Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Karadaku me 30 nëntor 1944)
Shko te: navigacion, kërko

Rezistenca e armatosur e Karadakut në juglindje të Kosovës 1941-1951

  • Reflektimi i tyre në opinionin publik ~( 28 shtatorit 1942 dhe 30-të nëntor- 1944)

Lufta e Dytë Botërore - Shqiptarët sikur edhe popujt tjerë u gjenden para sfidave dhe shpëtimi nga PUSHTIMI fashist dhe në një koalicioni kundër tyre. Dhe, me formimin e grupeve të para ilegale të rezistencës së armatosur u radhët edhe shqiptarët në zonën e pushtuar nga bullgaret të Kosovës ushtrohej dhunë e represion gjithmonë e më i madh, prandaj edhe LNÇ-ja, po zhvillohej ne ato zona në përmasa më gjithë përfshirëse. Rrathët e fshatarëve dhe minatorëve po shtoheshin përkrah LNÇ-së, ku pas daljes nga burgu Xheladin Kurbalia, formohet grupi i parë ilegal nga Babush e Kadri Halimi, Kurtesh Agushi, Selami dhe Shemsi Hallaçi, mësuesit nga pjesa tjetër shqiptare : Hasan Dyngjeri, Sadri Mehmeti, Muharrem Çollaku, Malë Beci, Vesel dhe Vehbi Rexhepi.

Në muajt e verës korrikut të vitit 1942, po zgjeroheshin radhët edhe në mes të Gjilanit dhe Dardanës (ish-Kamenica) si në Petroc nga Xheledin Kurbaliu formohet një grup, prej andej përmes Sinan Hasanit një tjetër në Pozhoran dhe nga ana e Ramadan Agushit në Tërpezë të Vitia. Edhe në Preshevë përmes Avdullah Presheva-Krashnicës formohet një grup nga vëllazërit Selami e Shenasi Hallaçi, Riza Selimi, Selim Selimi, Xhemush Bina përmes një lidhje nëpër Karadakun e Shkupit dhe të Kumanovës nga ana e Hazir Hazirit'[1] në zonën e Karadakut të Gjilanit.

Aradha e parë shqiptare partizane e Kosovës

Aradha e parë shqiptare partizane e Kosovës u formua me 28 shtator 1942 në Ramjan te Vitia. Përballja po zinte fill si rezistencë e mos durimit, mbylljes brenda vetëvetës dhe shikimi i horizontit për të qarë këtë rrethimë të hekurt që po ngushtohej ditë e për ditë shtohej edhe më tepër. Kjo po bëhej në mes brigjeve të lumit Morava dhe Bjeshkës së Madhe, Karadakut përmes mësuesve, nxënësve e studentëve nëpër manastire e mejtepe që për herë po shtohej me mësimin anëtarë ndër oda e konakë të kthyera në mësojtore të para si ato fetare edhe laike.

28 shtator 1942, pas një konsultimi nga grupet e armatosura antifashiste në një fshat të Ferizajt erdhën deri te marrëveshja që në misrishtën e Ramjanit të mblidhen si një tog ndër ata që bënin bërthamat e para të atyre motmoteve në frymën e luftës çlirimtare, po prini Babushi e Kadri Halimi, Kurti, Selami, Meta, Çollaku dhe Beci.[2]

Xheladin Kurbalia sapo ishte kthyer nga burgu me një përvojë të madhe po i mbledh rreth vetës në shtëpinë e tij të marrë për banim prej se ishte ik si muhaxhirë nga anën tjetër që shtypej më fortë nga dajaku e plumbi i Bugarit dytë. Mëhallë më mëhallë po endeshin njerëzit e tyre për t'i bërë mendjet në forcimin e krahëve të tyre, jo vetëm për në punët e mundimshme që bënin nëpër minierat që po grabisin të huajt pasurin e tyre, por edhe nga një krah pushke për të forcuar përballjen përmes një rezistence të pamposhtur, duke u ndërlidhur përmes koriereve nëpër të gjitha shtigjet që çonin drejt një udhe që e shihnin dritën dhe të nesërmen e tyre të lirë. Ata besoni në bindjet e tyre që do ta arrinin me formimin dhe rreshtimin e tyre në aradhen e parë që kishte bërë skeletin e një hierarkie ushtarake komanduese e të ndërlidhur me një front të përbashkët që lidhja mbahej përmes Kokës.

Komitetin e Gjilanit e përfaqësonte Xheledin Kurbaliu, sepse një lidhje e tillë serioze ishte mjaftë bindëse e shpresëdhënëse nisi në një cep të Ramajve në drithnajat që po vihej në një bazë të fortë përmes një të dërguari Fadil Hoxha[5]] nga ana tjetër e tokës së Kosovës Juglindore së bashku me Spahiun, Kërpuskën, Gulin, Kaspin, Dejdini dhe Sojevën Kosova IX.

Sulimi i parë i armatosur

Sulimi i parë i armatosur për marrjen e Minierës së Llojanit në mes të Preshevës dhe Kumanovës. Natën e 28 shtatorit të asaj vjeshtës së hershme kishin arritur edhe luftëtarë të tjerë që zgjodhën Xheledin Kurbalën për t'i prirë në aksionin e parë për të liruar nga pushtuesit digat e pasura të minierës, në të cilin aksion prijnë Xheladin Kurbaliu, komandant, Fadil Hoxha, Komisar Kurtesh Agushi, Sinan Hasani, Riza Selimi, Reshat Xhaferi, etj. si dhe Hazir Kokës'[6] dhe pas vrasjes së tij, caktohet Ramiz Cërnica dhe Kurtesh Agushi* [[7]][3]. Ata po i mbështeste fuqishëm edhe iu bashkuar edhe nënprefekti i kazasë Rifat Berisha dhe nga anën e Liman Staneci që përbënte karahun tjetër në Kosavë LindoreLidhja e Dytë e Prizrenit të një lidhje gjithandej etnisë.

Formimi i aradhës së Sharrit dhe UNÇ të Kosovës

Më pas nis një varg zinxhir i shtrirjes së dhunës përmes një sulimi i parë i armatosur vale të re të arrestimeve, burgosjeve, por edhe vrasjeve sikur që pasoi detyrimisht tërheqjen kah Maja e Sharrit që shoqërohet me një anarki të parnim-dorëzimit në mes forcave të huaja të koalicionit fashist. Nga ana tjetër pas një konflikti të armatosur ka dalë në skenë Mullai i kazasë në mbrojtje të atyre që po u rrezikohej jeta, pasuria dhe lëvizja e tyre nga të ashtuquajtur "Dora e zezë" që vriste e priste natën dhe ditëm drekë, edhe atë në qendër të kazasë së vjetër. Por, secili po arrinte të kuptojë atë që po ndodhë ishte qartësia deh bindja se nuk ka zgjidhje tjetër pos lirimit nga ajo "dorë e zezë" që u sillej kokave të tyre si një murtajë dhe me tehun eskuadronave të vdekjes. Shumë kujt i ra hise që për t'i dalë në krah një grupi të tij që po tërhiqej malit nga një rrethim spontan që po i bëhej atyre se gjoja me veprimet e tyre, fillimisht numëroheshin në kishta dhe po e sertoni e hatroni zullumqari që shfrehej për ti nënshtruar me jetuar ende me logjikën e robit dhe shfrytëzimin e robit deri në asgjësim dhe asimilimin e atyre që po e rezistoni fuqinë e tyre pushtuese. Si embrone të para të LNÇK-së nga viti 1942 në Kosovë u formuan çeta të armatosura partizane: " Zenel Hajdini " ( shtator 1942) çeta e Sharrit ( nëntor 1942), " Emin Duraku (janar 1943 ), e Karadakut ( janar 1943 ), dy bataljionet kosovare dhe Brigada maqedono-kosovare ( shtator 1943). Në prill 1943 u formua Shtabi Kryesor i Ushtrisë NÇ për Kosovë, Në fund të v. 1943 në K. ishin ngritur 81 këshilla NÇ. Pra Komiteti Krahinor i Kosovës dhe Shtabi Kryesor i UNÇ të Kosovës - komandant Fadil Hoxha kanë qenë të pavarura. Gjatë LANÇ të Kosovës, (Fadil Hoxha) as Shtabi Kryesor i Ushtrisë NÇ për Kosovë, në asnjë mënyrë nuk iu është drejtuar Shtabit Suprem të UNÇJ ose Titos si komandant suprem ose Shtabit Kryesor të Serbisë. Bashkëpunimi dhe kontaktet me Shtabin kryesor të UNÇ të Shqipërisë ishin të shpeshta. Brigada e Parë dhe e Katërt e Kosoves dhe Brigada e Tretë dhe e Pestë e UNÇSH-së, çliruan Kosoven dhe Rr.e Dukagjinit. U shkel mbi gjakun e mijëra dëshmorëve dhe vendimeve të sjelura nga Konferenca e Bujanit, e cila u mbajtë pikërisht për ti kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë 29-30 nëntor 1943 ,dhe më 27 koorik 1945, ku këtu ishte vendosur që Kosova dhe viset tjera shqiptare në RPFJ(RSFJ). të mbesin në përbërje të J. si më parë.[4]

Krahu Lidhja e Dytë e Prizrenit[5]

Lidhja e Dytë e Prizrenit u mbajt (Lidhja e II-të) në Prizren prej 16-20 Shtatuer 1943, ku shprëhja gjeografike «KOSOVA» nuk kufizon vetem vendet qi përmblidhen mbrenda kufijve administrativ të krahinës, ecila mbanë kët ëmen dhe ka ruejtë shumicendermuese e kompakte të banorve shqiptarë, por shi për kët arsye ajo përfaqëson dhe symbolizon edhe të gjitha viset tjera Shqiptare të robnueme nën pushtimin e Jugosllavis. Bruxelles, Me 6 Qershuer 1964[6]. Pra, që nga Marrëveshja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit edhe krahu Lidhja e Dytë e Prizrenit[7] në juglindje të Kosovës në krye me Adem Gllavica e Mulla Idriz Gjilani.

Mulla Idriz Gjilani, sipas dr.Muhamet Pirrakut i kishte mbledhur krerët e gjitha krahinave juglindore në një besëlidhje për të mos lejuar asnjë trup të trupave të huaja për të kaluar këndej kufirit përgjatë udhës së Frëngut nëpër të cilën udhë lëviznin përmes vijës hekurudhore në juglindje dhe perëndim. Aty bashkohen të gjithë në një fushëbetejë të mbeten të pamposhtur te Beteja e Rekës RaincësGjakut, ku trupat pushtuese u kapën nga forcat vullnetare në një trekëndësh të asaj ngushtice që nisi përpjetë deri në Majën e Zezë, të Brezës dhe atë të Sharrit, duke iu dhënë një mësim se si luftonin për tokën e tyre, ku me atë rast si ditë feste muarën dhe vendosën Shkabën dykrenare pa kurrfarë nishani tjetër në të gjitha qendrat përgjatë frontit juglindor.Në një copë të vogël tokë, në një cep të saj, po bënë luftë të madhe...

Beteja e Myqybabës

Dhe ajo Llaposhnicës që pasoi pas Beteja e Rekës Raincës përgjatë udhës Frëngut* Reka e Gjakut (u zhvilluan në rrethinën juglindore të Gjilanit, Kosovë më 30 nëntor 1944 ndërmjet një koalicioni të LNÇ- antifashist të Ballkanit dhe BRSS pro anglo-amerikane. Depërtimi i shpejtë i forcave të rreshtuara nga mbeturinat e forcave çetnik serbo-bullgare të Ballkan tronditi parinë politike që i udhëheqete shqiptarët dhe atë të vendeve fqinje, për shkak të ndikimit prorus, karshi boshtit anglo-amerikan të boshtit natifshiast.

Me 6 tetor 1944 u formua brigada XVII maqedonase me Glisha Sharanoviqin komandant, që shpejt shtoi radhët e numrin e ushtarëve. Me 14 nëntor, kjo brigadë hyri në Shkup për t`u nisur po atë ditë për në Kaçanik. Vetëm për një muaj e diçka, deri me 14 nëntor 1944 likuidoi rreth 200 shqiptarë. Pas vrasjes se 128 vetave në fshatin Bllacë e Ultë, kjo brigadë u nis për në KaradakGjilanit, me atë rast në Stubell masakroi mizorisht tetë shqiptare. Më 30 nëntor të viti 1944, thirrjes së lidhur në Kuvendin e Livadhit të Shehit te Bria e Preshevës një ditë më parë u ishin përgjigjur vetëm vullnetarët e tri fshatrave ; Buricë, Lipovicë, Kokaj, Llocë, Depcë deri në dhjetra veta, por numri i tyre iu shtuan edhe për disa vetë. Trupat e mobilizuara të komanduara nga Sharanoviqi prej Gjilanit, depërtojnë përmes Pisjanit dhe nëpër Zhegër, duke trupuar lumin Morava e Binçes për ta shkelur Karadakun. Siç dihet pas tri bisedeve të ndërmjetësuara e Abdullah Preshevës, i cili nuk kishte garantuar se Brigada e XVII-të serbo-maqedone do të kalonte pa shkelur "në çdo pëllëmbë toke, duke hyrë edhe nëpër brenda nëpër shpia", nuk ishte arritur marrëveshja për leje kalimin nëpër Karadak, pasiqë edhe para orës para të mëngjesit iu ofruan Myqybabës. Aty i priten rojet shqiptare. Kolonat pushtuese janë shtrirë për dhe barkas dhe kishin kërkuar leje me kalue për Preshevë. Kjo kërkesë e tyre nuk u pranua, dhe ne ora 10-të filloi sulmi i tyre. Fillimisht, mbrojta e barikaduar mirë i theu mbi tri herë dhe mobilizoheshin prapë me vullnetar tjerë në Pasjan, duke qëndruar deri në mbarmje. Numri i tyre vinte e shtohej gjithnjë, duke u shtuar me serb të katundeve Anamoravë, deri sa ndodhi dhe u plagos komandanti i forcave shqiptare Ymer Myqybaba, i cili përherë ishte në krahun e mbrojtjes së popullatës civile, edhe të serbëve të Pasjanit gjatë pushtimit italo-bullgar dhe, ku shumë kishte të plagosur tjerë e të vrarë. Forcat e koalicionit pro-rus që mësynte prej tri anëve në ora tetë hynë në katund, nga i cili gratë dhe fëmijët ishin larguar në drejtim të Karadakut lindor me kohë dhe ishin vendos ne Kokaj, dhe Llocë. Më vonë pas depërtimeve nga Maja e Curretëve, ku ishte edhe komandant pas që ka marrë plagë vdekjepruese, dhe fshatit i vihet zjarri shtëpive nga forcat okupuese. Pas plagosjes në anën e majtë nën kraharorë të Ymerit, rezistencën e armatosur e kishte pas mbajtur një grup në tërheqje në krye me Xhemë Lekin (Xhemail Ibrahimit), ku i kishte pas veti njësitin e vëzhguesve në prapavijën e luftës barikadohet në Llapushnicë, ku derdhet proi i Hardhisë në shpatin e Kokajve, po atë ditë ditë pas Shën-Mitrit të vitit 1944, pasdite një luftë ballë për ballë me forcat armike që ia kishini vënë zjarrin Myqybabës.

Beteja e Llapushnicës

Komandantet lokal ia kishin mbajtur krahun perëndimor në Komitetin për mbrojtjen e trojeve etnike nga aneksimi i dhunshëm serb, për t’ia prerë vijën hyrjeve të forcave të huaja, përmes enklavave, te lumi i Moravës, të Brigadës XVI-të serbe dhe asaj të XVII-të maqedone, kur u bë një rezistencë e armatosur nga vullnetarët për ta mbrojtur prakun e shtëpive të tyre të prirë nga Komandant Ymer Saqipi (Myqybaba) dhe pas plagosjes në anën e majtë nën kraharorë të Ymerit, rezistencën e armatosur e kishte pas mbajtur një grup në tërheqje, ku i kishte pas veti njësitin e vëzhguesve në prapavijën e luftës barikadohet në Llapushnicë, ku derdhet proi i Hardhisë në shpatin e Kokajve, po atë ditë ditë pas Shën-Mitrit të vitit 1944, pasdite një luftë ballë për ballë me forcat armike që ia kishini vënë zjarrin Muçibabës. Atë ditë në vijën e frontit siç dihet kishte mbet i plagosur për vdekje Ymer Myqybaba sa ishte në tërheqje në drejtim të Kokajve, si edhe një luftëtar nga fshati Llovcë i lagjes së Hazirajve, Ahmet Haziri, plagoset dhe pas dy javësh vdes më vonë nga plagë e marrë vdekjepruese me 14 dhjetor 1944.

  • Vija frontale e Betejës ishte nga Kotliana e deri te Gryka e Lerajve e deri te Maja e Curretëve.

