Jump to content

Kanuni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kanuni i Bendës)

Me termin Kanun[a] mëtohet të shënjohet tërësia e normave të së drejtës zakonore shqiptare.[1] Gjatë të paktën pesë shekujve të fundit e deri më sot, ligjet e pashkruara zakonore u trashëguan brez pas brezi nga pleqt fisnorë vetëm në mënyrë gojore.[2] Botimi i parë i përmbledhjes u bë në shekullin XIX,[3] nga administrata osmane.[4]

Besa, burrnia dhe nderi kanë rëndësi kryesore në të drejtën zakonore si gurthemeli i sjelljes personale dhe shoqërore.[1][3][5] Me kalimin e kohës, doket kanunore kanë pësuar zhvillimin e tyre historik, janë ndryshuar e plotësuar me norma të reja, në përshtatje me kërkesat e caktuara të zhvillimit ekonomiko-shoqëror.[6] Kanuni udhëzonte të gjitha aspektet e shoqërisë paramoderne shqiptare në periferinë jourbane të saj,[7] në territoret ku sot shtrihen Shqipëra Veriore, Kosova, pjesë të Maqedonisë e Veriut e Malit të Zi.[8]

Botëkuptimi kanunor vijoi të ushtrohej ndër këto vise, si dhe në trevat e ish-Vilajetit të Kosovësmbretërinë dhe republikën jugosllave. Në vitet e regjimit komunist shteti shqiptar i suprimoi me forcën e ligjit praktikat zakonore duke i mënjanuar si "zakone prapanike". Ushtrimi i normave kanunore u rikthye pas viteve '90 në viset shqiptare pasi kolapsuan institucionet shtetërore;[8] në Shqipëri ushtrimi i së drejtës zakonore u vërejt sidomos në çështjet e lidhura me të drejtën pronësore.[9]

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Fjala kanun ka prejardhje nga fjala greqishte e lashtë κανών, canón, që domethënë "shufër matëse", "standard", dhe nënkupton rregull.[10] Fjala ka të ngjarë të ketë hyrë në gjuhën shqipe përmes turqishtes osmane.[11] Trajtë e cila duhet të jetë bërë e përmbarshme në periudhën osmane,[12] kohë në të cilën edhe tërësia e ligjeve perandorake quhej kanun-name.[13]

Përdorimi dhe emrat e tjerë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aq e përdorur ka qenë në rend bisedor saqë për kur diçka ishte e ligjshme thuhej "asht kanun",[1] "kanunisht",[11] dhe kur ishte e jashtëligjshme "kanuni nuk e ep". Ligjja dokesore quhej vetëm kanun.[14] Von Godin është e mendimit se ligjes dokesore ia dhanë Osmanët emrin kanun dhe se emri shqiptar Lek (ligji) nisi të kuptohej si emër i përveçëm që më pas iu mvesh hartuesit të pandehur të kohës së Skënderbeut, Lekë Dukagjinit.[8]

Përpos emrit kanun fjalët e tjera që janë përdorur për ta përshkruar qenë zakon, venom, usull, itifatk, adet, sharte, udhë ose rrugë.[8][15][16][17][18][19] Në veri të Shqipërisë u përdorte shpesh fjala zakon, që është ruajtur dhe shumë e përdorur në gjuhën shqipe;[20][21] fjala ka prejardhjen nga sllavishtja законъ që domethënë "ligj", "rregull".[22] Ndërsa në jug të Shqipërisë u përdorte shpesh fjala venom.[23] Fjalët usull, itifatk, adet dhe sharte kanë prejardhje turke, ndërsa fjalët udhë ose rrugë kanë prejardhje shqipe.[8]Toskëri quhej Kanuni i Adetit, në Çamëri thjesht Adeti,[6]Labëri Kanuni i Papazhulit dhe Shartet e Idriz Sulit,[24][25] ndërsa në nënkrahinën e Bregut varianti lokal njihej si Venomet e Himarës.[26] Në Martanesh i thonë kanun, ndërsa në Dibër, Kurbin, Bendë e Tamadhe i thonë zakon, në Çermenikë e identifikojnë me Mustë Ballgjinin,[1] bajraktar i Çermenikës nga Gurakuqi[27] (Kanuni i Mustë Ballgjinit).[1]

