Kategoria:Inxhinieri Elektrike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

ETALONET (STANDARDET) DHE MATERIALET REFERENTE

Me qëllim që matjet të jenë të njëjta (konsistente) në tërë botën janë ndërtuar ose janë realizuar etalonët ose standardet e njësive bazë(themelore) të gjatësisë, kohës,peshës,temperaturës dhe për madhësitë elektrike. Etaloni i gjatësisë dhe peshës metri përkatësisht kilogrami ruhen në Byronë ndërkombëtare të peshave dhe masave në Serves, Francë. Megjithatë në vitin 1983 metri është definuar si gjatësi e rrugës të cilën drita e kalon në vakuum për 1/299792458-ten pjesë të sekondës dhe kjo është adoptuar si etalon metri. Njësia e etalonit të kohës sekonda është e definuar sipas frekuencës së njohur të oscilimeve të pajisjes së veçantë, siç është ai i atomit të ceziumit 133. Etalonët e madhësive elektrike nxirren nga njësitë e madhësive mekanike të:forcës, masës,gjatësisë dhe kohës. Etalonët e temperatures definohen si shkallë ndërkombëtare duke marrë njëmbëdhjetë pika primare të fiksuara.
Etalonët primar realizohen në rrjetin global botëror të laboratorëve nacionale siç janë: National Bureau of Standards (NBS-USA), National Physics Laboratory, Physicalische-Technische Bundesanstalt (PTB-Germany), etj.
Përveç etalonëve primar ekzistojnë instrumente etalon me precizitet dhe karakteristika me stabilitet të lartë të cilëët përdoren si referenca për instrumentet tjera me funksion të njëjtë. Rrjedhimisht karakteristikat e një instrumenti mund të verifikohen duke kalibruar me etalon të njohur.
Në themel standardet (etalonët)realizohen në katër nivele:
Etalonët ndërkombëtarë paraqesin pajisjen me saktësinë maksimale të mundshme të cilën e mundëson teknologjia e sotme. Për këto etalone përkujdeset komiteti mbikqyrës ndërkombëtar dhe në to nuk kanë qasje përdoruesit e zakonshëm për krahasim dhe kalibrim.
Etalonët primar janë etalonë nacionale të realizuara nga laboratorët kombëtare në vende të ndryshme të botës dhe përdoren për verifikimin e etalonëve sekondar.Këto etalonë kalibrohen në mënyrë të pavarur me matjet absolute të cilat bëhen periodikisht duke iu referuar etalonëve ndërkombëtare.Etalonët primar krahasohen me njëri tjetrin.
Etalonët sekondar realizohen në laboratorët të industrisë dhe institucioneve tjera. Ato krahasohen me etalonët primar periodikisht dhe në këtë mënyrë certifikohen.
Etalonët punues përdoren në përgjithësi për kalibrimin e instrumenteve laboratorike dhe të repartit.
Një tip tjetër i standardeve është vendosur dhe publikuar nga IEEE në New York. Këto janë standarde që përcaktojnë rregullat,proceduarat,definicionet,nomenklaturat etj. dhe që janë adoptuar nga shumë vende të botës.
Për të verifikuar karakteristikat e të gjitha instrumenteve esenciale është kalibrimi i tyre ndaj etalonëve të njohur.Pasi që të jetë kaibruar instrumenti do të punon brenda kufijve të gabimit për periudhën e specifikuar kohore. Në procedurën e kalibrimit bëhet krahasimi i instrumentit me etalonët primar ose sekondar. Në disa raste mjafton që pajisja të krahasohet me pajisjen tjetër saktësia e së cilës dihet.
Në ditët e sotme me aplikimin e sistemeve digjitale, kompjuterët mund ta bëjnë automatikisht vetë kalibrimin. Kështu mund të bëhen korrigjime pas matjes dhe madhësitë e vlerave të gabimeve janë të memorizuara në memorie dhe mund të nxirren nga ajo dhe të përdoren gjatë matjeve në laborator dhe repart.
<ref> Prof.Dr.Ali V.Gashi, Matjet elektrike 2014


    Adriana Zeqiri, qershor 2015

Nënkategoritë

Kjo kategori ka 2 këto nën-kategori, nga 2 gjithësej.

(k) = Kategoria / (f) = Faqe

Faqet në kategorinë "Inxhinieri Elektrike"

Kjo kategori ka 83 faqe nga 83 gjithësej.

P