Katarina Taikon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Katarina Taikon-Langhammer (29 korrik 1932 – 30 dhjetor 1995) ishte një aktiviste, shkrimtare dhe aktore, suedeze, pjesë e kastës Kalderash të komunitetit rom.[1] Ajo udhëhoqi lëvizjen për të drejtat civile në Suedi. Ajo ishte motra e Rosa Taikon .

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë fëmijërisë së Taikon, komuniteti romë në Suedi ende jetonte në kampe dhe duhej të lëviznin shpesh, gjë që e bënte të vështirë për fëmijët romë të merrnin ndonjë arsim shkollor. Ndaj Taikon nuk mësoi të lexonte dhe të shkruante derisa ishte në adoleshencë.

Në vitin 1946, në moshën 14 -vjeçare Taikon u martua me një burrë. Dy vjet më pas, në vitin 1948, në moshën 16-vjeçare ajo mori pjesë në filmin e shkurtër dokumentar të Arne Sucksdorff, Uppbrott, ku kërceu rreth zjarrit të kampit. Xhirimi i dokumentarit bëri të mundur që Taikon të divorcohej nga bashkëshorti. Për dekadën e ardhshme, Taikon luajti në disa filma suedezë.

Taikon ia kushtoi jetën përmirësimit të kushteve dhe garantimit të të drejtave civile për romët në Suedi dhe në mbarë botën. Përmes punës së saj të palodhshme, debatit, shkrimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me autoritetet suedeze, romëve iu dha e njëjta e drejtë për strehim dhe arsim si të gjithë suedezët e tjerë. Në vitin 1953, vendimi i marrë ne 1914 për ndalimin e emigracionit rom përfundoi. Kjo bëri që romët e tjerë të kërkonin strehim në Suedi dhe popullsia, në fillim më pak se një mijë njerëz, filloi të rritej.

Taikon u përpoq të bindte autoritetet suedeze se në fakt, ky komunitet romësh të ardhur, ishin refugjatë politikë, të cilët ishin shtypur dhe përndjekur në vendet e tyre. Pas përpjekjeve të pafrytshme për të ndihmuar një grup prej 47 romësh francezë për të marrë azil në Suedi, ajo vendosi të ndryshojë strategjinë e saj. Ajo kuptoi se për t'i dhënë fund paragjykimeve ndaj popullit të saj, ajo duhet tu drejtohej të rinjve. Kështu që filloi të shkruante libër për fëmijërinë e saj , duke krijuar serinë e njohur të librave për fëmijë, Katitzi (në vitin 1979 u prodhua një serial televiziv i bazuar në libra) . Motra e saj Rosa më vonë shkroi:

padrejtësitë e tmerrshme të cilat janë kryer kundër ciganëve për shekuj me radhë, që rezultoi me privim të të drejtave civile për brezit tim dhe atyre paraardhës, mund të kishin vazhduar në vendin tonë nëse, në vitet 60, Katarina Taikon nuk do të kishte vendosur të luftonte paragjykimin dhe racizmin në të gjitha format e tij. Ajo shkroi libra dhe artikuj të panumërt në gazeta, iu drejtua kryeministrave, qeverisë, parlamentit dhe të gjitha partive politike. [2]

Katarina Taikon pas një arresti akrdiak, qëndroi në koma për 13 vjet. Kjo i solli dëmtimi i trurit dhe si pasojë vdekjen. Ajo është quajtur Martin Luther King i Suedisë. [3]

  • 2015 - Taikon
  • 1956 - Sceningång
  • 1953 - Åsa-Nisse në semestrin
  • 1953 - Marianne
  • 1951 - Tull-Bom
  • 1950 - Motorkavaljerer
  • 1949 - Singoalla
  • 1948 - Uppbrott

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Hübschmannová, Milena (2003). "Roma – Sub Ethnic Groups". Rombase. Austria: Karl-Franzens-Universität Graz[University of Graz]. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2022. Marrë më 27 gusht 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |tran-title= është injoruar (Ndihmë!)
  2. ^ "UNESCO Courier: The sharing, caring family - Gypsy families". 2006-03-24. Arkivuar nga origjinali më 2006-03-24. Marrë më 2021-05-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Taikon, 2015 documentary by Gellert Tamas and Lawen Mohtadi.