Kalaja e Libohovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja e Libohovës
Kalaja e Libohovës
VendndodhjaLibohovë, Gjirokastër, Gjirokastër, Shqipëri
Koordinatat40°01′52″N 20°15′54″E / 40.031°N 20.265°E / 40.031; 20.265
Ndërtuar1796 –1798
Organi drejtuesDRKK Gjirokastër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar1886 10.06.1973
Nr. i referencësGJ075
Kalaja e Libohovës is located in Earth
Kalaja e Libohovës (Earth)

Kalaja e Libohovës është një monument i trashëgimisë kulturore në Libohovë, rrethi i Gjirokastrës, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri [1].

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kalaja e Libohovës

Ky monument është i miratuar me numër "1886 i datës 10.06.1973". Kalaja e Libohovës u ndërtua në vitet 1796 – 1798. Kjo kala ka qenë dhuratë e Ali Pashë Tepelenës për motrën e tij, Shanisha e martuar në Libohovë. Është objekt i vizitueshëm dhe me interes për turistët e apasionuar pas historisë. Kalaja ka katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, qe është një fortesë me përmasa të konsiderueshme. Kalaja kishte një pozicion strategjik dhe kontrollonte gjithë luginën e Drinos. Zona ku shtrihet qyteti ndahet nga disa përrenj në zona të veçanta shkëmbore në të cilat burojnë ujërat të ftohta të burimeve të Zhepes, te Lozes etj. Në qendër te qytetit ndodhet Rrapi i Libohovës me një vjetërsi e cila llogaritet të jetë mbi 560 vjeçar, një monument i rrallë i natyrës, i cili është i rrethuar nga rrepe të tjerë.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GJIROKASTRËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 dhjetor 2015. Marrë më 11 tetor 2016.
  2. ^ K.S.Kalaja e Libohovës përgatitet për pritjen e turistëve Arkivuar 17 nëntor 2018 tek Wayback Machine