Kelley Paul

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kelley Paul
U lind në1963
ShtetësiaAmerikane
ShkollimiRhodes College
ProfesioniKëshilltare, Autore, Shkrimtare
Partia politikePartia Republikane (SHBA)
FëmijëWilliam, Duncan, Robert
Prind/ërHilton and Lillian Ashby

Kelley Ashby Paul (lindur në 1963) është gruaja e oftalmologjistit dhe Senatorit Rand Paul (Kentucky, SHBA), i cili u zgjodh në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2010 dhe që aktualisht është në garë për nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016

Kelley Paul ka punuar si një këshilluese politike për The Strategy Group for Media dhe si një shkrimtare freelance. Ajo ka botuar edhe një libër të titulluar True and Constant Friends in April 2015.[1]

Paul është diplomuar nga Rhodes College, dhe më pas ka ndjekur një karrierë në fushën e komunikimit dhe të gjuhës Angleze. Kelley Paul, përveç punës së saj për firmat konsultuese politike, është gjithashtu e angazhuar në mbledhjen e fondeve për bamirësi ndaj veteranëve.[2]

Jeta e hershme dhe edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kelley Ashby  u lind në Russellville, Kentucky nga Hilton dhe Lillian Ashby, në një familje ushtarakësh. Kelley kaloi mjaft kohë të jetës së vet të hershme duke lëvizur përreth vendit.[2] Familja e saj ka jetuar edhe në Turqi për disa vite.[2] Ajo u diplomua nga Russellville High School, ku ishte pjesë e skuadrës së cheerleader-ve (nxitësve të tifozave). Pas shkollës së mesme, Kelley ndoqi Rhodes College, ku u fokusua në fushat e komunikimit dhe të gjuhës angleze.[3]

Në vitin 1988, Kelley u njoh me Rand Paulin - që asokohe njihej si Randy -, në Atlanta.[2] Randy Paul po përfundonte një trajnim (alternim) tek Georgia Baptist Hospital ndërsa punonte për diplomën e vet mjekësore në Duke University School of Medicine.[2] Fillimisht Kelley mendoi se Randy ishte një adoleshent, pa e kuptuar se në të vërtetë ishte një doktor i vjetër 26 vjeçar.[2] Ata filluan të frekuentonin njëri-tjetrin ndërsa kur Paul përfundoi programin e tij të trajnimit, i kërkoi Kelleyt që të shkonte me të në North Carolina në mënyrë që të vazhdonin të qëndronin bashkë. Në 20 tetor 1990, çifti u martua dhe në vitin 1993 lëvizën në shtetin e Kentuckyt kur u hap një vend oftalmologjisti në qytezën e vogël Bowling Green.[2]

Kelley vazhdoi të ndihmonte të shoqin në drejtimin e praktikës së vet mjekësore, duke bërë llogaritë dhe duke menaxhuar rimodelimin e një ndërtese ku ai viziitonte pacientët e vet.[2]

Karriera e vonë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kelley Paul duke prezantuar të shoqin gjatë zyrtarizimit të kandidaturës për zgjedhjet Presidenciale (SHBA) të vitit 2016. (Louisville, Kentucky).

Pas zgjedhjes së të shoqir në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Kelley filloitë fokusohej më shumë në karrierën e vet dhe në fushën e të shkruarit.[4] Ajo gjithashtu mban një pozicion në bordin e Helping a Hero,një organizatë bamirëse që ndërton shtëpi për veteranë të plagosur në luftë.[4]

Gjatë fushatës së të shoqit, Kelley Paul dha edhe fjalime politike në emër të tij, duke iu drejtuar grupeve të femrave Republikane, dhe duke marrë pjesë në fushata publicitare për zgjedhjen e tij.[5][6]

Në afërsi të vendimit të të shoqit për të garuar për Presidencën e Sheteve të Bashkuara, Kelley filloi të shkruante një libër që bazohej mbi miqësitë e saj të gjata, sikundër edhe me historinë e familjes së vet. Libri titullohet True and Constant Friends: Love and Inspiration from Our Grandmothers, Mothers, and Friends

Shumë analistë dhe këshilltarë politikë e kanë quajtur Kelley Paulin si "arma sekrete" e Senatorit Paul[7][8][9]  dhe e kanë përshkruar atë si një "person me mjaft vetbesim, shumë komode, dhe që e përplotëson [Randin] mirë".[10] [11]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kelley Paul dhe Rand Paul u martuan më 20 tetor 1990 dhe kanë tre djem, William, Duncan, dhe Robert. Dy djemtë e mëdhej aktualisht ndjekin Universitetin e Kentuckyt, ndërsa i vogli ndjek një shkollë private në zonën e Washington, D.C.[12]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "True and Constant Friends". Hachette Book Group. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2015. Marrë më 2015-04-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d e f g h Belkin, Lisa (2015-03-25). "Kelley Paul gets ready for her media blizzard". Yahoo! News. Marrë më 2015-04-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "About Kelley Paul". RandPaul.com. 2015-04-07. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2015. Marrë më 2015-04-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Burke, Cathy (2013-09-18). "Rand Paul's Wife Hesitant About White House Bid". Newsmax. Marrë më 2015-04-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Camia, Catalina (2015-04-07). "Kelley Paul promotes husband for president in campaign video". USA Today. Marrë më 2015-04-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Zezima, Katie (2015-04-14). "Kelley Paul's advice to husband Rand Paul: 'You need to share a little bit about who you are, from the heart'". Washington Post. Marrë më 2015-04-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Whitman, Elizabeth (2015-04-07). "Who Is Rand Paul's Wife? Meet Kelley Ashby, His Secret Weapon Who Might Not Want Him To Win The 2016 Presidential Campaign". International Business Times. Marrë më 2015-04-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Halperin, Mark (2015-04-08). "Bloomberg's Heilemann, Halperin: Is Kelley Paul Rand Paul's Secret Weapon?". Real Clear Politics. Marrë më 2015-04-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Peters, Jeremy (2015-04-13). "Kelley Paul Has a Task: To Make Rand Paul More Approachable". New York Times. Marrë më 2015-04-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Book tour puts Rand Paul's 'secret' weapon on national stage". Associated Press. Daily Mail. 2015-01-08. Marrë më 2015-04-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Colmes, Alan (2015-04-14). "Kelley Paul: Running For Senate Was Harder Decision Than For President". Fox News. Marrë më 2015-04-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Harvey, Alyssa (2015-04-07). "'What you see of Kelley now is what she was then'". Bowling Green Daily News. Marrë më 2015-04-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)