Në tërheqje disa luftëtar me Xhemë Lekin u fortifikuan në një shpellë guri dhe vranë togun e diversant të armikut, për ti dhënë leksion atyre që kishte mësy me shkel në Karadakun. Disa prej tyre i kish pas nxënë taksiroti, e vriten aty, 6-të të parët mbetën të vrarë, dhe ma vonë përforcimet pati tjera që arritën të kapen dhe mbahen rob nga ana e çetnikëve, dy të rinjët, Jashari e Kadri Koka pasiqë i lidhën për pushkatim, i liruan sa për ti bartur me gomar për t'i ngarkuar të vrarët në Llapushnicë, ndërsa të tjerët e vrarë anës tjetër të vendi i quajtur te Qafa e Lekit në mes Buricës, Lipovicës e Myqybabës, të cilët i përcollën me çerret të mbushur përplot me trina pkah Pasjani. Të vrarët në fund të prrot të katunishtës që bie në lumin Llapushnicë, një nga një lidhur si ngarkesa me dry, dhe i kishin ngarkuar me një gomar, por një prej kufomave që ishte më i leht ia mërrte anën dhe, prej tyre e kishin lidhë në paragon të samarit deri te laku, te Mullini i Kokajve. Aty në lakesën për ballë Birës së kaçakëve u kishte rrëshitur njeri prej tyre e u kishte ra me kokë përtokë. Këtë e paguan me nga një të rënie të kondaktit të pushkëve, Arifi i Myqybabës, Jashari me Kadriun e Kokajve, dhe nuk iu nda fare stupci deri sa ishin varrosur te vendi i quajtur varret e huaja në kodër të Kokajve. Plaku Sali Koka i kishte pritur te vendi i quajtur Rup, partizanet e revoltuar të cilëve u kumtua në emër të fshatit Kokaj se, pos fëmijëve deri 13 vjeç dhe pleqve e grave e të sëmurëve nuk kishte njeri tjetër në Kokaj dhe nuk do të ketë rezistencë të armatuasur, ndërsa burrat janë larguar nga paniku se mund të ju ndodh ndonjë e keqe, pasi që ishin dëgjuar të shtëna me armë dhe shkëmbim zjarri në Myqybabë dhe Llapushnicë. Batalloni duke kaluar kishte hasur në një zgurë lisi të fshehur te Mëhalla e poshtme e Kokajve, plakun Sinan Burica, plakë 70 vejçar të cilin e kishin vrarë me gjakftohtësi nga afërsia te kokajt e poshtëm, i cili ishte ardh si nip i Kokajve me bajoneta të pushkës, në zgurin e një.Nuk kaluan shumë ditë dhe prapë u kthyen të paftuar ashtu siç kishin ardhur pas tri javë pas Shën-Mitrit për t'i marrë eshtrat e atyre që ishin vrarë për tokën e huaj. Halla Duda te Kokajt që kishte qëlluar rastësisht ti bie aty pari në arën e saj, ku ishin varrosur, kishte dalë njëri nga ata që drejtonte ceremonialin e zhvarrimit për ti kërkuar asaj nëse, u kishte mbetur borxh për tokën që kishin varrosur aty. Sot e atë ditë vendi quhet vend i vakafit. Kjo është quajtur këtu prej atëherë si hanë e donë si vakaf, ku janë varrosur e zhvarrosur asqeria e huaj, secili prej atyre që u vranë i kanë mbledhur eshtrat, thonë pjesëmarrës të asaj lufte pas kthimit të tyre nga mali, të cilët ishin vullnetar në vijën frontale te Qafa e Myqybabës.

  • Vendasit e kishin pranuar dhe ishin rreshtuar përkrah LNÇ-së, por jo të nënshtruar edhe me pushtimin nga sllavokomunistet

Krahu juglindor kishte mbajtur ushtritë e huaja për të mos invaduar deri në ditën e Bajramit, 28 qershor-28 gusht 1944, Beteja për udhë të Frengit. Fronti i përbashkët lindor i Aleancës antifashiste Jalta, ia kishte prerë vijën zonës perëndimore dhe lindore, sipas pazarit të tyre tjetër kund. Secili (Ai) që nuk i ka duart e përgjakura le t’i bashkohet aleancës antifashiste, u tha, Ali (Ferat) Bej Draga, përfaqësuesve të legjislaturës së vjetër Ministër në Beograd. Tkurrjet (ngushtimi) në lindje të vendit si : Depcë, Caravajkë, Staneci, ElezBalia, Kruhalia, Buhiqi, Ilica, Ranatoci-Muhaxhirët e Kokajve, Maxhere ishin nisur kaherë të parapërgatiten për aneksim me anë të vrasjeve të hapura dhe misterioze, përmes likudimeve, arrestimeve, dëbimeve, maltretimeve, varfërisë, mbjelljes së frikës. Zvogëlimi i territoreve patë filluar me njëherë pas Luftës serbo-turke (1876-1878) në territorin e Karadakut vendoset një numër i shqiptarëve (muhaxhirëve) të ikur nga trevat e Vranjës dhe të Toplicës. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore dhe Lufta Dytë Botërore një pjesë e shqiptarëve të këtushëm, për shkak të trysnive politike, fetare dhe ekonomike, shpërngulet për në Turqi. Karadakut me (nëntë fshatra të tij) që shtrihen në Luginë të Preshevës i takonin Kosovës, si dhe dy fshatra të Malësisë së Bujanocit. Para Luftës së Dytë Botërore u aneksuan në territorin e komunëve të Bujanoci dhe Preshevës si qendra komunale të Kosovës lindore e të aneksuar nga Serbia.

Kuvendin e Livadhit të Shehut te Karadaku lindor i Preshevës

30 nëntor të viti 1944, thirrjes së lidhur në Kuvendin e Livadhit të Shehut te Bria e Preshevës një ditë më parë u ishin përgjigjur vetëm vullnetarët e tri fshatrave ; Buricë, Lipovicë, Kokaj, Llocë, Depcë deri në dhjetëra veta, por numri i tyre iu shtuan edhe për disa vetë.

Pamje e Preshevës

Forcat tjera shqiptare të prirë nga Ali Syla ishin në krahinë tjetër te Përroni Vaçka Ilicës, ndërsa Mulla Idris Gjilani, po kalonte me truprojën te Ura e Budrikës, sikur edhe trupat e komanduar nga Hysen Tërpeza në gjendje gatishmërie për mbrojtje të popullatës civile. Limon Staneci- ish-sekretar në nënprefekturën e Gjilanit, Ibrahim Kelmendi në përcjellje të situatës te Prroni i Kokajve të poshtëm, dhe pastaj kalojnë në anën e Sllubicës përkarshi, ndërsa Adem Stançiqi, kishte bërë thirrje "për vetëpërmbajtje dhe mosprofokime të armatosura, deri sa të jetë e mundhsme"[8]. Rezistencën e armatosur në Kosovën lindore si Betejën e udhës së Frengit afër Preshevës, më 18-19 shtator 1944, në të cilën luftë të armatosur dhe të organizuar nga Fronti I I Teritoreve të Çliruara etnike shqiptare, pikërisht në natën e Bajramit, kur forcat çetnike serbo-bullgare të mobilizuar janë përleshur me forcat vullnetare shqiptare, në mbrojtje të kufirin, të njofur për udhë të Frengit, ku trimfalisht fitohet beteja kundër atyre forcave çetniko të modifikuara si Brigada çlirimtare serbo-bullgare si partizane, të cilat po tentonin të depërtonin në territorin e Kosovës, ku patin humbje mbi 273 të vrarë e të plagosur karshi forcave nga Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore . Pasi që filloi mobilizimi i vullnetarëve takimi te Livadhi i Shehit, afër Preshevës, si dhe u caktuan komandat e zonave mbrojtëse, në vijën hekurudhore Kumanovë-Preshevë Bujanoc, të udhëhequr nga njerëzit me ndikim si Xheladin Kurbalia, Hoxhë Lipovica, Sylë Hotla etj. Sipas kronologjisë së ngjarjeve pas kapitullimit të Bullgarisë fashiste, më 9 shtator 1944, forcat e rezistencës kombëtare, konformë urdhëresës së KQ të Lidhja e Dytë e Prizrenit, fronti LIndor I udhëhqur nga Adem Gllavica në viset e çliruara, u themeluan organet politiko-ushtarake edhe për nënprefekturën e Preshevës, nënprefekt u zgjodh Limon Staneci, komandant i xhandarmerisë Ali Staneci, kurse komandant i forcave të rezistencës u zgjodh Ibrahim Kelmendi. Në muajin shtator 1944, i është besuar detyra e komandantit të trupave vullnetare-balliste në luftë kundër partizanëve në frontin e Preshevës dhe atë në sektorin Raincë- Corroticë, ku edhe ishte aktiv në luftë, dhe ku më 19 shtator 1944-në ditën e bajramit, në atë sektor janë vra mbi 100 dhe janë zënë rob 206 të tjerë. “Pas kapitullimit të Bullgarisë më thirri nënprefekti i Gjilanit Hamit Kroj dhe kërkoj nga unë që të tuboj sa më shumë vullnetarë, dhe të kontaktoj me Limon Stanecin-nënprefekt i Preshevës, Limoni kërkoi nga unë që ta formoj shtabin për luftë kundër sulmeve të forcave partizane në sektorin Corroticë-Rainca, ku edhe kam qëndruar afër dy muaj”(mr>Aliriza Selmani, historian). Kurse Hysen Tërpeza-atdhetar i shquar, kur bënë fjalë për Luftën e Preshevës, mes tjerash thotë: “...Ishte ditë bajrami...kur arritëm në Preshevë e kuptuam se ishte ndalur lufta, në të cilën pati shumë të vrarë...Atëherë pash se në Preshevë kishin arritur edhe Mulla Idrizi me një fuqi, Ramiz Cernicaish- kryetar komunës sëi Parteshit, Sylë Hotli nga Kumanova, të tubuar rreth Mulla Idriz Velekincës, zëvendskomabdant Sylë Hotli, Sylë Zarbicës dhe Ramiz Cernica .

Terrorizmi sllavoçetnik dhe Fronti Lindor

Pasojat e kësaj ditë, ku në vijën e frontit siç dihet kishte mbet i plagosur për vdekje Komandanti Ymer Saqapi në tërheqje në drejtim të Kokajve, ku dhe vdesë dhe varroste te varrezat e mëhallës së poshtme. Edhe një luftëtar nga fshati Llovcë i lagjes së Hazirajve, Ahmet Haziri, plagoset dhe pas dy javësh vdes më vonë nga plagë e marrë vdekjepruese me 14 dhjetor 1944. Të plagosur dhe të vrarë në radhët e luftëtarëve shqiptar pati në istikamet në Lipovicë-Buricë, si dy bijtë e Mulla Isuf Lipovicës, Rifati që vdië aty dhe Selimi i plagosur vdesë në shpatin e Llapushnicës gjashtë javë më vonë nga plagët e marra, si dhe pati edhe të tjerë si dy djemtë i axhë Baftjar Depcës, të cilët janë strehuar në mes të fshatit Llovcë dhe Kokaj te Livadhet e Kishës me vetëm nga një bombë në kokë, të cilët i shpëtuan ekspeditës pushtuese serbo-bullgare. Nga Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore, Komandanti Ymer Myçybaba i plagosur u transferua në fshtin Kokaj, te proi i Kokajve, ku pas kishte marrë plagë vdekjepruese ndërroi jetë dhe u vorros në varrezat e Mëhallës së poshtme të Kokajve. Djegeja e 73 shtëpive, hambarëve dhe plemeve të Muçibabës u bë me 30 nëntor 1944 dhe fillim të dhjetor 1944, duke mobilizuar serbët lokal, dhe trupat dezertuar çetnike për t'iu vërsulur drejt territorit të Karadakut lindor të Gjilanit dhe Preshevës, kinse për ti ndihmuar brigadën XVI të Serbisë, të cilat bëjnë plojën në Iseukaj, ku u masakruan 93 veta, 33 veta në Gosponicë, 13 veta në Sllubicë, në Kokajt 5 dëshmorë e martir të asaj lufte, sikur gjithandej tjerët në trojet e liruara të Kosovës lindore. Komandanti, Ymer Saqip Muçibaba kishte mbajtur krahun perëndimor në Komitetin për mbrojtjen e trojeve etnike nga aneksimi i dhunshëm serb, për t’ia prerë vijën hyrjeve të forcave të huaja, përmes enklavave, te lumi i Morava e Binçës, të Brigadës XVII maqedono-kosovare, poi vinte në ndihë Brigadës XVI serbe të shpartalluar gjat depërtimit në malësi të Karadakut dhe Gollakut përgjat vijës frontale prej Majës Kikës e përtej vijës hekurudhore udhës frëngut e gjer të Reka e Raincë dhe të Brezës nga Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore . Brigada në fjalë vazhdoi rrugëtimin për të kaluar në Gollak, ku fati i një batalloni të saj ishte shkatërruar në mes të Qarrit, Vriçecit dhe Gurit të zi, nga kishin arritur të shpëtojnë vetë gjashtë veta kanë arritur të gjallë në Vranjë, arkivi rajonal Gjilan, LNÇ.

Fronti i Kosovës lindore

17 dhjetor 1944, rreth 1000 burrave nën armë, të Malësisë së Bujanocit në Zarbincë, dhe të Karadakut të Preshevës u mbajt Kuvendi i themelues u zgjodh Shtabit Drejtues të Rezistencës Shqiptare për Kosovën Lindore, nën udhëheqjen e Mulla Idriz Gjilanit, i cili u zgjodh edhe komandant i Forcave vullnetare shqiptare të krahut Lindor dhe sekretar Muharrem Fejza, zëvendëskomandant Sylë Zarbinca, kurse për anëtarë u emëruan komandantët e njësive (guerile) : Shefki Hajdini-Desivojca, Ajet Rainca, Lam Breznica, Ajet Kosovica, Xheladin Kurbalia, Lotë Vaku, Hoxhë Isuf Lipovica, Faik Tairi dhe Sulë Hotla. Komandanti i çetave të armatosura balliste për krejt viset e Kumanovës edhe në rolin e anëtarit të Shtabit të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore, edhe në rolin e promotorit për organizimin e Komiteteve të Rinisë Nacionaliste për Mbrojtjen e Kosovës në viset e Kumanovës, Sulë Hotla, ndërsa në rajonin e Karadakut të Kumanovës vepronte Batalioni i Karadakut nën udhëheqjen e Sulë Hotlës, sipas urdhrave që vinin nga Mulla Idrizi, respektivisht prefektura e Gjilanit dhe Shtabi Suprem për Mbrojtjen e Tokave të Liruara Shqiptare të Kosovës Lindore. “Pas kapitullimit të Bullgarisë më thirri nënprefekti i Gjilanit Hamit Kroj dhe kërkoj nga unë që të tuboj sa më shumë vullnetarë, dhe të kontaktoj me Limon Stanecin-nënprefekt i Preshevës, Limoni kërkoi nga unë që ta formoj shtabin për luftë kundër sulmeve të forcave partizane në sektorin Corroticë-Rainca, ku edhe kam qëndruar afër dy muaj”. Kurse Hysen Tërpeza-atdhetar i shquar, kur bënë fjalë për Luftën e Preshevës, mes tjerash thotë: “...Ishte ditë bajrami...kur arritëm në Preshevë e kuptuam se ishte ndalur lufta, në të cilën pati shumë të vrarë...Atëherë pash se në Preshevë kishin arritur edhe Mulla Idrizi me një fuqi, Ramiz Cernicaish- kryetar komunës sëi Parteshit, Sylë Hotli nga Kumanova, të tubuar rreth Mulla Idriz Velekincës, zëvendskomabdant Sylë Hotli, Sylë Zarbicës dhe Ramiz Cernica .Edhe Ramiz Cërrnica, në shqyrtimin kryesorë kundër tij, në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, më 11.12.1946, lidhur me pjesëmarrjen e tij në luftën e Preshevës, (Kërkesë e Zaharije Orgjinikidtze-kryetar i Gjyqit të Qarkut në Gjilan, K. nr. 88/47, dërguar Gjyqit të Rrethit-Nish, më 11 shtator 1947, lidhur me deklaratën e mëparshme të Ramiz Ahmetit-Cernicës) sipas historianit mr. Aliriza Selmanit.

Aneksimi i dhunëshëm i Kosovës nga ana e Serbisë- Kuvendi i Prizrenit i 27 korrikut të vitit 1946 - akti heroik i Ramiz Cërnica

Ramiz Cernica mori pjesë aktive në luftë-fillimisht i’u bashkua Lëvizjes kombëtare të atyre viteve në Frontin antifashist, nga marsi i 1943, ishte lidhja kryesore e Lëvizjes së atyre viteve nëpër Karadak, ku posaqërishtduke shpetuar nga një rrethim i Aradhës së parë të UNÇK- Zenel Hajdini-pastaj asaj të Sharrit, ku me autoriteti i tij, bëri që të mobilizohen shumë vullnetarë të kësaj ane, të cilët ndihmuan vëllezërit e tyre në luftë, për mbrojtjen e kufirit të Kosovës Lindore. Kjo ndriçon veprën madhore të Ramiz Cernicës, patriotizmi i të cilit ka arritur piedestalin në Kuvendin Prizrenit, në korrik 1945, me fjalët që e bëjnë të pavdekshëm: “Me Serbin Jo, me Shipninë Po”!. Më 27 korrik të vitit 1945, Ramizi si delegat i rrethit të Gjilanit mori pjesë në Konferencën famëkeqe të Prizrenit, ku edhe formalisht po zyrtarizohej aneksimi i Kosovës nga ana e Serbisë. Në këtë konferencë haptas do të deklarojë se: ""...është --Gramos 15 nëntor 2011 19:30 (CET)kundër aneksimit të Kosovës nga ana e Serbisë", duke shprehur njëkohësisht vullnetin e popullit të Kosovës për bashkim me Shqipërinë. Kjo paraqitje e Ramizit në këtë konferencë shkaktoi një tollovi dhe një tërbim të egër të udhëheqësve të Kosmetit, sidomos të Ali Shukriut, kështu që Ramizit ia ndërprenë fjalën dhe kryesia e punës dha një pushim, ndërprerje të shkurtër të punës, sepse u pa se pas Ramizit, të inkurajuar nga fjala e tij, i ngrenë duart për të marrë fjalën edhe ca delegatë të tjerë. Ky deklarim i hapur e i guximshëm i kushtoi shumë shtrenjtë Ramizit. Pas pak ditësh pushteti antishqiptar në Gjilan e dënoi me 20 vjet burg të rëndë. “-Sot jemi mbledhur ne të deleguarit e popullit të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit për të shprehur vullnetin dhe dëshirën e popullit (shqiptar) të kësaj Krahine.Unë jam i deleguar i popullatës së rrethit të Gjilanit. Këtu sot do të vendoset për fatin e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit. Ai ishte për bashkim me Shqipërinë. Ramizi:”Unë jam për t’iu bashkuar Kosmeti Shqipërisë, sepse me këtë po shpreh dëshirën e popullit.Kjo dëshirë e popullit për bashkim me Shqipërinë është shprehur e shkruar edhe në Rezolutën e Konferencës së Bujanit. Gjatë luftës në këtë drejtim e kuptim i kemi folur edhe popullit tonë. Domethënë fjalët i kemi pasur ndryshe, e sot na doli krejt e kundërta.Nuk dua që brezat e rinj të më mallkojnë përjetë, prandaj po them, me Serbinë –JO!, me Shqipërinë – PO! (Sipas Mehmet Halimit)Ramizi: ... m’u afruan Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani dhe duke më marrë ndërmjet tyre, së bashku me ta morëm rrugën drejt Sheshit të Shadërvanit të Prizrenit. Këta dy në bisedë e sipër i kishin thënë Ramizit: Ramiz, deri këtu e deri më tash sa kemi mundur të kemi ruajtur, kurse tash e mbas nuk mund të mbrojmë më. Ruaju se është droje që mund të vrasin serbomalazezët që tash në rrugë. Pasi shpëtoi nga vrasja e atypëratyshme, Ramizi udhëtoi për në Gjilan, pa përfunduar mbledhja. Mirëpo, në Gjilan menjëherë e burgosën dhe e dënuan me 20 vjet burg të rëndë, kurse prokurori Gorolub Popoviqi me këmbëngulje kërkonte dënim me vdekje. Nuk bëri para as deklarata e dhënë me shkrim për gjykatën nga ana e Fadil Hoxha për ndihmë që Ramizi i kishte dhënë Aradhës Partizane me Fadilin në krye, të rrethuar nga italianët në malet e Livoçit të Epërm në pranverë të vitit 1943 Gjykata ushtarake e Shtabit Opertiv në Prishtinë ia dënoi me vdekje edhe djalin, Raifin, dënim të cilin më vonë ia zëvendësuan me 20 vjet burg të rëndë. Raifin e dënuan për arsye se si komisar i Batalonit Partizan të Rinisë në Drenicë, me tërë batalionin e vet kishte kaluar në anën e Shaban Polluzhës dhe përse kishte organizuar likuidimin e Shtabit të Brigadës në Prekaz. Ramiz Cernica, Mehmet Krileva, Adem Stançiqi dhe Sinan Hasani..

