Katedralja e Lubjanës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Katedralja e Lubjanës (sllovenisht: Ljubljanska stolnica), e quajtur edhe si Kisha e Shën Nikolasit (cerkev svetega Nikolaja, šenklavška cerkev), Katedralja e Shën Nikolasit (sllovenisht: Stolnica svetega Nikolaja), os thjesht Katedralja (Stolnica), është një katedrale në Lubjanë, kryeqyteti i Sllovenisë.[1] Fillimisht, Katedralja e Lubjanës ishte kishë gotike. Në fillim të shekullit të 18-të ajo u zëvendësua me një ndërtesë baroku. Kjo është një pikë referimi e qytetit me kupolë e saj të gjelbër dhe kullat binjake, dhe është e vendosur në Sheshin Cyril and Methodius afër Qendrës Tregatre Lubjana dhe Bashkisë.[2]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kishat paraardhëse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Depiction of Ljubljana Cathedral from The Glory of the Duchy of Carniola (1689)

Vendi ishte fillimisht i okupuar nga kisha tri-buceleshe të stilit roman, përmendja e së cilave daton nga viti 1262. Një zjarr i madh në vitin 1361 bëri që ajo të rinovohej në stil gotik por ndryshimet iu nënshtruan kur Dioqeza e Lubjanës u themelua në vitin 1461 dhe kisha u bë katedrale. Sidoqoftë, në vitin 1469 ajo u dogj përsëri. Këtë herë, u dyshua se ishte zjarrvënie e qëllimshe, siç duket nga turqët.[3]

Katedralja baroke [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1700, në iniciativë të Dean Johann Gregor Thalnitscher dhe Academia Operosorum Labacensium, murgu Capuchin Florentianus Ponnensis nga Milani ose Bolonja që projektuan një kishë të re të stilit barok.[4] Vitin pasus, pas konstruktimin që veçse kishte filluar, plani u korrigjua dhe u kompletua nga arkitekti jezuit Andrea Pozzo i cili e projektoi atë si bazilikë dhe i shtoi një kupë. Ai nuk e mbikëqyri realizimin e planit të tij, andaj ndërtesat u ndryshuan edhe nga muratorët.[5] Dy këmbanoret, duke ngjasuar me Katedralen e Salzburgut, u shtua në plan nga Lombard Giulio Quaglio.[6]

Konstruktimi u bë në mes të viteve 1701 dhe 1706. Ai u udhëheq nga Francesco Bombasi, i cili pas disa muajsh u zëvendësua nga joseriozët Francesco Feratta, and Mihael Zamerl.[7] Ndërtuesi master ishte Pavel Jugovic, dhe pas vdekjes së tij në mars të vitit 1704, Gregor Maček.[7] Konstruktimi u kompletua në vitin 1706, lutja e parë në objektin e ri u bë në gusht të vitit 1706, dhe përkushtimi ndodhi më 8 maj 1707.[6] Fillimisht, Originally, a fake dome was painted on the arch above the centre until the church's real dome was constructed by Matej Medved in 1841.[7]

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kamaret[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aty janë gjatë statuja të peshkopëve dhe shenjtëve nga guri ranor në kamaret e katedrales. Kamaret e fasadës jugore përmbajnë pietà gotike, dhe statuja të Shën Hermagors dhe Shën Fortunatus, të bëra nga guri ranor në vitin 1872 nga skulptori Franc Ksaver Zajec. Kamaret e fasadës perëndimore (afër hyrjes kryesore) përmbajnë një statujë të Thomas Aquinas dhe një statujë të Saint Bonaventura nga skulptori Ivan Pengov (1912), fasada e kamares veriore përmban një statujë të Sigismund von Lamberg, peshkopit të parë të Lubjanës dhe peshkopit Tomaž Hren, të dyja të krijuara në vitin 1913, po ashtu nga Pengov.

Dyert[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1996, para vizitës së Papa John Paul II, dy dyert u zëvendësuan me verzione të bronzta monumentale. Dera e përparme, tani e quajtur Dera Sllovene, u piktuarua nga Tone Demšar me një ndërhyrje të historisë sllovene për të përkujtuar përvjetorin e 1250-të të Krishtërimit në Slloveni. Dera anësore, tani e quajtur Dera e Lubjanës, u riprojektua nga Mirsad Begić, i cili i dekoroi ato me protretet të peshkopëve të shekullit të 20-të të Lubjanës. Më pas, një derë elektrike automatike u shtua pas derës kryesore.

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kermavnar, Simona. "Ljubljanska stolnica" [Katedralja e Lubjanës]. përmbledhur nga Šmid Hribar, Mateja; Golež, Gregor; Podjed, Dan; Kladnik, Drago; Erhartič, Bojan; Pavlin, Primož; Ines, Jerele (red.). Enciklopedija naravne in kulturne dediščine na Slovenskem – DEDI [Encyclopedia of Natural and Cultural Heritage in Slovenia] (në sllovenisht). Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2012. Marrë më 23 maj 2012.
  2. ^ Ljubljana info
  3. ^ "Ljubljana tourism.si". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2008. Marrë më 18 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Preinfalk, Miha, red. (2011). Neznano in pozabljeno iz 18. stoletja na Slovenskem [Të paditurat dhe të pazbuluarat nga shekulli i 18të në tokat sllovene] (PDF) (në sllovenisht). Zgodovinski inštitut Milka Kosa ZRC SAZU [Milko Kos Historical Institute of the Scientific Research Centre of the Slovenian Academy of Sciences and Arts]. fq. 123. ISBN 978-961-92198-1-2.[lidhje e vdekur]
  5. ^ Lavrič, Ana (2007). Ljubljanska stolnica [Katedralja e Lubjanës] (PDF) (në sllovenisht). fq. 7–28. ISBN 978-961-222-653-4. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 shtator 2015. Marrë më 18 maj 2015.
  6. ^ a b Seražin, Helena; Murovec, Barbara. Lavrič, Ana (red.). "Stolna in župnijska cerkev sv. Miklavža" [St. Nicholas's Cathedral and Parish Church]. Pot po baročni Ljubljani: virtualna razstava sakralnih spomenikov [Path Through the Baroque Ljubljana: A Virtual Exhibition of Sacral Monuments (në sllovenisht). Art History Institute of France Stele, Scientific Research Centre, Slovenian Academy of Arts and Sciences. Marrë më 28 maj 2012.
  7. ^ a b c Steska, Viktor (1939). "Kupola ljubljanske stolnice" [The Dome of Ljubljana Cathedral]. Kronika slovenskih mest [The Chronicle of Slovene Cities] (në sllovenisht). Vëll. 6 no. 3. Mestna občina Ljubljana [City Municipality of Ljubljana]. fq. 163. OCLC 300063354. (COBISS) - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead..