Kamber Ali Dede

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Kamber Ali Dede lindi në vitin 1869 në fshatin Pagri të rrethit të Përmetit, u rrit ne mjediset e teqeve bektashiane dhe u vesh dervish nga baba Abedin Frashëri. Dervish Kamberi u aktivizua shumë në lëvizjen kombëtare për përhapjen e arsimit shqip në malësi të Skraparit, Kolonjës, Përmetit, Tomoricës dhe sidomos për njohjen e shtetit shqiptar të porsaformuar nga fuqitë e mëdha. Gjat kohës së anarkisë dervish Kamberi shkon në teqen e Kandijes në Kretë dhe kthehet në atdhe në vitin 1919. Punon paulodhur në rindërtimin e teqeve të djegura. Bashkë me baba Ahmet Turani (Tepelene) dhe dervish Aliun (Turabiu) janë organizatorët e Kongresit të parë bektashian më 17 janar 1921, në teqenë e Prishtës, Skrapar. Zgjidhet anëtar i Këshillit Atnor bektashian në Kongresin bektashian të Prishtës. Mbante lidhje të ngushta me Fan Nolin, ku bie në sy korrespodenca me të. Ai drejtoi në vitin 1929, Kongresin e tretë bektashian në teqenë e Turanit, Korçë. Gjatë luftës së dytë botërore dha një ndihmesë të veçantë në teqenë e Prishtës, priste e përcillte çetat e luftëtarëve të çdo krahu pa dallim ideje dhe feje. Si klerik me kulturë e kishte kthyer teqen e Prishtës në një oaz të vërtet qytetërimi. Sa habiteshin edhe të huajt kur vizitonin këtë teqe të bukur dhe shumë të pasur. Për meritat e veçanta zgjidhet Kryegjysh Botëror i Bektashinjve më 12 prill 1944. Në dhjetor të vitit 1944 arrestohet dhe dënohet me burgim të përjetshëm në moshën 74 vjeçare. Ndërroi jetë në spitalin e burgut të Tiranës, më 1950. Sot eshtrat e Kamber Ali Dede prehen në tyrbet e dedelerëve të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, përkrah eshtrave të dedelërëve të tjerë.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]