Studiuesit shqiptarë kanë përdorur disa emra për të referuar format drejtësore të pashkruar, duke përfshirë e drejtë kanunore, e drejtë zakonore, e drejtë dokesore, e drejtë popullore. Meqenëse fjala zakon ka prejardhje sllave, nën ndikimin e gjuhëtarit Eqrem Çabej dhe shqetësimet e vazhdueshme për pastërtinë gjuhësore, disa studiues kanë preferuar të përdorin formën e drejtë dokesore mbi formën e drejtë zakonore;[18] kjo zgjedhje ndihmonte gjithashtu për të kundershtuar studiuesit jugosllavë të cilët pretendonin se ligja e gjetur në veri të Shqipërisë buronte nga Zakoniku i Dushanit i vitit 1349.[21]

Fjalë kjo që është dhënë se vjen nga folja "me u dukë", në kuptimin "për t'u shfaqur, për t'u sjellur". Shumësi Doket nënkupton "një përmbledhje i ligjeve që përcaktojnë se si njeriu të sillet me të njohurit dhe të huajt", duke treguar natyrën arkaike të këtyre rregullave.[18][28]

E drejta zakonore shqiptare vlerësohet si një nga më të vjetrat në Evropë e në botë. Studiuesit e së drejtës krahasuese arrijnë në përfundimin se është më e vjetër se Dymbëdhjetë Tabelat romake dhe e krahasojnë atë me Manusmritin hinduist, duke supozuar një prejardhje të përbashkët.[29][30] Kanuni përmban disa doke që kanë prejardhjen tek besimet pagane, tipare kryesore të të cilave janë adhurimi i paraardhësve, animizmi dhe totemizmi që rrjedhin shumë kohë para Lekë Dukagjinit.[17][31] Duke krahasuar Kanunin e Maleve me Iliadën dhe Odisenë, studiuesi japonez Kazuhiko Yamamoto arriti në përfundimin se konceptet etike themelore të strukturës shoqërore pa shtet të kohërave Homerike – besa, nderi, gjaku, hakmarrja (gjakmarrja), buka dhe miku – janë të njëjtat doke kanunore të shoqerisë fisnore shqiptare.[32][33]

Vizitorja angleze Edit Durham që studjoi fiset shqiptare të veriut, qe një nga të parët që mendonte se vjetërsia e kanunit mund të cekte kohën e bronzit.[3] Të tjerë e kanë parë si kodifikim të ligjeve ilire,[34] si dhe kanë sugjeruar se mund t'i gjurmohen elemente të mbetura nga periudhat prehistorike para-indoeuropiane.[35] Sipas Papadopoulos, provat për një origjinë parahistorike të së drejtës dokesore shqiptare shfaqen tek gërmimet e tumave të Lofkëndit, në jug-qendrën e Shqipërisë, të cilat datojnë nga fundi i kohës së bronzit dhe fillimi i kohës së hekurit, rreth viteve 1300 p.e.s. – 800 p.e.s. Faktikisht aty janë varrosur më shumë meshkuj sesa femra, disa prej tyre bashkërisht, dhe duket se kanë vdekur dhunshëm, mbase si rezultat i gjakmarrjeve.[2]

Gjatë të paktën pesë shekujve të fundit e deri më sot, Kanuni u mbajt gjallë vetëm në mënyra gojore nga pleqtë fisnorë në periferitë jourbane shqiptare. Suksesi i tyre tregon rezistencën e përgjithshme të mënyrave të tilla dhe ngre mundësinë e veçantë që doket të kenë rrënja të lashta. Kanuni i Gjeçovit përfshin shënime mbi ligjin romak, dhe doket pasqyrojnë një sistem juridik të mëparshëm autokton, i cili mbijetoi pushtimin romak të trojeve shqiptare.[2] Sidoqoftë mund t'i vihet re shtresëzime të të gjitha periudhave, si të asaj para-indoeuropiane ashtu edhe indoeuropiane, greke të lashta, romake, ballkanike dhe osmane.[36]

