Shko te përmbajtja

Kisha e Ristozit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e Ristozit
Kisha e Shën Mërisë (Ristozit)
Pamje nga jashtë e Kishës së Ristozit
LlojiArkitekture
VendndodhjaMborje, Korçë, Shqipëri
Koordinatat40°36′21″N 20°48′16″E / 40.605812°N 20.804555°E / 40.605812; 20.804555
NdërtuarPERIUDHA POST BIZANTINE, VITI /Shek - 1389 / 14
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar586 e 487417.03.1948, 23.09.1971
Nr. i referencësKO069
TipologjiaKishe
Kisha e Ristozit ndodhet në Shqipëria
Kisha e Ristozit
Kisha e Ristozit në hartë

Kisha e Ristozit është një monument i trashëgimisë kulturore në Mborje, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874""17.03.1948, 23.09.1971". Kisha i dedikohet Shën Mërisë.[2]

Kisha e Ristozit ose e Krishtit Jetëdhënës është ndërtim i vogël me arkitekturë tip kryq i brendashkruar me kupolë, i cili spikat për monumentalitetin dhe karakterin përkujtimor. Kisha është ndërtuar në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës, përbëhet nga naosi, ambienti i altarit dhe narteksi, i cili në planin origjinal duhet të ketë qenë me kupolë. Brendësia e naosit është e dekoruar me piktura murale, të cilat përfaqësojnë ndër ekzemplarët më interesantë të pik- turës së vonë paleologe të rajonit. Bazuar në ngjashmëritë ikonografike dhe stilistikore me kishën e Shën Mërisë në Maligrad - Prespë (1369) dhe me Shën Thanas Muzaka në Kostur (1383) është pohuar se këto monumente janë dekoruar nga e njëjta atelie. Kisha përfaqëson një kontribut të peshkop Nimfonit, ndoshta i peshkopatës së Devollit, i cili paraqitet duke kryer aktin e tij të dhurimit në murin jugor të kishës. Ajo është ndërtuar në kohën kur ky territor kontrollohej nga vëllezërit Muzaka, sebastokrator Gjini dhe despot Teodori në vitin 1389/90. Pikturat e narteksit dhe të fasadës perëndimore datohen me gjasë në shek. XVII.

Sipas njërit prej versioneve, kjo kishë është ngritur në vitin 896 nga Shën Klementi, ndërsa në një version tjetër flitet për gjysmën e shekullit të XIV-të.[3] Afreskët e saj janë realizuar nga piktorë anonimë në vitin 1390. Ajo njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra besimtarë të fesë ortodokse.

Kisha e Shën Mërisë (Ristozit)
Kisha e Shën Mërisë (Ristozit)

Territori ku është ndërtuar kjo kishë gjendej në këta shekuj në Principatën e Muzakajve. Klasa feudale drejtonte ekonominë dhe jetën politico-shoqërore të vendit. Në vitet 1389-1390 ai që dha të hollat për ndërtimin e saj ishte peshkopi Nimfoni. Kisha e Ristozit është një kapelë mjaft piktoreske nga trajtimi i jashtëm dhe proporcionet e goditura. Ajo bën pjesë në grupin e kishave me kryq të brendashkruar pa mbështetje të brendshme. Hapësira qendrore e saj është naosi, i cili ka një planimetri katërkëndëshe kënddrejtë, një nefshë, dhe me kupole. Ai komunikon me ambientin shtesë (hajatin) me anë të dy portave të hapura, njëra në murin jugor, e tjetra në atë perëndimor të naosit. Lartesia e pikës më të lartë është 7.5M.

Në 2015 kisha iu nënshtrua një vepre mirëmbajtjeje pasi rrezikonte shëmbjen.[4]

  1. LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
  2. Gloyer, Gillian (2008-07-17). The Bradt Travel Guide Albania. Bradt Travel Guides. fq. 120–. ISBN 978-1-84162-246-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Karaiskaj, Gjergj (1975). Monumente te Kultures ne Shqiperi Vellimi 2. 8 Nentori. fq. 57. ...kisha e Ristozit e ndërtuar në shekullin XIV... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. Report TV (6 pri 2015). "Korçë, nis rikonstruksioni kishës Shën Ristozi,më e vjetra në Ballkan". Marrë më 31 dhjetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]