Kisha e Shën Sofisë, Ohër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e Shën Sofisë në Ohër
Kisha Shën Sofia në Ohër
Afreske në Kishën e Shën Sofisë.

Kisha e Shën Sofisë (maqedonisht: Црква Света Софија, Crkva Sveta Sofija) është një kishë e cila ndodhet në qytetin e Ohrit, në Maqedoninë e Veriut. Kisha është një nga monumentet më të rëndësishme të Maqedonisë, në fushën e arkitekturës dhe të artit që nga mesjeta.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha ishte ndërtuar gjatë Perandorisë së Parë Bullgare, pas konvertimit në Krishterim. Sipas disa burimeve ajo është ndërtuar gjatë sundimit të Knjaz Boris I (852 – 889).[1]

Fillimisht kishë sinodi e Kishës Ortodokse Bullgare, më vonë e Arqipeshkvisë së Ohrit, ajo me pas u shndërrua në xhami gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.[2] Ana e brendshme e kishës është ruajtur me afreske nga shek. XI, XII dhe XIII, të cilat paraqesin disa nga arritjet më të rëndësishme në pikturën bizantine të kohës. Pjesa kryesore e kishës është ndërtuar në shek. XI, ndërsa ana e jashtme është ndërtuar nga Kryepeshkopi Gregori II në shekullin XIV.

Në nëntor të vitit 2009, Kisha Ortodokse Maqedonase prezentoi një emblemë të re të Kishës së Shën Sofisë.[3]

Një detaj nga kisha është përshkruar në anën e kundërt të kartëmonedhës së Maqedonisë prej 1000 denarësh, të lëshuar në vitin 1996 dhe 2003.[4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Boris Cholpanov - "Land of a global crossroads", Sofia, 1993, Bulgarian Academy of Science, page 131 (the original is in Bulgarian)
  2. ^ Frucht, Richard (2005). Eastern Europe: an introduction to the people, lands, and culture. ABC-CLIO. fq. 928. ISBN 978-1-57607-800-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Македонско хералдичко здружение". heraldika.org.mk. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ National Bank of the Republic of Macedonia.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koordinatat: 41°06′43.52″N 20°47′38.81″E / 41.1120889°V 20.7941139°L / 41.1120889; 20.7941139