Kanali i Suezit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kanali i Suezit

Kanali i Suezit është kanal artificial detar me një gjatësi prej 163 kilometra ndërmjet Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq, i cili ndanë kontinentin e Afrikës nga kontinenti i Azisë dhe për këtë arsye është lidhja më e afërt detare në mes hemisferës perëndimore dhe hemisferës lindore të Tokës.Kanali i Suezit ka rëndësi të madhe strategjike për arsye se është rruga më e rëndësishme e tankerëve detar për furnizimin e Evropës me naftën e Lindjes së Afërme.Kanali i Suezit është hap në vitin 1869. Kanali e mban emrin e qytetit i cili ndodhet në këtë regjion. Suez (në gj. arabe لسويس ) është qytet-lima i cili numron 497.000 banor. Gjindet në gjirin detar në Egjypt. Kryetari i Egjyptit Gamal Abdel Naser e ka nacionalizuar kanalin në vitin 1956. Për këtë shkak Franca, Anglia dhe Izraeli e kanë kryer invazionin në vitin 1956 ndaj Egjyptit. Në këtë konflikt ka pasur anije të fundosura, dhe kanali ka qenë i mbyllur deri në prill të vitit 1957. OKB e ka mbajtur neutral kanalin dhe rrafshnalten e Sinajit . Qyteti i Suezit ka qenë krejtësisht i shkatërruar dhe i boshatisur për shkak të konfliktit Arabo-Izraelit të vitit 1967. Në vitin 1975 kanali është rinovuar dhe është hapur për komunikacion në vitin 1975.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]