Kenny McCormick
Kenny McCormick | |
---|---|
personazh nga South Park | |
Paraqitja e parë | The Spirit of Christmas (Jesus vs. Frosty) (1992) (short) |
Krijuar nga | Trey Parker Matt Stone |
Projektuar nga | Trey Parker Matt Stone |
Zëri | Matt Stone (zëri i mbuluar) Eric Stough (zëri i pambuluar) Mike Judge (zëri i pambuluar në filmin e vitit 1999) |
Informacion brenda trillimit | |
Emri i plotë | Kenneth McCormick |
Aliaset |
|
Profesioni | Nxënës Shkencëtar (në të ardhmen) |
Familja |
|
Dashnori/ja | Kelly (ish e dashura) Tammy Warner (ish e dashura) |
Të afërmit | Grandpa McCormick (gjyshi atëror) |
Kombësia | SHBA |
Kenneth McCormick[1] (në shqip: Kenneth MekKormik) është një personazh i trilluar dhe një nga katër protagonistët kryesorë të serialit vizatimor sitcom South Park, së bashku me miqtë e tij Stan Marsh, Kyle Broflovski dhe Eric Cartman. Të folurën e tij të turbullt dhe të pakuptueshme, e cila është e tillë për shkak se kapuçi i xhaketës që vesh ia mbulon gojën, e realizon bashkëkrijuesi i serialit Matt Stone. Pas shfaqjeve të hershme në filmat e shkurtër nën titullin The Spirit of Christmas në vitet 1992 dhe 1995, Keni u shfaq në episodet televizive të South Park duke filluar nga 13 gushti 1997, si dhe në filmin artistik të vitit 1999 South Park: Bigger, Longer & Uncut, ku fytyra e mbuluar dhe zëri i tij u zbuluan për herë të parë.
Kenny ishte një nxënës i klasës së tretë, dhe më vonë i klasës së katërt, me përvoja të shpeshta, të pazakonshme për jetën konvencionale në një qytetezë, në qytetin e trilluar të South Park, Kolorado, ku ai jeton me familjen e tij të varfër. Kenny animohet në mënyrë kompjuterike që duket njësoj si në metodën origjinale të animimit të serialit e cila bëhej me teknikën ndal-lëviz dhe letra me ngjyra.
Personazhi fitoi popullaritet falë një shakaje të përsëritur gjatë pesë sezoneve të para të serialit, ku Keni vuante rregullisht një vdekje të tmerrshme përpara se të kthehej gjallë e mirë në episodin tjetër me shumë pak apo aspak arsye të dhënë. Shumicën e kohës vdekjet e Keni shoqëroheshin nga Stani duke bërtitur "Oh my God! They killed Kenny!" ("O Zot! Ata vranë Kenin!") dhe Kajli duke bërtitur "You bastard(s)!" ("Ju bastard(ët)!"). Që nga sezoni i gjashtë në vitin 2002, krijuesit e serialit i pakësuan vrasjet e Kenny-t. Episode të ndryshme përgatitnin shakanë, ndonjëherë duke paraqitur arsyetime alternative për rishfaqjet e pakuptueshme të Kenny-t.
Roli në South Park
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kenny është nxënës i klasës së katërt së zotit Garrison (Gerison) në shkollën fillore South Park Elementary. Gjatë 58 episodeve të para, Kenny dhe personazhet e tjerë moshatarë ishin në klasë të tretë. Kenny vjen nga një familje e varfër të kryesuar nga babai i tij i papunësuar dhe alkoolik, Stuart McCormick. Mamaja e tij Carol McCormick punon si pjatalarëse në një restorant të markës Olive Garden.[2] Kenny ka një vëlla më të rritur që quhet Kevin. Ai gjithashtu ka një motër më të vogël e cila shfaqet me familjen e tij në episodin "Best Friends Forever" në sezonin e 13-të, por nuk shfaqet më deri në episodin "The Poor Kid" nga sezoni i 15-të, ku emri i saj zbulohet të jetë Karen. Kenny është shokë me moshatarët Stan Marsh (në shqip: Stan Mersh), Kyle Broflovski (në shqip: Kajl apo Kail Broflovski), Eric Cartman (në shqip: Erik Kartmen) dhe Leopold "Butters" Scotch. Kenny rregullisht tallet për varfërin e tij, veçanërisht nga Cartman.[3]
Identiteti alter ego i tij si superhero, Mysterion, fillimisht u shfaq në episodin "The Coon" nga sezoni i 13-të,[4] si rival i identitetit të Cartman-it si një super i ligë. Ai e zbulon veten e tij në fund të episodit, por fytyra e tij qëllimisht bëhet e vështirë për tu identifikuar me siguri nga publiku. Ai nuk zbulohet të jetë Kenny deri në episodin e sezonit të 14-të, "Mysterion Rises", ku ndodh shfaqja e tretë e superheroit si pjesë e një tregimi me tre pjesë.[5]
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Love South Park. – FAQ" (në anglisht). South Park Studios. Arkivuar nga origjinali më 2012-05-15. Marrë më 2012-11-08.
- ^ "Kenny McCormick" (në anglisht). South Park Studios. Marrë më 30 mars 2008.[lidhje e vdekur]
- ^ Sylvia Rubin (26 janar 1998). "TV 's Foul-Mouthed Funnies". San Francisco Chronicle (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2012. Marrë më 3 maj 2009.
- ^ Fickett, Travis (19 mars 2009). "South Park: "The Coon" Review". IGN (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2012. Marrë më 8 nëntor 2010.
- ^ Ramsey Isler (nëntor 4, 2010). "South Park: "Mysterion Rises" Review. Mysterion is not so mysterious anymore". IGN. News Corporation. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2010. Marrë më 8 nëntor 2010.
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
![]() | Ky artikull rreth një personazhi fiktiv është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |