Kateryna Lagno
| Kateryna Lagno | |
|---|---|
Lagno më 2019 | |
| Emri i plotë | Kateryna Oleksandrivna Lahno |
| Shteti | Ukraina (deri më 2014) Rusia (që nga viti 2014) |
| Lindi më | 27 dhjetor 1989 (35 vjeçe) Lviv, RSS e Ukrainës, Bashkimi Sovjetik |
| Titulli | Mjeshtre e madhe (2007) |
| Vlerësimi FIDE | 2505 (shtator 2025) |
| Vlerësimi më i lartë | 2563 (tetor 2022) |
Kateryna Oleksandrivna Lagno[a] (lindi më 27 dhjetor 1989) është një [[Mjeshtër i madh (shah)|mjeshtre e madhe}] shahu ruse (më parë ukrainase)[b].[1] Ajo fitoi titullin Mjeshtre e Madhe Grua (WGM) në moshën 12 vjeç, katër muajsh dhe dy ditësh.[2] Në vitin 2007, ajo u vlerësua me titullin mjeshtre e madhe.[3]
Ajo është dy herë Kampione Evropiane për Femra dhe fitoi dy medalje ari ekipore në Olimpiadën e Shahut për Femra, në vitin 2006 dhe 2014, duke luajtur përkatësisht për Ukrainën dhe Rusinë. Ajo gjithashtu fitoi medaljen e artë ekipore në Kampionatin Botëror Ekipor të Femrave në vitin 2013 duke luajtur për ekipin ukrainas dhe në vitet 2017 dhe 2021 duke luajtur për ekipin rus. Lagno fitoi Kampionatin Evropian Ekipor të Femrave në vitet 2013, 2015, 2017, 2019, 2021, duke luajtur për ekipin ukrainas në vitin 2013 dhe për ekipin rus në të gjitha kampionatet pasuese. Lagno ishte nënkampione e botës për femra në vitin 2018, Kampione Botërore Rapid për Femra në vitin 2014 dhe Kampione Botërore Blitz për Femra në vitet 2010, 2018 dhe 2019.
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑
- Ukrainisht: Катерина Олександрівна Лагно, romanizuar: Kateryna Oleksandrivna Lahno
- Rusisht: Екатерина Александровна Лагно, romanizuar: Yekaterina Aleksandrovna Lagno
- ↑ Ukraina nuk njeh shtetësi të dyfishtë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Росія купила в України Лагно за 20 тисяч євро" [Rusia bleu në Ukrainë Lagno për 20 mijë euro]. Ukrayinska Pravda Sport (në ukrainisht). 12 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 2014-08-06. Marrë më 2018-12-30.
- ↑ "Move over Judit, here comes Kateryna!" (në anglisht). ChessBase. 29 maj 2003. Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2012. Marrë më 19 nëntor 2015.
- ↑ FIDE: List of Titles Approved Arkivuar 2007-07-13 tek Wayback Machine, 25 qershor 2007
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kateryna Lagno karta e vlerësimit në FIDE
- Kateryna Lagno profili dhe lojërat e lojtares në Chessgames.com
- Kateryna Lagno lojërat e shahut në 365chess.com