Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden (libri)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden
Kopertina e botimit prej Johnny Duddle
Author J. K. Rowling
(nën emrin e Njut Skamandërit)
Language Anglisht
Series Harry Potter
Genre Fantazi
Publisher
Publication date
2001
Pages 128

Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden është një libër guidë i vitit 2001, i shkruar prej shkrimtares angleze J.K.Rowling ( nën shkrimin e autorit fiktiv Njut Skamandër) përreth kafshëve magjike në universin e Harry Potterit. Versioni origjinal, i ilustruar nga vetë autorja, presupozon të jetë kopja e librit shkollor të Harry Potterit me të njëjtin emër të përmendur në Harry Potter dhe Guri filozofal ( ose Harry Potter dhe Guri i magjistarit në SHBA), novela e parë e serisë së Harry Potterit . Ai përfshin një sërë shënimesh përbrenda që supozohen se janë shkruar nga Harry, Ron Uizli dhe Hermiona Granxhëri, duke dhënë detaje mbi përvojat vetjake me disa nga kafshët e përshkruara si dhe shakatë e përdorura në seritë origjinale.

Në 2001 në një intervistë me shtëpinë botuese Scholastic, Rowling konstatoi se zgjodhi lëndën e krijesave magjike sepse ishte një temë e bukur për të cilën ajo kishte zhvilluar goxha informacion në librat e mëparshëm. Emri i Rowlingut nuk u shfaq në kopertinën kryesore të librit në botimin e parë, puna u mirënjoh nën shkrimin e “Njut Skamandërit”, i cili, nëpër libra, shkroi këtë libër shkollor siç shihet nëpër listën e nevojshme të librave në vitin e parë shkollor të Harry Potterit. Libri është përdorur për mbledhje donacionesh bamirësie nga Comic Relief. Mbi 80 % e çmimit të kopertinës së çdo libri shkon direkt për fëmijët e varfër nëpër vende të ndryshme të botës. Sipas Comic Relief, shitjet prej këtij libri së bashku me shoqëruesin e tij Kuidiçi nëpër shekuj tejkaloi shumën prej 17 milionë paundë.[1]

Në 12 shtator të 2013, Warner Bros. dhe Rowlingu deklaruan se do të prodhonin një film të frymëzuar prej librit, si një prej pesë filmave të tillë.[2] Rowling vetë do të ishte skenaristja. Ajo solli një plan për filmin pas idesë së hedhur nga Warner Bros. Historia vë në pah aktorin kryesor Njut Skamandër në Nju Jork, 70 vite më parë se të nisë historia e Harryt.[3] Filmi u lançua në 18 nëntor 2016.

Në 14 mars 2017 doli një botim i ri i librit, me kopertinë të ilustruar prej Johnny Duddle dhe ilustrime të brendshme prej Tomislav Tomic, u publikua me 6 krijesa të reja dhe një parathënie prej Njut Skamandër. Mendohet se është një kopje e re pasi nuk përfshin shënime të shkruara me dorë. Fondet e mbledhura nga ky libër shkojnë për LUMOS si dhe Comic Relief.

Në 7 nëntor 2017 del një botim i ri me ilustrime nga Olivia Lomenech Gill së bashku me tekstin e mëparshëm të 2017.

Në 1 shkurt 2018 një botim Kindle Motion, me ilustrime me lëvizje, u lançua për pajisjet e përshtatshme për të.

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Versioni origjinal[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kafshët magjike dhe ku mund të gjenden, është një riprodhim ekzakt i librit shkollor të vetë Harry Potterit dhe i shkruar prej magjizoologut Njut Skamandër, një personazh në seritë e Harry Potterit. Në këto seri, magjizoologjia është dega e magjisë që studion kafshët magjike.

Albus Urtimori, drejtori i shkollës së Hoguortsit, lë këtu shënimet dhe shpjegon qëllimin e botimit të veçantë të këtij libri ( bamirësia e Comic Relief ). Në fund ai i thotë lexuesit, “…Krijesat mbresëlenëse të përshkrura këtu janë të shpikura dhe nuk munden të të lëndojnë”. Ai përsërit moton e Hoguortsit : “ Draco dormiens nunquam titillandus”, latinisht për “ Mos e ngacmo kurrë një dragua që fle”.

Kafshët magjike dhe ku mund të gjenden, përmban historinë e magjizoologjisë dhe 85 krijesave magjike të përshkruara rreth e rrotull botës. Skamanderi thotë se mblodhi shumicën e informacioneve të gjetura nëpër libër përmes vëzhgimeve të shumta nëpër vite udhëtimesh nëpër të pesta kontinentet. Veçon se botimi i parë u komisionua në 1918 nga Augustus Worme  i librave Obskurus. Gjithsesi nuk u publikua deri në 1927. Tashmë është në botimin e tij të 52-të.

Në botën e Harry Potterit, libri shërben si tekst shkollor për vitin e parë në Hoguorts. Albus Urtimori specifikon se shërben si një referencë e shkelqyer për magjistricat shtëpiake përveç përdorimit në Hoguorts.