Rezistenca e armatosur me grupin e Hasan Alisë

Rezistenca e armatosur me grupin e fundit Hasan Alisë e mësuesit Mustafë Koka.

Mustafë Koka lindur në fshatin Kokaj më 1931. Mustafë Koka gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë iu bashkua një njësiti të Brigadave shqiptare që po kalonte nëpër Kokaj, si luftëtar 15 vjeçar në nëntor të 1944 dhe, më vonë sa qëndroi në Tiranë, kreu kualifikimin për mësues. Me në fund të vitit 1947 ishte kthyer në Kosovë, ku filloi punën e mësimdhënies, nevojë kjo që ishte shumë e madhe për malësorët e Karadakut dhe banorët e Anamoravës. Puna e Mustafë Kokës në fushën e arsimit nuk zgjati shumë pasi që pushteti komunist jugosllav për shqiptarët e Kosovës u bë i padurueshëm, kështu që Mustafa vendosi të ballafaqohej me pushtuesin edhe në mënyrë të armatosur. Për disa vite resht, Hasan Alia Remniku dhe Mustafë Koka u bënë sinonim i tmerrit për serbët, ka qenë simboli i rezistencës së pushtimit jugosllav të pas Luftës së Dytë Botërore. Së bashku me patriot të tjerë, përfshirë Hasan Remnikun, u vra pabesisht në një pusi që ia kishte përgatitur UDB-ja me 11 tetor 1951. Mësuesi, Mustafë në mendjen e tij kishte edhe ngjarjet historike. I kujtohet se si arriti t’i bashkohet një batalioni të armatës shqiptare, në dimrin e madh, para se të kapitullon nazistët, deri sa po kalonte aty pari. Mustafa, si një trembëdhjetë vjeçar në një mënyrë jo të zakonshme ishte lidhur me ta, pasi që në një gjuajtje me armë, te kroi i përroit të Kokajve, nuk e kishte gabuar shenjën.

Mustafa i bashkua njësive të komandantit Shaban Haxhia, pasi që mori pëlqimin, nga babai i tij, nga se më parë duhej ta kryente shkollimin si kusht i parë për ta ndihmuar vendin e lënë në duart e të huajve. Mustafa duke u ndarë prej tyre mori edhe përshëndetjet për mësuesit shqiptar të cilët ishin tërhequr në kryeqytet. Me të arritur në kryeqytetin e vendit, studioi tre vjet e gjysmë në gjimnaz. Në stërvitjet për shenjëtari nderohet me medalje të artë si përfaqësues i vendit në garat ballkanike. Ai, me të mbaruar shkollimin, me një dekret emërohet mësues i parë, fillimisht në Uglar, pastaj në Remnik dhe Gjylekarë të Vitisë.

, VRASJA DHE MOBILIZIMI I SHQIPTARËVE NGA UNÇJ (1944-1945)

  • Në Gjilan me rrethinë janë vrarë...7854 shqiptarë...Dhjetor 1944-janar 1945

MASAKRAT SERBOSLLAVE NE FSHATRAT E PRESHEVES (pjesa I)

