Shko te përmbajtja

Kanceri endometrial

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kanceri endometrial
Emra të tjerëKanceri i mitrës
Një skemë e vendndodhjes dhe zhvillimit të kancerit endometrial
Vendndodhja dhe zhvillimi i kancerit endometrial.
SpecialitetOnkologjia Edit this on Wikidata
SimptomatGjakderdhje vaginale, dhimbje gjatë urinimit ose gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje e legenit[1]
FillimiPas menopauzës[2]
Faktor rrezikuesObeziteti, ekspozimi i lartë ndaj estrogjenit, presioni i lartë i gjakut, diabeti, historia familjare[1][3]
Metoda diagnoztifikueseBiopsi e endometrit[1]
TrajtimiHisterektomi abdominale, radioterapi, kemoterapi, terapi hormonale[4]
PrognozaNorma e mbijetesës pesëvjeçare ~80% (në Shtetet e Bashkuara)[5]
Shpeshtësia3.8 milion individë (numri i përgjithshëm i individëve të prekur në vitin 2015)[6]
Vdekje89,900 individë (në vitin 2015)[7]

Kanceri endometrial është një kancer që lind në endometër (shtresa që vesh uterusin ose mitrën).[8] Ai shkaktohet nga rritja jonormale e qelizave që kanë aftësinë të pushtojnë ose të përhapen në pjesë të tjera të trupit.[9] Përgjithësisht, shenja e parë është gjakderdhja vaginale që nuk lidhet me periudhën menstruale.[1] Simptoma të tjera përfshijnë dhimbje gjatë urinimit, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale ose dhimbje të legenit.[1] Kanceri endometrial shfaqet më shpesh pas menopauzës.[2]

Rreth 40% e rasteve lidhen me obezitetin.[3] Kanceri endometrial lidhet gjithashtu me ekspozimin e tepërt ndaj estrogjenit, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin.[1] Ndërsa marrja vetëm e estrogjenit rrit rrezikun e kancerit endometrial, marrja e një kombinimi të estrogjenit me progestogjenin, siç ndodh në shumicën e pilulave të kontrollit të lindjes, e ul këtë rrezik.[1][3] Dy deri në pesë përqind e rasteve lidhen me gjenet e trashëguara nga prindërit.[3] Ndonjëherë, kanceri endometrial njihet rëndom si "kanceri i mitrës", megjithëse ndryshon nga format e tjera të kancerit të mitrës si kanceri i qafës së mitrës, sarkoma e mitrës dhe sëmundja trofoblastike.[10] Lloji më i shpeshtë i kancerit endometrial është karcinoma endometrioide, e cila përbën më shumë se 80% të rasteve.[11] Kanceri endometrial zakonisht diagnostikohet me biopsinë e endometrit ose duke marrë mostra gjatë një procedure të njohur si zgjerim dhe kuretazh.[1] Përgjithësisht, një pap test nuk është i mjaftueshëm për të treguar praninë e kancerit endometrial.[4] Ekzaminimi i rregullt në individët me rrezik normal për kancerin, nuk kërkohet.[12]

Opsioni kryesor i trajtimit për kancerin endometrial është histerektomia abdominale (heqja totale e mitrës me anë të operacionit), së bashku me heqjen e tubave fallopiane dhe vezoreve në të dyja anët, e quajtur salpingooforektomi bilaterale.[4] Në raste më të avancuara, mund të rekomandohen edhe radioterapia, kemoterapia ose terapia hormonale.[4] Nëse sëmundja diagnostikohet në një fazë të hershme, rezultati është i favorshëm,[4] dhe norma e përgjithshme e mbijetesës pesëvjeçare në Shtetet e Bashkuara është më e madhe se 80%.[5] Te femrat afrikano-amerikane, ky lloj kanceri është më pak i zakonshëm, por ka pasoja më të rënda.[8]

Në vitin 2012, kanceri endometrial u shfaq rishtazi në 320,000 gra dhe shkaktoi 76.000 vdekje.[3] Kjo e bën atë shkakun e tretë më të zakonshëm të vdekjes në kancerët që prekin vetëm gratë, pas kancerit të vezoreve dhe atij të qafës së mitrës.[3] Ai është më i përhapur në botën e zhvilluar[3] dhe është kanceri më i zakonshëm i traktit riprodhues femëror në vendet e zhvilluara.[4] Përqindjet e kancerit endometrial janë rritur në një numër vendesh midis viteve 1980 dhe 2010.[3] Kjo besohet të jetë për shkak të rritjes së numrit të individëve të moshuar dhe rritjes së shkallës së obezitetit.[13]