Sipas disa burimeve historike, qeveria e Perandorisë Romake dhe Bizantine ishte e detyruar t'u njihte bashkësive të ndryshme autoktone të drejtën dokesore për vetëqeverisjen vendore.[29] Në këtë kuadër, gjatë kohërave të ndryshme, e drejta dokesore shqiptare veproi krahas me të drejtën romake, bizantine, kishtare, sheriatin dhe ligjet osmane.[6][29]

Mesjeta dhe Perandoria Osmane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Malcolm hamendëson se një kapitull i ZakonikutDushanit të ketë qenë përpjekja e parë për t'i integruar ligjet e maleve.[37] Ndërsa te Statutet e Shkodrës, më të vjetra se Zakoniku, të vetmen folja bessare mendohet se është gjurmë të arbërishtes duke e lidhur me institucionin e besës.[38][39]

Në vitin 1492, Porta e Lartë i njohu zyrtarisht Himarës,[b] si kryeqendër e kryengritjeve të Labërisë kundër Perandorisë Osmane, Venomet e saj për t'u vetëqeverisur.[6] Kur administrata osmane u njoh me organizimin shoqëror të viseve shqiptare, rreth viteve 1550 e përmendin të drejtën dokesore vendore Xhibal Kanuni (Kanuni i Maleve).[12]

Në shek. XVII një anonim përgatiti një studim në gjuhën venete "Informacion mbi origjinën dhe metodën e arbitrazhit në çeshtjen e marrjes së gjakut në Shqipëri", i drejtohej Republikës së Venedikut me qellim që të harmonizoheshin ligjet e shtetërore të Venedikut me Kanunin e shqiptarëve në hapësirën nga Kotorri deri në Shkodër ku shtrihej sundimi i administratës së Venedikut. Senati nuk e miratoi këtë studim, sepse nuk desh të njihej një ligj tjetër në provincat e tij.[40] Në të njëjtin shekull, disa rrugtarë anglezë që vizituan Himarën, shkruajtën për një kod zakonor të fortë i zbatuar nga popullsia vendase.[6]

Pashallëku i Janinës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pashallëkun e Janinës, krahas sheriatit për myslimanët dhe kanuneve kishtare për të krishterët, Ali Pashë Tepelena zbatoi ligjet e tij, duke lejuar vetëm në raste të rralla edhe zbatimin e të drejtës dokesore vendore. Pasi futi në pashallëkun e tij edhe Sulin e Himarën më 1798, ai u përpoq të bënte organizimin gjyqësor në çdo qytet e krahinë dhe, sipas parimit të barazisë para ligjit, të zbatonte ligjet njëlloj si për myslimanët dhe të krishterët. Për të kufizuar vrasjet për gjakmarrje, Ali Pasha zëvendësoi gjakmarrjen me dënime të tjera si shpërblimi i gjakut ose dëbimi deri me dënimin me vdekje.[6]

Që nga shek. XVIII e në vazhdimësi, në Labëri kanë luajtur rol të rëndësishëm "Kuvendet e Burrave" për kufizimin e gjakmarrjes e të pasojave të saj.[6]

Komisioni i Maleve të Shkodrës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kuadër të Tanzimatit dhe zbatimit të reformave, administrata osmane për t'u raportuar me normat dokesore të cilat ishin bashkëushtruar lirisht me Kanunnametë dhe Sheriatin, hapi një zyrë me emërtimin "Komisioni i Maleve të Shkodrës" (tr. Iskodra Xhibali Komisioni) krijuar në vitet 1856-1858, me qendër në Shkodër dhe me pushtet administrativ e gjyqësor në krahinat.[41] Komisioni mishëronte qëndrimet centralizuese të reformave perandorake dhe qasjen që do të kishte me të drejtën dokesore lokale[42] në viset e bajrakut dhe mbështetej kryesisht te Kanuni i Maleve (tr. Kanun-i Xhibal) me ndonjë element administrativ osman. Më 1863 bylykbashi i Grudës nëpërmjet një letre dërguar serxherdesë i kërkonte Kanunin e Xhibalit. Letër që jep arsye për të besuar se bëhet fjalë për një kodifikim në osmanisht. Pjesë të këtij kanuni janë njëzet paragrafë të botuar në salnamenë e vilajetit të Shkodrës më 1894, të cilët u botuan të përkthyera në italisht dhe frëngjisht.[4] Për administratën osmane elementet më të rëndësishme për marrëdhënien mes tyre dhe popullatës ishin: vrasja, gjakmarrja, pajtimet, paret e gjakut, mikpritja, plaçkitjet, hasmëritë mes fiseve.[8]