Te dhenat e Popullit Shqipëtare ne Luginen e Presheves që nga viti 1912. Masakrat dhe Torturat nga serbosllavet në Luginen e Preshevës Masakrat serbosllave në fshatrat e Preshevës Fshati Bugarinë Të likuiduar 1. Ibish Qerimi u vra në nëntor të vitit 1944 në Pçinjë. Varri nuk i dihet. (Sipas kujtesës së Qerim Qerimit, i lindur më 24 gusht 1928 në fshatin Bugarinë, tani jeton në fshatin çerkez të Kumanovës që nga viti1965, i cili rrëfen në rrethanat e krijuara në fshatin Bugarinë pas Luftës së Dytë Botërore. Të rënë në Frontin e Sremit 1. Aziz Ismaili ra dëshmor në prill të vitit 1945 në Shid, Fronti i Sremit, në moshën 30 vjeçare. Fshati Ranatoc Të vrarë 1. Daut Rrahmani (Sipas kujtesës së Mihrije Rahim Rrahmanit, e lindur më 10 shkurt 1922 në fshatin Strezovc, jeton në çerkez që nga viti 1965, e cila rrëfen për sjelljet barbare të regjimit sllavo-komunist. 2. Shaban Haliti u vra më 25 nëntor 1944 afër fshatit Maxhere në moshën 53 vjeçare. Fshati Bukoc I likuiduar Haki Emini (Sipas kujtesës së nënës Sadije Emini e lindur më 22 prill 1910 në fshatin Nasalcë jeton në çerkez që nga viti 1963 e cila rrëfen për regjimet që ushtruan presion ndaj popullatës shqiptare) i lindur më 1939 u vra më 10 gusht 1961 në Podgoricë, në moshën 22 vjeçare sa kohë ishte në shërbim ushtarak. Shushaja e poshtme Të likuiduar Mustafë Agushi u vra në nëntorë të vitit 1944 në rrugën Kumanovë – Vranjë, në moshën 24 vjeçare. Thuhet se atë e masakroi Kira i Shkupit. Varri nuk i dihet (Sipas kujtesës së Naxhije Maliqit, e lindur më 1923 në fshatin Shushaja e poshtme rrethi i Preshevës, kurse prej vitit 1977 jeton në Kumanovë, e cila rrëfen për vrasjet dhe burgosjet e fshatrave të Shushajës) (Sipas kujtesës së Elmi Nevzad Osmanit, i lindur më 15 shtator 1915 në fshatin Shushaja e Poshtme, i cili rrëfen për regjimin sllavo-ortodoks dhe për presionin e tij për çrrënjosjen e elementit shqiptar në këto troje). Fshati Bilincë, Lagja Kukaj Të likuiduar 1. Shaban Ramadani i njohur Ramë, u vra më 20 nëntor 1912 në Berçec ( në mal) në moshën 50 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Fejzulla Kukaj u vra më 3 nëntor 1913 te lagja Kukaj në Selishtë, 25 vjeçar. Varri nuk i dihet. 3. Qail Rexhepi u vra më 24 mars 1945 në Split. Varri nuk i dihet. 4. Rrahim Murtezi u vra më 26 tetor 1912 në Bilincë, në moshën 40 vjeçare. Varri nuk i dihet. 5. Xhemail Rexhepi u vra me fëmijën në dorë më 12 dhjetor 1944 te Lama e Mehes, lagja Kukaj në moshën 35 vjeç. Të Plagosur Iliaz Bislimi më 25 nëntor 1944 në Muçibabë, 32 vjeç. Të Burgosur Me pretekst se janë marrë më kontrabandën e arit, shefi i UDB`së Jova Gariq kapi një grup qytetarësh të cilët në stacionin policor i rrahte deri në alivanosje dhe i keqtrajtonte Trifko Tankosiqi. Këta ishin: 1. Hamid Kukaj, i cili arrestua më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës. 2. Isa Limani, i cili u burgos më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës. 3. Idriz Bilalli, në moshën 40 vjeç. 4. Halit Arifi, 36 vjeç. 5. Demir Rexhepi, 45 vjeç. 6. Halil Jahija, lagja Muhaxher, 27 vjeç. 7. Hamid Kukaj, 25 vjeç. 8. Qerim Sylejmani, lagja Pograxhë, 35 vjeç. 9. Banush Sulejmani, 35 vjeç. 10. Ahmet Rashiti, 32 vjeç. Fshati Peçenë Të vrarë 1. Avdi Demiri, lagja Zubve u vra më 6 nëntor 1944 në fshatin Sefer nga ana e pjesëtarëve të PSKçK`së në moshën 52 vjeçare. 2. Bajram Demiri, lagja Zubve u vra më 22 nëntor 1944 në malin Buçuvinë në moshën 45 vjeçare. Avdiu dhe Bajrami vëllezër. 3. Kadri Asllani u vra më 22 nëntor 1944 të hekurudha e Preshevës në moshën 50 vjeçare (Sipas kujtesës së Nuhi Avdiut, i lindur më 4 janar 1939 në fshatin Peçenë – lagja Zubve, jeton në Kumanovë që nga viti 1961, i cili rrëfimin e vet e mbështet në kujtesën e gjyshit të tij dhe rrëfen për djegjen e familjes së tij në fshatin Peçenë). Fshati Peçenë, që ka lagjën e Zubve, të Bulloshve dhe të Haxhve gjendet 20 km në perendim të qytetit të Preshevës. Përkujtojmë tragjedinë e një familjeje në vitin 1916-1917, kur ky vend ishte i okupuar nga okupatori bullgar. Pas vendosjes së administratës bullgare, u rekrutuan shumë të rinj dhe u dërguan në Bullgari. Këta nuk ishin ushtarë të rregulltë, por të ashtuquajtur Trudakë, dhe maltretoheshin në mënyrat më të ndryshme. Prej lagjës Haxh ishte rekrutuar një djalosh më emrin Zija. Prej maltretimeve të mëdha që i bëheshin u detyrua të ikte nga ushtria bullgare në shtëpi. Pas ikjes së tij, bullgarët lëshuan flet arrestimin për zënien e tij (me qëllim të kthimit të tij në ushtrinë bullgare). Administrata ushtarako – policore një ditë kishe dërguar bullgarë të veshur me uniforma në lagjën e Zubve për të marrë kryeplakun e fshatit që së bashku me të të shkonin te shtëpia e Zijait dhe ta arrastonin. Për fat të mirë kryeplaku nuk kishte ndodhur në shtëpi prandjaj në vend të tij morën një fshatar tjetër që quhej Islam Bilalli. Ky shkoi në lagjën Haxh deri te shtëpia e Zijait, hyri brenda dhe i tha nënës së Zijait: A ka ardhur Zijai nga Bullgaria, sepse po e kërkojnë bullgarët. Nëna e Zijait u përgjigj se nuk ka ardhur, edhe pse Zijai ishte fshehur afër shtëpisë, në mal. Bullgarët duke dyshuar se nëna gënjente filluan ta rrihnin në oborr. Zijai duke parë se po i rrihnin nënën shtiu me pushkë në bullgarët me qëllim që ti trembte. Ata filluan të iknin dhe u kthyen në stacionin e tyre. Me të arritur ata treguan se ç`kishte ndodhur. Por u shërbyen edhe me genjeshtrëa. Ata thanë se Islami i kishte thënë Zijajit: Merre pushkën dhe vriti bullgarët, sepse kanë ardhur të të arrestojnë. Komanda bullgare urdhëroi menjëherë një grup prej dhjetë vetash (ushtarë) dhe u tha që të shkonin në lagjën e Zubve dhe të bënin çka të donin me Islamin dhe familjen e tij. Bullgarët arritën në këtë lagje, e thirën Islamin dhe e urdhëruan që të shkonte me ta. Ai u nis, por i kërkuan që edhe familja e tij të shkonte me ta. Kështu pas bullgarëve shkuan Islami, nëna e tij, gruaja me katë fëmijë. Në të dalë nga lagja, bullgarët biseduan njëri me tjetrin se çtë bënin me ta. Njëri kishte propozuar që t`i pushkatonin, tjetri që ti therrnin, kurse i treti kishte propozuar që ti hudhnin në zjarr. Islami kur i dëgjoi këto fjalë ( ai e dinte gjuhën bullgare) kishte bërtitur me sa të që kishte: O ju fshatarë, të ma bëni hallal, se unë e pata me gjithë familjen time! Bullgarët e dërguan Islamin me familje në mal aty afër ku kishte togje dushku, i përgaditur si ushqim dimëror për kafshët. Aty e lidhën për një dru stogut të dushkut ia dhanë zjarrin. Kur zjarri mor hov të madh, bullgarët filluan t`ia hudhnin në zjarr fëmijët me rradhë një nga një, pastaj nënën dhe gruan dhe më në fund pasi kishte përa këtë skenë të tmerrshme u hodhën edhe atë. Prej atëherë ky vend quhet vendi ku është djegur Islami me familje. Këtë ngjarje tragjike e kanë kallëzuar edhe shumë fshatarë të tjerë gjë që tregon se ajo është përcjellë prej brez në brez, por edhe fshatrat përreth e mbajnë ende të freskët në kujtesë këtë ngjarje. Për fat të keq, dëshmitar që kanë parë këtë ngjarje nuk ka sepse ajo ka ndodhur në vitin 1916-1917. Fshati Gruhali Të vrarë Rashit Saqipi u vra më 25 nëntor 1944 në vendi Gruhali. Fshati Buhiç Të likuiduar Fazli Rama u vra më nëntor të vitit 1944 ne vendin të Urat me moshë 60 vjeç. Varri nuk i dihet. Të rënë në fronit e Sremit Etem Emini ra dëshmorë më 12 prill 1945 në frontin e Sremit. 19 vjeçar. Varri nuk i dihet. Të plagosur 1 Haqif Halimi u plagos më 16 tetor 1944 në Bujanoc në moshën 36 vjeçare. 2. Ragip Halimi u plagos më 11 qershor 1944 në vendin Hodonovc në moshën 31 vjeçare. Të burgosur Raqip Halimi u gjykua në Prishtinë në vitin 1947 dhe u dënua me 20 vjet burg, por i mbajti 5 vjet në Sremska Mitrovicë. Vdiq më 1988 në Kumanovë (Sipas kujtesës së Rufat Halimit i lindur më 6 gusht 1929 në fshatin Buhiç, prej vitit 1956 jeton në Kumanovë i cili rrëfen për likuidimet vrasjet dhe plagosjet e popullatës shqiptare në Buhiç). Fshati Norçe Të likuiduar 1. Destan Jashar Agushi, i njohur me emrin Destan Norça, i lindur më 1898 u masakrua në fshatin Mateç në moshën 49 vjeçare. Destanin e gdhendën si gdhendet druri, ia nxorrën sytë dhe ia prenë gjymturët. Atë e masakruan Gjerasim Stankoviqi, farkëtarë i njohur me emrin Dajço, Sllavko Dimitrijeviq dhe vëllai i tij Stanimir Dimitrijeviq të tre piroqanë që si kolonistë jetonin në fshatin Mateç të Kumanovës. Destanin e likuiduan më 22 nëntor 1947 së bashku me çefin e Likovës në vendin te Prroni i Vorreve, nja 700 metra larg fshatit Mateç, mu te Dardha e Shaqirit, në rrugën që shpie nga Mateçi për në fshatin Llopat. 2. Hafëz Nuredini i lindur më 1905 u masakrua më 7 dhjetor 1944 te Kafeneja e Tozës në Preshevë. 3. Faik Selimi u likuidua në nëntorë të vitit 1944 në Surdulicë në moshën 30 vjeçare. 4. Halil Esatin e likuiduan më 1945 jashtë Preshevës. Me moshë ishte 22 vjeçar. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Xhavit Nuredinin e vranë më 22 nëntorë 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës në moshën 32 vjeçar. Hafëzi dhe Xhaviti ishin vëllezër. 2. Ali Etemi u vra më 22 nëntor 1944 mbi Gere, në moshën 47 vjeçar. 3. Mustafë Saqipi u vra më 22 nëntorë 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës kishte 45 vjeç. 4. Ejup Eminin më 3 shtator 1944 e mbytën më dru në shtëpinë e vet në moshën 41 vjeç. Të rënë në frontin e Sremit Riza Miftari u vra më 12 prill 1944 në Frontin e Sremit në moshën 21 vjeç. Të plagosur 1. Muharrem Sabedini u plagos më 12 shator 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës, 50 vjeçar. 2. Halim Qazimi u plagos më 4 shator 1944 të Guri i Zi, në moshë 38 vjeç. 3. Vesel Hasani u plagos më 6 nëntor 1944 të Guri i Zi në moshë 36 vjeç. Të burgosur. 1. Xhavit Saqipi më 1945 u dënua 15 vjet burg. E keqtrajtuan fizikisht në mënyrë brutale dhe e likuiduan në Nish, duke fajësuar kinse kishte vrarë një partizan. Në moshë ishte 30 vjeç (Sipa kujtesës së Gani Nuredinit i lndur më 22 shator 1928 në fshatin Norçe rrethi i Preshevës, i cili rrëfen për masakrën e babait të tij Hafëz Nuredinin në kafenenë e Tozës). Fshati Ilincë Të likuiduar 1. Selim Demi Selimi u vra më 1 maij 1945 në Vinkovc në moshën 23 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Ejup Rexhepi – Selimi u vra më 16 nëntor 1944 në Preshevë te kafeneja e Tozës. Me moshë ishte 25 vjeçar. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Adem Ademin e vranë më 25 nëntorë të vitit 1945 në Ilincë në moshën 40 vjeçare. 2. Rushit Hajrizin e vranë më 25 nëntor të vitit 1945 në Ilincë në moshën 42 vjeçar. 3. Hajdin Salihun e vranë më 22 shtator 1944 në Leran në moshën 50 vjeçare. 4. Ramë Dalipin e vranë më 22 shtator 1944 në Leran në moshën 55 vjeçare. 5. Belul Feratin e vranë më 22 shtator 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës, në moshën 51 vjeçare. E vranë me bomë pjestarë e PSKçK`së. 6. Hajredin Eminin në nëntorë të vitit 1947 në fshatin Ilincë e mbytën me dru në shtëpinë e vet. Me moshë 60 vjeçar. 7. Rexhep Zymberi u vra më 22 nëntor 1944 në fshatin Sllubicë, 33 vjeç. 8. Bajram Bislimi u vra më 22 nëntor 1944 në fshatin Caravajkë në moshën 21 vjeçare. Të plagosur Maliq Maliqi u plagos në tetor të vitit 1944 në fshatin Vërban në moshën 40 vjeç. Të burgosur Më 25 nëntor të vitit 1944 i morën gati të gjithë fshatarët e Ilincës dhe i futën në xhami në të cilën i mbajtën 5 ditë. Pastaj i dërguan në stacionin hekurudhor të Preshevës ( në barakë) ku i mbajtën 60 ditë dhe ku u ra tifoja, kurse të tjerët i dërguan në Vranjë. Prej kësaj sëmundjeje të rëndë në barakën e stacionit hekurudhor të Preshevës vdiqën. 1. Xhafer Ademi, 16 vjeç 2. Hetë Azem Ademi, 16 vjeç 3. Sherif Ademi, 65 vjeç dhe 4. Ismajl Zymberi, 45 vjeç Në barakë qëndruan të burgosur 60 ditë këta persona: 1. Zair Selimi, 53 vjeç 2. Zeqir Selimi, 48 vjeç 3. Qail Selimi, 22 vjeç ( Zairi dhe Zeqiri ishin vëllezër kurse Qaili kusheriri i tyre) 4. Isuf Dalipi (hoxhë) u njohur me emrin Cuf, 55 vjeç 5. Hajrush Ademi, 56 vjeç 6. Selman Beluli, 52 vjeç 7. Fuat Beluli, 49 vjeç (Selmani dhe Fuati ishin vëllezër) 8. Riza Kadriu, 18 vjeç 9. Sinan Ramadani, 21 vjeç 10. Fazli Xhelili. 24 vjeç 11. Shaip Emini, 32 vjeç 12. Hamdi Emini, 28 vjeç 13. Rexhep Maliqi, 58 vjeç 14. Faik Elezi, 55 vjeç Në burgun e Vranjës u dërguan: 1. Hamid Shaqiri, 55 vjeç 2. Shaban Ademi, 45 vjeç 3. Ramiz Miratoca, 50 vjeç (nga Miratoca) 4. Ruzhdi Haliti, 40 vjeç 5. Hajrulla Miratoca, 36 vjeç 6. Sulejman Zhunica, 60 vjeç nga fshati Zhunicë 7. Jakup Zhunica, 59 vjeç, nga Zhunica e vranë në Tabanoc 8. Vebi Derri, 50 vjeç, nga Presheva e vranë në Tabanoc 9. Haki Derri, 37 vjeç ( nga Presheva, kusheriri i Vebi Derrit) 10. Adem Kamberi, 60 vjeç (nga Miratoca jeton në Preshevë) 11. Qemajl Presheva, 20 vjeç nga Presheva dhe 12. Qail Corrotica, 36 vjeç nga Corrotica Të gjithë këta persona që u dërguan në burgun e Vranjës UDB`ja i likuidoi dhe asnjërit nuk i dihet varri. Këtë e vërteton edhe Shaban Arifi, i cili shpëtoi rastësisht. Ata që i shpëtuan plumbit: 1. Sejdi Selimi, 24 vjeç nga fshati Ilincë 2. Hamid Shaqiri, 55 vjeç nga Ilinca 3. Shaban Arifi, 47 vjeç nga Ilinca 4. Xhemail Presheva, 60 vjeç nga Presheva 5. Rexhep Xhemaili, 24 vjeç nga Presheva 6. Jonuz Doda, 62 vjeç nga Presheva 7. Nazmi Jonuzi, 30 vjeç nga Presheva 8. Riza Maliqi, 26 vjeç nga Presheva 9. Zymber Kurbalia, 16 vjeç nga fshati Kurbali 10. Habi Seferi, 15 vjeç nga fshati Raincë (Sipas kujtesës së haxhi Sejdi Selimit, i lindur më 25 mars 1920 në Ilincë, tani jeton në Kumanovë që nga viti 1956) Fshati Maxhere Të vrarë Mustafë Arifi u vra në nëntorë të vitit 1944 në fshatin Bërçec, ku e ka edhe vorrin. Pjesëtarët e PSKçK`së e morën prej mali tek priste dru, te vendi Kastron në moshën 35 vjeçare dhe e vranë. Të plaogusur 1. Bajram Xhemail Ajdini, i lindur më 1913, u plagos në nëtor të vitit 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës 2. Nuredin Xhemail Ajdini, hoxhë, imam i fshatit, i lindur më 1902 u plagos në nëtor të vitit 1944 në vendin Uglarë dhe me këtë rastë këmba e djathë i thye copa – copa. Nuredini, atëherë në moshën 42 vjeçarë dhe Bajrami janë vëllezër. Të burgosur 1. Nuredin Xhemail Ajdini u burgos në nëntorë të vitit 1960 dhe u dënua tre vjet burg në Vranjë. I mbajti 6 muaj në Vranjë, në moshën 58 vjeç (Sipas kujtesës së haxhi Abudulla Ajdinit, i lindur më 31 janar 1918 në fshatin Maxhere, tani jeton në çerkez, rrethi i Kumanovës, Nuredinit UDB`ja i thoshte se ditën flinte kurse natën punonte për shqiptarët dhe se e urrente me gjithë shpirt regjimin sllavokomunist. Këtë e vërteton edhe djali i mulla Nuredinit, Sadri Ajdini nga fshati Maxhere, i cili jeton në çerkez.). Fshati Gare Të vrarë 1. Ali Alija më 15 tetor 1944 u mor nga shtëpia e vet nga pjesëtarët e PSKçK`së, të cilët e vranë ne fshatin Bukovc. Pasi morën Aliun, ata plagosën në dritare të renë e tijë Naxhijën që po ndiqte me dhëmbje vjehrrin. 2. Naxhije Hajredini më 15 tetor 1944 duke shikuar në dritare u plagos pjres pjesëtarëve të PSKçK`së në krahun e majtë. Plumbat ia thyen krahun dhe pas një muaji duke qenë pa ndihmë medicinale, Naxhija vdiq në moshë të re. 3. Refa Ali Ramadani më 16 tetor 1944 u plagos në shtëpinë e vet ne fshatin Gare (kjo është e shoqja e Aliut). U plagos në veshin e majtë vuajti shumë kohë prej plagës së plumbave dhe vdiq më 1952, në moshë të re. 4. Shukri Zulfiu më dhjetor 1944 në fshatin Rovicë e zunë pjesëtarët e PSKçK`së në mulli. Familja e gjeti të vrarë në mal të fshatit Gosponicë. Shukriu u varros në Gare pa ceremoni fetare dhe me rroba. Me moshë ishte afër 40 vjeç (Sipas kujtesës së Muharrem Aliut i lindur më 5 qershor 1927 më Gare, tani jeton në çerkez nga viti 1956, rrethi i Kumanovës i cili rrëfen për vrasjen e familjes së Ali Alisë nga ana e regjimit sllavo-komunist). Të rënë në frontin e Sremit 1. Shaban Hamdiu, i lindur më 1928, ra dëshmor më 11 prill 1945 në frontin e Sremit. Varri nuk i dihet. 2. Hamdi Beqiri, i lindur më 1923, ra dëshmor më 11 prill të vitit 1945 në frontin e Sremit. Varri nuk i dihet. Fshati Kurbalia Të likuiduar 1. Qazim Veseli në nëntorë 1944 në Preshevë u likuidua në kafenenë e Tozës. Me moshë ishte 40 vjeç, varri nuk i dihet. 2. Kurtish Liman Kurtishi nëntor të vitit 1944 në Preshevë u likuidua në kafenenë e Tozës. Në moshë ishte 26 vjeç, varri nuk i dihet. 3. Imer Rama në nëntor 1944 në Preshevë u masakrua në kafenenë e Tozës. Në moshë ishte 50 vjeç, varri nuk i dihet. 4. Isuf Shabani u likuidua më 1912 te Nezaj-Shurdhani. Aty në gropë janë shënë 4 veta. 5. Isen Bilalli i likuidua më 1912 te Nezaj – Shurdhani. 6. Ilaz Ajvazi u likuidua më 1912 te Nezaj – Shurdhani 7. Ibrahim Selmani u likuidua më 1912 te Nezaj – Shurdhani 8.Zimer Idrizin e arrestoi UDB`ja dhe e likuidoi në dhjetor të vitit 1944. Në moshë ishte 33 vjeç. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Elmi Jonuzi më shkurt 1845 e morën në shtëpinë e vet dhe e dërguan në mal te vendi Firaja, rrethi i Preshevës, ku me urdhrin e UDB`ës së Preshevës, e vranë në moshën 21 vjeçare. 2. Raqip Halili u vra më 20 nëntor 1944 para derës së shtëpisë së vet në Preshevë. Me moshë ishte 55 vjeç. 3. Hasip Halili u vra më nëntor 1944 para derës së shtëpisë së vet në Preshevë. Në moshë ishte 46 vjeç. Raqipi dhe Hasipi ishin vëllezër. 4. Azem Hysmani u vra më 13 janar 1946 te mali i fshatit Llojan te Guri i Kristë, në moshën 50 vjeçare. 5. Mal Halili e vranë më 18 korrik 1946 në fshat, duke hyrë natën në shtëpi, në lagjen e Nuhallarëve. Në moshë ishte 43 vjeç. 6. Xheladin Ramadani nga lagja e Hasanajve e vranë më 13 shkurt 1944 në Llapushnicë, në moshën 43 vjeçare. Të plagosur 1. Beqir Bilallin i lindur më 1890, më 23 nëntor 1944 e morën prej shtëpisë dhe e dërguan për ta vrarë bashkë më shumë shqiptarë të tjerë te kafeneja e Tozës. Me plagë plumbi në bark ai u dergj afër tre muaj dhe vdiq prej saj në moshën 54 vjeç. 2. Zeqir Bilalli, i lindur më 1892 u kap nga PSKçK`ja në nëntor të vitit 1949. Zeqiri ishte vëllai më i vogël i Beqir Bilallit. Të burgosur 1. Gani Jonuzi u burgos në maj të vitit 1946 në Bujanoc dhe u dënua 3 muaj burg. Burgun e mbajti në Bujanoc. Më moshë 16 vjeçar. 2. Rrahman Maksuti u burgos më qershor 1947 në Preshevë dhe u mbajt 15 ditë në burg. Prej torturave dhe rrahjeve brutale, duke bërë edhe eksperimente mbi të, Rrahmani u sëmua psiqikisht dhe pas 3 vjetësh vdiq në moshën 52 vjeçare. Në burgun e Preshevës ia morën tërë familjen: shoqen, vajzën, djemtë dhe vëllezërit. Gjithë familjen ia mbajtën 15 ditë në burg. 3. Zejnulla Maksuti në qershor 1947 në Preshevë u dënua 15 ditë burg. Më moshë 56 vjeç. 4. Bajram Jonuzi në maj të vitit 1946 u arratis në Bullgari ngaqë kërkonin ta vrisnin. Më vonë u shpërngul në Turqi. Më tetor të vitit 1947 UDB`ja e Preshevës dhe e Bujanocit e tubuan gjithë fshatin te shkolla e Kurbalisë. Aty i mbajtën një ditë. Me atë rast u rrahën veçanarisht shumë: Zelfi Dauti, 50 vjeç Idriz Veseli, 37 vjeç Hamdi Dauti, 46 vjeç dhe Rrahman Bilalli, 24 vjeç Përveç meshkujve i morën edhe femrat prej moshës së re deri më plaka. Siç rrëfen Rrahman Bilalli, nënën e tij Hajrije Bilalli, 70 vjeç, UDB`ja e mbajti 24 orë në burg duke e torturuar. UDB`ja mori gjithashtu edhe vajzën 17 vjeçe Sadije Esat Maksuti dhe e torturoi në mal një ditë e një najtë. (Sipa kujtesës së Rrahman Bilallit, i lindur më 25 nëntor 1923 në fshatin Kurbali, jeton tani në Kumanovë që nga viti 1961, i cili rrëfen dëshmi të sakta për torturat e regjimit sllavokomunist në Karadak e gjetiu). Fshati Relan Të likuiduar Adem Xhinollin e likuiduan më 23 nëntor 1944 në Vranjë. Me moshë 50 vjeç. Varri nuk i dihet. Të burgosur 1. Xhemail Rexhepi u burgos në nëntor 1944 në Vranjë dhe u keqtrajtua e torturua 2 muaj rrsht, aq sa ndejti në burg, në moshën 55 vjeç. Më 1944 Relani kishte 7 shtëpi shqiptare, prej të cilëve 6 familje u arrestuan prej PSKçK`së. Shtëpitë ua dogjën këtyre personave. Ramë Rexhepi, 60 vjeç Xhavit Rexhepi, 65 vjeç (Rama dhe Xhaviti ishin vëllezër) Hasan Gjinolli, 64 vjeç Hysen Gjinolli, 65 vjeç Mustafë Gjinolli, 67 vjeç dhe Adem Gjinolli, 510 vjeç (Sipas kujtesës së Shaip Ahmetit, i lindur më 16 maj 1929 në fshatin Relan të Preshevës, prej vitit 1955 u shpërngulë në Kumanovë, i cili rrëfen për torturat fizike dhe psiqike ngaj shqiptarëve të fshatit Relan. Fshati Inatovc Kokaj Të likuiduar 1. Mustafë Etem Rashititn më shtator të vitit 1951 dy udbashë shkuan në Zhur të Prizrenit që ta burgosnin. Por Mustafa i vrau të dy udbashët dhe doli në mal me Hasan Alijën e Remnikut. I vranë me tradhti në Zhur të Prizrenit. Mustafa ishte 22 vjeç i shkolluar në Tiranë. Varri nuk i dihet. 2. Rabije Mustafë (shoqja e Mustafës) Kokaj, më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u masakrua nga UDB`ja bashkë me të shoqin Mustafë Etemin. Ishte 20 vjeçe. Varri nuk i dihet. 3. Adan Alija-Remniku më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u zu dhe u vra nga UDB`ja mashkë me Mustafën dhe Rabijën. Me moshë ishte 48 vjeç. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Agush Metaj Bresalci u bra në shtator 1951 në Zhur të Prizrenit së bashku me personat e lartpërmendur. Me moshë 35 vjeçar. 2. Qibrije Agush Bresalci u bra nga UDB`ja në shator të vitit 1951 në Zhur të Prizrenit. 3. Rufat Qazimi u vra më nëntor 1944, në moshën 27 vjeçare. Varri nuk i dihet. Të plagosur 1. Jonuz Halit Rexhepi u plagos në nëntor të vitit 1944 në Pejë. Me moshë 33 vjeçar. Të burgosur 1. Etem Rushit Rushiti në gusht të vititi 1947 u burgos në Gjilan dhe u dënua me vdekje. Denimi iu shëndrrua në 20 vjet burg. I mbajti 12 vjet në Nish. Vdiq në burg, në moshën 73 vjeçare, nga torturat. Varri nuk i dihet. 2. Muharrem Rushit Rushiti në gusht të vitit 1947 u burgos në Gjilan dhe u dënua me 13 vjet burg, i mbajti 7 vjet. Muharremi, porsi vëllau Etemi, vdiq në burgun e Nishit nga torturat e mëdha. 3. Ajet Rushiti në tetor të vititi 1946 u dënua me 13 vjet burg në Mitrovicën e Sremit, i mbajti 10 vjet burg. Jeton në fshatin Leran. 4. Vehbi Etem Etemi – Kokaj më tetro të vitit 1946 u dënua 6 vjet burg në Prishtinë. I mbajti 1,5 vjet në Prishtinë, kurse 1 vit në Mitrovicë. Me moshë ishte 17 vjeç. Tani jeton në Kumanovë (Sipas kujtesës së Vehbi Etem Rushitit, i lindur më 2 shtator 1929 në fshatin Inatovc kokaj, jeton në Kumanovë që nga viti 1971, i cili rrëfen për ekzekutimet dhe torturat e rënda fizike ndaj familjes Rushiti). Fshati Strezovc Të likuiduar Xai Zymberi u vra në fshatin Sopot më 4 nëntor 1944. me moshë 16 vjeçar. Varri i gjendet në gropën kolektive ndërmjet fshatit Shushevë dhe fshatit Strezovc (Sipas kujtesës së Selim Hasanit, i lindur më 21 prill 1920 në fshatin Stanec të Preshevës, jeton në Kumanovë që nga viti 1965, i cili rrëfen për pushkatimet e fshatarëve në Strezovc. Të plagosur në frontin e Sremit 1. Ibrahim Asllani u plagos në prill të vitit 1945 ne Frontin e Sremit, në moshën 23 vjeçare. 2. Idriz Neziri u plagos në prill 1944 në frontin e Sremit, 23 vjeç. Të burgosur Më 26 dhjetor 1944 pjesëtarët e PSKçK`së i tubuan fshatarët e Strezovcit te shkolla e fshatiti në lagjën Hashan, prej aty i morën pastaj dhe i dërguan në Sopot, ku i futën në bodrumet e shkijeve dhe i mbajtën 24 orë duke i rrahur shumë rëndë, më tortura barbare. numri më i madh mbetën me pasoja të rënda jetësore, i njohur është haxhi Kadri Ramadani, të tjerët u shëruan me lëkura deshi, siç është Isuf Limani etj. Torturat dhe rrahjet e rënda i pësuan këta shqiptarë: 1. Jahi Rrahimi, 50 vjeç 2. Muharrem Rrahimi, 45 vjeç 3. Kadri Ramadani, 45 vjeç 4. Isuf Limani, 55 vjeç 5. Isa Musliu - çavadar, 45 vjeç dhe 6. Zejadin Ganiu, i njohur me emrin Ganush, 44 vjeç Këta persona nuk pajtoheshin me regjimin sllavo-komunist, por kërkonin rend demokratik, prandaj u rrahën deri në vdekje (Sipas kujtesës së Sulejman Asllanit, i lindur më 21 qershor 1930 në Strezovcë, lagja Hashan, jeton në Kumanovë që nga viti 1960, i cili rrëfen për torturat e regjimit sllav ndaj shqiptarëve). Fshati Bërçec Të likuiduar 1. Ibrahim Ibrahimi, i lindur më 1915, u vra më 12 nëntor 1943 në vendin Mërtvani Most, në rrugën që shpie në Pirot. 2. Zeqi Azirin e likuiduan bullgarët dhe partizanët më 16 korrik 1943, te vendi çerticë. Ishte 28 vjeç. Të burgosur Bushat Ibrahimi, i lindur më 19000, u dënua 6 muaj burg në vitin 1945 në Vranjë (Sipas kujtesës së Gani Ibrahimit, i lindur më 24 prill 1928 në fshatin Bërçec rrethi i Preshevës, tani jeton në çerkez, rrethi i Kumanovës, i cili rrëfen për zhdukjen e shqiptarëve pa gjykim nëpër burgjet serbosllave. Fshati Buhiç Të likuiduar 1. Gani Rama në nëntor të vitit 1938 u vra në fshaitn Babuç Babë. Varri nuk i dihet. Ishte 31 vjeç. 2. Fazli Rama në nëntor të vitit 1944 u vra në Llapushticë afër Urave, në moshën 60 vjeç. Varri nuk i dihet. 3. Emin Ismaili u vra në korrik të vitit 1943 në rrugën e fshatit Miratovc ndërmjet Preshevës dhe Tërnavës, në moshën 50 vjeç. Varri nuk i dihet. 4. Arif Rashiti u vra më 1912 në Peçenë në moshën 52 vjeçare. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Bislim Arifi u vra më 1934 në fshatin Buhiç, te Bathishta në moshën 50 vjeç. Të plagosur 1. Haqif Halimi u plagos më 16 shator 1944 në fshatin Lluçan afër Bujanocit. me moshë 30 vjeç. 2. Raqip Halimi, i lindur më 1912, u plagos më 26 prill 1943 në fshatin Domorovc. Të rënë e të plagosur në frontin e Sremit 1. Etem Emini ra dëshmor më 12 prill 1945 në frontin e Sremit në moshën 19 vjeçar. Varri nuk i dihet. 2. Riza Berisha u plagos më prill 1945 në frontin e Sremit në moshën 33 vjeç. 3. Shaqir Berisha u plagos në prill 1945 në frontin e Sremit, në moshën 27 vjeç. Të burgosur 1. Raqip Halimi u arrestua në tetor të vitit 1947 dhe u dënua me vdekje nga Gjykata e Prishtinës, dënim që iu shëndrrua në 20 vjet burg, prej të cilëve 5 vjet i mbajti në burgun e Mitrovicës së Sremit. 2. Shefki Halimi u arrestua më 1947 dhe u dënua me 3 vjet burg në moshën 25 vjeç. 3. Kamer Arifi në gusht të vitit 1951 u arrestua nga UDB`ja e Preshevës pët të shpëtuar nga burgu ai iku nga arresti në Bullgari, prej nga kaloi në Turqi dhe më në fund në Francë, ku vdiq (Sipas kujtesës së Sejdi Halimit i lindur më 1 shator 1937 në fshatin Buhiç, jeton në Kumanovë që nga viti 1956 dhe Rufat Halimi i lindur më 6 gusht 1929 në Buhiç, jeton në Kumanovë që nga viti 1956 të cilët rrëfejnë për zhdukjen e shqiptarëve të pafajshëm në këtë fshat). Fshati Tërnavë Të likuiduar 1. Nexhip Zeqiri i likuidua nga OZN`ja e Vranjës në janar të vitit 1945 vetëm pse mbante libra të Shqipërisë. Me moshë ishte 27 vjeç, varri nuk i dihet. 2. Imer Qazim Dulla u likuidua nga OZN`ja e Vranjës më 1946. Me moshë ishte 30 vjeç. Varri nuk i dihet. 3. Shefki Ibrahimi, një nga luftëtarët e Sylë Hotlës i ardhur në shtëpi dhe i strehuar në plevicën e një fshatari, më 1946 u kap nga UDB`ja dhe u dërgua në Vranjë, ku e likuiduan në moshën 25 vjeç. 4. Kasum Bajrami u likuidua më 1944 te Vorrët e vjetra, rovina në moshën 35 vjeç. Varri nuk i dihet. 5.Hafëz Selimi u likuidua nga UDB`ja në vitin 1944, bashkë me Kasum Bajramin te vorret e vjetra në moshën 34 vjeç. Varri nuk i dihet. 6. Emin Ismajli u likuidua më 1944 te Rovina, në kohën që në Tërnavë kishte ardhur si mik nga Buhiçi, në moshën 26 vjeç. 7. Zeqirja Osman Emini e likuidoi në vitin 1945 OZN`ja e Vranjës, në moshën 24 vjeç. 8. Isa Misini u likuidua më 1945 nga UDB`ja te Lugi i Ukës, në moshën 30 vjeç. 9. Arif Misini u bra në vitin 1946 në Gruhali, më haxhiun e Lepovicës - komuna e Gjilanit, ne moshën 45 vjeç. 10. Bejzad Azemi u likuidua më 1945 nga Brigada XVI te Bukuroca e Keqe, ne moshën 22 vjeç. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Haki Limani, profesor u mbyt më 26 dhjetor 1965, duke u shkelur me automobil nga UDB`ja në rrugën e Fushë Kosovës. 2. Hebib Jahiu u vra më 1944 në Tërnavë, te rruga e trenit, në moshën 26 vjeç. 3. Ibrahim Shahini u bra më 1944 te fshati Malazez i Tërnavës në moshën 34 vjeç. Të rënë në frontin e Sremit Qail Arifi ra dëshmor në prill të vitit 1945 në Shid, fronit i Sremit. (sipas kujtesës së Bajram Habibit i lindur më 4 maj 1935 në Tërnavë, jeton në Preshevë dhe Rexhep Zulfiut, i lindur më 1 maj 1936 në Tërnavë, mësues të cilët thonë se fshati Tërnavë përjetoi tragjedi kombëtare të rëndë me gjenocidin e sllavokomunisteve). Fshati Rahovicë Sipas kujtesës së Isen Pajas, i njohur me emrin Cen Paja, në fshaitin Rahovicë janë zhdukur shumë shqiptarë. Të likuiduar 1. Halim Hajdini u likuidua më 1944 në moshën 20 vjeç nga UDB`ja . Varri nuk i dihet. 2. Ilaz Hasanin e likuidoi në vitin 1944 UDB`ja në moshën 30 vjeç. Varri nuk i dihet. 3. Xhafer Zulfiun e likuiduan të lidhur në vitin 1945 në Vranjë. Varri nuk i dihet. 4. Izair Sadiku, i lindur më 1957 e mbytën më 1983 në Split, në APJ`në e atëhershme. Varri nuk i dihet. Të vrarë 1. Azem Nexhmedinin e vranë më 1944 në Bilaç, sllavokomunistët 40 vjeç 2. Jonuz Rashitin e vranë më 1944 te Prroni i Madh, 60 vjeç 3. Murat Selmanin e vranë më 1944 në Bilaç, 41 vjeçar. 4. Ruzhdi Nazifin e vranë më 1944 në Bilaç, 20 vjeçar. 5. Nevzad Beqirin, e vranë më 1944 te Udha e Frengit - te kulla e Bukurocës, në moshën 60 vjeç. 6. Sadik Sadikun e vranë më 1944 në fshatin Zhunicë, në moshën 60 vjeç. 7. Ramadan Hamidin e vranë më 1944 në Brodosellë, fshat slalv në moshën afër 70 vjeç. 8. Hasan Emërllahun e vranë më 1944 në shtëpi të vet. Pjesëtarët e PSKçK`së e mbytën me drunj. 9. Amet Kishan e mbytën me ndru ne shtëpi të vet më 1945. Ishte 52 vjeçar. 10. Tefik Asllanin e vranë më 1945 në fshat, te lagja Bullaj në moshën 60 vjeç. 11. Avdi Muhaxhirin u vranë më 1944 në mulli të Bukurocës duke ngrënë bukë, më moshë 60 vjeçar. 12 Shaban Neziri u bra më 1944 në arat e Bukurocës, 60 vjeç. 13. Adem Rufati u vra më 1944 në Bilaç, 25 vjeç. Të plagosur

