Kadri Bajri
KADRI BAJRI (1823-1913)
Kadri Bajri lindi ne vitin 1823 në Koshutan të Rugovës është veprimtar shqiptarë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kadri Bajri lindi ne vitin 1823 ne Koshutan të Rugovës në kohën kur populli shqiptar po përjetonte ditët më të vështira nën okupimin turk dhe sulmete parreshtura të fqinjëve serbo-malazez për ndarjen e trojeve etnike shqiptare. Është kjo koha e lulëzimit dhe e shuarjes me gjak të dy pashalleqeve shqiptare, të pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës dhe atij të Bushatlinjeve të Shkodrës. Fëmijërinë Kadriu e kaloi në Rugovë e pjesërisht në Pejë. Shumë herët shquhet për mençuri dhe trimëri dhe si i tillë që në moshën 17 vjeçare, ai u bashkëngjitët luftëtarëve rugovas në luftërat e pafund për mbrojtjen e kufijve dhe trojeve shqiptare. Për mençurinë dhe guximin që tregoi në përleshjet me armikun ai fitoi shpejtë simpatinë dhe dashurinë e mbarë popullatës së Rugovës, Pejës e më gjerë dhe si i tillë zgjedhet udhëheqës - BAJRAKTAR - i Rugovës në vitin 1846 në një kuvend gjithë rugovas. Kadri Bajri, së bashku më vëllaun më të ri (Hysen Bajrin 1848-1875) u treguan si prijës të zotët dhe strategë të vërtetë në luftërat e përgjakshme për mbrojtjën e trojeve shqiptare.
Kadri Bajri ishte ideor e shpirtëror i rugovasve në paqe dhe prijës sypatrembur në betejat e shumta që bënë rugovasit për mbrojtjën e tokave të veta e më gjerë, kurdoherë të ndihmuar nga vullnetarë të tjerë nga Peja e nga vende të ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit. Ai mori pjesë dhe udhëhoqi luftërat në Smilovicë, Mokna, Kacuberr, Beranë, Shekullar, Moraqë etj. Kadri Bajri me luftëtarët e tij pati detyre të posaçme në Lidhjen e Prizrenit e poashtu ishte prijës më 1879 kur vritet Mehmet Ali Pasha në kullën e Avdulla Pashë Drenit, që kishte ardhur nga Stambolli për ta shuar me gjak Lidhjen e Prizrenit. Në luftën e Kaçanikut, krahas Idriz Seferit e luftëtarëve të tjerë mori pjesë edhe Kadri Bajri me forcat e veta.
Populli e përjetësoi këtë :
- Kadri Bajri po e c’vesh shpatën,
- Po i shkëlqen si hana natën,
- Hana natën e dielli ditën,
- N’Kaqanik e kanë zanë pritën,
- N’Kaqanik të guri i Ç'pum,
- Gjysa dekum, gjysa t’varruem...
Kadria ishte edhe pjesëmarrës i Lidhjës së Pejës. Ku më Haxhi Zek Pejën, Ali Pashë Gucine, e shumë trima të tjerë Shqiptar lidhën Besën për mbrojtjen e trojeve Shqiptare deri në vdekje.
Ali Pashë Gucia( - 1885), Haxhi Zekë Peja (1832-1902), Kadri Bajri (1823-1913).
Kadri Bajri ishte edhe prijës i forcave të Lidhjës së Prizrenit edhe në luftën e mirënjohur të Nokshiqit.
Në këtë luftë nën flamurin dhe komandën e tij, luftuan heroikisht luftëtarët rugovas, luftëtarët e Podgurit dhe të vendeve të ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit.
Ai pati shokë të idesë e bashkëluftëtarë besnikë edhe Ali Pashë Gusinë e Haxhi Zekë Pejën. Këta kurdoherë i erdhën në ndihmë njëri-tjetrit.
Kur nga Stambolli i rrezikohet qëndrimi në Pejë, Haxhi Zekës, Haxhiu gjeti strehim në Rugovë, në kullën e Kadri Bajrit, i ruajtur dhe i mbrojtur nga trimat rugovas.
Kështu veproj Kadriu kur e kërcënoj Mark Milani Haxhi Zeken :
- Kadri Bajri n’kam na u que ,
- N’jatagan dora I ka shkue,
- PO ma preke ti mu o Haxhin,
- Unë t’vras ty e ta kalli shpin.
Pas Kongresit të Berlinit, të pakënaqur me vendimet e tij me ndërhyrjen e Malit të Zi tek Rusia e Rusia tek Porta e Lartë, Kadri Bajri, Haxhi Zeka, Ali Pashë Gusia e Haxhi Qela u syrgjynosën në Stamboll. Kadria e Haxhi Zeka lirohen pas tri vitesh.
Edhe në Kuvendin gjithëpopullor të Verrat e Llukës ai ishte pjesëmarrës. Këtë e vërtetojnë edhe dokumentet historike dhe vendimet e këtij kuvendi dihen.
Kadri Bajri vdiq më 1913 duke ua lënë të vetëve, dhe gjithë shqiptarëve amanetin që të luftojnë për Shqipëri.
Foto e udheheqseve te lidhjes Shqiptare te prizrenit. (1878).