Kina në OKB

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Më 25 prill të vitit 1945, përfaqesuesit e ardhur nga 50 vendet zhvilluan në San Francisko të SHBA-së konferencën e organizatës ndërkombëtare të OKB-së. Më 25 qershor, u miratua “Karta e OKB-së”. Më 26 qershor, pasi paraqitën ratifikime Kina, Franca, Bashkimi Sovjetik, Anglia, SHBA-ja dhe shumica e vendeve të tjera nënshkruese, hyri në fuqi Karta dhe u krijua zyrtarisht OKB-ja. Në vitin 1947, Asambleja e OKB-së vendosi që 24 tetori është dita e OKB-së.

Qëllimet e OKB-së janë: ruajtja e paqes dhe sigurimit ndërkombëtar; zhvillimi i marrëdhënieve miqësore ndërkombëtare në bazë të respektimit të të drejtave të barabarta dhe të vetëqeverisjes të popujve të vendeve të ndryshme; zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar për të zgjidhur probleme ekonomike, shoqërore, kulturore e humanitare ndërkombëtare duke respektuar të drejtat e njeriut dhe lirinë e tërë njerëzve. Deri në shtator të vitit 2002, OKB-ja kishte 191 vende anëtare, ndër to kishte 49 vende themeluese anëtare. Selia e përgjithshme e OKB-së ndodhet në Njujork të SHBA-së. OKB-ja ka krijuar edhe agjenci në Gjenevë të Zvicrës, në Vjenë të Austrisë, në Nairobi të Kenias, në Bangkok të Tajlandës.

Kina është vendi i madh në zhvillim dhe anëtarja e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Kina u përmbahet gjithmonë parimeve në punët ndërkombëtare, përkrah çështje të drejtësisë dhe ka luajtur rol të rëndësishëm dhe të veçantë në OKB dhe në arenën ndërkombëtare. Tani roli i OKB-së për krijimin e rendit të ri të barabartë dhe racional politik ekonomik ndërkombëtar ka tërhequr vëmendje të madhe të komunitetit ndërkombëtar. Mendimet e Kinës për krijimin e rendit të ri politik ekonomik ndërkombëtar, ruajtjen e paqes, nxitjen e zhvillimit, kundër hegjemonizmit, forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit midis 5 vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit janë në favor të paqes dhe zhvillimit të botës.

Në ditët e sotme diskutimi është i hapur për përfaqësuesin e vërtetë të Kinës në OKB-ë, 22 shtete edhe Vatikani njohin Republika e Kinës (Tajvanë) si përfaqësues i vetë i kombit kinez në Kombet e Bashkuara.

Në vitin 1960 ishte Republika Popullore e Shqipërisë e cila propozoi zëvëndësimin e Republikës së Kinës (Tajvanë) me Republikën Popullore të KinësKombet e Bashkuara.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]