1. Ferat Latifi u plagos më 1944 në fshatin Bilaç, 52 vjeç. 2. Abdulla Aliu u plagos më 1944 në Zhunicë, 40 vjeç. 3. Ajdin Aliu u plagos më 1944 në Bukurocë, 65 vjeç 4. Ramadan Avdyli u plagos më 1944 në Bushtran, 50 vjeç.

Të vrarë më 1912

Në vitin 1912 u vranë 9 shqiptarë nga dora e zezë e sllavit, pesë prej të cilëve, siç thotë xha Cenë Paja janë:

1. Emin Nuredini, i vrarë në fshat para shtëpisë së vet. 2. Mustafë Kamberi i vrarë në fshat te lumi i Rahovicës. 3. Fejzulla Shabani i vrarë te kulla e Bukurocës 4. Abaz Emini, i vrarë në Kumanovë dhe 5. Ahmet Beqiri, i vrarë në Kumanovë.

Xha Cenë Paja thotë janë vrarë edhe 4 të tjerë, 2 vajza dhe 2 djem por emrat nuk i kujtohen.

Të burgosur

1. Hamdi Hajdini u burgos më 1981 në Stara Gradishka de u dënua 12 vjet burg, prej të cilëve i mbajti 9. 2. Amet Jakupi më 1972 u dënua 6 muaj burg, kurse i mbajti 3 muaj. U dënua sepse e kishte fyer Titon. Ishte 45 vjeç. 3. Rabit Emini më 1982 u dënua me 6 muaj burg dhe më vonë përsëri u dënua me 2 herë me nga 3 muaj sepse kishte fyer Sllobodan Millosheviqin. 4. Muharrem Jakupi më 1961 u dënua me 1 vit burg në moshën 50 vjeç, dhe nuk e mbajti deri në fund.

Rainca Të likuiduar

1. Xhemshit Kadriu u bra më nëntor 1909 nga serbet e Vranjës. Varri nuk i dihet. 2. Sulejman Rainca, hoxhë, u likuidua më 1912 te vendi Moravicë duke e shtënë në lym afër lumit. Kufoma iu gjet pas shtatë ditë angazhim të fshatarëve dhe të preshevarëve. 3. Ajet Jahiu, i njohur me emrin Ajet Rainca, me iniciativën e UDB`së u vra më 1946 afër fshatiti Gare. E vrau një shkok i tij në gjumë. Ky sihte Nexhip Hajdar Kadria. Për këtë ngjarje ka dëshmuar Shemsi Iliazi dhe Fazli Fazliu nga fshati Zhunicë.

Të vrarë

1. Sali Iseni i lindur më 1880, u vra në nëntor të vitit 1944 në katund, 64 vjeç. 2. Nezir Arifin, i lindur më 1900 në nëntor të vitit 1944 e nxorën prej një plevice në fshat dhe aty e vran, 44 vjeç. 3. Imer Jahija, i lindur më 1888 u vra në nëntor të vitit 1944 te rruga hekurudhore, 66 vjeç. 4. Shefki Imeri i lindur më 1914 u bra në nëntor të vitit 1944 në Lotovicë ditën e Bajramit të madh, 30 vjeç. 5. Tefik Mehmeti i lindur më 1918 u vra në nëntor të vitit 1944 në Lotovicë ditën e Bajramit të madh, 26 vjeç. 6. Feta Arifi i lindur më 1880 u bra në nëntor të vitit 1944 te Mulliri i Ukajve përbmi Raincë, në moshën 64 vjeç. 7. Ibrahim Halimi i lindur më 1890 u masakrua në nëntor të vitit 1944 në Vranjë, në moshën 54 vjeç. 8. Nuredin Veseli, i lindur më 1887 u vra në nëntor të vitit 1944 te kafeneja e Tozës në Preshevë, në moshën 57 vjeç.

Fshati Bugarinë

Të likuiduar: 1. Ibish Qerimi u vra në nëntor të vitit 1944 në Pçinjë. Varri nuk i dihet. (Sipas kujtesës së Qerim Qerimit, i lindur më 24 gusht 1928 në fshatin Bugarinë, tani jeton në fshatin çerkez të Kumanovës që nga viti1965, i cili rrëfen në rrethanat e krijuara në fshatin Bugarinë pas Luftës së Dytë Botërore. Të rënë në Frontin e Sremit 1. Aziz Ismaili ra dëshmor në prill të vitit 1945 në Shid, Fronti i Sremit, në moshën 30 vjeçare.

Fshati Muhaxhieret(Kokaj)Ranatoc

Të vrarë

1. Daut Rrahmani Kokaj, u fra në afërsi të hekurudhes në vijen frontale me 28 gusht 1944- (Sipas kujtesës së Mihrije Rahim Rrahmanit, e lindur më 10 shkurt 1922 në fshatin Strezovc, jeton në çerkez që nga viti 1965, e cila rrëfen për sjelljet barbare të regjimit sllavo-komunist.

2.Shaban Haliti u vra më 25 nëntor 1944 afër fshatit Maxhere në moshën 53 vjeçare.

Fshati Bukoc

I likuiduar

Haki Emini (Sipas kujtesës së nënës Sadije Emini e lindur më 22 prill 1910 në fshatin Nasalcë jeton në çerkez që nga viti 1963 e cila rrëfen për regjimet që ushtruan presion ndaj popullatës shqiptare) i lindur më 1939 u vra më 10 gusht 1961 në Podgoricë, në moshën 22 vjeçare sa kohë ishte në shërbim ushtarak.

Shushaja e poshtme

Të likuiduar 

Mustafë Agushi u vra në nëntorë të vitit 1944 në rrugën Kumanovë – Vranjë, në moshën 24 vjeçare. Thuhet se atë e masakroi Kira i Shkupit. Varri nuk i dihet (Sipas kujtesës së Naxhije Maliqit, e lindur më 1923 në fshatin Shushaja e poshtme rrethi i Preshevës, kurse prej vitit 1977 jeton në Kumanovë, e cila rrëfen për vrasjet dhe burgosjet e fshatrave të Shushajës) (Sipas kujtesës së Elmi Nevzad Osmanit, i lindur më 15 shtator 1915 në fshatin Shushaja e Poshtme, i cili rrëfen për regjimin sllavo-ortodoks dhe për presionin e tij për çrrënjosjen e elementit shqiptar në këto troje).

Fshati Bilincë, Lagja Kukaj

Të likuiduar

1. Shaban Ramadani i njohur Ramë, u vra më 20 nëntor 1912 në Berçec ( në mal) në moshën 50 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Fejzulla Kukaj u vra më 3 nëntor 1913 te lagja Kukaj në Selishtë, 25 vjeçar. Varri nuk i dihet. 3. Qahil Rexhepi u vra më 24 mars 1945 në Split. Varri nuk i dihet. 4. Rrahim Murtezi u vra më 26 tetor 1912 në Bilincë, në moshën 40 vjeçare. Varri nuk i dihet. 5. Xhemail Rexhepi u vra me fëmijën në dorë më 12 dhjetor 1944 te Lama e Mehes, lagja Kukaj në moshën 35 vjeç.

Të Plagosur

Iliaz Bislimi më 25 nëntor 1944 në Muçibabë, 32 vjeç. Të Burgosur Me pretekst se janë marrë më kontrabandën e arit, shefi i UDB`së Jova Gariq kapi një grup qytetarësh të cilët në stacionin policor i rrahte deri në alivanosje dhe i keqtrajtonte Trifko Tankosiqi. Këta ishin: 1. Hamid Kukaj, i cili arrestua më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës. 2. Isa Limani, i cili u burgos më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës. 3. Idriz Bilalli, në moshën 40 vjeç. 4. Halit Arifi, 36 vjeç. 5. Demir Rexhepi, 45 vjeç. 6. Halil Jahija, lagja Muhaxher, 27 vjeç. 7. Hamid Kukaj, 25 vjeç. 8. Qerim Sylejmani, lagja Pograxhë, 35 vjeç. 9. Banush Sulejmani, 35 vjeç. 10. Ahmet Rashiti, 32 vjeç.


