Shko te përmbajtja

Kalendat

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Menologium Rusticum Colotianum, një kalendar romak publik me shënime mbi veprimtaritë bujqësore, festat etj. për çdo pjesë të vitit në katër faqet e bllokut prej mermeri, shek. I, Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit

Kalendat (kalendae ose Calendae. në latinishten arkaike: kălendāī -āsōm; në latinishten klasike: kălendae -ārum, ose călendae [kaˈlɛn̪.d̪ae̯]) është dita e parë e çdo muaji në Kalendarin Romak. Fjala e shumë përdorur në mjaft gjuhë "kalendar" ka rrjedhur nga kjo fjalë.

Romakët e quanin ditën e parë të çdo muaji kalenda, që donte të thoshte fillimi i një faze të re hënore. Në këtë ditë, pontifeksët do të shpallnin numrin e ditëve deri në muajin tjetër në Curia Calabra; gjithashtu, borxhlinjtë duhet të paguanin borxhet e tyre në këtë ditë. Këto borxhe ishin shkruar në kalendaria, praktikisht një libër llogarish.

Kalendar romak guri, sipër paraqiten zotat që sundojnë ditët e javës, duke filluar nga e shtuna. Në mes është zodiaku dhe në të majtë dhe të djathtë janë numrat e muajve; shek. III-IV

Kalendarët modernë e llogarisin numrin e ditëve pas të parës së secilit muaj; në dallim, Kalendari Romak e llogariste numrin e ditëve deri në njëfarë date të ardhshme (si kalendat, nones ose ides). Dita para kalendave quhej pridie kalendas, por dita para saj llogarites si "dita e tretë", pas romakët përdornin llogaritje përfshirëse.

Për të llogaritur ditën e kalendave të muajit pasues, është e nevojshme të llogaritej numri i ditëve që mbeteshin në muajin në fuqi, sesa ti shtoheshin dy atij numri. Për shembull, 22 prilli është dita e dhjetë para kalendave të majit (ante diem decimum Kalendas Maias/Maii), pasi prillit i kanë mbetur tetë ditë kanë dhe të dy datat e përfundimit janë përfshirë në total.[1]

Çdo muaj, kalendat i kushtoheshin Junonës, si Idet i kushtoheshin Jupiterit. Kalendat e janarit quheshin Saturnalia, që romakët i kremtonin në fund të dhjetorit. Matronalet (në latinisht Mātrōnālĭa, -ĭum) ishin festat e kremtuara për kalendat e marsit nga fisniket romake, ndërsa Fabarie (në latinisht Fabariae Kalendae) ishin kalendat e qershorit, ku u ofroheshin perëndive bathët e reja.

Ilustues kalendarik romak në mozaik, me genius-it e stinëve dhe muajve dhe skena të veprimtarive mujore, shek. III Thysdrus, El Jem, Tunizi

Vargjet poetike në vijim ndihmojnë llogaritjet në lidhje me ditën e muajit nga kalendat:

Principium mensis cujusque vocato kalendas:
Sex Maius nonas, October, Julius, et Mars;
Quattuor at reliqui: dabit idus quidlibet octo.[2]

Dita e parë e secilit muaj quhet kanlenda
Gjashtë [ditë më pas janë] nones të majit, tetorit, korrikut dhe marsit
Katër [ditë më pas] për [muajt] e mbetur; dhe ides janë gjithmonë tetë [ditë më pas].

Kjo nënkupton se dita e parë quhet kalenda; gjashtë ditë pas kalendave janë nonesmajit, tetorit, korrikut dhe marsit, ndërsa nones vijnë vetëm katër ditë më vonë për muajt e tjerë; ides vijnë tetë ditë pas nones.[3]

Për të ndëruar hyjninë Mars dhe mbi të gjitha për ta bërë kalendarin hënor të përkonte me ciklin diellor, në fund të viti shtoheshin Kalendat e Marsit, dhjetë ditë festive. Kjo zgjatje në vijim u reduktua në tetë ditë (cikli nundinal).

Etimologjia dhe shprehjet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Termi arkaik rrjedh nga gjuha etruske, kjo mund të shpjegoi ruajtjen e gërmës k-ë në shkrimin e datave, gërmë që te romakët gjithësesi u eliminua shpejtë në favor të gërmës c-ë (disa terma të rrallë latinë me k-ë në fakt shpesh janë me prejardhje të huaj).

