Kalendari maja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kalendari maja është një sistem kalendarësh përdorur në Mezoamerikën para-Kolumbiane dhe në shumë komunitete moderne në malësitë e Guatemalës[1], në Varakruz, Oaxaca, Chiapas dhe Meksikë[2].

Ky kalendar bazohet mbi një sistem që përdorej në mbarë rajonin e që daron që në shekullin V p.e.s.. Ndan aspekte të përafërta me kalendarët e përdorur nga qytetërimet e tjera të hershme të Mezoamerikës, si Zapotekët dhe Olemkët si dhe qytetërime të mëvonshme apo kontemporare si Mikstekët dhe Aztekët. Në Mezoamerkë ka edhe kalendarë më të hershëm se kalendari maja, por ky kalendar dhe kaledari aztek janë të dokumentuar dhe kuptuar më mirë.

Haab'[redakto | redakto tekstin burimor]

Haab ishte kalendari maja përdorur për qëllime civile, për shëmbull për përcaktimin e kohës së mbjelljes e korrjes dhe ishte i ngjashëm me kalendarin tonë diellor me 365 ditë pasi përfshinte afërsisht një vit diellor. Kalendari Haab kishte 18 "muaj" me nga 20 ditë plus pesë ditë pa emër që njihen si Wayeb' apo pesë ditët e pafata pasi mendohej se sillnin rreziqe.

Muajt Haab': emrat dhe glifet[3] në sekuenca
Num.
Sek.
Emri
Yucatec
Hieroglifi
Kuptimi i glifit Num.
Sek.
Emri
Yucatec
Hieroglifi
Kuptimi i glifit
1 Pop Pop mat 10 Yax Yax stuhia jeshile
2 Wo' Wo lidhja e zezë 11 Sak' Sak stuhia e bardhë
3 Sip Sip lidhja e kuqe 12 Keh Keh stuhia e kuqe
4 Sotz' Sotz' lakuriqi i natës 13 Mak Mak i mbyllur
5 Sek Sek koha e vaditjes 14 K'ank'in K'ank'in dielli i verdhë
6 Xul Xul qeni 15 Muwan' Muan bufi
7 Yaxk'in' Yaxk'in dielli i ri 16 Pax Pax koha e mbjelljeve
8 Mol Mol uji 17 K'ayab K'ayab breshka
9 Ch'en Ch'en stuhia e zezë 18 Kumk'u Kumk'u rezerva e drithit
19 Wayeb' Wayeb pesë ditët e pafata

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Tedlock, Barbara, Time and the Highland Maya Revised edition (1992 Page 1) "Scores of indigenous Guatemalan communities, principally those speaking the Mayan languages known as Ixil, Mam, Pokomchí, and Quiché, keep the 260-day cycle and (in many cases) the ancient solar cycle as well (chapter 4)."
  2. ^ Miles, Susanna W, "An Analysis of the Modern Middle American Calendars: A Study in Conservation." In Acculturation in the Americas. Edited by Sol Tax, pp. 273–84. Chicago: University of Chicago Press, 1952.
  3. ^ Kettunen and Helmke (2005), pp.47–48

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Kalendari maja