Shteti totalitar i drejtuar nga Enver Hoxha i shpalli luftë të ashtuquajturave besëtytni dhe zakone prapanike, duke iu dhënë statusi i mbeturinave arkaike dhe vëllimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit mbledhur nga Gjeçovi hyri në listën e librave të ndaluar.[43] Ndaloi në mënyrë efektive praktikën e Kanunit me ashpërsi dhe një politikë të fortë shtetërore. Sidoqoftë, pas rënies së komunizmit, disa komunitete janë përpjekur të rizbulojnë traditat e vjetra, por disa nga pjesët e tyre janë humbur, duke çuar në frikën e keqinterpretimit. Në vitin 2014 rreth 3,000 familje shqiptare u vlerësuan se ishin të përfshira në gjakmarrje dhe kjo që nga rënia e komunizmit ka çuar në vdekjen e 10,000 njerëzve.[44]

Këto ligjësi janë rishfaqur gjatë viteve 1990 në veri të Shqipërisë, pasi njerëzit nuk kishin besim te qeveria lokale dhe policia e pafuqishme. Ekzistojnë organizata që përpiqen të ndërmjetësojnë midis familjeve në grindje dhe përpiqen t'i bëjnë "faljen e gjakut", por shpesh mjeti i vetëm është që burrat të ndryhen në shtëpitë e tyre, të cilat konsiderohen nga Kanuni strehime të sigurta, ose që të ikin nga vendi. Gjithashtu vlerësohet se hajdutët duhet të paguajnë një gjobë në shumën që është vjedhur.[45]

Pas autoriteteve osmane, i pari që mblodhi material dokësor ishte prifti Nikollë Ashta, i cili i botoi Albania e Konicës më 1897-98.[46] Pas tij Lazër Mjedja më 1901,[47] dhe Gjeçovi tek e përkohshmja Hylli i Dritës nga viti 1913 deri në vitin 1924, por botimi i plotë i kodifikimit të tij do të dilte pas vdekjes, më 1933.[3][46][48] Më pas kjo punë grumbullimi përvijoi nga Zef Valentini, Margaret Hasluck, Rrok Zojzi, Qemal Haxhihasani, Frano Illia, Kristo Frashëri,[49] Xhemal Meçi, Pal Doçi, Fadil Mehmeti, Haxhi Goci, Shefqet Hoxha, Xhafer Martini[6] dhe Bardhyl Prifti.[50]

Kanuni i Lekë Dukagjinit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjeçovi realizoi kërkimin në terren dhe e kodifikoi kanunin duke zgjedhur të bënte krahasime me kodifikime ligjesh të lashta dhe të njohura si Manusmriti, Ligji i Dymbëdhjetë Tabelave dhe Besëlidhja e Vjetër. Duke e bërë kështu mbase rasti i parë në literaturën etnografike në Ballkan ku materiali etnografik u shndërrua në kod.[51]

Kodifikimi që i bëri Gjeçovit variantit të kanunit që u emërtua "i Lekë Dukagjinit" çoi drejt përfytyrimit kolektiv të një kodi ligjor mesjetar të lidhur dhe madje të krijuar nga vetë fisniku arbëror[51] të shek. XV sipas disa studjuesve.[52] Gjeçovi vetë e titulloi ashtu, por po ashtu në shumë raste në tekst përdor Kanuni i Maleve.[51] Gabimisht mendohet se ky variant praktikimi i të drejtës kanunore ka qenë i vetmi, dhe autorësia vetëm besohet se është e fisnikut arbër.[53] Vlora mendon se mveshja është bërë krejt arbitrare, pa asnjë bazë historike.[54] Valentini përcjell se termin Kanuni i Lekës nuk e ka hasur në asnjë burim përpara shek. XIX[17] dhe mendohet të jetë (si dhe Zakoni i Kurbinit që quajt i Skënderbeut) thjesht konstrukt letrar.[1]

