Klubi shqiptar futbolli i themeluar më 1913 si rrjedhë e bashkimit të dy skuadrave nga Elbasani: "Përparimi" dhe "Afërdita". Skuadra elbanase hyri në ligën e parë të FSHF-së ë 1930 ndërsa më 1932 ndryshon emrin në "KS Skampa" të cilin e barti deri në vitin 1939. Nga ky vit është i njohur si "KS Bashkimi". Më 1949 pas Luftës së Dytë Botërore skuadra është e njohur me emrin "Elbasani" deri në vitin 1950 ku nga sistemi i atëhershëm i vë emrin "Puna Elbasan", pastaj më 1958 "KS Labinoti Elbasan". Më 1991 i rikthehet emri i vjetër "KS Elbasani", ndërsa nga viti 1997 klubi i futbollit pavarësohet nga klubi i sportit dhe thirret KF Elbasani.