Kahreman Ylli
Kahreman Ylli | |
---|---|
Ministër i Arsimit | |
Në detyrë 23 nëntor, 1948 – 9 prill, 1952 | |
Paraprirë nga | Naxhije Dume |
Pasuar nga | Bedri Spahiu |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 22 prill 1917 Leshnjë, Principata e Shqipërisë |
Vdiq më | 3 shtator 1975 Durrës, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | arsimtar |
Kahreman Ylli (Leshnjë, 22 prill 1917 - Durrës, 3 shtator 1975) ka qenë arsimtar, partizan, diplomat, ministër dhe rektor i Universitetit të Tiranës. Qe deputet i Skraparit në gjashtë legjislatura dhe anëtar i Presidiumit Popullor. Kahreman Ylli përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Leshnjë të Skraparit, i biri i Sinan Yllit. Më 1935 kreu Normalen e Elbasanit dhe deri vitin që pasoi punoi mësues në Zaloshnjë[2] të Skraparit.[3] Më 1936 deri më 1938 ndoqi Akademinë Pedagogjike të Lionit falë interesimit të mësuesit të tij të Normales, Ali Myftiu. Gjatë qëndrimit të tij në Francë, u njoh me Gogo Nushin, Dhimitër Shuteriqin, Ymer Dishnicën dhe Ali Kelmendin. Më 1937-38 qe anëtar i Partisë Komuniste Franceze, bënte pjesë në një celulë me punëtorë francezë dhe mbante nofkën "Burlati".[2]
Më 1938-39 qe drejtor shkolle në Peshkopi dhe më 1939 deri më 1941 punoi mësues në Elbasan. Më 1941 u anëtarësua në Partinë Komuniste Shqiptare në Korçë. Më 1941-42 qe drejtor shkolle dhe inspektor arsimi në Korçë e Gostivar. Më 1943 u arrestua, por u lirua për mungesë provash.[3] Po atë vit është sekretar politik i komitetit qarkor të Beratit.[4]
Në mars të 1943 u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, dhe deri më 1944 qe zv/komisar dhe komisar i Brigadës 14-të. Më 1944-46 qe drejtor personeli i Ministrisë së Arsimit dhe në kryeministri. Më 1946 u zgjodh ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Francë, deri më 1949. Më 1946 mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, si anëtar i delegacionit shqiptar. Si përfaqësues i qeverisë shqiptare në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës mbrojti të drejtat e Shqipërisë. Po atë vit u zgjodh ministër i Arsimit deri më 1952, kur u shkarkua nga Komiteti Qendror për "paaftësi dhe mungesë sinqeriteti" rreth së kaluarës të tij. Bëhej fjalë për anëtarësimin në Partinë Fashiste Shqiptare si çdo nëpunës gjatë Luftës së Dytë në Shqipëri, botuar tek e përkohshmja "Fashizmi" më 26 nëntor 1939. Vetë Ylli e mohonte që të kish qenë pjesë e asaj partie.
Më 1952 - 1961 zv/ministër i Arsimit dhe më 1961 u emërua rektor i Universitetit të Tiranës deri më 1970. Më 1970 - 1975 punoi në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës si ndihmës i sekretarit të Komitetit.
Vdiq i mbytur në plazhin e Durrësit më 3 shtator 1975. Për vdekjen e tij nisi një çështje penale, e cila u mbyll nga hetuesia e Durrësit si "çështje aksidentale". Ylli ishte lënë të notonte vetëm, edhe pse i sëmurë dhe nuk dinte not.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Hoxha, Zylyftar (30 gusht 2015). "Kahreman Ylli: "Vitet e mia të rinisë në Francë"". gazetadita.al. Dita. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2018. Marrë më 6 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 245. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 207. ISBN 9789928106384.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)