KF Tutini
| Emri i plotë | Fudbalski Klub Tutin (shqip: Klubi futbollistik Tutini) |
|---|---|
| Themeluar | 1938 |
| Kapaciteti | 2,788 |
KF Tutini (serbisht: FK Tutin) është një klub futbolli nga Tutini, Serbi.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zëvendësi i Sanxhakut, Tutin Beu, Hallko Hamzagaj – me detyrë në Gjakovë, u solli një top futbolli Nazimit dhe Huzeirit në vitin 1938, të cilët ftuan fqinjët dhe miqtë e tyre, dhe kështu filloi të shkruhej historia e futbollit të Tutinit. Një nga figurat më të mëdha të futbollit të Sanxhakut, Huzeir Hamzagaj – Husaga, vendosi me miqtë e tij të themelonte një klub futbolli, të cilin e quajtën Jedinstvo (shqip: Bashkimi), dhe iu bashkuan atij në një garë të rregullt futbolli. Futbolli bëri të vetën dhe mblodhi gjithë rininë e Tutinit. Ekipi përbëhej nga këto familje: Ajdinoviq, Hamzagiq, Fetahoviq, Stasheviq, Milosavljeviq, Panteliq, Pantoviq, Petroviq, Agoviq, Bojoviq, Koce, Neshoviq, Palamari, Klimenta (Kelmendi), Beloice, Popoviq, Tiganjiqa, Kurajoviq, Gjuloviq, Bakiq e të tjerë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull nga futbolli është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |