Kisha e Shën Mëhillit (Voskopojë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Disambig.svg Shih: Kisha e Shën Mëhillit (kthjellim).
Kisha e Shën Mehillit (Voskopojë)
Voskopoje St Michael.JPG
Lloji Arkitekturë
Vendndodhja Voskopojë, Korçë, Shqipëri
Koordinatat 40°37′45″V 20°35′13″L / 40.629216°V 20.587057°L / 40.629216; 20.587057Koordinatat: 40°37′45″V 20°35′13″L / 40.629216°V 20.587057°L / 40.629216; 20.587057
Ndërtuar 1722[1]
Organi drejtues DRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
Lloji Nën mbrojtje
Kriteret I
Përcaktuar 586 e 487417.03.1948,23.09.1971
Nr. i referencës KO064
Tipologjia Kishë e tipit bazilikal trenefesh, mbështetur në dy rreshta me nga pesë kolona
Kisha e Shën Mëhillit (Voskopojë) is located in Shqipëria
Kisha e Shën Mëhillit (Voskopojë)
Kisha e Shën Mëhillit në hartë

Kisha e Shën Mehillit (Voskopojë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopojë, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri[2]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874""17.03.1948,23.09.1971".

Përshkrim dhe histori[redakto | përpunoni burim]

Kisha u mbarua së ndërtuari më 1722,[1] si kishë e tipit bazilikal trenefesh, me dimensione 33 x 15 x 9 m, e mbështetur në dy kolona. Dy rreshtat e kolonave ndajnë hapësirën e naosit në dy nefe anësore dhe në një qendror të kompozuar në lartësinë e volumit të naos. Kolonat janë të lidhura midis tyre me harqe në të dy drejtimet. Në të gjitha nefet krijohen bërthamat, mbulesat e të cilave janë kupola. Të gjitha kupolat nuk ngjanë me njëra-tjetrën. Ndryshueshmëria paraqitet në planimetri. Në pjesën lindore absida del jashtë dhe është e trajtuar me pilastra. Narteksi ndodhet në pjesën perëndimore, nuk ndryshon shumë nga ana konstruksive në pjesët e naosit. Narteksi është i mbështetur në kolona guri me harqe dhe kupola, por në dallim nga naosi nuk ka nefe dhe të gjitha mbulesat janë kupola me brinjë katrore në nivel për nga lartësia. Hajati mungon, është rrënuar para shumë vitesh, por sot arrijmë të lexojmë gjurmë.[3]

Në 1996 kisha u vandalizua dhe 23 piktura shenjtorësh u dëmtuan rëndë.[4]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b Mikropoulos, Tassos A. (2008). Elevating and Safeguarding Culture Using Tools of the Information Society: Dusty traces of the Muslim culture. Earthlab. f. 316.  978-960-233-187-3. 
  2. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Marrë më 26 janar 2016. 
  3. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Marrë më 13 tetor 2016. 
  4. ^ Robert Elsie. Peyfuß, Max Demeter: Die Druckerei von Moschopolis, 1731-1769. Buchdruck, p. 1

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]