Kisha e Shën Kollit (Perondi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha E Shën Kollit
Kisha e Shën Kollit (Perondi) is located in Earth
Kisha e Shën Kollit (Perondi) (Earth)
VendndodhjaPerondi, Kuçovë Rrethi i Beratit, Qarku i Beratit, Shqipëri
Koordinatat40°47′17″N 19°54′46″E / 40.788058°N 19.912906°E / 40.788058; 19.912906
NdërtuarShekulli XI[1][2]
Organi drejtuesDRKK Berat
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar17.04.2015
Nr. i referencësKV002
TipologjiaBazilikë trenefëshe

Kisha E Shën Kollit është një monument i trashëgimisë kulturore në Perondi, Kuçovë, Rrethi i Beratit, në qarkun e Beratit, Shqipëri [3]. Ky monument është i llojit "", i miratuar më "17.04.2015".

Përshkrim dhe histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha e Shën Kollit në Perondi është 18 kilometra në veri të Beratit dhe konsiderohet si një nga monumentet bizantine më të hershme në Shqipëri.[2] U ndërtua në shekullin XI si bazilikë me tri nefe, me çati druri dhe me ambientin e altarit të mbuluar me qemer.[1] Në një periudhë të dytë kishës iu shtua narteksi dhe kambanarja. Më vonë iu bë një rrethim me kjostër. Një meremetim i rëndësishëm ishte ai i vitit 1786, kur u rindërtua çatia dhe iu shtuan harqe. Pastaj një meremetim iu bë në 1931, dhe së fundmi një tjetër në 1970, nga specialistët e Institutit të Monumenteve. Edhe pse ka pasur shumë meremetime në shekuj, vjetërsia e saj duket qartë.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Flora Koka (2003). 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri: aktet e simpoziumit ndërkombëtar, Tiranë, 16-18 nëntor 2000. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. fq. 143–144. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Berat Culture. "St. NICHOLAS – PERHONDI". Berat Culture. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2018. Marrë më 18 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I BERATIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 tetor 2017. Marrë më 10 qershor 2017.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]