Kërceni tek përmbajtja

Karavela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Karavela "Vera Cruz" ("karavelë latine"), një riprodhim historik në grykëderdhjen e Tagut

Karavela (nga portugalishtja caravela, IPA: [kɐɾɐˈvɛlɐ]) qe një tip veliere e krijuar nga portugezët,[1] me gjasa nga arsenali i Lisbonës dhe/ose rezidenca e Sagresit (Algarve) të princit Henrik Lundrimtarit, që në atë kohë funksiononte si shkollë nautike dhe arsenal eksperimental për eksploratorët luzitanë. Ishte mjaftueshëm e lehtë për tu manovruar me rrema,[2] Ajo u përdorur midis shekujve të XIV dhe XVII nga portugezët dhe spanjollët, e konceptuar si një lundër eksplorimi e aftë të cirkumnavigonte Afrikën dhe të arrinte Inditë Lindore, pa iu dashur tu paguante tribut osmanëve.

Ajo ishte e njohur për zhdërvjelltësinë dhe shpejtësinë e saj, si dhe kapacitetin e saj për virata. Ishte e lartë, e gjerë dhe e gjatë (deri në 30 metra), me vela latine (dhe më vonë edhe rrethore), dhe kishte dy ose tre direkë, mbi një kuvertë të vetme si dhe me një kështjellë të lartë në pupë. Falë këtyre karakteristikave qe e anija e parë e aftë të përballonte udhëtime eksplorimi përgjatë oqeaneve: lëvizte deri në dhjetë kilometra në orë dhe mund të lundronte kundër erës. Meqë erërat ishin shpesh të kundërta (si midis Labradorit dhe Groenlandës, apo për të kapërcyer tropikët). Lundrimi i mëparshëm kishte qen i suksesshme në erërat mbizotëruese favorizuese (për shembull erërat tokësore ditën dhe detare natën apo në mëngjes).

Ajo u përsos në të ashtuquajturën Shkollë Lundrimi të Sagres, themeluar nga Henrik Lundrimtari në fillim të shekullit të XV; modeli portugez mbizotëroi me pjesën tjetër të Gadishullit Iberik, veçanërisht në Andaluzi, ku u krijua karavela me vela rrethore.[3]

Karavela latine Boa Esperança, Portugali

Është veçanërisht e famshme pasi dy nga anijet e përdorura nga Kristofor Kolombiudhëtimin e parë të tij: la Pinta dhe la Niña, ndërsa Santa María ishte një nau.[4]

Me vela latine, drejtimi i një karavele kërkonte më shumë aftësi dhe njohuri se një anije e zakonshme e mesjetës së vonë dhe fillimit të Rilindjes, veçanërisht naut, karrakat dhe kogat. Kjo çoi në një përmirësim domethënës të manovrueshmërisë në çdo lloj ere; ky tip vele nuk lejonte të përfitoje maksimumin nga era e favorshme si velat katërkëndore.

Ka shumë të ngjarë që karavelat evoluan nga dhout arabë, kur ato u futën në Gadishullin Iberik gjatë pushtimit mysliman. Në formën e saj plotësisht të zhvilluar, ajo u zhvillua nga peshkarexhat afrikano-veriore kārib (me gjasa evolucion i carabus-it romak),[5] kishte një kapacitet të lartë virate, me një kapacitet zhvendosjeje prej 50-160 tonë, nga 1 deri në 3 direkë me vela latine, kështjellë të përparme të zbuluar, prorë të sheshtë dhe trup mbi ujë jo shumë të theksuar. Kapaciteti i kufizuar i ngarkimit dhe ekuipazhit ishin të metat kryesore, por kjo kishte pak rëndësi, duke parë se bëhej fjalë për anije të destiunuara për eksplorimin.[6] Por për shkak të cilësive të lundrimit të deteve si dhe përparimeve në ndërtimtarinë navale në kantierët navalë të mbretërive të gadishullit, performanca e saj u zgjerua për eksplorim.

Riprodhim i tre karavelave të shquara (në fakt dy karavela e një nau) në Molin e Karavelave të Palos de la Frontera.

Në vitet pas zbulimit të dhe pushtimi të Amerikës, karavelat ranë në mospërdorim pasi ishin shfaqur lloje të reja anijesh, veçanërisht galeonët, që kishin naut dhe karrakat si pararendëse; por me përmirësime të mëdha në performancë, veçanërisht kapacitet ngarkimi, rezistencë dhe manovrueshmëri.

Në përfytyrimin kolektiv "karavelat" për antonomasi janë tre anijet me të cilat Kristofor Kolombi arriti Karaibet në vitin 1492: la Niña, la Pinta dhe Santa María. Në fakt, kjo e fundit ishte një nau dhe jo një karavelë, që do të shërbente si furnizuese për karavelat La Pinta dhe La Niña, rreth 20 m e gjatë dhe 7 m e gjerë.

Fjala karavelë rrjedh nga portugalishtja caravela, modifikim i arabishtes karib, kârib, apo kārib, që i referohej pesharexhës prej druri me vela trekëndore latine,[7] që nga ana e saj mund të rrjedh nga carabus dhe κάραβος,[8][9] ndoshta duke treguar njëfarë vazhdueshmësie të ndërtimit të saj me dërrasa të mbivendosura përgjatë kohëve (carvel build).[5]

Një riprodhim i karavelës Boa Esperança në qytetin e Lagos, Portugali

Karavela është një lloj anijeje pak e kuptuar. Megjithëse tani ka disa hulumtime arkeologjike të anijeve të mbytura që me shumë gjasa janë karavela, informacioni mbi këtë lloj anijeje është i kufizuar. Ka një kuptim më të mirë të anijeve të grekëve dhe romakëvelashtësisë klasike sesa të karavelës.[10]:faqja 2[11]:faqja 636

Kishin trup të lehtë dhe formë gjatësore, që u jepte si pasojë shpejtësi dhe aftësinë për të lundruar kundër erës.[12] Ndërsa përsa i përket përmasave të saj, besohet se mesatarisht ishte 20 deri në 30 metra gjatësi të përgjithshme dhe 6 deri në 8 metra e gjerë, me vela të rrumbullakta ose latine dhe me tre direkë, mbi një kuvertë të vetme, dhe kështjellë të lartë të pupës. Lundronin rreth 8 nyje (rreth 15 km/h).[13] Ishin të shpejta dhe lehtësisht të manovrueshme.[14]

Karavelë që konsiderohet një paraqitje e përpiktë e një karavele latine, të përshkruar në Retábulo de Santa Auta, shek. të XVI tani në Museu Nacional de Arte Antiga, në Lisbonë

