Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
Klasa shoqërore në Romën e Lashtë ishte hierarkike, me hiearki të shumëfishta dhe të mbivendosura shoqërore. Pozicion relativ i një individi mund të ishte më i lartë ose më i ulët sesa një tjetër, që e ndërlikonte përbërjen shoqërore të Romës.[1]
Statusi i romakëve të lindur të lirë gjatë Republikës përcaktohej nga këto elemente:
Patricët dhe Plebejtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tradicionalisht, patric i referohet anëtarëve të klasës së lartë, ndërsa plebe i referohet klasës së ulët. Diferencimi ekonomik pa një numër të vogël familjesh të grumbullonin shumicën e pasurisë së Romës, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë krijimit të klasave të patricëve dhe plebejve. Pas këtij dallimi fillestar, sidoqoftë, ndarja midis familjeve patrice dhe plebeje do të ishte rreptësisht e trashëgueshme, bazuar në statusin shoqëror.[2]
Plebejtë përbënin shumicën e qytetarëve romakë pas një vargu konfliktesh politike dhe barazimit. Megjithëse patricët shpesh paraqiteshin si familje të pasura dhe të fuqishme, që arrinin të siguronin pushtet mbi familjet plebeje me më pak mundësi, plebejtë dhe patricët midis klasës senatoriale shpesh ishin njëlloj të pasur.[2] Pasi të drejtat civile për plebejtë u rritën gjatë Republikës së Mesme dhe të Vonë, shumë familje plebeje fituan pasuri dhe pushtet, ndërsa disa familje tradicionale patrice ranë në varfëri dhe errësirë. Pavarësisht se sa e pasur bëhej një familje plebeje, ata nuk duhet të ngriheshin për tu përfshirë në rangjet e patricëve.[2] Nga shekulli II para Krishtit, ndarja midis patricëve dhe plebejve e kishte humbur shumicën e dallimeve dhe filluan të bashkoheshin në një klasë.[3]
Patricët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Patricët konsideroheshin klasa e lartë në shoqërinë e hershme romake. Ata kontrollonin tokat më të mira dhe përbënin shumicën e Senatit Romak. Ishte e rrallë—nëse jo e pamundur—për një plebe të bëhej senator deri në vitin 444 p.e.s..[2] Në dukje, ata dalloheshin kryesisht nga plebejtë nga këpucët e tyre të ngjyrosura dhe të zbukuruara (calceus patricius).[4][5]
Një lloj i zakonshëm marrëdhënieje shoqërore në Romën e Lashtë ishte sistemi i clientela që përfshinte një patron dhe klient që kryente shërbime për njëri-tjetrin që ishin të angashuar në marrëdhënie të forta të ngjashme me marrëdhëniet sipërmarrëse. Patricët ishin shpesh patronë, dhe ata shpesh do të kishin klientë të shumëfishtë plebejë. Patronët mundësonin shumë shërbime për klientët e tyre për një premtim mbështetjeje, nëse patroni shkonte në luftë.[2]
Ky sistem patronazhi ishte një nga marrëdhëniet klasore që e lidhte më ngushtësisht shoqërinë romake, ndërsa gjithashtu mbronte privilegjet shoqërore të patricëve. Clientela vijoi në shoqërinë e vonë romake, duke u shtrirë pothuajse në tërë ekzistencën e Romës së Lashtë. Patricët kontrollonin gjithashtu përjashtimisht postin e censorit, që kontrollonte census, senatorët e caktuar dhe mbikëqyrnin aspekte të jetës shoqërore dhe politike. Nëpërmjet censorëve, patricët mundnin të mbanin statusin e tyre mbi plebejtë.[2]
Plebejtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Plebejtë ishin klasa e ulët e Romës, punëtorë dhe bujqë që kryesisht punonin tokën e zotëruar nga patricët. Disa plebejë zotëronin ngastra të vogla toke, por kjo ishte e rrallë deri në [[shekulli II p.e.s.|shekullin e II p.e.s.. Plebejtë ishin të lidhur me patricët nëpërmjet sistemit clientela të patronazhit, që i shikonte plebejtë të ndihmonin patronët e tyre patricë në luftë, duke e rritur statusin e tyre shoqëror dhe duke i rritur pagesat ose shpengimet e tyre.[2]
Plebejtë pengoheshin të martoheshin me patricët deri në vitin 450 p.e.s., por ky ligj u shfuqizua pesë vjetë më vonë në vitin 445 p.e.s., nga një tribun i plebejve. Në vitin 444 p.e.s., u krijua posti i tribunit ushtarak me pushtet konsullar. Plebejtë që zinin këtë postë pastaj kishin të drejtë ti bashkoheshin senatit, pasi mandatit i tyre një vjeçar ishte përfunduar. Për pjesën më të madhe, megjithatë, plebejtë mbetën të varur ndaj atyre me klasë më të madhe për gjithë ekzistencën e Romës së Lashtë.[2]
Klasat bazuar te pasuria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shoqëria Romake ishte e ndara edhe bazuar te pasuria në Asambleja Centuriate dhe më vonë përgjatë Republikës, anëtarësia e klasës senatoriale mbështetej te pasuria. Ajo kishte pragun më të lartë të pasurisë. Asambleja Centuriate ishte përgjegjëse për shpalljen e luftës, për zgjedhjen e magjistratëve me imperium dhe për vendosjen mbi çështje të caktuara.[2]
Vetëm romakët që ishin të pasur mjaftueshëm për të përballuar armatimin e vetë lejoheshin të shërbenin në ushtri, që përbëhej si nga patricë ashtu dhe nga plebejë. Për sa kohë një qytetar mund të përballone armaturën, ai kishte mundësi të ishte një ushtarak.[2] Asambleja Centuriate ishte e ndarë në grupe bazuar te pasuria dhe mundësia për të pasur armaturë dhe armë.
