7000 vendesh. Apolonia është një shoqëri aksionare. Aksionet e shoqërisë zotërohen nga Bashkia e Fierit dhe nga biznesmeni i mirënjohur shqiptar Koço Kokëdhima. Klubi ka deklaruar së brenda vitit 2010 çdo tifoz i Apolonisë do mund të bëhet aksionar i shoqërisë.

KF Apolonia ne Europe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • QR = Raundi Kualifikues
  • R1 = Roundi 1
Sezoni Kompeticioni Roundi Vendi Klubi Home Away
1989/90 UEFA Cup R1 Franca AJ Auxerre 0-3 0-5
1998/99 UEFA Cup Winners' Cup QR Belgjika KRC Genk 1-5 0-4

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]