Përmbledhje e kancerit endometrial në video[14]
  1. 1 2 3 4 5 6 7 8 "General Information About Endometrial Cancer" (në anglisht). National Cancer Institute. 22 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 3 shtator 2014.
  2. 1 2 Kong A, Johnson N, Kitchener HC, Lawrie TA (prill 2012). Kong A (red.). "Adjuvant radiotherapy for stage I endometrial cancer". The Cochrane Database of Systematic Reviews (në anglisht). 4 (4): CD003916. doi:10.1002/14651858.CD003916.pub4. PMC 4164955. PMID 22513918.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: Numri i artikullit si numër faqeje (lidhja)
  3. 1 2 3 4 5 6 7 8 International Agency for Research on Cancer (2014). World Cancer Report 2014 (në anglisht). World Health Organization. Chapter 5.12. ISBN 978-92-832-0429-9.
  4. 1 2 3 4 5 6 "Endometrial Cancer Treatment (PDQ®)" (në anglisht). National Cancer Institute. 23 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 3 shtator 2014.
  5. 1 2 "SEER Stat Fact Sheets: Endometrial Cancer" (në anglisht). National Cancer Institute. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2014. Marrë më 18 qershor 2014.
  6. GBD 2015 Disease and Injury Incidence and Prevalence Collaborators (tetor 2016). "Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 310 diseases and injuries, 1990-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet (në anglisht). 388 (10053): 1545–1602. doi:10.1016/S0140-6736(16)31678-6. PMC 5055577. PMID 27733282. {{cite journal}}: |author= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  7. GBD 2015 Mortality and Causes of Death Collaborators (tetor 2016). "Global, regional, and national life expectancy, all-cause mortality, and cause-specific mortality for 249 causes of death, 1980-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet (në anglisht). 388 (10053): 1459–1544. doi:10.1016/s0140-6736(16)31012-1. PMC 5388903. PMID 27733281. {{cite journal}}: |author= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  8. 1 2 Armstrong, Deborak K. (2020). "189. Gynaecologic cancers: endometrial cancer". përmbledhur nga Goldman, Lee; Schafer, Andrew I. (red.). Goldman-Cecil Medicine (në anglisht). Vëll. 1 (bot. 26th). Philadelphia: Elsevier. fq. 1329–1332. ISBN 978-0-323-55087-1. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2022. Marrë më 8 korrik 2022.
  9. "Defining Cancer" (në anglisht). National Cancer Institute. 2007-09-17. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2014. Marrë më 10 qershor 2014.
  10. "What You Need To Know: Endometrial Cancer". NCI (në anglisht). National Cancer Institute. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2014. Marrë më 6 gusht 2014. Arkivuar 8 gusht 2014 tek Wayback Machine
  11. WHO Classification of Tumours Editorial Board, red. (2020). "6. Tumours of the uterine corpus: Endometrioid carcinoma". Female genital tumours: WHO Classification of Tumours (në anglisht). Vëll. 4 (bot. 5th). Lyon (France): International Agency for Research on Cancer. fq. 252–255. ISBN 978-92-832-4504-9. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2022. Marrë më 31 korrik 2022.
  12. Hoffman BL, Schorge JO, Schaffer JI, Halvorson LM, Bradshaw KD, Cunningham FG, red. (2012). "Endometrial Cancer". Williams Gynecology (në anglisht) (bot. 2nd). McGraw-Hill. fq. 823. ISBN 978-0-07-171672-7. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2014.
  13. Hoffman BL, Schorge JO, Schaffer JI, Halvorson LM, Bradshaw KD, Cunningham FG, red. (2012). "Endometrial Cancer". Williams Gynecology (në anglisht) (bot. 2nd). McGraw-Hill. fq. 817. ISBN 978-0-07-171672-7. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2014.
  14. "Uterine Cancer - Cancer Stat Facts". SEER (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2014. Marrë më 3 shkurt 2019.