| Klasa | Centuries / Vota | Pronësia e Censusit | Pajisja |
|---|---|---|---|
| Ekuestrët | 18 | Kali, armatura e plotë, armë të ndryshme | |
| Klasa I | 80 | 100,000 asa | Armatura e plotë, disa armë |
| Klasa II | 20 | 75,000 asa | Pothuajse armaturë e plotë, disa armë |
| Klasa III | 20 | 50,000 asa | Ca armaturë, pak armë |
| Klasa IV | 20 | 25,000 asa | Pak armaturë, pak armë |
| Klasa V | 30 | 11,000 asa | Pa armaturë, një armë |
| Proletariati | 5 | Asnjë | |
| Centuries të përgjithshme / vota | 193 |
Ekuestrët dhe Klasa I kishin 98 vota mes tyre, kështu që ata mund ti tejkalonin klasat e ulta të bashkuara, që kishin vetëm 95 vota. Ky ishte një mjet për klasat më të pasura për të mbajtur kontrollin mbi ushtrinë dhe jetën shoqëore.[2]
Klasat e bazuara te gjinia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paterfamilias
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shoqëria romake ishte patriarkale në kuptimin më të pastër; kreu mashull i shtëpisë ishte paterfamilias, ai mbante pushtetin e posatshëm ligjor dhe privilegje që i jepnin atij juridiksion (patria potestas) mbi të gjithë anëtarët e familjes së tij.[2]
Etërit ishin të ngarkuar me edukimin e bijve të tyre. Gjithashtu, bijtë e rritur shpesh do të martoheshin dhe do të vijonin të jetonin në shtëpinë familjare nën paterfamilias të tyre deri sa babai i tyre të vdiste dhe ata të mernin përgjegjësinë e paterfamilias.[2]
Paterfamilias mundëte gjithashtu të kryente një ritual emancipatio (emancipimi) — një proçes që e linte birin të lirë, tre herë në një radhë për ti dhënë të birit autoritetin e tij ligjor, duke e çliruar nga paterfamilias.[2]
Gratë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gratë e lindura të lira në Romën e Lashtë ishin qytetare (cives), por nuk mund të votonin ose të mbanin poste politike. Gratë ishin në kontrollin ekskluziv të paterfamilias së tyre, i cili ishte ose babai i tyre, ose burri, ose ndonjëherë vëllai i tyre i madh.[2]
Gratë dhe fëmijët e tyre, mernin statusin social të paterfamilias së tyre. Gratë nuk përfshiheshin në fushën politike dhe ato kishin pak ndikim jashtë shtëpisë. Megjithatë, gratë e famijeve të pasura kishin më shumë pushtet politik sesa gratë më të varfra, pasi ato ishin të afta të ushtronin ndikimin e tyre mbrapa skenave të veprimeve publike politike.[7]
Kishte tre forma të hershme të martesës që i zhvendosnin gratë romake nga një paterfamilias te një tjetër. I pari, coemptio, përfaqësonte blerjen e nuses.[2] Kjo formë tepër e vjetër martese kërkonte pesë dëshmitarë dhe një zyrtar, dhe trajtohej si një transaksion biznesi.[8]
E dyta, usus, ndodhtje pas një viti intimiteti midis një burri dhe një gruaje. Nëse gruaja nuk largohej nga burri për tre netë pas përmbushjes së vitit, ajo bëhej zotërim i burrit, që bëhej paterfamilias i saj. Nëse gruaja largohej para se tre nevtët të përfundonin, ajo do të kthehej te familja e saj. Marrëdhënia do të ishte akoma e vlefshme, por burri nuk bëhej paterfamilias i saj.[8]
Forma e fundit e martesës, confarreatio, ishte më e afërta me martesën e tanishme. Confarreatio ishte një ceremoni fetare që konsistonte në ndarjen e bukës së nuses dhe dhëndrit përballë zyrtarëve fetarë dhe dëshmitarëve të tjerë.[8]
Nga fundi i shekullit të II të e.s., forma standarde e martesave ishin sine manu. Përmes një martese sine manu, gratë nuk viheshin nën juridiksionin ligjor të burrave të ose baballarëve të tyre. Ato kontrollonin pronësinë e tyre (zakonisht prika e tyre) pas vdekjes së baballarëve të tyre.[2]
Burrat duhet të nënshkruanin prapë çdo dokument në emër të grave të tyre, por tani ishin dy njësi ekonomike në martesë. Për më tepër, divorci mund të nisej ose nga burri ose nga gruaja, shpesh duke thënë "Unë të ndajë tyjë" tre herë, ndërsa ndodheshin përballë dëshmitarëve.[2]
Statusi ligjor i një nëne si një qytetare, e prekte edhe qytetarinë e të birit të saj. Fraza ex duobus civibus Romanis natos ("fëmijë të lindur nga dy qytetarë romakë") tregonte se një grua romake konsiderohej se kishte statusin e qytetares romake, në dallim nga një peregrina.
