Jump to content

Kadri Gjata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kadri Gjata (Kumbaro) (1865–1912) ishte patriot, shkrimtar dhe arsimtar shqiptar. Ai u vra nga agjentët grekë në vitin 1912. Është shpërblyer pas vdekjes me medaljen Nderi i Kombit dhe me titullin Dëshmor i Kombit.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kadri Gjata lindi në Libohovë në vitin 1865. Pas mbarimit të arsimit të mesëm në Janinë ai studioi për drejtësi në Stamboll. Më 1905 krijoi në Janinë organizatën atdhetare Bashkim. Në Janinë filloi botimin e revistës shqipe Zgjimi i Shqipërisë. Në vitin 1910 themeloi organizatën shqiptare Toskëria dhe një shkollë në gjuhën shqipe në Janinë.

Ai u vra nga një grup prej 22 agjentësh grekë natën e 12 korrikut 1912. Është nderuar me titullin Dëshmor i Kombit. Një shkollë në Delvinë u quajt në vitet 2000 Kadri Gjata dhe në vitin 2003 u nderua pas vdekjes me medaljen Nderi i Kombit (Nderi i Kombit), një nga medaljet më të larta të Shqipërisë. Dekorimi i tij është bërë më 10 shkurt 2003 me propozimin nga Bashkia e Libohovës.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]