Gjeçovi nisi t'i botonte mbledhjet e tij së pari tek Albania e Konicës më 1897-98 dhe më pas tek e përkohshmja Hylli i Dritës nga viti 1913 deri në vitin 1924, por botimi i plotë i kodifikimit të tij do të dilte pas vdekjes, më 1933, e mbledhur dhe kodifikuar nga Shtypshkronja Françeskane në Shkodër, me Biografí nga Pashk Bardhi dhe Parathâne nga Gjergj Fishta.[3][55] Një kodifikim tjetër është ai që u përgatit për botim nga Emid Tedeskini dhe Bernardin Palaj.[56]

Kanuni i Lekë Dukagjinit i Gjeçovit ka qenë dhe ende është përmbledhja që ka ndikuar më shumë në të gjitha studimet pasuese të dokeve shqiptare.

Në vitin 1997 Xhemal Meçi botoi variantin e Pukës dhe më 2002 variantin e Mirditës.[1]

Kanuni i Skënderbeut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti 1933 deri në vitin 1966, Frano Illia mblodhi normat zakonore në viset e Kurbinit dhe më gjerë.

Fillimisht Illia donte të emërtonte veprën e tij Zakoni i Kurbinit sepse kjo ishte zona në të cilën ai kishte mbledhur pjesën më të madhe të materialit, por, siç e thekson edhe ai vetë, duke u thelluar çështjen dhe zgjeruar hulumtimet në të gjitha rajonet e Shqipërisë qendrore që i përkisnin Skënderbeut, vlerësoi të përshtatshme të quante veprën ë tij Kanuni i Skënderbeut. Përmbledhja u botua në vitin 1993.[1]

Xhafer Martini botoi librin Kanuni i maleve të Dibrës në vitin 2003 dhe Kanuni i Dibrës më 2007.[1]

Haxhi Goci botoi librin Kanuni i krahinës së Bendës në vitin 2010.

Shefqet Hoxha botoi librin E drejta dokesore në Lumë: (Kanuni i Lumës) në vitin 2013.

Kanuni i Labërisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbledhja e këtij varianti u bë në vitet '50 nga Zojzi, mbledhje që u bë në krahinat jugperëndimore të Shqipërisë, Lumi i Vlorës, Himarë e Kurvelesh.[57] Duke përpunuar materialin etnografik të Zojzit, Ismet Elezi botoi më 1994 një libër mbi të drejtën zakonore të Labërisë,[58] dhe më pas, në vitin 2002 botoi dhe më 2006 ribotoi veprën Kanuni i Labërisë.[6]

Forma Kanuni i Papazhulit përdorej më përpara dhe sipas Eqrem bej Vlorës kur gjysmën e parë të shek. XVIII lebërit filluan të bëheshin myslimanë, e quajtën i Idriz Sulit - që ishte në atë kohë një kryetar i Progonatit. Himara që mbeti e krishterë vijoi të përdorte emërtimin e moçëm.[59]

Në fshatin Zhulat gojëdhëna kumton që në kohët bizantine jetonte një prijës i shquar i quajtur Papazhuli, i cili "nga mosha ish plak'i thinjur, por nga mëndja e nga krahu ish djal'i ri". Në atë kohë një ushtri e madhe kish ardhur nga deti, prijësi i të cilës quhej Kryelesh. Forcat e zbarkuara nga Adriatiku u ndalën në Fushën e Bardhë nën Zhulat dhe i çuan fjalë Papazhulit se ajo ushtri mësynte Kostantinopojën dhe nuk kishte qëllim të mpleksej me krahinën. Palët dhanë besë që për tri ditë të mos prekej njëri-tjetri dhe shkëmbyen pengje besimi, Papazhuli u tërhoq dhe të tretën ditë iu fanit sikur i foli dielli duke i thënë "mos e prek arín që të pret udhën". Kësodore Papazhuli e lejoi të kalonte ushtrinë lirisht ndër ato vise, Kurveleshit i mbeti emri në ndër të prijësit Kryelesh dhe në Kanunin e vendit u bënë disa ndryshime për t'iu afruar Kanunit të të huajve.[59]

Sipas një gojëdhëne radhitur nga Çabej më 1938-39:[60]

"Thuhet se para afërsisht një shekulli u patën bashkuar dy të parë nga të Labërisë, Idris Sulli nga Zhulati dhe Demir Dosti prej Kardhiqi për të reformuar kanunin e vjetër, posaçërisht për të rregulluar rishtas çështjen e rrëmbimit të moçëm dhe të zbimit të gruas."