Fshati Peçenë

Të vrarë

1. Avdi Demiri, lagja Zubve u vra më 6 nëntor 1944 në fshatin Sefer nga ana e pjesëtarëve të PSKçK`së në moshën 52 vjeçare. 2. Bajram Demiri, lagja Zubve u vra më 22 nëntor 1944 në malin Buçuvinë në moshën 45 vjeçare. Avdiu dhe Bajrami vëllezër. 3. Kadri Asllani u vra më 22 nëntor 1944 të hekurudha e Preshevës në moshën 50 vjeçare (Sipas kujtesës së Nuhi Avdiut, i lindur më 4 janar 1939 në fshatin Peçenë – lagja Zubve, jeton në Kumanovë që nga viti 1961, i cili rrëfimin e vet e mbështet në kujtesën e gjyshit të tij dhe rrëfen për djegjen e familjes së tij në fshatin Peçenë). Fshati Peçenë, që ka lagjën e Zubve, të Bulloshve dhe të Haxhve gjendet 20 km në perendim të qytetit të Preshevës. Përkujtojmë tragjedinë e një familjeje në vitin 1916-1917, kur ky vend ishte i okupuar nga okupatori bullgar. Pas vendosjes së administratës bullgare, u rekrutuan shumë të rinj dhe u dërguan në Bullgari. Këta nuk ishin ushtarë të rregulltë, por të ashtuquajtur Trudakë, dhe maltretoheshin në mënyrat më të ndryshme. Prej lagjës Haxh ishte rekrutuar një djalosh më emrin Zija. Prej maltretimeve të mëdha që i bëheshin u detyrua të ikte nga ushtria bullgare në shtëpi. Pas ikjes së tij, bullgarët lëshuan flet arrestimin për zënien e tij (me qëllim të kthimit të tij në ushtrinë bullgare). Administrata ushtarako – policore një ditë kishe dërguar bullgarë të veshur me uniforma në lagjën e Zubve për të marrë kryeplakun e fshatit që së bashku me të të shkonin te shtëpia e Zijait dhe ta arrastonin. Për fat të mirë kryeplaku nuk kishte ndodhur në shtëpi prandjaj në vend të tij morën një fshatar tjetër që quhej Islam Bilalli. Ky shkoi në lagjën Haxh deri te shtëpia e Zijait, hyri brenda dhe i tha nënës së Zijait: A ka ardhur Zijai nga Bullgaria, sepse po e kërkojnë bullgarët. Nëna e Zijait u përgjigj se nuk ka ardhur, edhe pse Zijai ishte fshehur afër shtëpisë, në mal. Bullgarët duke dyshuar se nëna gënjente filluan ta rrihnin në oborr. Zijai duke parë se po i rrihnin nënën shtiu me pushkë në bullgarët me qëllim që ti trembte. Ata filluan të iknin dhe u kthyen në stacionin e tyre. Me të arritur ata treguan se ç`kishte ndodhur. Por u shërbyen edhe me genjeshtrëa. Ata thanë se Islami i kishte thënë Zijajit: Merre pushkën dhe vriti bullgarët, sepse kanë ardhur të të arrestojnë. Komanda bullgare urdhëroi menjëherë një grup prej dhjetë vetash (ushtarë) dhe u tha që të shkonin në lagjën e Zubve dhe të bënin çka të donin me Islamin dhe familjen e tij. Bullgarët arritën në këtë lagje, e thirën Islamin dhe e urdhëruan që të shkonte me ta. Ai u nis, por i kërkuan që edhe familja e tij të shkonte me ta. Kështu pas bullgarëve shkuan Islami, nëna e tij, gruaja me katë fëmijë. Në të dalë nga lagja, bullgarët biseduan njëri me tjetrin se çtë bënin me ta. Njëri kishte propozuar që t`i pushkatonin, tjetri që ti therrnin, kurse i treti kishte propozuar që ti hudhnin në zjarr. Islami kur i dëgjoi këto fjalë ( ai e dinte gjuhën bullgare) kishte bërtitur me sa të që kishte: O ju fshatarë, të ma bëni hallal, se unë e pata me gjithë familjen time ! Bullgarët e dërguan Islamin me familje në mal aty afër ku kishte togje dushku, i përgaditur si ushqim dimëror për kafshët. Aty e lidhën për një dru stogut të dushkut ia dhanë zjarrin. Kur zjarri mor hov të madh, bullgarët filluan t`ia hudhnin në zjarr fëmijët me rradhë një nga një, pastaj nënën dhe gruan dhe më në fund pasi kishte përa këtë skenë të tmerrshme u hodhën edhe atë. Prej atëherë ky vend quhet vendi ku është djegur Islami me familje. Këtë ngjarje tragjike e kanë kallëzuar edhe shumë fshatarë të tjerë gjë që tregon se ajo është përcjellë prej brez në brez, por edhe fshatrat përreth e mbajnë ende të freskët në kujtesë këtë ngjarje. Për fat të keq, dëshmitar që kanë parë këtë ngjarje nuk ka sepse ajo ka ndodhur në vitin 1916-1917.

Fshati Gruhali

Të vrarë

Rashit Saqipi u vra më 25 nëntor 1944 në vendi Gruhali.

Fshati Buhiç

Të likuiduar

Fazli Rama u vra më nëntor të vitit 1944 ne vendin të Urat me moshë 60 vjeç. Varri nuk i dihet.

Të rënë në fronit e Sremit

Etem Emini ra dëshmorë më 12 prill 1945 në frontin e Sremit. 19 vjeçar. Varri nuk i dihet.

Të plagosur

1 Haqif Halimi u plagos më 16 tetor 1944 në Bujanoc në moshën 36 vjeçare. 2. Ragip Halimi u plagos më 11 qershor 1944 në vendin Hodonovc në moshën 31 vjeçare.

Të burgosur

Raqip Halimi u gjykua në Prishtinë në vitin 1947 dhe u dënua me 20 vjet burg, por i mbajti 5 vjet në Sremska Mitrovicë. Vdiq më 1988 në Kumanovë (Sipas kujtesës së Rufat Halimit i lindur më 6 gusht 1929 në fshatin Buhiç, prej vitit 1956 jeton në Kumanovë i cili rrëfen për likuidimet vrasjet dhe plagosjet e popullatës shqiptare në Buhiç).

Fshati Norçe

Të likuiduar

1. Destan Jashar Agushi, i njohur me emrin Destan Norça, i lindur më 1898 u masakrua në fshatin Mateç në moshën 49 vjeçare. Destanin e gdhendën si gdhendet druri, ia nxorrën sytë dhe ia prenë gjymturët. Atë e masakruan Gjerasim Stankoviqi, farkëtarë i njohur me emrin Dajço, Sllavko Dimitrijeviq dhe vëllai i tij Stanimir Dimitrijeviq të tre piroqanë që si kolonistë jetonin në fshatin Mateç të Kumanovës. Destanin e likuiduan më 22 nëntor 1947 së bashku me çefin e Likovës në vendin te Prroni i Vorreve, nja 700 metra larg fshatit Mateç, mu te Dardha e Shaqirit, në rrugën që shpie nga Mateçi për në fshatin Llopat. 2. Hafëz Nuredini i lindur më 1905 u masakrua më 7 dhjetor 1944 te Kafeneja e Tozës në Preshevë. 3. Faik Selimi u likuidua në nëntorë të vitit 1944 në Surdulicë në moshën 30 vjeçare. 4. Halil Esatin e likuiduan më 1945 jashtë Preshevës. Me moshë ishte 22 vjeçar. Varri nuk i dihet.

Të vrarë

1. Xhavit Nuredinin e vranë më 22 nëntorë 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës në moshën 32 vjeçar. Hafëzi dhe Xhaviti ishin vëllezër. 2. Ali Etemi u vra më 22 nëntor 1944 mbi Gere, në moshën 47 vjeçar. 3. Mustafë Saqipi u vra më 22 nëntorë 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës kishte 45 vjeç. 4. Ejup Eminin më 3 shtator 1944 e mbytën më dru në shtëpinë e vet në moshën 41 vjeç. Të rënë në frontin e Sremit Riza Miftari u vra më 12 prill 1944 në Frontin e Sremit në moshën 21 vjeç.

Të plagosur

1. Muharrem Sabedini u plagos më 12 shator 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës, 50 vjeçar. 2. Halim Qazimi u plagos më 4 shator 1944 të Guri i Zi, në moshë 38 vjeç. 3. Vesel Hasani u plagos më 6 nëntor 1944 të Guri i Zi në moshë 36 vjeç.

Të burgosur.

1. Xhavit Saqipi më 1945 u dënua 15 vjet burg. E keqtrajtuan fizikisht në mënyrë brutale dhe e likuiduan në Nish, duke fajësuar kinse kishte vrarë një partizan. Në moshë ishte 30 vjeç (Sipa kujtesës së Gani Nuredinit i lndur më 22 shator 1928 në fshatin Norçe rrethi i Preshevës, i cili rrëfen për masakrën e babait të tij Hafëz Nuredinin në kafenenë e Tozës).

Fshati Ilincë

Të likuiduar

1. Selim Demi Selimi u vra më 1 maij 1945 në Vinkovc në moshën 23 vjeçare. Varri nuk i dihet. 2. Ejup Rexhepi – Selimi u vra më 16 nëntor 1944 në Preshevë te kafeneja e Tozës. Me moshë ishte 25 vjeçar. Varri nuk i dihet.

Të vrarë

1. Adem Ademin e vranë më 25 nëntorë të vitit 1945 në Ilincë në moshën 40 vjeçare. 2. Rushit Hajrizin e vranë më 25 nëntor të vitit 1945 në Ilincë në moshën 42 vjeçar. 3. Hajdin Salihun e vranë më 22 shtator 1944 në Leran në moshën 50 vjeçare. 4. Ramë Dalipin e vranë më 22 shtator 1944 në Leran në moshën 55 vjeçare. 5. Belul Feratin e vranë më 22 shtator 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës, në moshën 51 vjeçare. E vranë me bomë pjestarë e PSKçK`së. 6. Hajredin Eminin në nëntorë të vitit 1947 në fshatin Ilincë e mbytën me dru në shtëpinë e vet. Me moshë 60 vjeçar. 7. Rexhep Zymberi u vra më 22 nëntor 1944 në fshatin Sllubicë, 33 vjeç. 8. Bajram Bislimi u vra më 22 nëntor 1944 në fshatin Caravajkë në moshën 21 vjeçare. Të plagosur Maliq Maliqi u plagos në tetor të vitit 1944 në fshatin Vërban në moshën 40 vjeç.

Të burgosur

Më 25 nëntor të vitit 1944 i morën gati të gjithë fshatarët e Ilincës dhe i futën në xhami në të cilën i mbajtën 5 ditë. Pastaj i dërguan në stacionin hekurudhor të Preshevës ( në barakë) ku i mbajtën 60 ditë dhe ku u ra tifoja, kurse të tjerët i dërguan në Vranjë. Prej kësaj sëmundjeje të rëndë në barakën e stacionit hekurudhor të Preshevës vdiqën. 1. Xhafer Ademi, 16 vjeç 2. Hetë Azem Ademi, 16 vjeç 3. Sherif Ademi, 65 vjeç dhe 4. Ismajl Zymberi, 45 vjeç Në barakë qëndruan të burgosur 60 ditë këta persona: 1. Zair Selimi, 53 vjeç 2. Zeqir Selimi, 48 vjeç 3. Qail Selimi, 22 vjeç ( Zairi dhe Zeqiri ishin vëllezër kurse Qaili kusheriri i tyre) 4. Isuf Dalipi (hoxhë) u njohur me emrin Cuf, 55 vjeç 5. Hajrush Ademi, 56 vjeç 6. Selman Beluli, 52 vjeç 7. Fuat Beluli, 49 vjeç (Selmani dhe Fuati ishin vëllezër) 8. Riza Kadriu, 18 vjeç 9. Sinan Ramadani, 21 vjeç 10. Fazli Xhelili. 24 vjeç 11. Shaip Emini, 32 vjeç 12. Hamdi Emini, 28 vjeç 13. Rexhep Maliqi, 58 vjeç 14. Faik Elezi, 55 vjeç Në burgun e Vranjës u dërguan: 1. Hamid Shaqiri, 55 vjeç 2. Shaban Ademi, 45 vjeç 3. Ramiz Miratoca, 50 vjeç (nga Miratoca) 4. Ruzhdi Haliti, 40 vjeç 5. Hajrulla Miratoca, 36 vjeç 6. Sulejman Zhunica, 60 vjeç nga fshati Zhunicë 7. Jakup Zhunica, 59 vjeç, nga Zhunica e vranë në Tabanoc 8. Vebi Derri, 50 vjeç, nga Presheva e vranë në Tabanoc 9. Haki Derri, 37 vjeç ( nga Presheva, kusheriri i Vebi Derrit) 10. Adem Kamberi, 60 vjeç (nga Miratoca jeton në Preshevë) 11. Qemajl Presheva, 20 vjeç nga Presheva dhe 12. Qail Corrotica, 36 vjeç nga Corrotica Të gjithë këta persona që u dërguan në burgun e Vranjës UDB`ja i likuidoi dhe asnjërit nuk i dihet varri. Këtë e vërteton edhe Shaban Arifi, i cili shpëtoi rastësisht.

Ata që i shpëtuan plumbit: 1. Sejdi Selimi, 24 vjeç nga fshati Ilincë 2. Hamid Shaqiri, 55 vjeç nga Ilinca 3. Shaban Arifi, 47 vjeç nga Ilinca 4. Xhemail Presheva, 60 vjeç nga Presheva 5. Rexhep Xhemaili, 24 vjeç nga Presheva 6. Jonuz Doda, 62 vjeç nga Presheva 7. Nazmi Jonuzi, 30 vjeç nga Presheva 8. Riza Maliqi, 26 vjeç nga Presheva 9. Zymber Kurbalia, 16 vjeç nga fshati Kurbali 10. Habi Seferi, 15 vjeç nga fshati Raincë (Sipas kujtesës së haxhi Sejdi Selimit, i lindur më 25 mars 1920 në Ilincë, tani jeton në Kumanovë që nga viti 1956)

Fshati Maxhere

Të vrarë: Mustafë Arifi u vra në nëntorë të vitit 1944 në fshatin Bërçec, ku e ka edhe vorrin. Pjesëtarët e PSKçK`së e morën prej mali tek priste dru, te vendi Kastron në moshën 35 vjeçare dhe e vranë. Të plaogusur: 1. Bajram Xhemail Ajdini, i lindur më 1913, u plagos në nëtor të vitit 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës 2. Nuredin Xhemail Ajdini, hoxhë, imam i fshatit, i lindur më 1902 u plagos në nëtor të vitit 1944 në vendin Uglarë dhe me këtë rastë këmba e djathë i thye copa – copa. Nuredini, atëherë në moshën 42 vjeçarë dhe Bajrami janë vëllezër. Të burgosur_: 1. Nuredin Xhemail Ajdini u burgos në nëntorë të vitit 1960 dhe u dënua tre vjet burg në Vranjë. I mbajti 6 muaj në Vranjë, në moshën 58 vjeç (Sipas kujtesës së haxhi Abudulla Ajdinit, i lindur më 31 janar 1918 në fshatin Maxhere, tani jeton në çerkez, rrethi i Kumanovës, Nuredinit UDB`ja i thoshte se ditën flinte kurse natën punonte për shqiptarët dhe se e urrente me gjithë shpirt regjimin sllavokomunist. Këtë e vërteton edhe djali i mulla Nuredinit, Sadri Ajdini nga fshati Maxhere, i cili jeton në çerkez.).

