Jump to content

Kalaja e Pogragjës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja e Pogragjës
Kalaja e Pogragjës
LlojiFortesë
VendndodhjaGjilan, Kosovë
Koordinatat42°25′28″N 21°33′14″E / 42.42444°N 21.55389°E / 42.42444; 21.55389
NdërtuarShekulli VI
Emri zyrtar: Monument
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar2012
Nr. i referencës20

Kalaja e Pogragjës është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i miratuar dhe takon kategorisë "arkeologjike". Kalaja e Pogragjës gjendet 10 kilometra në jug-lindje të Gjilanit, në Kosovë dhe është një kala e tipit kodrinor. Deri më tash është ruajtur pirgu kryesor me një lartësi pre 13 metrash, disa kulla vrojtuese dhe 44 metra të murit të parë. [2]

Në luginën Morava e Binacës, pran lumit Morava, (10 km në juglindje të Gjilanit, afër fshatit Pogragjë), mbeten skeletet të konsiderueshme të një qyteti më të vogël nga shekulli XIV. Në majën më të lartë të kodrës te Blinaja, gjenden kulla me katër koka (8. x 8. m.), lartësia e të cilave mbahet deri në 10 m, muri perëndimor, dera dhe një dritare - shtegu janë ruajtur. Qyteti është përafërsisht katërfish, me tre kulla të vogla në perëndim, në veri dhe në verilindje. Muret e qytetit ruhen pjesërisht deri në 4 metra të lartë.

Gjetjet gjatë punëve, monedha, pjesë shigjetash e të ngjajshme, dëshmojne se kalaja i takon epokës së antikitetit, por se ekspertët, si arkeolog, historian e të tjerë duhet t'i ofrohen këtij objekti për të dëshmuar se nuk i takon shekullit të XIV siç e trajtojnë ekspertët serb, në shkrimet e tyre. Kalaja ka një siperfaqe te brendshme prej 1.2 hektaresh dhe është tipike për kohen e Justinianit , respektivisht ben pjes ne kuader te rrjetit te fortifikatave te ngritura ne Dardani nga fundi i antikitetit te vone. Kalaja e Pogragjes paraqet një monument me rendesi te madhe historike , shkencore dhe kulturore. Shikuar në këtë kontekst , lidhshmëria Kala-Fshat del krejtësisht e dukshme . Në të vërtetë , për sa i përket periudhës romake ,- ekzistencën e saj e konfirmon eddhe monedha më e vjetër Otacila Severa, 246-249 , e gjetur në kodrën e Kalasë . Në këtë frymë , Dragan Çukiç me të drejtë këtë kala e konsideron si romake ose bizantine të hershme . Ajo i takon tipit të ndërtimit Qytet - Kështjellë , e rindërtuar nga Justiniani I, perandori bizantin me origjinë ilire,(527-565) , pas tërmetit të vitit 518.

Kalaja e Pogragjës përbëhet nga komponentë , siç janë muri i parë dhe muri i dytë rrethues , tri kullat katërkëndëshe , vrojtuese dhe njëkohësisht të vendosura në murin e dytë rrethues dhe kulla qendrore. Objekti më i ruajtur është kulla qendrore e cila ndodhet në pjesën më të ngritur të kodrës. Mbetjet e mureve janë të ruajtura në lartësinë prej 11.40m, me trashësi prej 1.80m. Nga kulla kryesore , vetëm pjesa perëndimore e strukturës ka mbetur e pa shkatërruar , por as ajo jo e tëra. Muri jugor i kryekullës , njëkohësisht është pjesë e murit të kështjellës. Kulla kryesore ndodhet në brendësio të murit të dytë rrethues , që së bashku me tri kullat e tjera , pjesë të murit të dyrtë rrethues , të lidhura mes vete me bedena , kanë një sipërfaqe prej 12,70ari. Tri kullat e dukshme në murin e fundit rrethues , zakonisht shërbenin për forcimin e citadelës , në rast kulmesh nga armiku. Ato njëkohësisht shërbenin edhe si kulla vëzhguese. Kullat janë të vendosura në tri pozicione - kënde : Jugperëndim , Veriperëndim dhe Verilindje . Ndërsa në këndin juglindor ndodhet një kanal që shërben për mbrojtje , para të cilit qëndron një shkemb natyror . Baza planimetrike e tri kullave të murit të dytë rrethues , është katërkënëshe , pasojë a rezultantë e konfiguracionit të terrenit , për dallim nga kulla qendrore që ka bazë katrore (Lugina e Moraves se Binces).

Muri i parë rrethues , duke valëzuar sipas konfiguracionit të terrenit , është ruajtur vetëm në anën veriore. Traktati i parë ka përmasat 27x1.2x4m , ndërsa i dyti 17xx1.2x4 , pa llogaritur pjesën e nëndheshme , e cila gjithsesi që mund të jetë herë më thellë , e herë më cekët . Sonda e hapur flet për thellësinë e murit deri në 1.20m. [3]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 744. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  3. ^ "Databaza e trashëgimisë kulturore – Kalaja e Pogragjës" (në anglisht dhe shqip). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Departamenti i Trashëgimisë së Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2020. Marrë më 30 korrik 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Kalaja e Pogragjës.