Më tej shton komentimin e tij:

"Si duket, institucionet e lashta nuk po përkonin më me gjendjen e kohëve të reja."

Baronesha gjermane Von Godin dhe Eqrem bej Vlora, me kërkesë të françeskanëve, nisën përkthimin e variantit të Lekë Dukagjinitgjermanisht që nga 1938, ribotuar më 2001.[61] Më 1941 botohet në gjuhën italiane i variantit të Lekë Dukagjinit, përkthyer nga françeskani Pal Dodaj, përkujdesur nga Gjergj Fishta dhe Zef Skiroi, me parathënie nga Federiko Pateta.[62] Ribotuar në Leçe më 1996, përkujdesur nga Patricia Resta,[63] dhe më tej në 2009.[64] Më 1989 u botua një version i dyfishtë anglisht-shqip[3][65] dhe më pas u përsërit në një version të vitit 1992 i variantit të Lekë Dukagjinit me parathënie nga Martin Camaj.[66]

Më 2017 u botua përkthimi në italisht i variantit të Skendërbeut, përkthyer nga Genc Lafe dhe nën përkujdesjen e Donato Martuçit.[67]

  1. ^ Kanû/-ja në malësitë e Veriut. Në trevat shqiptare përdoren gjithashtu fjalët: doke, zakon, venom, usull, itifatk, adet, sharte, udhë ose rrugë.
  2. ^ Në shekujt XV dhe XVI Himara përfshinte bregun e detit deri në Butrint dhe gjithë Labërinë e sotme.
  1. ^ a b c d e f g h i Martucci, Donato (2017). "Le consuetudini giuridiche albanesi tra oralità e scrittura". Palaver (në italisht). Vëll. 2. fq. 73–106. ISSN 2280-4250.
  2. ^ a b c Galaty, Michael L. (2018). Memory and Nation Building: From Ancient Times to the Islamic State (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 101–102. ISBN 9780759122628.
  3. ^ a b c d e f Arsovska, Jana (2006). Gender-based Subordination and Trafficking of Women in Ethnic Albanian Context (në anglisht). Garant: Kolor: Journal on moving communities v. 6, n. 1. fq. 10. ISBN 90-441-2008-5.
  4. ^ a b Ulqini, Kahreman (1991). Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë: Instituti i Kulturës Popullore. fq. 72–76.
  5. ^ Gawrych 2006, p. 115.
  6. ^ a b c d e f g h i Elezi, Ismet. "Mbledhja e Normave të Kanunit të Labërisë". kanunilaberise.tripod.com. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2019. Marrë më 27 gusht 2019.
  7. ^ Galaty, Michael L. (2002). "Modeling the Formation and Evolution of an Illyrian Tribal System: Ethnographic and Archaeological Analogs". përmbledhur nga William A. Parkinson (red.). The Archaeology of Tribal Societies (në anglisht). Berghahn Books. fq. 109–121. ISBN 1789201713.
  8. ^ a b c d e f Reinkowski, Maurus (2005). "Gewohnheitsrecht im multinationalen Staat: Die Osmanen und der albanische Kanun". Rechtspluralismus in der Islamischen Welt: Gewohnheitsrecht zwischen Staat und Gesellschaft (në gjermanisht). Vëll. 16. Walter de Gruyter. fq. 121–142. ISBN 9783110184556.
  9. ^ Bardhoshi, Nebi (2012). "Property in Customary Law". Albania: Family, Society and Culture in the 20th Century (në anglisht). Vëll. 9. LIT Verlag Münster. fq. 73. ISBN 9783643501448.
  10. ^ κανών, Henry George Liddell, Robert Scott, A Greek-English Lexicon, on Perseus
  11. ^ a b Dizdari, Tahir (2005). Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. AIITC. fq. 491–492.
  12. ^ a b Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri. Vëll. 1. Tiranë: 55. fq. 64–65. ISBN 978-99943-56-83-6.
  13. ^ Martucci 2017, pp. 78–81
  14. ^ Hasluck, Margaret (2015). The Unwritten Law in Albania (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 14–15. ISBN 9781107586932.
  15. ^ Martucci 2017, pp. 78–81
