Kanallaqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kanallaq
Καναλλακίου
Fshat
Vendndodhja
Kanallaq is located in Greqia
Kanallaq
Kanallaq
Administrimi
Shteti Flamuri Greqia
Rajoni Epiri
Qarku i Prevezës
Komuna e Pargës
Të dhëna dhe statistika
Vendasit Kanallaqot
Krahina etnografike/gjeografike Frar
Lartësia 91 m (m.n.d.)
Koordinatat 39° 13′ 59″ Veri

20° 36′ 11″ Lindje

Popullsia 2.454 banorë

Kanallaq (greqisht: Καναλλακίου/Kanallákion) është fshat në qarkun i Prevezës, Greqi.

Gjeografia[redakto | përpunoni burim]

Nga veriu Kanallaqi kufizohet me Jonuzin, nga verilindja me Arcën, nga jugu me Ftinën, nga juglindja me Bodarin dhe nga perëndimi me Besherenë.

Toponimet të fshatit Kanallaq:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[1]

  • Bunda - mal’ i vogël, në V.
  • Fush’ e Dangës – fushë, në V.
  • Kallmi - kënetë, në V.
  • Lumi - lumi i Frarit, (ose i Gliqisë), në P.
  • Manastir’ i Bundës - kishë, në V.
  • Pandelejmoni - shesh me ullinj, në J.
  • Qafa e Cjapit - qafë mali, në J.
  • Raq i Lules - kodër, në V.
  • Rrap i Dangës - rrap i madh në fushë, në V.
  • Rrap i Pirros - vend ku ka qënë një rrap shekullor, në V.
  • Ura e Bundës - urë e vogël me hark mbi ujrat e Kallmit, në V.

Demografia[redakto | përpunoni burim]

Fshati ishte dhe ende është e banuar nga popull shqipfolës ortodokse. Sepse Kanallaq është qendra administrative e komunës të Pargës, disa familje jo shqipfolës janë vendosur atje.

Familjet në fshatin Kanallaq:[2]

Dhoni (Postol Dhoni), Kauri (Jor Kauri), Konomi, Prifti, Tasi, Tashi, Vangjeli.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Burimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 280. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Riza Isuf Husa, 75 vjeç, bari, autodidakt nga Margëlliçi, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Tiranë. Tiranë, korrik, 1972.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 280.