Karolina Kurkova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Karolina Kurkova

Karolína Kurková (Shqiptimi çek: [ˈkaroliːna ˈkurkovaː]; lindur më 28 shkurt 1984).[1] Karolína Kurková është modele çeke. Ajo është më së shumti e njohur për faktin që është ish modele e Victoria's Secret dhe aktore. Mario Testino e lavderoi për fytyrën dhe format e saj trupore dhe gjithashtu për energjinë duke shtuar se ato e bënë Karolínën një modele që mund të përshatej në çdo moment [2] . Redaktorja e revistës Vouge, Anna Wintour, e quajti atë "supermodelja e ardhshme".[2]

Karolína Kurková është një ndër modelet me fitimet më të larta. Ajo ka fituar rreth $5 million në vitin 2007. Karolína është renditur në vendin e 6 nga revista Forbes në listën e modeleve me të ardhurat më të larta.[3][4]

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karolína Kurková ka lindur në Děčín, Czechoslovakia, vajzë e basketbollistit çek Josef Kurka dhe nëna sllovake.[5] Kur Karolína ishte e re, ajo vihej në lojë për shkak të gjatësisë.[6] Pasi nje mik i Karolinës dërgoi një foto të saj në një agjenci në Pragë, në moshën 15 vjeçare, ajo u shfaq në një pasarelë si dhe mori pjesë në reklama të ndryshme.[1] Më pas ajo udhëtoi në Milano për të fituar më shumë eksperiencë [5] dhe firmosi një kontartë modelingu me Miuccia Prada.[7]

Në shtator të vitit 1999, Kurková u shfaq në revistën Vogue dhe pasi u zhvendos në New York City, në moshën 17 vjeçare, ajo shkëqeu në kopertinën e shkurtit të vitit 2001.[5]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Modelimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas kopertinës së saj në Vouge, Kurková mori pjesë në disa shfaqje të modës së lartë. Gjithashtu, linja e të brendshmeve të Victoria's Secret e zgjodhi atë në shfaqjen e vitit 2000, edhe pse në atë kohë ishte vetëm 16 vjeçe.[8] Shtëpi mode të njohura si Yves Saint Laurent firmosën kontrata me Karolinën. Në të njëjtën kohë ajo mori pjese edhe në fushata të Chanel, Tommy Hilfiger, Max Mara, Bottega Veneta, Donna Karan, Celine, Fendi, Elie Saab, Rag and Bone, Jean Paul Gaultier, Roberto Cavalli, Valentino, Louis Vuitton, John Galliano, Mango, Christian Dior, Hugo Boss, Versace, H&M. Në vitin 2002 në shfaqjen e Victoria's secret, ajo veshi "The Fantasy Bra", reçipetë me vlerë $10 million. Ajo ka marrë pjesë në sfilata të tjera si Alberta Ferretti, Alexander McQueen, Balenciaga, Calvin Klein, Carolina Herrera, Chanel, Christian Dior, Dolce & Gabbana, Givenchy, Gucci, Karl Lagerfeld, Louis Vuitton, Marc Jacobs, Prada, Ralph Lauren, Stella McCartney, Versace dhe Vera Wang.[8]

Kurková ne vitin 2011 në festivalin e Kanës.

Karolína Kurková u quajt "Modelja e vitit" në vitin 2002 nga Vogue Fashion Awards, për shkak të etikës në punë. Ajo kishte punuar 23 javë rrjesht.[9] Ajo u shfaq në shtator të 2004 në revistën Vouge amerikane, ku u fotografua nga Steven Meisel. Kurková është shfaqur në mbi 25 kopertina të revistës Vogue përfshirë eshte atë franceze, italiane, gjermane, greke, ruse e koreane. Ajo ka punuar me fotografë të njohur si Steven Klein, Mario Sorrenti, dhe Mario Testino. Si nje Victoria's Secret Angel, ajo mori edhe një yll në Hollywood "Walk of Fame". Ajo është zgjedhur nga revista People si një ndër 100 njerëzit më të bukur në botë. Në shtator të 2007 ajo ka marrë pjesë në raklama për kompaninë Dell. Në nëntor të 2008 ajo u vlerësua nga E! Entertainment Television si gruaja më seksi në botë duke lënë pas Angelina Jolie, Scarlett Johansson, Heidi Klum, Gisele Bündchen dhe Adriana Lima.[10]

Aktrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Victoria's Secret". Wikipedia, the free encyclopedia (në anglisht). 16 maj 2016.
  2. ^ a b "Sensational: Karolina!". MODELS.com. Marrë më 14 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Kate Moss is world's second richest model". Telegraph. 17 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2007. Marrë më 19 nëntor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "In Pictures: The World's Top-Earning Models". Forbes. Marrë më 19 nëntor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c "Karolina Kurkova on". Tv.com. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2009. Marrë më 14 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Karolina Kurkova interview at Victoria's Secret Fashion Show". Bellasugar. 19 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 15 mars 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Karolina Kurkova Arkivuar 23 maj 2007 tek Wayback Machine".AskMen. Retrieved 4 June 2007.
  8. ^ a b "Profile of Karolina Kurkova'.Fashion Model Directory. Retrieved 2005-11-13.
  9. ^ "Karolina Kurkova - Fashion Model - Profile on New York Magazine". nymag.com. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2016. Marrë më 17 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Johnston, Lauren (21 nëntor 2008). "E! votes supermodel Karolina Kurkova world's sexiest woman". New York Daily News. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2009. Marrë më 17 maj 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)