  16. ^ Schmidt-Neke, Michael (2003). "Einführung. Der Kanun der albanischen Berge: Hintergrund der nordalbanischen Lebensweise". Der Kanun: das albanische Gewohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (PDF) (në gjermanisht). Pejë: Dukagjini. fq. xi. ISBN 9783942437332. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 qershor 2016. Marrë më 15 tetor 2019. Ein weiterer, vielleicht der ältere Begriff für das Gewohnheitsrecht ist doke.
  17. ^ a b c Studime Historike. Vëll. 9. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSH., Instituti i Historisë. 1972. fq. 107–110.
  18. ^ a b c Camaj, Martin (1989). "Foreword". The Code of Lekë Dukagjini (në anglisht). Përkthyer nga Leonard Fox. New York: Gjonlekaj Publishing Company. fq. xiii-. ISBN 9780962214103.
  19. ^ Meçi, Xhemal (2002). Kanuni i Lekë Dukagjinit: në variantin e mirditës. Geer. fq. 12. Kanuni, gjithashtu i njohur edhe si doke...
  20. ^ Martucci 2017, pp. 78–81
  21. ^ a b Bardhoshi, Nebi (2013). "The Ethnography of Law in a Dictatorial Situation". përmbledhur nga Aleksandar Boskovic; Chris Hann (red.). The Anthropological Field on the Margins of Europe, 1945-1991 (në anglisht). LIT Verlag Münster. fq. 175. ISBN 978-3-643-90507-9.
  22. ^ Omari, Anila (2012). Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe. Kristalina KH. fq. 323–324.
  23. ^ Martucci 2017, pp. 78–81
  24. ^ Dojaka, Abaz (1979). "Zgjidhja e martesës në Shqipëri". Etnografia shqiptare. Vëll. 10. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Sektori i Etnografisë. fq. 10.
  25. ^ Martucci, Donato (2010). I Kanun delle montagne albanesi: fonti, fondamenti e mutazioni del diritto tradizionale albanese (në italisht). Edizioni di Pagina. fq. 20. ISBN 9788874701223.
  26. ^ Habazaj, Albert (2015). Krahina e Himarës në studimet albanologjike të prof. Dr. Jup Kastratit. Vlorë. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2019. Marrë më 1 shtator 2019.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  27. ^ Hasluck 2015, p. 118.
  28. ^ Martucci 2010, p. 16.
  29. ^ a b c Rushani, Mirie (1997). La vendetta ed il perdono nella tradizione consuetudinaria albanese (në italisht). Religioni e Società. fq. 137–152.
  30. ^ Yamamoto, Kazuhiko (2005). The ethical structure of Kanun and its cultural implications (në anglisht). Melosi Design. ISBN 9780972992398.
  31. ^ Yamamoto 2005, p. 164
  32. ^ Yamamoto, Kazuhiko (2002). "The Ethical Structure of Homeric Society". Collegium antropologicum (në anglisht).
  33. ^ Cullhaj, Florian (2016). Democratization from Within: Political Culture and the Consolidation of Democracy in Post-Communist Albania (në anglisht). Edizioni Nuova Cultura. fq. 222–223. ISBN 978-88-6812-825-8.
  34. ^ Cook, Bernard (2001). Europe since 1945: an encyclopedia (në anglisht). Vëll. 1. Garland Publishing. fq. 22. ISBN 0-8153-4057-5.
  35. ^ Cancik, Hubert; Schneider, Helmuth (2002). Brill's New Pauly Encyclopaedia of the Ancient World. Classical Tradition (në anglisht). Brill. fq. 92. ISBN 90-04-14221-5.
  36. ^ Sellers, Mortimer; Tadeusz, Tomaszewski (2010). Rule of Law in Comparative Perspective (në anglisht). Springer Verlag. fq. 205. ISBN 978-90-481-3748-0.
  37. ^ Malcolm, Noel (1998). Kosovo: A short history (në anglisht). New York: New York University Press. fq. 54. ISBN 0-8147-5598-4.
  38. ^ Klosi, Ardian (30 tetor 2002). "Statutet e Shkodrës - kujtesa historike e rigjetur". Shekulli. 297: 1, 17.