Karavelat mund të transportimin furnizime, duke mundësuar ushqimin gjatë udhëtimeve të gjata, pa caktuar rremues dhe duke rritur sipërfaqen si dhe numrin e velave.[12]

Megjithëse modeli nuk caktonte rrema, në karavelat e përdorura nga Henrik Lundrimtari apo Ferdinand Magelani kuverta mund të strehonte katër rrema shumë të mëdha, për rastet në të cilat do të ishin të nevoshme dhe secili duhej të manovrohej nga katër veta që, për ta lëvizur, duhet të ecnin përpara dhe mbrapa mbi kuvertë. Anijet nuk kishin shpenzime dhe rrallë ndonjëherë mbanin kështjella prori apo pupe të ngritura. Disa riprodhime tregojnë karavela me tre vela latine. Në fakt ato mund të mbajnë edhe vetëm dy.[15]

Karakteristika të dizajnit: Karavela kishte një trup relativisht të ngushtë me një pror të hollë dhe një pupë butësisht të rrumbullakosur. Ky dizajn e bënë të shpejtë dhe të zhdërvjelltë. Karavelat tipike ishin midis 15 dhe 24 metrave të gjata, me një trup afërsisht 4,5 deri në 7,5 metra të gjerë. Këto përmasa i mundësonin një shpejtësi dhe qëndrueshmëri të mirë.[16]

Kalluma zakonisht bëhej nga një copë e vetme rezistente druri, që shtrihej përgjatë fundit të anijes. Paraqiste integritet strukturor dhe përmirësonte manovrueshmërinë e anijes.

Karavelat përgjithësisht kishin dy ose tre direkë, megjithëse disa kishin edhe katër. Direkët ishin të lartë dhe të hollë. Sistemi i velëzimit ishte kompleks, me vela si katrore ashtu dhe latine. Ky kombinim mundësonte karavelës të lundronte në mënyrë efikase si me erëra të favorshme ashtu dhe me erëra të kundërta.[16] Velat latine ishin vela trekëndore të montuara në kënd, që përmirësonte kapacitetin e karavelës për të lundruar në erë. Velat katrore përdoreshin në direkun kryesor, duke mundësuar një shpejtësi më të madhe me erë të favorshme.

Sistemi i vendosjes së velave ishte një nga karakteristikat më dalluese të karavelës. Mundësonte një manovrueshmëri më të mirë dhe kapacitet për tu vërtitur kundër erës, thelbësore për udhëtimet e gjata eksploruese.[16]

Karavela përgjithësisht kishte një ose dy kuverta. Kuverta e sipërme përdorej shpesh për të lundruar dhe veprimtaritë e ekuipazhit, ndërsa kuverta e poshtme përdorej për ngrënie dhe si zonë ndenjeje. Karavela kishte një superstrukturë të ulët në krahasim me anijet e mëvonshme. Nuk kishte një pror apo pupë të theksuar, duke i dhënë një profil të hollë.[16]

Kishte një timon të madh dhe të baraspeshuar të montuar në pupë. Kjo krijonte një kotroll të shkëlqyer të drejtimit dhe manovrueshmërisë, veçanërisht për lundrimin në ujëra të paeksploruara.

Karakteristikat e ndërtimit: Karavela ndërtohej kryesisht prej lisi ose pishe. Këto lëndë përzgjidheshin për rezistencën dhe disponueshmërinë. Trupi ndërtohej duke përdorur dërrasa të mbivendosura, një metodë e njohur si veshje mbivendosëse. Kjo metodë bënte që anija të ishte më e fortë dhe më kompakte. Struktura e brendshme e anijes ndërtohej me dru të fortë, që përballonte veshjen dhe strukturën. Ajo vendosej në intervale të rregullta për të rregulluar mbështetjen strukturore.[16]

Bashkimet midis dërrasave kalafatoheshin me shtupa (një përzierje e kërpit dhe rrëshirës) dhe katran për ta bërë trupin kompakt. Kjo ishte thelbësore për të parandaluar futjen e ujit dhe plluskueshmërinë.

Shpërndarja e brendshme: Karavelat kishin një hapsirë ngarkese poshtë kuvertës, që përdorej për të depozituar furnizimet, pajisjet dhe mallrat. Akomodimi për ekuipazhin ishte bazik, i vendosur në kuvertën e poshtme ose në pupën e anijes. Hapsira ishte e kufizuar dhe akomodimet ishin më shumë funksionale sesa komode.[17]

Armatimi: Karavelat ishin të pajisura me disa topa të vegjël ose topa bordi, që përdoreshin kryesisht për tu mbrojtur kundër piratëve apo forcave armiqësore në vend të përplasjeve të mëdha navale.[17]

Teknikat e ndërtimit: Në ndryshim me klinkerin, mbivendosja e shtresave përfshinte dërrasa të puthitura, duke krijuar një sipërfaqe trupi të lëmuar.

Karavelat e mëvonshme nisën të përdornin gozhdë dhe bullona hekuri në vend të pykave prej druri, gjë që përmirësonte durueshmërinë e anijes dhe shpejtësinë e ndërtimit.[18]

Velat: Velat e karavelave bëheshin kryesisht prej liri ose konopi. Të dyja lëndët ishin mjaft të zakonshme në prodhimin e velave në atë periudhë, për shkak të cilësive të tyre duruese dhe rezistencës ndaj erës dhe ujit. Liri parapëlqehej për lehtësinë dhe rezistencën e tij, ndërsa konopi, megjithëse më i ashpër, ishte gjithashu i fortë dhe durues.

Litarët: Litarët bëheshin kryesisht prej konopi ose liri, njësoj si velat. Konopi ishte materiali më i zakonshëm për litarët për shkak të rezistencës së tij ndaj tërheqjes dhe durueshmërisë së tij në kushtet detare. Gjithashtu përdoreshin litarë prej pambuku, megjithëse ishin më pak të zakonshëm për shkak të rezistencës së tyre më të mirë në krahasim me konopin.

Këto materiale trajtoheshin dhe gërshetoheshin në mënyrë specifike për të maksimalizuar efikasitetin e tyre në lundrim dhe nevojave të mjedisit detar.

