KF Bulqiza
| KF Bulqiza | |||
| Të dhëna bazë | |||
| Themelimi | 18 shkurt 1964 | ||
| Stadiumi | Qendra Kombëtare Sportive - Kamëz | ||
| Kapaciteti | 50 | ||
| Pronari | Festime Mjeshtri | ||
| Liga | Kategoria e Tretë | ||
| Uebfaqja | https://bulqiza.gov.al/sporti/ | ||
| Veshjet | |||
| |||
KF Bulqiza është klub futbolli nga Bulqiza.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Loja e futbollit në Dibër filloi të njihej përgjate viteve 1923-24. Ndeshja e parë e futbollit u luajt në fushën e Cernenës në vitin 1928 midis Homezhit dhe Maqellarës, me rezultat 1-0. Në fakt ishte Homezhi që merr pjesë në Kategorinë e Dytë 1949.
Në 1950, Peshkopia dhe Bulqiza ndeshen midis tyre, sërish për Kategorinë e Dytë. Në 1954 organizohet kampionati i Qarkut Dibër, ku marrin pjesë Miniera e kromit “Fitore” e Bulqizës, “Spartaku” i Peshkopisë, “Garnizoni” i Burrelit dhe “Puna” e Burrelit. Ky kampionat u pasua nga disa ndeshje miqësore apo takime të ndryshme nëpër spartakiada, apo me përfaqësimin e Bulqizës në kampionatet e qendrave të punës dhe prodhimit nëpërmjet skuadrës "Miniera e kromit Bulqizë".
Në 1964, krijohet ekipi i futbollit me emrin "Minatori", i cili ndryshohet në "18 shkurti", dita e hapjes së minierës. Pas vitit 1966, ky ekip merr pjesë në kampionatet mes qendrave të punës, dhe më pas në Kategorinë e Tretë, prej ku është luhatur mes kësaj kategorie dhe Kategorisë së Dytë. Në 1991 ekipi rimerr emrin që mban edhe sot, "Bulqiza".
Stadiumi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse sot Bulqiza luan në Qendrën Kombëtare Sportive, fusha në Bulqizë u shtrua me tapet të ri në 2021. Megjithatë, kjo fushë është ende jashtë përdorimit.
Skuadra (2024-25)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]FORMACIONI : 12 - Rigers Mertkola, 2 - Ardit Kadiu, 5 - Daniel Ramazani, 7 - Erdi Asllani, 17 - Klejti Mahmutaj, 19 - Oltion Rapa, 21 - Xhonaldo Prenga, 24 - Donald Saliaj, 25 - Aldi Pjetri, 31 - Vilson Mziu, 64 - Sildi Lika
ZËVENDËSIME : 1 - Briant Prendi, 4 - Adi Puka, 6 - Gersi Merepeza, 10 - Armend Murrja, 11 - Ergys Dauti, 16 - Albin Delishi, 22 - Roland Uka
PËRFAQËSUES : Igli Keta, Lisandër Dumani, Fatri Puca
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull nga futbolli është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |