Hilafeti Emevi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kalifati Emevi)
Kalifati Emevi
ٱلْخِلَافَة ٱلْأُمَوِيَّة
661–750
Flag of Hilafeti Emevi
Flamuri
Kalifati Emevi në vitin 750 p.e.r
Kalifati Emevi në vitin 750 p.e.r
GjendjaPerandori
Kryeqyteti
Kryeqyteti në mërgimKordova (756–1031)
Gjuhët e zakonshmeArabishtja klasike (zyrtare)

Koptik, Greqisht, Latinisht, Persisht (zyrtare në rajone të caktuara deri në mbretërimin e Abd al-Malik)

Aramisht, Armenisht, Kurdisht, Berbe, Romance afrikane, Mozarabik, Sindhi, Gjeorgjisht, Prakrit
Besimi
Islam
Qeveria
Lloji i qeverisjesKalifati (E trashëguar)
Kalif (Emir el-Muminin) 
• 661–680
Muavije I (i pari)
• 744–750
Marvan II (i fundit)
Historia 
• Muavije I u bë kalif
vlerësohet nga 660 në 665
• Mposhtja dhe vdekja e Marvan II nga Abasidët
750
Sipërfaqja
720[1]11,100,000 km2 (4,300,000 sq mi)
Ekonomia
Monedha
Të dhëna të tjera
Paraprirë nga
Pasuar nga
Kalifati Rashidun
Perandoria Bizantine nën dinastinë Herakliane
Mbretëria Visigotike
Eksarkati i Afrikës
Mbretëria e Aurès
Mbretëria e Altavës
Dinastia Brahman e Sindhit
Perandoria Heftalite
Kalifati Abasid
Emirati i Kordobës
Barghawata
Emirati i Nekorit
Emirati i Tlemcenit

Kalifati Emevi ose Omajad (Arabisht: ٱلْخِلَافَة ٱلْأُمَوِيَّة‎, al-Khilāfah al-ʾUmawīyah[2]) ishte i dyti nga katër kalifatet islamike të vendosur pas vdekjes së Muhamedit. Ai udhëhiqej nga dinastia Omajad, emri i së cilës vjen nga Umaja in Abd Shams, stër-stërgjyshi i kalifatit të parë Omajad. Edhe pse familja Omajad e kishte origjinën nga qyteti i Mekës, Damasku ishte kryeqyteti i Kalifatit të tyre. Kalifati Umajad u rrit në 5.790.000 kilometra katrorë në kulmin e tij në shekullin e 7-të.

Omajadët vazhduan pushtimet myslimane, duke përfshirë Transoksinë, Sindin, Magrebin dhe Gadishullin Iberik (el-Andalus) nën sundimin islam. Në shtrirjen e tij më të madhe, Kalifati Omajad mbuloi 11,100,000 km2,[1] duke e bërë atë një nga perandoritë më të mëdha në histori për sa i përket sipërfaqes. Dinastia në pjesën më të madhe të botës islame u përmbys përfundimisht nga një rebelim i udhëhequr nga abasidët në vitin 750. Të mbijetuarit e dinastisë u vendosën në Kordovë, e cila, në formën e një emirati dhe më pas një kalifati, u bë një qendër botërore e shkencës dhe mjekësisë, filozofisë dhe shpikjes gjatë Epokës së Artë Islame.

Kalifati Omajad sundonte mbi një popullsi të madhe multietnike dhe multikulturore. Të krishterët, të cilët ende përbënin shumicën e popullsisë së kalifatit, dhe hebrenjtë u lejuan të praktikonin fenë e tyre, por duhej të paguanin një llojë takse (xhizje) nga e cila myslimanët përjashtoheshin. Myslimanëve iu kërkohej të paguanin taksën e zeqatit, e cila ishte caktuar në mënyrë eksplicite për programe të ndryshme të mirëqenies në dobi të myslimanëve ose të konvertuarve myslimanë.[3] Nën kalifët e hershëm Omajad, pozita të shquara mbaheshin nga të krishterët, disa prej të cilëve u përkisnin familjeve që kishin shërbyer në qeveritë bizantine. Punësimi i të krishterëve ishte pjesë e një politike më të gjerë të akomodimit fetar që ishte i domosdoshëm nga prania e popullsisë së madhe të krishterë në provincat e pushtuara, si në Siri. Kjo politikë rriti gjithashtu popullaritetin e Muavijes dhe forcoi Sirinë si bazën e tij të pushtetit.[4][5] Epoka Omajad shpesh konsiderohet periudha formuese në artin islam.[6]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Rein Taagepera (shtator 1997). "Expansion and Contraction Patterns of Large Polities: Context for Russia". International Studies Quarterly (në anglisht). 41 (3): 496. doi:10.1111/0020-8833.00053. JSTOR 2600793.
  2. ^ "Umayyad dynasty". Britannica (në anglisht). Marrë më 19 maj 2016.
  3. ^ Benthal, Jonathan (1998). "The Qur'an's Call to Alms Zakat, the Muslim Tradition of Alms-giving" (PDF). ISIM Newsletter (në anglisht). 98 (1): 13–12.
  4. ^ Cavendish, Marshall (2006). World and Its Peoples (në anglisht). Marshall Cavendish. fq. 185. ISBN 978-0-7614-7571-2.
  5. ^ Haag, Michael (2012). The Tragedy of the Templars: The Rise and Fall of the Crusader States (në anglisht). Profile Books. ISBN 978-1-84765-854-8.
  6. ^ Yalman, Suzan (tetor 2001). "The Art of the Umayyad Period (661–750)". Heilbrunn Timeline of Art History (në anglisht). Based on original work by Linda Komaroff. New York: The Metropolitan Museum of Art.