Gjatë historisë janë dalluar këto variante karavelash:

  1. karavelat arkaike;
  2. karavelat latine (caravela latina, me vela latine);
  3. karavelat katrore (me vela katrore);
  4. karavelat e rrumbullakta (caravela redonda, me vela latine + katrore);
  5. karavelat e eksploratorëve;
  6. karavelat e luftës (të ashtuquajturat caravela de armada) dhe
  7. karavelat andaluziane (caravela en la modal Andalucia, me vela katrore).
Lisbona, në një pikturë të vitit 1572. Një galeon (në qendër) i rrethuar nga karraka, galera, karavela të rrumbullakta dhe karavela latine

Karavelat arkaike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Forma arkaike e karavelës, kārib-i arab, ishte një lundër me rrema, pa vela dhe me përmasa të kufizuara. Karavelat më të hershme në shekullin e XIII ishin të vogla dhe besohet se kishin një kuvertë, bartnin një direk me vela latine, ndërsa tipet e mëvonshme ishin më të mëdha dhe kishin dy ose tre direkë dhe kuverta. Karavela si caravela tilhida e shekullit të XV kishin një gjatësi mesatare midis 12 m (13 yd) dhe 18 m (20 yd), një kapacitet mesatar prej 50 deri në 60 tonë,[19] një raport gjatësie prej rreth 3.5 me 1 dhe kornizë të ngushtë elipsoidale (ndryshe nga kornica rrumbullake e naut), duke u dhënë atyre shumë shpejtësi dhe manovrueshmëri, por me një kapacitet të kufizuar ngarkese.

Karavelat vela katrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Drejtë fundit të shekullit të XV, portugezët zhvilluan një version më të madh të karavelave, që bartëte kështjellë të përparme dhe të pasme – megjithëse jo aq të larta sa ato të karrakave, që do ti kenë kthyer në të papërshtatshme për kohën e keqe – por më të dallueshme për direkun e tyre të parparmë me vela katrore dhe tre direkë të tjerë që bartnin vela latine. Në këtë formë ajo përmendej në portugalisht si një "karavelë e rrumbullakët" (caravela redonda) pasi në traditën iberike, një velë e fryrë katrore quhet e rrumbullakët.

Përdorej në flotat e patrullimit bregdetar afër Ngushticës së Gjibraltarit dhe si një shoqëruese e armatosur për anijet tregtare midis Portugalisë dhe Brazilit si dhe në Rrugën e Kepit. Disa e konsiderojnë këtë një pararendëse të galeonit luftarak, ndërsa karavela mbeti në përdorim deri në shekullin e XVII.

Karavelat e rrumbullakta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Depoja e një anijeje të riprodhuar në Molin e Karavelave, në Palos de la Frontera

Shumë detarë zgjodhën të kombinonin te karavela, velat latine me velat katrore, duke krijuar një model të ri të njohur si karavela e rrumbullakët. La Niña dhe la Pinta ishin karavela latine, por pak para nisjes së udhëtimit të Kristofor Kolombit u kthyen në karavela të rrumbullakëta.[15]

Me erën përballë (të pafavorshme), vela katrore nuk mund të përfshijë më shumë se 50 % të erës në një anije të mirë-baraspeshuar dhe me një ekuipazh të përbërë nga njerëz me përvojë. Gjithashtu është e lehtë që ky lloj anijeje të lejojë afrim të madh me brigjet. Në fakt, vela latine mund ta përfshijë përsosmërisht erën dhe nuk lëvizte në breg.[15]

Me erën nga pupa (të favorshme), vela katrore shfrytëzon erën në tërësinë e saj dhe përparon me një lëvizje të njëtrajtshme. Me vela latine, trysnia e pabarabartë bënë që ky kurs të jetë më i vështirë.[15]

Maket i karavelës la Niña, bazuar në studimin "Hombres y barcos del Descubrimiento” të Leopoldo Gorostiza (2015). E paraqitur si karavelë e rrumbullakët, me vela katrore dhe trekëndore (latine)

Karavelat e eksploratorëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karavela tipike portugeze (caravela latina), revolucionare për kohën, kishte një zhvendosje prej 50 tonësh,[20] gjatësi prej 20-30 m, gjerësi prej 7-8 m, vela latine –të cilat i lejonin lundrimin afër erës, apo mundësinë për të ndjekur një itinerar me një kënd më të vogël se 90° përkundrejtë drejtimit të erës, manovër gati e pamundur për anijet e pajisura vetëm me vela katrore – dhe shpesh pa bompres. Një anije e shpejtë, e manovrueshme me pak veta, me kapacitet të dobët ngarkimi dhe luftimi.[21] Latina, e dobishme për eksplorimin e brigjeve afrikane, nuk ecte mirë në oqean. U zhvillua kështu caravela redonda, më e madhe, me 3-4 direkë dhe vela katrore për lundrimin oqeanik.[22]

Me anije të tilla Kristofor Kolombi nisi ekspeditën e tij në vitin 1492, ndërsa Santa María ishte një nau prej rreth 150 tonësh që shërbeu si anije flamurtare, la Pinta dhe la Niña ishin karavela prej rreth 15–20 m me një tra prej 6 m dhe një zhvendosje rreth 60–75 tonë. La Niña u rivelëzua nga Kolombi me vela katrore për ti dhënë një performancë më të mirë gjatë kapërcimit të Atlantikut, shumica e të cilit ishte duke ndjekur erëra të favorshme, për të cilat vela latine ishte më pak e përshtatshme. [23]:faqja 96

Karavela e luftës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një karavelë tipike lufte, me vela katrore (Livro das Armadas)

Caravela Redonda vijoi ta evoluonte sistemin e saj velik, duke u kthyer në caravela de armada, tashmë e përdorshme tërësisht për qëllime ushtarake. Në direkë vendoseshin më shumë vela, duke nisur të dallohej vela kryesore, nga velat mbi verga (anglisht topsail), nuk mungonte më bompresi dhe u shfaq koshi i vrojtimit i ashtu-quajtur "foleja e korbit" për vërejtjen e armikut. Por u mbajtën edhe anije të zhdërvjellta, urdhëra përçuese: e ashtu-quajtura caravela de mexerguerira.[22]

Evolucioni qe i vazhdueshëm dhe në fund disa karavela, i zëvendësuan velat latine me vela katrore duke zhvilluar një pror më të lartë, për të krijuar caravela en la modal Andalucia,[24] për të maksimalizuar lundrueshmërinë në Atlantik.

Sipas kronistit të shekullit të XVI portugez Gaspar Correia, karavela tipike e luftimit në Armadën e IV-rt të IndisëVasco da Gamas (1502) bartëte 30 veta, 4 topa të rëndë në kuvertë, 6 falkonetë (topa të lehtë) në kuvertë (dy të fiksuar në pupë) dhe 10 arkibuzonë (canhão de berço) në urën e katërt dhe në pror.[25]

Model i një karavele portugeze, në Musée national de la Marine

Pararendëset dhe kushtet paraprake të zhvillimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nën patronazhin e Henrik Lundrimtarit, portugezët në vitin 1434 kapërcyen Kepin Bojador dhe u futën në ujëra të Atlantikut, kushtet e erërave dhe rrymave të të cilave nul lejonin një udhëtim të thjeshtë vajtje dhe ardhje kundër erës.