Kokaj

Të vrarë, të plagosur dhe të internuar: Idriz Rashit-Koka, lindur më 1908 në familjen Rushiti të fshatit Kokaj ishta vëllai i pasë Hetës, Muharremi dhe Destanit, pas pushtimit bullgar të anës moravës dhe Kardakut, kalon me banim në Gjilan. Idrizi ishte plagosur nga bullgarët në një konflikt të armatosur dhe shkëmbim zjarri te vendi i quajtur Drum të Mali i Hysenit- Magjerës, ku ishte edhe përkarshi Stanica e bugarëve te Seferët në pranverën e vitit 1942, aty kishte treguar një guxim e trimëri, ndonëse i plagosur në njërin krah, e kishte përgatitur revolën me dhëmbë, për të mos u rënë në dorë armikut, deri sa kishte arritur kusheriri i tij(Haziri) për ta tërhequr me një qerre me trinë, deri në shtëpi. Së fundi nga plagët e marra vdekjeprurse ishte plagosur gjatë luftimeve për mbrojtjen e trojeve etnike në hyrje të Lluqanit me 28 gusht 1944 në vijën e frontit te Maja e Kikës dhe përgjat udhës së frengit me 1944, vdesë rrugës për Gjilan në hyrje të Dobëqanit(Mireshit) dhe varroset në varresat e Gjilanit, ku jetonte me nderime qytetare si dëshmor i asaj lufte. Idrizikishte lënë një djal, Ismajlin dhe tre vajza në jetë. Nga Familja Rashiti vëllai i Idrizit, Muharrem Rushit dhe Hetem Rushiti(Hetë Koka) në gusht të vitit 1947 u burgosën në Gjilan dhe u dënua me 13 vjet burg, i mbajti 7 vjet. Muharremi, porsi vëllai Hetemi i denura me 35 vjetë burg, vdiq në burgun e Nishit, si përgjegjës i forcave shqiptare nënprefekturën e Gjilanit, ku ndodhi vrasja dhe arrestimet e grupit në Livoçë pas depërtimit nga Serebia në vitin 1943. Të burgosur. 7. Ajet Rushiti në tetor të vititi 1946 u dënua me 13 vjet burg në Mitrovicën e Sremit, i mbajti 10 vjet burg. Jetoi nga viti 1975 në fshatin Leran. 8.Vehbi Hetë – Kokaj më tetor të vitit 1946 u dënua 6 vjet burg në Prishtinë. I mbajti 1,5 vjet në Prishtinë, kurse 1 vit në Mitrovicë. Me moshë ishte 17 vjeç. Jetoi pas Aksionit të Armëve i shpërngulur në Kumanovë (Sipas kujtesës së Vehbi Etem Rushitit, i lindur më 2 shtator 1929 në fshatin Kokaj, jetoi në Kumanovë që nga viti 1971, i cili rrëfeu për ekzekutimet dhe torturat e rënda fizike ndaj familjes Rushiti). Të vrarë, burgosur dhe vdekur në burgjet serbe 9.Mustafë Hetem Rashiti pas një përleshje më dy udbash gjatë arrestimit të tij në Remnik që shkuan ta burgosnin. Por, Mustafa i vrau të (dy udbashët) dhe doli në mal me Hasan Alijën e Remnikut. Ata u vranë me tradhti në vendkalimin kufitar te Bistrica të Prizrenit. Mustafa ishte 21 vjeç i shkolluar në Tiranë. Varri nuk i dihet. 9.Rabije (shoqja e Mustafës) Kokaj, më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u masakrua nga UDB`ja bashkë me të shoqin Mustafë Etemin. Ishte 20 vjeçe. Varri nuk i dihet. Hasan Alija-Remniku më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u kap dhe u vra nga UDB`ja mashkë me Mustafën dhe Rabijën. Me moshë ishte 48 vjeç. Varri nuk i dihet.Të vrarë me atë aksion kanë mbetur edhe. Agush Metaj Bresalci u bra në shtator 1951 në Zhur të Prizrenit së bashku me personat e lartpërmendur. Me moshë 35 vjeçar. Qibrije Agush Bresalci u vra nga UDB`ja në shator të vitit 1951 në vendkalimin kufitar te lumi Bistrica të Prizrenit. [9]*Hazir Haziri-Kokaj

  • Në mars 1943, në vendkalimin kufitar bullgaro-italian në vendin e quajtur Suka – Capar vritet në pusi, Hazir Haziri -Kokaj) lidhja kryesore e LNÇ Gjilan-Karadak-Preshevë pas formimit të aradhës së pare shqiptare të komanduar nga Xheladin Kurbalia, komisar Fadil Hoxha dhe Avdullah Presheva, varroset në Caparë dhe bashkë me të plagoset edhe bashkëfshatari i tij Hajredin (Halit) Haziri.

2.Daut Dauti Rrahmani, ka lindur në fshatin Kokaj me 1910, ishte udhëheqës i fshatit, pjesëmarrës i Luftës i rezistencës së armatosur përgjat udhë frengit të Kosovës lindore. Në vijen e frontit të asaj lufte marrë plagë vdekjeprurse dhe është bartur në shpinë nga Isahu i Haxhi Mustafë Kokajve nga vija e frontit në Raincë të Preshevës deri në Cërraticë me 28 gusht 1944 plagoset nga kisha serbe në fshatin Bilaq, ku nga plagët e marra edhe vdes pas pakë ditësh. Varroset në fshatin Kokaj . 4.Rifat Qazim Ismajli i bashkohet Batalonit kosovar të Rinisë pas shpërbërjes së rezistencës ë armatosur në Frontin Lindor të Kosovës juglindore. Rifati ishte djali i tretë i Qazimit Ismajlit ~ Kokajve(kaçak i njohur) i lindur me 1926 në fshatin Kokaj. Ai, gjatë pushtimit italian- (në ditët e Shqipënisë 1941-1943), kishin ikur nga fshati i tij prej zulllumit të pushtuesëve bullgar, ku ishte pushtimi e shtypja më i egër dhe vendosën në Domorocë të Kamenicës. Rufati me formimin e Batalonit të Rinisë Kosovare, skur shumë atdehtar të tjerë antifashist iu bashkua rradhëve vullnetare. Rufat pati fatin e këtij bataloni që shumë prej tyre mbeten të vrar nga forcat çenikepartizane serbe. Ai u vra më nëntor 1944, me 6 pjesëtarë tjerë të Batalonit kosovar të Rinisë në moshën 27 vjeçare, mbase vrasja e tyre, duke i nxjerrë nga ana e një pjesëtari serb për t'i pushkatuar pastaj, do të iritonte luftëtarët e këtij bataloni që qoi deri te shpartallimi i plotë dhe bashkangjitja me Shaban Polluzhen. Varri nuk i dihet. 5.Rrustem Dalip Rrustemi, i lindu në Kokaj, njëri nga djemtë e Dalipit të Rrustemit, pasi që pushtohet fshati i tij nga forcat serbo-bullgare të Brigadës së XVII-të Maqedone, ishte arratisur për t'iu bashkuar më pastaj forcave shqiptare të tërhequra kah Karadaku lindor. Mirëpo fati i tij ishte tragjik më 28 nëntor 1944, kur në fshatin Gosponicë, kishin hyrë forcat e mobilizura serbe të Brigadës III të Preshevës, Rrustemin, këto banda kriminale e vran sa ishte mysafir së bashku me 33 banorë të Gosponicë dhe Bukurocës keqe dhe tjerë viktima të terrorit të ushtruar ndaj popullatës së pafajshme të këtyre lokaliteteve nga bandat serbo-bullgare nëntor 1944, varoset në vendin varezën masive në Gosponicë të Preshevës.[10]

Sllubicë

Të ekzekutuar pas stacionimit të forcave serboçetnike në Kodër të Garës në 30 nëntor 1944, në fshatin Sllubicë janë 13 të vrarë dhe plagosur. Nga lagjja e Alshiq; Sherif dhe Ruzhdi Hasani, plagosur janë: Habib Selimi dhe Ahmet Zahiri, edhe katër vëllazërit e tij, janë ekzekutuar në lagjen e Zahirajve, ndërsa i ka shpëtuar ekzekutimit nga nje gërvishje plubi që me atë rast i'a ka këputur litarin edhe Asllan Sadriut (Rekaliu), i cili në breshrin e plumbave është arratisur duke e bartur bashkëfshatarin e tij Habibin në shpin ga andej, si dhe nga mëhalla e Dacit të vrarë janë; Shaban dhe vëllai i tij,Daci, pastaj janë ekzekutuar para shtëpis së tij, edhe Jaha dhe Emerllahu nga lagjja e Bishtajve,...

Lista e të vrarëve ekzekutuarëve në dhjetor 1944

Myqybaba

  • | Të rënët me 1944/45 nga Myqybaba
  • |Pajazit 1918
  • | AJAZ J. ZYMBERI 1909

•|AMBER Z. ZYMBERI 54 v •|NEZIR A. JAHIU 1920 •|QAZIM SH. SELMANI 1904 •| RASHIT A. SELMONI 58 v •|RIFAT M. IBRAHIMI 1925 •|RIZAH SH. SELMANI •|SEJDI D. SELMANI 38 v •|SELMON K. ZYMBERI 1922 •|SHAQIR K. ZYMBERI •|YMER S. ZYMBERI

Shkrim me pompozitet negativ për masakrën

  • "Vrasje" "Vendtakimi në Bistricë" u bë "top lajm" për gazeta, e posaçërisht për gazetën e vetme shqipe të asaj kohe" "Rilindja", që lexohej nga pjesë dërrmuese e shqiptarëve për të kuptuar operacionin e shërbimit të sigurimit shtetëror jugosllav. Gazeta, "Rilindja", sipas urdhëresës së UDB-së, më 14 tetor 1951, informonte lexuesit dhe qytetarët e mbarë në ish-Jugosllavi me titullin "U vranë pesë banditë informbyroistë", të cilët mbas shumë krimeve ishin nisur të shkonin te Enver Hoxha për të marrë shpërblim për krimet e bëra. Ja çfarë shkrimi me pompozitet, kinse këta janë nisur për të marrë grada apo dekorata për vrasje, e jo që luftonin për çlirimin e popullit shqiptar në viset e ish-Jugosllavisë nga okupatori sero-jugosllav[11].
  • Regjisori i njohur jugosllav, Veljko Bulajiq, duke u bazuar në këtë aktivitet të Mustafë Kokës, sipas skenarit "Poslednje Albanske Bande na Kosometu" (Bandat e Fundit të Shqiptarëve në Kosovë), gjiroi filmin e njohur Kapetan Leshi, ku mësuesi që paraqitet në këtë film është Mustafa, kurse vendi është fshati Kokaj. Natyrisht, filmi paraqet ngjarjen e rregulluar sipas shijes së pushtetit okupues serb.
  • Më 10 tetor 1951, e mërkurë, në Prizren ishte ditë tregu. Pjesëtarët e shërbimit të UDB-së, herët në mëngjes i kishin ekspozuar kufomat e tyre dhe kishin dalë nëpër fshatrat e rrethinës së Prizrenit për ta ftuar popullin të vinte në Prizren për t'i parë kufomat e pesë ballistëve shqiptarë: Hasan Remnikut - Aliut, Agush Mehmetit, Mustafë Kokës, Qibrije B. Mehmetit dhe Rabije A. Kokës. Ekspozita e trupave të tyre ishte vendosur në qendrën e pazarit - Bazhdarhane. Kufomat ishin renditur në dyshemenë e kamionit ushtarak të tipit gjerman "Doç". Përreth kufomave, roja e sigurimit jugosllav me uniformë dhe pa të.
  • Nga shënimet e terrenit, Shaban Kajtazi, ka ritreguar se Ismail Zenuni i ka thënë se vetëm gruaja e mësuesit*Mustafë Koka) ishte gjetur e gjallë pas plojës, se ajo kishte rënë në lumë dhe se e kishte bartur ujët bukur larg, sa që mezi e gjetën. Ndërkaq, disa pjesëmarrës të korpusit të mbrojtjes popullore që morën pjesë në këtë “aksion” të UDB-ës “Prita në Bistricë”, vërtetojnë se një oficer boshnjak ka thënë: -Njëra grua kishte mbetur gjallë dhe më është lutur ta vras dhe e vrava”.
  • Në mbrëmjen e së dielës, më 14 tetor 1951, UDB-a e mbylli ekspozitën e grupit në Pazarishten e Gjilanit. *Kufomat e luftëtarëve të lirisë i ngarkuan në “Doç”, dhe i dërguan në oborrin e kazermës së JNA-së, ku edhe i varrosën me një gropë. Me një shkrim të dr. Muhamet Pirrakut, thuhet se kufomat janë djegur me benzinë, por ne nuk e kemi hasur këtë të dhënë në terren, kurse vendvarrimi është identifikuar në muajin tetor, edhe pse ka pasur disa të dhëna edhe më parë. Për realizimin e kërkesave jetësore të kombit! UDB-a për të mbjellë tmerr në popullsinë shqiptare i burgosi mbi 27 jatakë dhe bashkëpunëtorë të Hasan Remnikut dhe bashkëluftëtarët. Një numër të madh i dënoi me dënime drakonike. Selim Remnikun me pushkatim (me vonë me burg maksimal) , vëllain e tij Hajdinin me 20 vjet . Me pushkatim u dënua edhe Azem Uruqi i Bresalcit (më vonë 20 vjet), sikur edhe Arif Q. Syla I Remnikut. Nën 7 vjet u dënuan dhjeta veta. Latif Mehemti, Ismail Qorrolli, Smajl Deli Muji, Sadik Vranoci, Shukri Hajrizi, Mehemt Syla, Selman Arifi, Arfi Sherifi, Xhemshit Bilinca. Me 9 vjet u dënua Daut Kepa etj.[12]
  • Rasti informbyroisti - [13]

Citatet

  • Riza Drini : "Boshti i ra Rusisë. Gjermania e humbi luftën".
  • Drini qante e dëneste : "Shihe, kam dronë se punët do të marrin mbrapsht dhe së shpejti nëpër këtë tokë të shenjtë shqiptare do të rrjedh gjaku rrëke i shqiptarëve sa që toka nuk do ta pijë. Unë nuk po e di se ku do të mbetet Kosova dhe fati i kosovarëve...". "O Hysen Tërpeza, ja ku ta them : Kosova mbaroi. Ti si djalë i ri që je, ia jep besën kombit shqiptar se do të luftosh deri në fund. Dikush duhet të luftojë !". Prefekt ! Hysen Tërpeza ta jap besën, zotëri prefekt se me ditë që do të bëhen rrafsh Kosova dhe Shqipëria, se pa luftuar kundër armikut nuk do ta lë".
  • Vendasit e kishin pranuar dhe ishin rreshtuar përkrah Luftës nacional çlirimtare, por jo të nënshtruar edhe me pushtimin nga sllavokomunistet
  • Ali Draga, i biri i Ferat Dragës ministër në Beograd : Përkrahja prej boshtit (Anglo-amerikan) që kishte fituar në vitin 1942, (kah fundi i '44-tës) nuk ekziston më prej marrëveshjes së Jaltës (kumtuar nga dëshmitarët e kohës).
  • Lufta e dytë botërore, popullsisë së Preshevës i solli okupimin bullgarë. Me luftë të armatosur dhe forma të ndryshme, udhëheqësit shqiptarë u munduan të realizonin të drejtat sociale kombëtare. Në këtë drejtim kontribut të veçantë kanë dhënë : Abdullah Krashnica, Selim Selimi, Skender Hasani, Xheladin Kurbaliu, Riza Selimi -Ilinca, Limon Staneci, Selami Hallaçi, Ibrahim Kelmendi, Ali Aliu, Shinasi Hallaçi e te tjerë.
  • Me 15 shtator të vitit 1943, forcat çetnike serbe hodhën bomba në natën e Ramazanit në Xhaminë e Preshevës me ç'rast vranë 4 dhe plagosën 28 veta. U bënë masakra në Iseukë, Gosponicë, [[Sopoti] dhe vrasje e likuidime të shumta.
  • |Limon Staneci-raportoi nga fronti i Gjilanit për fitoret e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës më 1944, në fletoren Lidhja e Prizrenit. Me artikullin "Një shpartallim i ri i çetave komuniste n'anë të Gjilanit" të datës 9korrik 1944 konstatohej: "Armiku shekullor, lakmues i tokave të huaja i dejun me ideologjina të ndryshme (komuniste, nacionaliste e që të dyja këto formojnë një të tretë: Pansllaviste)" prapë, Limon Staneci me datën 28 qershor 1944, në një numër aproksimativisht 400-500 vetash sulmoi tokat shqiptare, tue kalue kufinin ne vendin e quejtun "Kika", mbasi në afërsinën e katundeve Cfircë e Tugjevc nuk kishte muejtë. Forcat tona te përbame prej ushtrisë të rregulltë dhe fuqisë kreshnike, të komandueme prej oficerave dhe N/oficerave trima, filluen luftën. Gjatë luftës që vazhdoi 12 orë dhe betejës me datë 29.6.1944 grupet -komuniste, Nacional-shoveniste-pansllaviste, u shpartalluen me humbje për ta... Kjo ndeshje me bandat komuniste, që lumnisht përfundoi me fitimin t'onë, u prit me manifestime simpatike nga populli, i cili u betue me ketë rast se do të ndjekin gjurmën e dëshmorvet si kapter Abdi Gjoka, nga mati, Anëtar i Komitetit Komunal të Lidhjes II të prizrenit, Bajram Poliçka e tjerve, që ranë viktimë në ket betejë për lirinë dhe kurr nuk kanë me lanë qi kamba.e anmikut të shkeli tokat t'ana te bekueme...” "Dhe, sikurse për Luftën e Velegllavës të 28 qershorit 1944, sekretari i Komitetit të Lidhjes së Prizrenit për Rrethin e Gjilanit, Limon Staneci raportoi nga linja e zjarrit edhe për Luftën e Kikës, të 26 gushtit 1944, Raporti i tij, si gazetar, ushtar përjetues e komandant i vullnetarëve" "Fronti i Gjilanit, shpartallimi i Dytë i Brigadave Komuniste Drazhiste-Pansllaviste në Rrethin e N .Prefekturës Gjilanit, shquhet për saktësi materiale, gjykim politik të drejtë dhe afirmim të një epopeje kombëtare të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar”.
  • |Muhamet Pirraku, Mulla Idriz Gjilani dhe --Gramos 30 nëntor 2011 21:39 (CET)Mbrojtja Kombëtare te Kosova Lindore
  • “Prej Kumanove, shkova në katundin Mateç, siç pata mësue gjindej Sylë Hotla me 150 vetë të armatosun. Përveç këtyne, ai kishte edhe tjerë shokë që kishin armë, dhe më tha se në rast nevoje edhe ata mund të vijshin. Për ketë plak të sinqertë, trim dhe me dinjitet, shokët e tij dhe të gjithë shqiptarët e rrethit të Kumanovës kishin respekt. Pa ndonjë vështirësi, ky plak kreshnik dhe unë u muarëm vesh me i luftue partizanët, se sa këta tentojshin me kalue hekurudhën, e cila ndan shumicën shqiptare prej shumicës serbo-maqedone. Me 11 shtator 1944, u ktheva në Preshevë...” sipas memoareve e prof. Ibrahim Kelmendi-Aliu*[14], përshkruar gjendjen e para fillimit të luftimeve për mbrojtjen e Preshevës dhe kufijve etnikë.
  • Lidhjes së Dytë të Prizrenit, të udhëhequra nga Xhafer Deva, i cili në shënimet më të reja bibliografike thuhet se në një kuvend burrash, në fillim të vitit 1944, Sulë Hotla do të zgjidhet për komandant të çetave të Ballit Kombëtar për krejt viset e Kumanovës. Në të vërtetë, pas tërheqjes së Bullgarisë fashiste, në shtator të vitit 1944, me iniciativë të Sulë Hotlës, në Mateç mbahet një tubim i madh me flamuj kombëtar, ku marrin pjesë mbi 2000 veta dhe kreu më i lartë i rezistencës shqiptare nga kjo anë si : Ali Syla, Mulla Hajdari, Mulla Dulla, Iljaz Hoxha, Ferat Efendija, Xhemail Hoxha, Destan Kumanova, Ramadan Qazimi etj. Me këtë rast, Mulla Dulla i Hotlës (Abdulla Ebibi 1904-1944) zgjedhet nënprefekt i prefekturës së Mateçit, Sulë Hotla komandant i forcave ushtarake, ndërsa Mulla Hajdari i Orizarës zgjedhet komesar politik, me detyrë që të furnizojë ushtrinë me ushqim dhe armatim. Prej kësaj periudhe deri kah mesi i nëntorit forcat shqiptare që numëronin rreth 3.600 ushtarë, arritën t’i përballojnë të gjitha sulmet ushtarake që vinin nga ana e divizionit të Kumanovës, që përfshinin Brigadën XVI dhe XVII-të të LNÇ-së maqedone. Këto brigada u krijuan po në këtë kohë, ndërsa shumica e tyre ishin çetnikë të Drazha Mihajlloviçit dhe ushtarë të ish-ushtrisë fashiste bullgare.
  • | Në një dokument të 23 nëntorit 1944, thuhet se “forcat reaksionare në rajonin e Karadakut të Shkupit numëronin rreth 3000 veta”, kurse në një dokument të 21 dhjetorit, thuhet se “vetëm në Gjilan kjo shifër është në rreth 2000 ballistë”. Më tej në dokumentet e udhëheqësisë sllavo-komuniste thuhet se këto forca shqiptare filluan t’i sulmojnë njësitë e LNÇ-së në Maqedoni dhe ta pamundësojnë punën e organeve të “pushtetit popullor”.
  • | Lajmi mbi masakrat e filluara të ushtrisë sllavo-partizane mbi popullatën e pafajshme shqiptare të Preshevës, edhe atë mu në natën e Bajramit të madh, në vjeshtën e vitit 1944, Sulë Hotla dhe Mulla Idriz Gjilani, me njësitë e tyre të armatosura dhe me mendjehollësinë e prof. Ibrahim Kelmendit, Sami Sh. Arizare, Ali Syla (Staneci), Hamëz Ballanoci, Kamber Xhagaduri - M<iratoca do të bëjë pushkën një me preshevarët, dhe pas 12 orë luftimesh do të thyhen keq.
  • | “Më e komplikuar situata është në Kumanovë. Atje edhe pse janë kryer burgosje të një pjese jatakësh, përsëri deri te informacionet e sakta nuk kemi mundësi të vijmë”, ai thekson : Popullata shqiptare ka besim të plotë ndaj Sulës dhe disa anëtarëve të këshillit Popullor, kështuqë secili çoban apo fshatar dijnë për lëvizjen e bandave, mirëpo nuk i tregojnë pushtetit. Ata ndaj Frontit dhe pushtetit qëndrojnë anash, citat i nxherë nga kryeshefi i OZNA-s për qarkun e Shkupit, në një takim me kreun e Byrosë Politike të PKM-së.
  • | “Menjëherë pas çlirimit u mor aksioni për ta stabilizuar vendin, duke ju dhënë të drejta pakicës shqiptare. Me këtë u krijuan kushte për formimin e partisë, në rrethin e Dibrës dhe Kërçovës më 1945, ndërsa në rrethet e tjera kryesisht aty ka vitet 1947 dhe 1948. Mirëpo edhe përkundër asaj që është arritur stabilizimi politik, menjëherë duhet pranuar fakti se te masa shqiptare në atë moment nuk u arrit diferencimi politik dhe klasor. Mu për këtë edhe sot në qarkun e Tetovës dhe Gostivarit, grupi më i madh i popullatës ankohen për humbjen e banditëve në kohën e pastrimeve, dhe konsiderohet si një grusht kundër shqiptarëve, për t’ua marrë të drejtat e tyre. Në Kumanovë ende për Sulë Hotlën mbretërojnë legjendat dhe nuk besohet se ai është likuiduar. Edhe më tutje ai jeton në memoaret e tyre, kjo po vërehet në fshatrat : Hotël, Sllupçan, Mateç, Orizare etj...” [15].
  • | Kolonel Fuad Dibra pas mbajtjes së një takimi me kryetarët e komunave të nënprefekturës së Gjilanit (në fillim të nëntorit) ishte i urdhëruar nga Komanda Supreme e Ushtrisë Mbretërore që ta lëshojë frontin te Kosova Lindore dhe të tërhiqte ushtrinë brenda Shqipërisë londineze. Fuad Dibra nga Gjilani doli me 14 nëntor 1944, me dy kamionë dhe u drejtua “për Shqipëri !”. Njësisë së kolonel Fuad Dibrës, gjatë tërheqjes do t’i prehet rruga diku midis Prizrenit e Krakushtës (Dragashit) dhe në luftë me njësitë partizane të Shqipërisë do të vriten shumë ushtarë, kurse Kolonel Fuad Dibra do të kapet rob. Ai, më vonë do t’i dorëzohet Shtabit të AP të UNÇ të Kosovë e Metohisë, dhe sipas dëshmive të disidentit Hysen Tërpeza, Kolonel Fuad Dibra do të pushkatohet. (Shih Dr. Muhamet Pirraku : Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941 - 1951, fq.125).
  • | Në vitin 1945 komuna e Preshevës në mënyrë arbitrare, pa vullnetin e popullit shqiptar dhe me qëllim të asimilimit dhe ngushtimit të truallit etnik, u nda nga Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, për t`u vënë në lidhje kontrolli nga lartë, hërë nga Rrethi i Vranjës e herë nga ai i Leskocit.
  • Ne rrethin e ketushem kanë hyrë gati 3.000 frymë shqiptarë te emigruan nga tokat nën kontrollin bullgar. (Ne një shkrese te këtillë dërguar Inspektorisë së Tokave të Liruara (Nr.412.d30, f.1 -48/74, rez. Gjilan) ne Prizren me 25 Korrik 1942 nga nënprefekti i Gjilanit Rifat Berisha pos te tjerash thuhet : Këta kanë ardhë pa pru kurgjo me vedi. Jetojnë mizorisht, kanë mbete pa strehe e banojnë përjashta nder hajate, kopshte e fusha"[http://kosovare.forumotion.com/shqiptaret-f20/c-dime-per-medvegjen-t176.htm%7CProf.Rifat Berisha
  • |UNÇ e Kosovës:Nga viti 1942 në Kosovë u formuan çeta të armatosura partizane: " Z. Hajdini " ( shtator 1942) çeta e Sharrit ( nëntor 1942 ), "E. Duraku (janar 1943 ), dhe aradha e Karadakut ( janar 1943 ), dy bataljionet kosovare dhe Brigada maqedono-kosovare ( shtator 1943). Në prill 1943 u formua Shtabi Kryesor i Ushtrisë NÇ për Kosovë, që ushtronte të njejtat funksione me shtabet ushtarake të krijuara në viset e tjera të RPSJ. .....

Në fund të v. 1943 në K. ishin ngritur 81 këshilla NÇ. Komiteti Krahinor i Kosovës dhe Shtabi Kryesor i UNÇ të Kosovës - komandant Fadil Hoxha kanë qenë të pavarura. Gjatë LANÇ të Kosovës, F. Hoxha as Shtabi i UNÇK në asnjë mënyrë nuk i'u është drejtuar Shtabit Suprem të UNÇJ ose Titos si komandant suprem ose Shtabit Kryesor të Serbisë....Ndërsa bashkëpunimi dhe kontaktet me Shtabin kryesor të UNÇ të Shqipërisë ishin të shpeshta. Brigada e Parë dhe e Katërt e Kosoves dhe Brigada e Tretë dhe e Pestë e UNÇSH-së, qliruan Kosoven dhe Rr.e Dukagjinit. Gjaku i mijëra dëshmorëve dhe vendimet e Konferenca e Bujanit, e cila u mbajtë pikërisht për ti kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë 29-30 nëntor 1943 , ku këtu ishte vendosur që Kosova dhe viset tjera shqiptare në RPSJ. të mbesin në përbërje të RSFJ.[16]

  • |Ramizi udhëtoi për në Gjilan, pa përfunduar mbledhja. Mirëpo, në Gjilan menjëherë e burgosën dhe e dënuan me 20 vjet burg të rëndë, kurse prokurori Gorolub Popoviqi me këmbëngulje kërkonte dënim me vdekje. Nuk bëri para as deklarata e dhënë me shkrim për gjykatën nga ana e Fadil Hoxha për ndihmë që Ramiz Cërnica i kishte dhënë Aradhës Partizane me Fadilin në krye, të rrethuar nga italianët në malet e Livoçit të Epërm në pranverë të vitit 1943
  • | Gjykata ushtarake e Shtabit Opertiv në Prishtinë ia dënoi me vdekje edhe djalin, Raifin, dënim të cilin më vonë ia zëvendësuan me 20 vjet burg të rëndë. Raifin e dënuan për arsye se si komisar i Batalonit Partizan të Rinisë në Drenicë, me tërë batalionin e vet kishte kaluar në anën e Shaban Polluzhës dhe përse kishte organizuar likuidimin e Shtabit të Brigadës në Prekaz. Ramiz Cernica, Mehmet Krileva, Adem Stançiqi dhe Sinan Hasani.. Në këtë Konferencë mori pjesë edhe Ramiz Cërnica, i cili gjatë mbledhjes pati guxim që në fjalën e vet ta thotë hapur e troç se është kundër aneksimit të Kosovës nga Serbia, duke shprehur vullnetin e popullit shqiptar për bashkim me nënën Shqipëri. Për këtë Jo të madhe pësoi pasoja – u dënua me 20 vjet burg të rëndë.
  • |Ja se ç’thotë 88 vjeçari Ilaz Hajdin Brahimi, anëtar i Rojës Partizane në Sojevë dhe korrier i Komitetit të Rrethit në Ferizaj: Prizren (në 27 korrik 1945). -Votova për Tiranën, thoshte Ramizi.Veprova ashtu siç ishim marrë vesh dhe siç i kishim premtuar popullit. Kjo për mua dhe për djemtë e mi do të ketë pasoja. Isha dhe jam i vetëdijshëm për këtë, por pasojat e politikat janë të përkohshme, burrëria dhe atdhetaria janë të përhershme, të pavdekshme.
  • |Në burg më ra në sy një burrë rreth 45-vjeçar, me shtat të mesëm. Në dukje të parë,dukej sikur tërë qenia e tij ishte e rrethuar me një oreol të shenjtërisë dhe përhapte urtësi, mençuri,dashuri, mirëkuptim e durim[17].
  • |E pyeta Abdullah Musliun (gjithashtu i burgosur) se kush ishte ky burrë. Më tha se është Ramiz Cernica, tribun i nderuar dhe udhëheqës militant i paepur i popullit shqiptar.. Jo-ja e Ramiz Cernicës ,më 1945 kundër bashkimit të Kosovës me Serbinë e ka pasur, e ka dhe do ta ketë peshën dhe rëndësinë e vet historike kombëtare e botërore; ka qenë, është dhe do të jetë simbol i trimërisë dhe i guximit në analet e historisë, në të kaluarën e në të tashmen se si një patriot duhet t’i mbrojë interesat kombëtare e t’i kundërshtojë tendencat shfarosëse të armikut.
  • Me 1947 komunës së Preshevës i bashkëngjiten edhe këto fshatra : Staneci, Seferi, Caravajka, Peçena, Depca, Maxherja dhe Renatoci, të cilat i takonin komunës së Gjilanit.
  • Pas përgjakjes së Gjilanit, më 29 dhjetor 1944 mbahet një takim i Mulla Idrisit me përfaqësuesin e UNÇSH’së [[Shefqet Peçi]n]. Sipas të dëshmive të atdhetarit Ramiz Cërnica, takimi midis Mulla Idris Gjilanit dhe Shefqet Peçit u mbajt, në malet midis fshatrave Livoç, Ponesh, Gumnishtë dhe PasjanGjilanit. Mulla Idrisin në këtë takim e kanë shoqëruar rreth 20 bashkëluftëtarë, kurse Shefqet Peçin e shoqëroi komandanti i Brigadës VII të kosmetit Shaban Haxhia ”Përzha”, me një grup partizanësh nga njësia përcjellëse e shtabit. Në këtë takim sipas dëshmitarit tjetër Tahir Zajmi, Shefqet Peqi ka arritur ta bind Mulla Idrisin që të heq dorë nga rezistenca e mëtutjeshme. Shefqet Peçi, me këtë rast Mulla Idisit i ka thënë :
  • “Pse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi porsa të stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjithë viset shqiptare të Jugosllavisë pa tjetër do të bashkohen me Shqipni, gja për të cilën mund të jeni fare të sigurt... ?”. 5/6 Zhvillimet e mëvonshme, në Kosovë dhe në trojet tjera etnike shqiptare, që mbetën padrejtësisht nën administrimin e Jugosllavisë së Titos, dëshmuan të kundërtën e premtimeve të Shefqet Peçit.

[RIPUSHTIMI I KOSOVËS]-

Burim i të dhënave

[19]

  1. ^ Dr.Fehmi Rexhepit, historian dhe dokumenteve arkivore të arkivit rajonal të Gjilanit, Shkupit, Kumanovës të arkivuara nga Selim Norça, Kurtesh Agushi, Hoxhë Ibrahim Capari, si dhe të bashkëpunëtorëve e dëshmitarëve të atyre ngjarjeve të Karadakut 1941-1943, të botuara edhe në librin "Flaka" (pjesa e V-IX) nga Autobiografia.
  2. ^ LNÇ në rethinëne Gjilanit nga dr. Fehmi Rexhepi
  3. ^ Kurtesh Agushi jetonte në Shkup, ishte një ish-student i Beogradit, dhe njeri kyq i LNÇ-së në rajonin juglindor të Kosovës, i cili në vitin 1936 kishte marrë pjesë në demonstratat e studentëve dhe të komunistëve të Beogradit për të kërkuar armë që të shkonte e të luftonte në Spanjë, dhe kryetar komune në Kamenicë(Dardanë
  4. ^ [1]
  5. ^ e Dytë e Prizrenit
  6. ^ [2]
  7. ^ [3]
  8. ^ mr.Aliriza Selmani
  9. ^ Hazir Koka.66x88.jpg
  10. ^ [[4]]
  11. ^ Ramadan Asllani,Hasan Alia(fejton,2008)
  12. ^ Nijazi Ramadani
  13. ^ Në qershor 1948, me përjashtimin e Jugosllavisë titiste nga organizata e partive të shteteve komunsite-Byroja Informative, përfundimisht prishen marrëdhëniet ndërmjet Rusisë e aleatëve të saj, me Jugosllavinë. Mbetja e Shqipërisë në pozitat proruse nënkuptonte edhe prishjen e domosdoshme me jugosllavët. Ndonëse gjatë kohës së marrëdhënieve të mira në relacionin Tiranë-Beograd pozita e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjeta ishte e rëndë, pas prishjes së këtyre marrëdhënieve pozita e tyre përkeqësohet edhe më shumë. Pra, pozita diplomatike e Shqipërisë (atëkohë) e pafavorshme në planin ndërkombëtar, e rëndoj drejtëpërdrejtë edhe pozitën e shqiptarëve të mbetur padrejtësisht në Jugosllavinë e avnojit. Qarqet politike antishqiptare në Jugosllavi dhe veçanërisht UDB-a në krye me serbomadhin A.Rankoviq, duke e shfrytëzuar këtë situatë, riaktualizoi projektin famkeq të Vasa Çubrilloviçit për asgjësimin, asimilimin dhe shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre të lashta. Dhuna e terrori i shfrenuar qysh herët, tani i shpërthyer me një egërsi të re (përmes diferencimeve si "informbyroist") fillimisht nisi me kuadrot shqiptare të luftës për të vazhduar pastaj kundër të gjithë shqiptarëve që konsideroheshin armiqë të Jugosllavisë.Shumica e të dënuarve shqiptarë vitet më të rënda të burgut, përveç Idrizovës e Velesit në Maqedoni, Nishit, Beogradit, Pozharevcit... në Serbi, Titogradit në Mal të Zi, Bileqës, Stara Gradishkës, Lepogllavës... në Kroaci, i kaluan më së shumti në sinonimin e ferrit të Dantes në "Goli Otok", ujdhesë në Adriatikun verilindor (Kroaci). Në këtë ujdhesë të xhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e atyre që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm thyerja por shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar shpesh herë rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër me ata të rinjtë e porsa ardhur). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër koridorin e gjallë e të "të penduarve" dhe të udëbashëve të çarkëdisur... Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat me imoral) jo vetëm që "vetëqeverisnin" me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm . Ky burg-kamp famkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë.
  14. ^ Ibrahim Osmani-Kelmendi ka lindur më 16.04.1916 në Preshevë.Vdiq më 24.01.1979 në Melburn të Australisë
  15. ^ Citat i Kërste Cërvenkovski, funksionari i lartë nga një raport i drejtuar Byrosë Politike të PKM-së dhe PKJ-së
  16. ^ Fasdil Hoxha|R.Maxhuni
  17. ^ I burgosuri politik, anëtar i LNDSH, Rexhep Bunjaku për Ramizin në”Bujkun” e datës 26.VIII.1996,
  18. ^ Ibrahim Osmani-Kelmendi ka lindur më 16.04.1916 në Preshevë.Vdiq më 24.01.1979 në Melburn të Australisë
  19. ^ Rasti informbyroisti

Lidhje të jashtme