Kisha e Shën Kollit (Voskopojë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e Shën Kollit
Kisha e Shën Kollit, Voskopojë
LlojiArkitekture
VendndodhjaVoskopojë, Shqipëri
Koordinatat40°37′54″N 20°35′22″E / 40.63155°N 20.58939°E / 40.63155; 20.58939
Ndërtuar1721[1]
Organi drejtuesAdministrimi: Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore[2]
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Nr. i referencësEL023
TipologjiaKishë
Kisha e Shën Kollit (Voskopojë) is located in Earth
Kisha e Shën Kollit (Voskopojë) (Earth)

Kisha e Shën_Kollit në Voskopojë është një kishë ortodokse në qytetin e Voskopojës, afër Korçës, Shqipëri e Jugut, e ndërtuar në 1721.[1] Eshtë monument i trashëgimisë kulturore në Voskopojë, rrethi i Korçës, Shqipëri.[2]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874""17.03.1948, 23.09.1971".

Përshkrim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Decorated exonarthex of St. Nicholas' Church

Kisha e Shën Kollit është një monument kulture me rëndësi të veçantë kombëtare për vlerat e saj arkitektonike dhe artistike të frymëzuar nga trashëgimia e kultit Bizantin. Monumenti përfaqëson edhe një dëshmi të prekshme të rëndësisë historike të Voskopojës. Kisha e Shën Kollit është përfunduar në 1721. Struktura konsiston në një ndërtim prej guri të tipit bazilikal, me naos me kupolë, narteks dhe hajat. Brendësia e kishës është dekoruar me piktura murale të ekzekutuara nga mjeshtri i shquar David Selenica dhe bashkëpunëtorët e tij Kostandini dhe Kristo. Arti i Davidit dallon për natyrën e tij realiste, siç tregon edhe portreti i dhuruesit por gjithashtu edhe për njohuritë e thella në fushën e teologjisë. Sipas mbishkrimit, piktura ka përfunduar në vitin 1726 dhe kjo u përcaktua në një ekspeditë arkeologjike më 1953.[3] Rreth 24 vjet më vonë, në 1750 (në Perandorinë Osmane), një tjetër atelie e famshme e kohës, ajo e Kostandin dhe Athanas Zografit, u angazhua për të pikturuar hajatin. Kisha është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948 për vetë vlerat e saj të mëdha arkitektonike dhe artistike. Kisha e Shën Kollit përfaqëson një ndër monumentet më të rëndësishme të Voskopojës, jo vetëm për sa i përket arkitekturës por gjithashtu edhe cilësisë së pikturës, e cila mban autorësinë e mjeshtrit të shquar David Selenicës dhe të ateliesë së njohur të Athanas Zografit dhe Kostandin Zografit.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Mikropoulos, Tassos A. (2008). Elevating and Safeguarding Culture Using Tools of the Information Society: Dusty traces of the Muslim culture. Earthlab. fq. 316. ISBN 978-960-233-187-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.
  3. ^ Th Popa; Theofan Popa (1961). Piktorët mesjetarë Shqiptarë. Ministria e Arësimit dhe Kulturës. fq. 63. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
logo e WCUGA Ky artikull është pjesë e Code4Culture Albania 2018 .