  39. ^ Vehbiu, Ardian (27 shtator 2009). "Etiketat shtegtare". peizazhe.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  40. ^ Zeqo, Moikom (2002). Zgjidhja e mosmarrëveshjeve sipas Kanunit të shqiptarëve në optikën e të huajve. Pajtimi 1. fq. 57–60.
  41. ^ Ulqini 1991, p. 93.
  42. ^ Pritchard, Eleanor (2014). Albanian Law and Nation-Building in Northern Albania and Kosovo (në anglisht). Oxford. fq. 184.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  43. ^ Hankollari, Blerina (2018). "Shteti antifetar shqiptar dhe etnografia profanizuese: elementi botëformues në etnografinë socialiste shqiptare" (PDF). Antropologji. 1 (1): 113, 116. ISSN 2617-9768. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2021. Marrë më 10 shtator 2021.
  44. ^ "'We'll Get You': An Albanian Boy's Life Ruined by Blood Feuds". Spiegel Online (në anglisht). Spiegel Online GmbH. 6 qershor 2014. Marrë më 12 qershor 2014.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  45. ^ Gawrych 2006, p. 30.
  46. ^ a b Schmidt-Neke 2001, pp. iv, 212.
  47. ^ Schmidt-Neke 2001, p. 217.
  48. ^ Fiedler, Wilfried (2006). Einführung in die Albanologie (në gjermanisht). Meißen. fq. 102.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  49. ^ Ahmeti, Musa (2005). Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë. Vëll. 9. Lemba.
  50. ^ Bardhoshi 2016, p. 121.
  51. ^ a b c Bardhoshi 2016, pp. 119-120.
  52. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913 (në anglisht). London: IB Tauris. fq. 30. ISBN 9781845112875.
  53. ^ Di Lellio, Anna (2006). The Case for Kosova: Passage to Independence (në anglisht). Anthem Press. fq. 181. ISBN 978-0-85728-712-0.
  54. ^ Vlora 2010, p. 62.
  55. ^ Elsie, Robert (1997) [1995]. Histori e Letërsisë Shqiptare (PDF). Përkthyer nga Myftiu, Abdurrahim. Pejë: Dukagjini. fq. 153, 391.
  56. ^ Bardhoshi 2016, pp. 120-121.
  57. ^ Bardhoshi, Nebi (2016). Antropologjia e Kanunit. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. fq. 172–173. ISBN 978-9928-185-38-9.
  58. ^ Martucci 2017, pp. 78–81
  59. ^ a b Vlora, Ekrem (1957). "Disa gojëthanje mbi "Kanunin e Papazhulit (ose të Idriz Sullit)"". adsh.unishk.edu.al. Romë: Shêjzat (it. Le Pleiadi) vj. 1, nr. 2-3. fq. 56–61. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2019. Marrë më 27 gusht 2019.
  60. ^ Çabej, Eqrem (2006). Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes. Tiranë: Çabej. fq. 25–26. ISBN 99927-33-72-1.
  61. ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Kosovo (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 368. ISBN 9780810874831.
  62. ^ Elsie, Robert (2015). The Tribes of Albania: History, Society and Culture (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 351. ISBN 9781784534011.
  63. ^ Elsie, Robert (2001). A Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture (në anglisht). C. Hurst & Co. Publishers. fq. 148. ISBN 9781850655701.
  64. ^ Genesin, Monica (2014). "Alcune osservazioni sulla terminologia relativa ai rapporti fra i sessi nei Kanun delle montagnealbanesi". Palaver (në italisht). 3 (1): 253–288.
  65. ^ Kanuni i Lekë Dukagjinit (në anglisht). Përkthyer nga Leonard Fox. Gjonlekaj Pub. Co. 1989. ISBN 978-0-9622141-0-3. Marrë më 14 tetor 2019.
  66. ^ Martucci 2010, p. 238.
  67. ^ Imbriani, Eugenio (2019). "Donato Martucci, Genc Lafe, Il Kanun di Skanderbeg. Con la traduzione integrale del Kanuni i Skanderbegut di Frano Illia, Lecce, Grifo, 2017". 2280-4250 (në italisht). 8 (2): 321–323.