Një shpjegim tjetër i jep një prejardhje tërësisht latine: duhet të ketë rrjedhur nga latinishtja calenda (ajo që duhet të thirret) nga folja latine calare (të thirrësh).

Kalendari modern rrjedh nga mbiemri calendarium, që tregonte një rregjistër të llogarive (që verifikohej në ditën e parë të muajve; calendarium ishte pikërisht rregjistri i afateve) dhe, ndërkohë, kalendari fillimisht ishte rregjistri mbi të cilin shënoheshin ngjarjet e lidhura me një datë të caktuar të muajit.

Kalendat ishin një veçori e Kalendarit Romak, por ato nuk përfshiheshin në Kalendarin Grek. Për rrjedhojë, për ta shtyrë diçka ad Kalendas Graecas ("deri në kalendat greke") ishte një shprehje bisedimore për shtyrjen e diçkaje në përjetësi. Kjo frazë mbijetoi për shumë shekuj në greqisht (εἰς τὰς ἑλληνικὰς καλένδας) dhe në gjuhët romance (hasta las calendas griegas; alle calende greche; aux calendes grecques; la calendele grecești; às calendas gregas; etj.).

Termi latin tradicionalisht shkruhet me nistorien K: kjo është një mbetje e ortografisë tradicionale latine, e cila përdorte gërmën K-ë (në vend të C-së ose Q-së) para zanores A. Më vonë, shumica e fjalëve latine adoptuan gërmën C-ë, në vend të saj. Ndonjëherë është pohuar se kalendat përdoreshin shpesh në kontekste formale ose të rregjistrit të lartë dhe se prandaj ajo e ruajti gërmëzimin e saj tradicional, por nuk duket se ka të dhëna për këtë gjë.