Në atë kohë, tashmë përdoreshin shpikje të rëndësishme teknike si busulla, astrolabi, bastuni i Jakobit apo harta nautike shumë të sakta. Në fakt, pasi largësitë e porteve ishin gjithmonë e më të mëdha, portugezët kishin nevojë gjithmonë e më shumë për anije të afta të lundronin në ujëra të largëta me shpejtësi dhe, në rast nevoje, pa qëndruar. Kjo kërkonte jo vetëm kapacitetin e lundrimit në det të hapur me erëra, po edhe kapacitetin për të marrë furnizime të mjaftueshme dhe pjesë riparimi për një udhëtim të largët. Nevojiteshin barka që mund të kryenin kontrollin e trupit të anijes dhe riparimeve të tjera përfshirë edhe vende të pafavorshme, edhe pa kapacitetin teknik të një kantieri naval. Për më tepër, për të vijuar eksplorimet portugeze, këto lundra duhet të mund të garantonin eksplorimin e kushteve (përfshirë ato të pafavorshme) të rrymave dhe erërave në Atlantik dhe të ofronin edhe mundësinë për të lundruar në ujëra bregdetare pak të thella dhe kurse lumore.

Karavela "la Pinta" e Kolombit, riprodhuar në Palos de la Frontera.

Zhvillimi i gjatë i karavelës me gjasa u ndikua nga mjete të ndryshme lundruese mesdhetare ose bregdetare. Midis tyre ndikimet mund të ketë qe varkat e njohura si qârib, që u futën në pjesët nën kontrollin islamik të Iberisë, Al-Andalusi nga Magrebi.[26]

Ky model anijeje me gjasa u mbështet në lundrat e përdorura nga peshkatarët portugezë. Duke u mbështetur në përvojën e detarëve portugezë në lundrimin në Atlantik, karavela u shndërrua gjithmonë e më shumë në një anije të këtij lloji duke nisur nga viti 1400.

Në fund të shekullit të XV princi i Portugalisë, Henrik Lundrimtari, ndërmorri një seri eksplorimesh pushtimi në ishujt e Atlantikut dhe në brigjet afrikane. Në Sagres, në skajin jugor të Portugalisë, Henriku kishte mbledhur një ekip ekspertësh të hartografisë, navigimit, astronomisë dhe dizajnit naval, si dhe ngarkoi që të ideonin një anije të aftë për të eksploruar detin e hapur. Para këtij grupi u vendosën ekspertë në punë, duke zhvilluar dizajnin e karavelës, velabërësit europianë vareshin nga ekipet e rremimit ose nga velat e fiksuara, apo nga të dyja, për shtytjen e saj; anija me velëzim katror ishte më e zakonshme. Shpikja e karavelës, ashtu si zëvendësimi i kogës me naun, e ndihmuan shumë Spanjën dhe Portugalinë në udhëtimet e tyre oqeanike në shekullin e XV.[12][14]

Stendë me modelet e anijeve të Kristofor Kolombit në "Museo de Colombia".

Zhvillimi i karavelës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga shekulli XV, detarët e Evropës Jugore dhe Qëndrore i kishin kufizuar anijet e tyre në kabotazh të thjeshtë, duke përdorur lloje anijesh arkaike: gocon (barcha), me zhvendosje deri në 25-30 tonë, ishte pjesërisht e mbuluar dhe konsiderohej një velierë, megjithëse mund të lëvizej edhe me rrema me 14-15 veta që zakonisht mund ta plotësonin kapacitetin e anijes; dh barinela, nga zhvendosje prej 50-200 tonësh, me vetëm një direk dhe vela katrore, tërësisht e papërshtatshme për lundrim në ujëra të hapura oqeanike.[27] Anije akoma të përhapura dhe me përdorim të gjerë në fillim të së ashtuquajturës "epokë të zbulimeve" (i përdori eksploratori Gil Eanes në vitin 1434 për të arritur Kepin Bojador), por të vogla, të ngadalta, vështirësisht të manovrueshme për eksplorimet dhe të penguara nga erërat e forta veri-lindore përgjatë itinerarit të kthimit në Portugali, megjithë shtimin e rremave dhe velave katrore.[28] Anija e vetme "oqeanike" në përdorim në atë kohë në Portugali ishte nau, një version i evoluar nga koga balltike, por me përmasa shumë të mëdha (zhvendosje mbi 100 tonë).

Nevojiteshin anije më të mëdha, për ekuipazhe më të mëdha e kapacitet më të madh ngarkimi, përveç se më të manovrueshme.

Rreth vitit 1451 princi portugez, Henrik Lundrimtari promovoi krijimin e një lloji të ri lundre që të zhvillonte risitë teknologjike të kogës portugeze, një lundër e përdorur nga luzitanët dhe gjenovezët për të tregtuar nga Mesdheu deri në Detin Baltik,[29] për tu dhënë marinarëve të tyre një lundër të aftë tu përgjigjej nevojave teknike të imponuara nga projekti i eksplorimit të brigjeve atlantikeAfrikës.

Marangozët portugezë u frymëzuan nga peshkarexhat të futura nga arabëtSpanjë, kārib-ët, duke zhvilluar karavelën. Karavelat më të hershme u shfaqën në shekullin e XIII përgjatë brigjeve të Galicisë dhe Portugalisë si një anije peshkimi me një direk.[30] Ato ishin anije të vogla, të ndërtuara lehtë deri në 20 tonë e shumta, që bartnin një ekuipazh zakonisht prej pesë vetash. Dëshmitë sugjerojnë se ato ishin anije pa kuverta. Ato bartnin një direk të vetëm, vela trekëndore latine. Nga shekulli XIV, madhësia e tyre u rrit dhe kishin një përdorim më të gjerë; për shembull, në vitin 1307 përmenden karavela më të mëdha deri në 30 tonë në Biskajë. Karavelat ishin një lloj i zakonshëm anijesh në ujërat bregdetare të Gadishullit Iberikshekullin e XV.[23]

Lloji i ri i anijes, e mbledhur dhe lehtësisht e manovrueshme, do të bëhej lundra e parapëlqyer e eksploratorëve të mëdhenj portugezë, që do të formonin perandorinë tregtare të venditkontinentin e zi, në Inditë Lindore dhe në Inditë Perëndimore: Diogo Cão, Bartolomeo Diaz, Ferdinand Magelani, Vasco da Gama, Gaspar dhe Miguel Corte-Real, etj. Ato u përdorën edhe nga ekspeditat spanjolle si atoKristofor Kolombit. Spanja ishte një fuqi e frikshme në Atlantik dhe në Mesdhe sepse dinte si ti përshtaste anijet e saj me qëllimin dhe me mjedisin në të cilin lundronin, si kur bëhej fjalë për galera për luftë apo anije për eksplorime.[31]

Dizajni i karavelës lejoi impenjime shumë të mira në kushte të vështira eksplorimi në detin e hapur. Manovrueshmëria e saj, kombinuar me kapacitetin e saj për të përballuar një larmi kushtesh ere, e shndërroi në një anije jetësore për misionet e eksporimit të shekullit të XV dhe të XVI. Anije si karavela qenë mjetet për zbulimin e territoreve dhe rrugëve të reja tregtare, duke qenë mbështetja për eksplorimet globale dhe historinë detare.

