Kelly
Kelly | |
|---|---|
| Emri i lindjes | Florian Carkanji |
| Lindi | 12 mars 1988 (37 vjeç) [1] Tiranë, Shqipëri |
| Profesioni | këngëtar, kantautor, producent muzikor |
| Vitet aktive | 2006–aktualisht |
| Labeli | NO LIMIT |
Florian Carkanji (lindur më 12 mars 1988), i njohur me emrin artistik Kelly, është këngëtar, kantautor dhe producent muzikor shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Florian Carkanji u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe filloi karrierën e tij muzikore që në vitet e adoleshencës. Emri “Kelly” i ka ardhur gjatë kohës që dëgjonte këngët e këngëtarit pop amerikan R. Kelly. [2]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktiv në skenën muzikore shqiptare që nga viti 2006, ai ka marrë pjesë në festivale të njohura si “Mikrofoni i Artë”, “Top Fest”, “Kënga Magjike” dhe në edicionet 59 dhe 60-të, të Festivalit Këngës me këngën "Meteor". Ndër këngët më të njohura që ka realizuar është "Nuk Di" me grupin Upstream, me të cilën fitoi çmimin “Best POP and Rock” në Top Fest 5. [3]
Në vitin 2024, ai mori pjesë si banor në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania. [4]
Së fundmi, ai ka themeluar shtëpinë diskografike "NO LIMIT", që prodhon muzikë për vete dhe për artistë të tjerë.
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- S’je këtu (2024)
- Sa u deshëm (2025)
- Si m’harrove (2025)
- S’ka më shi (2025)
Bashkëpunime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ku je (2025) – me Egli Takon
- Ti (2025) – me Egli Takon
Përfaqësimi në Festivalin e Këngës në RTSH
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ylli im polar – këngë e prezantuar në edicionin e 57-të të Festivalit të Këngës (2018–2019).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Kelly – Tekste dhe Këngë". TeksteShqip. Marrë më 22 gusht 2025.
- ↑ "Jo vetëm "S'je këtu", por Kelly së shpejti me një album të ri: "Ishte momenti i duhur…"". Top Awards. 1 prill 2024. Marrë më 22 gusht 2025.
- ↑ "Kelly: Meteori im përplaset me dashurinë". CRI Shqip. 24 dhjetor 2021. Marrë më 22 gusht 2025.
- ↑ "Kelly eliminohet nga gara, i jep fund rrugëtimit në Big Brother VIP". Big Brother VIP 4. 2 prill 2025. Marrë më 22 gusht 2025.