Ditët e muajit në Kalendarin Romak
Ditët në muaj31d31d30d29d28d

Muajt para Reformës Juliane
Mar
Maj
Kor
Tet
Jan Pri
Qer Gus
Sht Nën
Dhje
Shku

Muajt pas Reformës Juliane
Mar
Maj
Kor
Tet
Jan
Gus
Dhje
Pri
Qer
Shta
Nën
(Shku)Shku
Emri i ditës shqipEmri i ditës latinishtShkurtim[a][b][c][d][e][f]
Në kalendaKalendisKal.11111
Dita pas kalendavepostridie kalendas22222
Dita e 6-të para noneveante diem sextum nonasa.d. VI Non.2    
Dita e 5-të para noneveante diem quintum nonasa.d. V Non.3    
Dita e 4-rt para noneveante diem quartum nonasa.d. IV Non.42222
Dita e 3-të para noneveante diem tertium nonasa.d. III Non.53333
Dita para nonevePridie nonasPrid. Non.64444
Në nonaNonisNon.75555
Dita pas nonevepostridie nonas86666
Dita e 8-të para ideveante diem octavum idusa.d. VIII Eid.86666
Dita e 7-të para ideveante diem septimum idusa.d. VII Eid.97777
Dita e 6-të para ideveante diem sextum idusa.d. VI Eid.108888
Dita e 5-të para ideveante diem quintum idusa.d. V Eid.119999
Dita e 4-rt para ideveante diem quartum idusa.d. IV Eid.1210101010
Dita e 3-të para ideveante diem tertium idusa.d. III Eid.1311111111
Në ditën para idevePridie IdusPrid. Eid.1412121212
Në ideIdibusEid.1513131313
Dita pas idevepostridie idus1614141414
Dita e 19-të para kalendaveante diem undevicesimum kalendasa.d. XIX Kal. 14   
Dita e 18-të para kalendaveante diem duodevicesimum kalendasa.d. XVIII Kal. 1514  
Dita e 17-të para kalendaveante diem septimum decimum kalendasa.d. XVII Kal.16161514 
Dita e 16-të para kalendaveante diem sextum decimum kalendasa.d. XVI Kal.1717161514
Dita e 15-të para kalendaveante diem quintum decimum kalendasa.d. XV Kal.1818171615
Dita e 14-të para kalendaveante diem quartum decimum kalendasa.d. XIV Kal.1919181716
Dita e 13-të para kalendaveante diem tertium decimum kalendasa.d. XIII Kal.2020191817
Dita e 12-të para kalendaveante diem duodecimum kalendasa.d. XII Kal.2121201918
Dita e 11-të para kalendaveante diem undecimum kalendasa.d. XI Kal.2222212019
Dita e 10-të para kalendaveante diem decimum kalendasa.d. X Kal.2323222120
Dita e 9-të para kalendaveante diem nonum kalendasa.d. IX Kal.2424232221
Dita e 8-të para kalendaveante diem octavum kalendasa.d. VIII Kal.2525242322
Dita e 7-të para kalendaveante diem septimum kalendasa.d. VII Kal.2626252423
Dita e 6-të para kalendaveante diem sextum kalendasa.d. VI Kal.2727262524[g]
Dita e 5-të para kalendaveante diem quintum kalendasa.d. V Kal.2828272625
Dita e 4-rt para kalendaveante diem quartum kalendasa.d. IV Kal.2929282726
Dita e 3-të para kalendaveante diem tertium kalendasa.d. III Kal.3030292827
Dita para kalendavePridie kalendasPrid. Kal.3131302928
  1. Muajt origjinal me 31 ditë të Kalendarit Romak ishin marsi, maji, korriku (kuintilis) dhe tetori
  2. Muajt me 31 ditë para dhe pas Reformës Juliane, marsi, maji, korriku (kuintilis) dhe tetori – vijuan të përdornin sistemin e vjetër me nonet e tyre në ditën e 7-të dhe idet në ditën e 15-të, duke i bërë ata të ndryshëm nga muajt e tjerë.
  3. Muajt që ndryshuan nga 29 në 31 ditë nën Reformën Juliane – janari, gushti (sekstilis) dhe dhjetori – i mbajtën nonet e tyre në ditën e 5-të dhe idet në ditën e 13-të, duke i bërë ata të ndryshëm nga muajt e tjerë me 31 ditë, por duke përputhur me gjithë muajt e tjerë.
  4. Muajt që ndryshuan nga 29 në 30 ditë nën Reformën Juliane – prilli, qershori, shtatori dhe nëntori – i mbajtën nonet e tyre në ditën e 5-të dhe idet në ditën e 13-të, duke i bërë ata të përputheshin me gjithë muajt e tjerë përveça atyre që kishin 31 ditë para reformës.
  5. Në vitet e brishta vonë në periudhën perandorake, shkurti llogaritej si një muaj me 29 ditë me të gjitha ditët që zgjasnin 24 orë.
  6. Në vitet e brishta të periudhës së hershme pas Reformës Juliane, shkurti kishte 29 ditë, por llogaritej si një muaj me 28 ditë, duke e trajtuar ditën e gjashtë para Kalendave të Marsit sikur zgjaste 48 orë.
  7. Pas Reformës Juliane deri në periudhën e vonë perandorake, kjo ditë llogaritej sikur zgjaste 48 orë gjatë një viti të brishtë.
  1. "Calends", Cyclopaedia, or an Universal Dictionary of Arts and Sciences (1728), Vol. 1, fq. 143
  2. Jacques Ozanam; Jean Etienne Montucla (1814). Recreations in Mathematics and Natural Philosophy (në anglisht). Longman, Hurst, Rees, Orme, and Brown. fq. 191–192.
  3. Jacques Ozanam; Jean Etienne Montucla (1814). Recreations in Mathematics and Natural Philosophy (në anglisht). Longman, Hurst, Rees, Orme, and Broën. fq. 191–192. Tre vargjet vijuese latine.
  • Ephraim Chambers, red. (1728). Cyclopædia, or an Universal Dictionary of Arts and Sciences (në anglisht). James and John Knapton, et al.
  • "Calends", Cyclopaedia, or an Universal Dictionary of Arts and Sciences (1728), Vol. 1, fq. 143
  • Jacques Ozanam; Jean Etienne Montucla (1814). Recreations in Mathematics and Natural Philosophy (në anglisht). Longman, Hurst, Rees, Orme, and Broën.
  • T. P. Wiseman, "The Kalends of April," in Idem, Unwritten Rome. Exeter, University of Exeter Press, 2008.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]