Ajo ishte më e zhdërvjelltë dhe e lehtë për tu drejtuar sesa barca dhe barinela, me një tonazh prej 50 deri në 160 tonë dhe 1 deri në 3 direkë. Duke qenë më e vogël dhe duke pasur një kallumë më të cekët, ajo ishte e përshtatshme për lundrimin e ujërave bregdetare dhe lumenjtë. Me velat latine të tipit mesdhetar të bashkangjitura ajo ishte tepër e manovrueshme në cektina, ndërsa me vela katrore të tipit atlantik të bashkangjitura ajo ishte shumë e shpejtë kur kapërcente detin e hapur. Të qenët ekonomike, të shpejta dhe të zhdërvjellta, ajo vlerësohej si veliera më e mirë e kohës së saj. Disavantazhi i saj kryesor ishte kapaciteti i kufizuar i ngarkesës dhe ekuipazh, por këto nuk e penguan suksesin e saj.

Eksplorimet e kryera me karavela bënë të mundur tregtinë e erëzave të portugezëve dhe spanjollëve. Megjithatë, për tregtinë në vetvete, karavela u zëvendësua më vonë nga nau dhe karraka, më të mëdha, që mund të bartnin ngarkesa më të mëdha dhe më fitimprurëse. Karavela qe një nga anijet kulmore të ndërtimtarisë navalezhvillimit naval iberik 1400-1600.

Në vitet pas zbulimit të pushtimin dhe kolonizimin e Amerikës, karavelat u lanë jashtë përdorimit, ndërsa u shfaqën lloje të reja anijesh, veçanërisht galeonët, të cilët ishin mbështetur te naut dhe karrakat si pararendëse, por me përmirësime të mëdha të performancës së tyre, veçanërisht përsa i përket kapacitetit të ngarkesës, rezistencës dhe manovrueshmërisë.

Në fund të shekullit të XVII, karavelat nuk përdoreshin më për eksplorim, të zëvendësuar nga patake të zhdërvjellta me dy direkë dhe u rikthyen të shërbenin si anije peshkimi për galicianët.[32]

Kronologjia e dokumentimit të karavelave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nau e quajtur "Catalana" (Portugali 1370)[33]

Karavelat[1][34] përmenden në mjaft dokumente. Përdorimi i saj i parë i dokumentuar portugez daton nga viti 1255 dhe përmendja e fundit e dokumentuar daton nga viti 1766, gjë që sugjeron se termi është aplikuar ndaj lundrave të ndryshme përgjatë kohës.[35] Konsultimi i secilit rast specifik mund të zgjerojë njohuritë mbi këtë lloj anijeje. Më poshtë jepet një listë, në rend kronologjik, mbi këtë temë.[36]

  • 1120: Në një marrëveshje midis Ramon Berenguer III dhe kryebashkut të Lleidas përmenden gorabët, anije të interpretuara si karavela,[37] por faktikisht të vështira për tu besuar.
  • 1255: Përmendja e parë e karavelës në një dokument portugez.
  • 1298: Disa autorë shpjegojnë se karavelat përmenden te “Las siete partidas” e mbretit Alfonso X i Kastiljes.[38] Ai është një gabim i bazuar në versionet moderne të tekstit.[39][40]
  • 1336: Cenne della Chitarra (minstrel i Arecos, vdekur në vitin 1336) përmendëte: “... këneta përreth pa karavela...”[41]
  • 1428: Rikthimi i princit Pedro i Portugalisë në Lisbonë me idetë ose prototipin e karavelës portugeze të eksplorimeve. Princi Pedro udhëtoi në Flandër, Venecie dhe Barcelonë. Duke studiuar me vëmendje llojet e anijeve dhe ndërtimtarinë navale që përdornin këto vende. Dihet se ai solli një prototip të tyre nga Venecia në kohën që u martua në Coimbra më 13 shtaqtor 1428 me Elisabeta d'Urgell.[42]
  • 1438: Nisja e “një anije në det” në Escluse. “Carvelle” e ndërtuar nga mjeshtër portugezë për dukën e Burgonjës.
  • 1438: Duka i Burgonjës porosit një “carvelle” te portugezi Joao Afonso.[43]
  • 1440: Dy karavela portugeze të destinuara për përtejdetit.[44]
  • 1442: Hollësi të një proçesi të drejtuar nga një sagètia[45] (ose sagetia[46]). Në dokumentet orgjinale emërtimi i llojit të anijes përmendet si calavera ose fusta.[47]
  • 1452: Dokument adresuar Johan de Camós, capiten i galerës patrulluese të qytetit të Barcelonës, lajmëron praninë e piratit Johan Torrelles me një “calauera” të armatosur.[48][49]
  • Duke piratuar përgjatë detit me një calauera të armatosur ata morën shumë gjëra, dokument i vitit 1452.[50]
  • 1454: Nisja e një calavera të Francesc Xetantí të ndërtuar në kantjerin naval të Barcelonës.[51]
  • Kanë konfensuar se calavera e tyre u shit, dok. i vitit 1459.[52]
  • Për dhënien me qira të bartjes me këtë calauera pesë fusta katrore, dok. i vitit 1469 (Arxivio General Real de Valencia).
  • Me anije të ngjashme me kogat, naut, karavelat, par rrema dhe vela, Spill 8544.
  • Duke dërguar 30 fusta nëpërmjet naut dhe canaueres dhe fustat e tjera, dok. i vitit 1494. [53]
  • Ata panë një nau dhe një caravera dhe fusta të tjera, (në vitin 1455).[54]
  • 1454: Nisja e një calavera nga Jaume Carbó, të ndërtuar në kantierin naval të Barcelonës.[55]
  • 1460: Në një libër gjerman thuhet: "barku i calavera apo segetia, padroni i të cilës është Salvador Roig".[56]
  • Mbërrin një calavella e ngarkuar me viça (viti 1463).[57]
  • 1464: Benedetto Cotrugli shkroi një traktat lundrimi në të cilin flet për caravelle dhe barcosi (një anije shumë e ngjashme e shpikur dhe përdorur në Raguzë).[58]
  • 1465: Kontratë për ndërtimin e një calavera për Gracià Amat. Me një trup prej 24 deri në 25 njësi nga njëra anë tjetrën. Me dy direkë (kryesori dhe mexana), bompres dhe tre timonë.[59]
  • 1470: Karavelat spanjolle.[60]
  • 1476: Charles de Valera, i biri i Mossèn Diego de Valera, merr pjesë në kapjen e dy karrakave gjenoveze, në komandën e pesë karavelave.[61]
  • Mbërrijnë në plazhin e tanishëm të detit tetëmbëdhjetë nau dhe një karavelë, që vinin nga Napoli, (viti 1481)[62]
  • 1488: Në plazhin e Barcelonës mbërrin një karavelë, që kishte sjellë dyqint kuintalë barut trupave që rrethonin Malagën.[63]
  • 1489: Në një stuhi të fortë në plazhin e Barcelonës mbyten një navetë kastelane dhe dy karavela katalanase.[64]
  • 1493: Letra e Kristofor Kolombit “shkruar në calavera mbi Ishujt Kanarie, në 15 shkurt, viti një mijë e katërqint e nëntëdhjetë e tre”.[34]
  • 1512:[65]
  • 1524: «...Dy vela u shfaqën në plazhin e atyshëm, d.m.th. një calavera dhe një nau portugez, të cilat ishin blerë për marinën e sipërpërmendur të qytetit nga korsari francez që i kishte marrë ato...».[66]
  • 1526: Kontratë e nënshkruar në Pontevedra që përmend një karavelë.[67]
Riprodhime të karavelave të Kolombit të ekspozuara në Exposición Universal de Sevilla në v. 1992

