Kisha e Shën Ilias (Voskopojë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e Shën Ilias (apo Kisha e Shëndelliut), Voskopojë
Kisha e Shëndelliut (Voskopojë)
LlojiArkitekture
VendndodhjaVoskopoje, Korçë, Shqipëri
Koordinatat40°38′09″N 20°35′00″E / 40.635829°N 20.58344°E / 40.635829; 20.58344
NdërtuarPERIUDHA Post Bizantine, VITI /Shek - 1751/ XVIII
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar615.01.1963
Nr. i referencësKO058
TipologjiaBazilike Me Tre Nefe Me Lartesi Te Madhe
Kisha e Shën Ilias (Voskopojë) is located in Earth
Kisha e Shën Ilias (Voskopojë) (Earth)

Kisha e Shën Ilias apo Kisha e Shëndelliut është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopoje, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "6""15.01.1963".[1]

Historia dhe përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha e Shën Ilias u ndërtua më 1751 dhe është përfaqësuese e kishave me tavan të rrafshët te nefet anësore. Ka lartësi 11.5m, gjatësi rreth 20m, dhe gjerësi 13m. Naosi është i tipit bazilikal dhe ndahet në tre nefe me dy rradhë kolonash. Kolonat janë prej guri dhe lidhen me harkada gjatësore, mbi të cilat ngrihen mure që veçojnë hapësirat e nefeve qendrore dhe hapësirat anësore. Nefi qendror ndriçohet nga dritare të hapura në nivelin e çatisë së nefeve anësore. Hajati, në anën jugore, si dhe narteksi, në anën perëndimore, nuk ekzistojnë më. Oborri i kishës dikur rrethohej me mure mbi të cilat ngrihej kulla e kambanares, e cila tashmë është shembur.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]