Libri përfshin skica dhe komente të shtuara nga Ron Uizli. Komentet duken se janë shtuar rreth kohës së librit të katërt, Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit.

Rreth Njut Skamandër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njuton Artemis Fido ose i ashtëquajturi Njut Skamandër, autor i Kafshëve magjike dhe ku mund të gjenden, lindi në vitin 1897[4]. Sipas paragrafit "Rreth autorit" në këtë libër, Skamandëri u bë një magjizoolog për shkak të interesit të tij në kafshët e mrekullueshme dhe nga nxitja e nënës së vet, një mbarështuese entuziste e Hipogrifëve. Në Hoguorts, ai ishte përzgjedhur në shtëpinë e Baldoskuqëve.

Pasi u përjashtua nga Hoguortsin Skamandëri iu bashkua Ministrisë së MagjisëDepartamentin e Rregullimit dhe Kontrollit të Kafshëve Magjike. Karriera e tij nisi fillimisht në Zyrën e Rishpërndarjes së Xhuxhëve shtëpiakë, transferohet më pas te Seksioni i Kafshëve, krijimin e Rregjistrit të njerëzve ujq në 1947, kalimin në 1965 te Ndalimi i Mbarështimit eksperimental të Kafshëve Magjike dhe shumë udhëtimeve të tjera kërkimore për Kërkimet mbi Dragonjtë dhe Byronë e Kontrollit. Kontributet e tij në Magjizoologjinë i dhanë titullin e nderit të Merlinit, Klasi i dytë në vitin 1979.

Kur doli në pension, vendosi të jetonte në Dorset me gruan e vet Porpentinën dhe kafshët shtëpiake Nizlit: Hopin, Milin dhe Maulin.Kishte një nip të quajtur Rolf, i cili u martua me Luna Lovegood ( një personazh që shfaqet nëpër tre novelat e fundit të Harry Potterit ), pak më vonë ngjarjeve të Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes.

Në versionin e filmit të Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit, emri i Njut Skamandërit shfaqet në hartën e Marauderit.

Në përshtatjen filmike të Kafshëve magjike dhe ku mund të gjenden, përmendet se Skamandëri është i përjashtuar nga Hoguortsi për shkak të një incidenti me një nga krijesat e tij, por Albus Urtimori i doli në mbrojtje.

Roli në seritë e Harry Potterit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vetë Skamandëri nuk shfaqet nëpër shtatë librat e Harry Potterit. Ai përmendet kalimthi në Harry Potter dhe Guri Filozofal si autori i Kafshëve magjike dhe ku mund të gjenden. Ai është personazhi kryesor i përshtatjes filmike të Kafshëve magjike dhe ku mund të gjenden, ku luhet si rol nga Eddie Redmayne.

Botimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Botimet Skolastike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Paperback : ISBN 0-439-29501-7

Hardcover box set : ISBN 0-439-32162-X (përfshin Kafshët Magjike... dhe Kuidiçin nëpër shekuj )

Paperback box set : ISBN 0-439-28403-1

Botimet Bloomsbury[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2001 paperback : ISBN 0-7475-5466-8

2009 paperback : ISBN 978-1-408-80301-1

2017 hardcover : ISBN 978-1-408-88071-5

Botimet Sagebrush Rebound[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Botimi School & Library : ISBN 0-613-32541-9

Botimi Pottermore E-book[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Versioni origjinal : ISBN 978-1-78110-014-1

Botimi 2017 : ISBN 978-1-78110-556-6

Botimi 2017 me ilustrime prej Olivia Lomenech Gill : ISBN 978-1408885260

Përshtatja filmike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kafshët magjike dhe ku mund të gjenden është një film fantazi amerikano-anglez i frymëzuar nga libri me të njëjtin emër të J.K.Rowlingut. Një shtesë e serisë së filmave të Harry Potterit të botës së magjisë, i drejtuar nga David Yates, me personazhet kryesore Eddie Reymane, Katherine Waterston, Alison Sudol, Dan Fogler, Samantha Morton, Ezra Miller, Colin Farell, Carmen Ejogo, Faith Wood-Blagrove, Jenn Murray, Jon Voight dhe Ron Perlman. Filmi i parë mendohet se mund të ndiqet dhe nga katër të tjerë.

Fotografitë kryesore u bënë në 17 gusht 2015, në Warner Bros. Studios, Leavesden.

Filmi, Kafshët magjike dhe ku mund të gjenden u lançua në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 18 nëntor 2016.

Kafshët magjike: Krimet e Grindevaldit u shfaq në 16 nëntor 2018. Filmi i tretë pritet të dalë në nëntor të 2020.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "shuma e shitjeve".
  2. ^ "J.K. Rowling on Twitter". Twitter (në anglisht). Marrë më 2018-11-22.
  3. ^ Tartaglione, Nancy (12 shtator 2013). "Warner Bros, J.K. Rowling Team For New 'Harry Potter'-Inspired Film Series". Deadline (në anglisht). Marrë më 2018-11-22.
  4. ^ "Newt Scamander - Pottermore". Pottermore (në anglisht). Marrë më 2018-11-22.