Karavelat u bënë simbole të udhëtimit të shekullit të XV. U përdorën mbi të gjitha për udhëtimet e eksplorimeve: dy nga tre anijet me të cilat Kristofor Kolombi arriti Amerikën, la Pinta dhe la Niña, ishin karavela, ndërsa e treta, Santa Maria, megjithëse shpesh konsiderohet edhe ajo si një karavelë, në fakt ishte një nau, versioni portugez i kogës nga e cila do të zhvillohej në vijim karraka.

Karavelat e Kolombit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

La Pinta dhe la Niña ishin dy nga tre anijet me të cilat Kristofor Kolombi arriti në Karaibe, gjatë udhëtimit të tij të parë në Amerikë.

  • La Niña: me kapiten Vicente Yáñez Pinzón me 26 veta.
  • La Pinta: Cristóbal Quintero ishte pronari i kësaj anije nën komandën e Martín Alonso Pinzón, i ndihmuar nga vëllai i tij Francisco. Nga la Pinta (që peshonte rreth 60 tonë dhe mbante 24 veta në bord) Rodrigo de Triana ndau tokën më 12 tetor 1492.
  • La Santa María: Në Diario de a Bordo (ditari i bordit) të Kolombit, të përpiluar nga Bartolomé de las Casas flitet për tre karavela, megjithëse disa ditarë përdorin fjalën nau. Ka mundësi që bëhej fjalë për një nau, që është një model anijeje më e madhe se një karavelë. Sidoqoftë, Francisco López de Gómara thotë se bëhej fjalë për një karavelë më të madhe se të tjerat. Kolombi e huazoi këtë anije nga Juan de la Cosa, një pronar kantabrik anijesh dhe e komandoi me një emër tjetër, Santa María. Sipas disa burimesh anija ishte ndërtuar në Galici dhe se për këtë fillimisht quhej La Gallega, megjithëse burime të tjera thonë se emri i vjetër ishte Marigalante (apo, gjithashtu sipas këtyre burimeve, María Galante).


