Kisha etiopiane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search


Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krishterimi në Etiopi ka arritur në shek. IV. Sipas transmetimit, në mesin e skllevërve, të shitur si rezultat i një fatkeqësie në një det në Tiros, gjenden edhe dy vëllezër me emrin Frumentios dhe Ajdesios. Këta skllevër u sollën në sarajin mbretëror dhe aty jetuan si shërbyes. Sidomos mbretin e njohur me emrin Ebrahe ose Ezana, e përfituan në krishterim. Pastaj edhe mbreti kontribuoi në përhapjen e krishterimit. Në këtë kohë etiopianët në Arabinë Jugore luftonin me persianët dhe ka mundësi që të kishin kërkuar përkrahjen e Bizantit. Më 1955 në Etiopi janë numëruar 8 milionë të krishterë. Sipas transmetimit, Ajdesosi, pas një kohe të gjatë pune është kthyer në shtetin e tij, në Siri dhe si u pagëzua prift përsëri kthehet në Etiopi, ku vazhdon punën e tij si misionar. Kurse Frumentiosi lidhi marrëdhënie me kishën egjiptiane dhe u shenjtërua si peshkop i Etiopisë. Me këtë kisha etiopiane u lidh me kishën monofizite në Egjipt. Në përhapjen e më lehtë të krishterimit në Etiopi rol të veçantë ka pasur edhe komuniteti hebraik që gjendet atje. Pas Luftës së Dytë Botërore, një çështje shumë e rëndësishme e marrëveshjes së bërë me Perëndimin ishte, lejimi i veprimit lirshëm të misionarëve perëndimorë në shtet. Në vitin 1955 nëEtiopi janë numëruar 37.000 katolikë.[1]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Tarihte Ermeniler ve Ermeni Meselesi, botim 2., Stamboll 1987