  1. ^ a b "Caravela". Diccionari català-valencià-balear (në katalonisht). Institut d'Estudis Catalans. Marrë më 22 korrik 2024.
  2. ^ Browlee, Walter (1991). La primera vuelta al mundo (në spanjisht). Ediciones AKAL. fq. 6. ISBN 847600545-8.
  3. ^ Daniel Zwick (nëntor 2016). "Bayonese cogs Genoese carracks English dromons and Iberian carvels". Iisas Memoria. Revista de Estudios Marítimos del País Vasco (në anglisht). Untzi Museoa-Museo Naval. 8: 647–680. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2017. Marrë më 11 shkurt 2017.
  4. ^ Ángel M. Felicísimo (18 qershor 2021). "Columbus: aportes de la teledetección y análisis de coste anisotrópico a un debate histórico". Revista Cartográfica (në spanjisht): 3. ISSN 0080-2085.
  5. ^ a b André W. Sleeswyk (1998). "Carvel-planking and Carvel Ships in the North of Europe". Archaeonautica (në anglisht). 14: 223–28. doi:10.3406/nauti.1998.1208. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015.
  6. ^ R. C. Smith (1993). Vanguard of the Empire: ships of Exploration in the Age of Columbus (në anglisht). Oxford University Press. fq. 30.
  7. ^ Jorge Nascimento Rodrigues e Tessaleno Devezas (2009). Portugal: O pioneiro da globalização: a Herança das Descobertas (në portugalisht). Centro Atlântico. fq. 188. ISBN 978-989-615-077-8. Marrë më 17 gusht 2013.
  8. ^ "Carabela". Diccionario usual de la Real Academia Española (në anglisht). Real Academia Española.
  9. ^ Martín Fernández de Navarrete (1831). Diccionario marítimo español (në spanjisht). Imprenta Real.
  10. ^ Keith, Donald H.; Carrell, Toni L., red. (1992). Underwater Archaeology Proceedings from the Society for Historical Archaeology Conference: Kingston, Jamaica (në anglisht). Society for Historical Archaeology. ISBN 978-999208712-1.
  11. ^ Leshikar-Denton, Margaret (2014). Catsambis, Alexis; Ford, Ben; Hamilton, Donny L. (red.). The Oxford handbook of maritime archaeology (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-019933600-5.
  12. ^ a b c Juan Tous Meliá (qershor 2000). "El Arte y la Ciencia de Navegar". Guía histórica del Museo Militar Regional de Canarias (në spanjisht). César López Solano. Museo Militar de Canarias. fq. 136–139. ISBN 978-84-7823-752-4.
  13. ^ G. R. Schwarz (2008). The History and Development of Caravels (PDF) (në anglisht). University of Cincinnati. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 korrik 2022. Marrë më 1 maj 2025.
  14. ^ a b Vera Zamagni (2016). "De las ciudades-estado italianas a las exploraciones geográficas". Una historia económica: Europa de la Edad Media a la crisis del euro (në spanjisht). Crítica. fq. 22. ISBN 978-84-16771-04-2. OCLC 962131144. Marrë më 11 prill 2021.
  15. ^ a b c d Walter Browlee (1991). "Naves aptas para navegar por el océano". përmbledhur nga Elena Hernández Sandoica (red.). La primera vuelta al mundo (në anglisht). Ediciones AKAL. fq. 6–15. ISBN 978-84-7600-545-3.
  16. ^ a b c d e Robert Gardiner; Unger, Richard W. (1994). Cogs, Caravels, and Galleons: The Sailing Ship, 1000-1650 (në anglisht). Naval Institute Press. ISBN 978-1-55750-124-0.
  17. ^ a b John H. Parry (1969). Europe and a Wider World: 1416-1715 (në anglisht). Hutchinson.
  18. ^ George Indruszewski (2008). "Ships and Seafaring". përmbledhur nga Deborah M. Pearsall (red.). Encyclopedia of Archaeology (në anglisht). Vëll. 3. N-Z. Academic Press. fq. 1985–94. doi:10.1016/B978-012373962-9.00282-X. ISBN 978-012548030-7.
  19. ^ Russell, Peter E. (2000). Prince Henry 'the Navigator': A Life (në anglisht). Yale University Press. fq. 229. ISBN 0-300-09130-3.
  20. ^ Russell, Peter E. (2000). Prince Henry 'the Navigator': A Life (në anglisht). Yale University Press. fq. 229. ISBN 0-300-09130-3.
  21. ^ R. C. Smith (1993). Vanguard of the Empire: ships of Exploration in the Age of Columbus (në anglisht). Oxford University Press. fq. 38.
  22. ^ a b R. C. Smith (1993). Vanguard of the Empire: ships of Exploration in the Age of Columbus (në anglisht). Oxford University Press. fq. 42.
  23. ^ a b Elbl, Martin (1994). "The Caravel and the Galleon". përmbledhur nga Gardiner, Robert; Unger, Richard W. (red.). Cogs, Caravels and Galleons: the sailing ship, 1000-1650 (në anglisht). Conway Maritime Press. ISBN 085177560-8.
  24. ^ R. C. Smith (1993). Vanguard of the Empire: ships of Exploration in the Age of Columbus (në anglisht). Oxford University Press. fq. 43.
  25. ^ Gaspar Correia (1858) [vitet 1550]. Lendas da Índia (në portugalisht). Vëll. 1. Academia Real de Sciencias.; volume 2, 1860; volume 3, 1862
  26. ^ Martin Malcolm Elbl (1985). "The Portuguese Caravel and European Shipbuilding: Phases of Development and Diversity". Revista da Universidade de Coimbra (në anglisht). Instituto de Investigação Científica Tropical. 33: 543–572. Marrë më 22 shkurt 2023.
  27. ^ R. C. Smith (1993). Vanguard of the Empire: ships of Exploration in the Age of Columbus (në anglisht). Oxford University Press. fq. 37.
  28. ^ R. Southey; R. Bell (1833). The British Admirals: With an Introductory View of the Naval History of England (në anglisht). Longman, Rees, Orme, Brown, Green & Longman.
  29. ^ Angus Konstam (2002). The History of Shipwrecks (në anglisht). Lyons Press. fq. 77–79. ISBN 1-58574-620-7.
  30. ^ Schwarz, George Robert (2008). The History and Development of Carvels Maritime History (në anglisht). Office of Graduate Studies of Texas A&M University. fq. 75, 84. Marrë më 23 shkurt 2024.
  31. ^ D. C. Goodman (1997). Spanish Naval Power, 1589–1665 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 2.
  32. ^ R. C. Smith (1993). Vanguard of the Empire: ships of Exploration in the Age of Columbus (në anglisht). Oxford University Press. fq. 45.
  33. ^ Attilio Cucari (1978). Sailing Ships (në anglisht). Guido Canestrari. Rand McNally. ISBN 978-0-528-88172-5.
  34. ^ a b Francisco Morales Padrón (1990). Primeras cartas sobre América (1493-1503) (në spanjisht). Universidad de Sevilla. fq. 81–. ISBN 978-84-7405-517-7.
  35. ^ "Caravela" (në portugalisht). Instituto Camões. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2021. Marrë më 27 gusht 2022.
  36. ^ Ramos Pérez, Demetrio (1995). Colón en Simancas (në spanjisht). Sociedad V Centenario Tratado de Tordesillas; Archivo General de Simancas. fq. 61. ISBN 978-84-8189-023-5.
  37. ^ Balari i Jovany, Josep (1899). Orígenes históricos de Cataluña (në katalonisht). Jaime Jepús.
  38. ^ Gardiner, Robert; Unger, Richard W. (1994). Cogs, Caravels, and Galleons: The Sailing Ship, 1000-1650 (në anglisht). Naval Institute Press. ISBN 978-1-55750-124-0.
  39. ^ Alfonso X (mbr. i Kastiljes dhe Leonit); Manuel González Jiménez; María Antonia Carmona Ruíz (1999). Crónica de Alfonso X: según el Ms. II/2777 de la Biblioteca del Palacio Real, Madrid (në spanjisht). Real Academia Alfonso X el Sabio.
  40. ^ Alfonso X. Castiliae rex cogn. Sapiens (1807). Las siete partidas del Rey Don Alfonso el Sabio cotejadas con varios codices antiguos por la Real Academia de la historia (në spanjisht). Imprenta Real. fq. 263–.
  41. ^ Russell, Rinaldina (19 prill 2017). Sonnet: The Very Rich and Varied World of the Italian Sonnet (në anglisht). Archway Publishing. fq. 140–. ISBN 978-1-4808-4580-0.
  42. ^ K. M. Mathew (1988). History of the Portuguese Navigation in India, 1497-1600 (në anglisht). Mittal Publications. fq. 280–. ISBN 978-81-7099-046-8.
  43. ^ Paviot, Jacques (1995). La Politique navale des ducs de Bourgogne 1384-1482 (në frëngjisht). Presses Univ. Septentrion. fq. 106–. ISBN 978-2-85939-468-4.
  44. ^ Soares Pereira, Moacyr (1979). Capitães, naus e caravelas da armada de Cabral (në portugalisht). UC Biblioteca Geral 1. fq. 35–. GGKEY:CSHN3KEUW18.
  45. ^ Dietaris de la Generalitat de Catalunya, 1411-1714 (në katalonisht). Generalitat de Catalunya. 1997. fq. 87. ISBN 978-84-393-4428-5.
  46. ^ Societat Catalana de Geografia (1 janar 1975). Miscel•lània Pau Vila: biografia, bibliografia, treballs d'homenatge (në katalonisht). Institut d'Estudis Catalans. fq. 307–. ISBN 978-84-85135-07-3.
  47. ^ Josefina Mutgé i Vives (2000). "Contribució a l'estudi de les relacions politíques i comercials a la Mediterrània occidental: anàlisi d'un procés de l'any 1442, conservat a l'Arxiu de la Corona d'Aragó de Barcelona". La Corona d’Aragona ai tempi di Alfonso II el Magnanimo: i modelli politico-istituzionali... (PDF) (në katalonisht, italisht, dhe spanjisht). Vëll. 2. Paparo. fq. 1147–1160. ISBN 88-87111-22-7. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 22 gusht 2017.
  48. ^ Bolletí de la Societat Arqueològica Luliana (në katalonisht). Vëll. 9. Societat Arqueologica Luliana. 1902. fq. 335–336.
  49. ^ Damiáns i Manté, Alfons (1904). Revolució dels pagesos mallorquins en lo segle XV: Documentació del Arxiu Municipal de Barcelona (në katalonisht). Estampa de F. Guasp. fq. 49.
  50. ^ Bolletí de la Societat Arqueològica Luliana (në katalonisht). Vëll. 9. Societat Arqueologica Luliana. 1902. fq. 335.
  51. ^ Lluïsa Cases i Loscos; Josep Fernàndez i Trabal; Laureà Pagarolas i Sabaté, red. (1994). "6. 1452-1455". Dietaris de la Generalitat de Catalunya 1411-1714 (PDF) (në katalonisht). Vëll. 1: Anys 1411 a 1539. Generalitat de Catalunya. fq. 118–128. ISBN 84-393-3149-5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 maj 2016. Marrë më 19 gusht 2017.
  52. ^ Estanislao de K. Aguiló (1891). "Notas Para Una Estadistica Histórica-Criminal – Any 1459". Bolletí de la Societat Arqueologica Luliana (në katalonisht). Vëll. 4. fq. 20–23.
  53. ^ Mateo Rotger (1897). "Relació de com fo portat à Roma el ferro de la lança ab la qual fu ubert el costat de Ntre. Sr. Jesucrist ...". Bolletí de la Societat Arqueologica Luliana (në katalonisht). Vëll. 7. fq. 141–44.
  54. ^ Frederich Schwarz y Luna; Francesch Carreras y Candi (1893). Manual de Novells Ardits, Vulgarment Apellat Dietari del Antich Consell Barceloní (në spanjisht). Vëll. 2. Anys 1446-1477. Imprempta de Henrich y Companyía. fq. 205.
  55. ^ Lluïsa Cases i Loscos; Josep Fernàndez i Trabal; Laureà Pagarolas i Sabaté, red. (1994). Dietaris de la Generalitat de Catalunya, 1411-1714 (PDF) (në katalonisht). Vëll. 1. Anys 1411 a 1539. Generalitat de Catalunya. fq. 123. ISBN 84-393-3149-5. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 26 maj 2016. Marrë më 19 gusht 2017.
  56. ^ Eberenz, Rolf (1975). Schiffe an den Küsten der Pyrenäenhalbinsel: eine kulturgeschichtliche Untersuchung zur Schiffstypologie und -terminologie in den iberoromanischen Sprachen bis 1600 (në gjermanisht). Herbert Lang. ISBN 978-326101669-0.
  57. ^ Frederich Schwarz y Luna; Francesch Carreras y Candi (1893). Manual de Novells Ardits: vulgarment apellat Dietari del antich consell barceloní ... (në spanjisht). Vëll. 2. Anys 1446-1477. Henrich y Companyia. fq. 435. Marrë më 28 janar 2025.
  58. ^ Benedetto Cotrugli (1465). De navigatione (në latinisht dhe italisht) – nëpërmjet Google Books.
  59. ^ Elbl, Martin Malcolm (1985). The Portuguese Caravel and European Shipbuilding: Phases of Development and Diversity (në anglisht). UC Biblioteca Geral 1. fq. 571–. GGKEY:PBC3SCAZ2NF.
  60. ^ Thomas Rymer (1727). Fœdera: "Ad originales chartas in Turri Londinensi denuo summa fide collata & emendata, studio Georgii Holmes" (në latinisht). Per J. Tonson. fq. 671–.
  61. ^ Suárez Fernández, Luis (1989). Los Reyes Católicos: La Conquista del trono (në spanjisht). Ediciones Rialp. fq. 273–. ISBN 978-84-321-2476-1. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2024.
  62. ^ Frederich Schwarz y Luna; Francesch Carreras y Candi (1894). Manual de Novells Ardits, Vulgarment Apellat Dietari del Antich Consell Barceloní (në spanjisht). Vëll. 3. Anys 1478-1533. Imprempta de Henrich y Companyía. fq. 20.
  63. ^ Lluïsa Cases i Loscos; Josep Fernàndez i Trabal; Laureà Pagarolas i Sabaté, red. (1994). Dietaris de la Generalitat de Catalunya, 1411-1714 (PDF) (në katalonisht). Vëll. 1. Anys 1411 a 1539. Generalitat de Catalunya. fq. 258. ISBN 84-393-3149-5. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 26 maj 2016. Marrë më 19 gusht 2017.
  64. ^ Lluïsa Cases i Loscos; Josep Fernàndez i Trabal; Laureà Pagarolas i Sabaté, red. (1994). Dietaris de la Generalitat de Catalunya, 1411-1714 (PDF) (në katalonisht). Vëll. 1. Anys 1411 a 1539. Generalitat de Catalunya. fq. 262. ISBN 84-393-3149-5. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 26 maj 2016. Marrë më 19 gusht 2017.
  65. ^ Pietro Martire d'Anghiera; Fernando del Pulgar (1670). Opus Epistolarum Petri Martyris Anglerii Mediolanensis, Protonotarii Apostolici, Prioris Archiepiscopatus Granatensis, atque a Consiliis Rerum Indicarum Hispanicis, tanta cura excusum, ut praeter styli venustatem quoque fungi possit vice Luminis Historiae superiorum temporum... (në latinisht). Typis Elzevirianis. fq. 254–.
  66. ^ Frederich Schwarz y Luna; Francesch Carreras y Candi (1894). Manual de Novells Ardits, Vulgarment Apellat Dietari del Antich Consell Barceloní (në spanjisht). Vëll. 3. Anys 1478-1533. Imprempta de Henrich y Companyía. fq. 320.
  67. ^ Caroline Ménard (2008). La pesca gallega en Terranova, siglos XVI- XVIII (në spanjisht). Editorial CSIC - CSIC Press. fq. 418. ISBN 978-84-00-08741-8.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]