Skllavëria dhe të çliruarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skllevërit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skllevërit (servi) nuk ishin qytetarë dhe u mungon edhe statusi ligjor që gëzonin të huajt e lindur të lirë. Skllevërit shiheshin si pronë dhe ata bliheshin dhe shiteshin si çdo mall tjetër në Romën e Lashtë.[3] Në pjesën më të madhe, skllevërit vinin nga borxhllinjtë dhe nga të robërit e luftës, veçanërisht gratë dhe fëmijët e kapur gjatë rrethimeve dhe fushatave të tjera ushtarake në Greqi, Itali, Spanjë dhe Kartagjenë.
Përgjatë viteve të fundit të Republikës dhe përgjatë Perandorisë, shumica e skllevërve vinin nga zonat e pushtuara së rishmi të Galisë, Britanisë, Afrikës Veriore dhe Azisë së Vogël.[3] Shumë skllevër krijoheshin si pasojë e pushtimit romak të Greqisë, por kultura greke konsiderohej në disa aspekte superiore ndaj asaj romake: prej këtej vërejtja e famshme e Horacit Graecia capta ferum victorem cepit ("Greqia e pushtuar e kapi rob pushtuesin e saj të pagdhendur").
Dramaturgu romak Terenc, mendohet se është sjellë në Romë si skllav. Në këtë mënyrë skllavëria konsiderohej si një rrethanë e lindjes, fatkeqësie, ose lufte; ajo përcaktohej në terma të statusit ligjor, ose në mungesë të tyre dhe as nuk kufizohej ndaj ose përcaktohej nga kombësia ose rraca, as konsiderohej si një gjendje e përhershme e pashmangshme. Skllavëria ishte më e theksuar në Lashtësinë Romake sesa kudo tjetër në botën e lashtë, përveç Greqisë.[9]
Skllevërve që u mungonte aftësia ose arsimimi kryenin punë bujqësorre ose forma të tjera të punëve fizike. Shumica e skllevërve ngarkoheshin me punë bujqësore dhe ndonjë formë tjetër pune.[9] Ata që ishin të dhunshëm ose të pabindur, ose që çdo lloj arsyeje konsideroheshin një rrezik për shoqërinë, mund të dënoheshin të punonin në miniera, ku ata do të vuanin nën kushte çnjerëzore. Pronarët e skllevërve lejohej ti kthenin skllevërit e tyre për të marë mbrapsht paratë e tyre, nëse te ta gjendeshin difekte, ose nëse shitësi kishte fshehur ndonjë gjë që do të prekte prodhimtarinë e tyre.[3]
Skllevërit që gjendej se ishin të sëmurë ose difektozë, shpesh do të shiteshin për shumë pak, nëse shiteshin për ndonjë gjë.[3] Pronarët herë pas here do të manumitonin skllevërit e sëmurë ose të vjetër si një mënyrë për të kursyer para, nëse ata nuk do të fitonin mjaftueshëm para nga shitja e tyre, pasi ishte më lirë sesa ti ushqenin dhe strehonin skllevërit e padobishëm. Meqë skllevërit ishin pronë ligjore, ata mund të liroheshin nga pronarët e tyre në çdo kohë.
Të gjithë fëmijët e lindur nga skllave, ishin skllevër. Skllevërit që kishin arsim ose aftësi për të fituar jetesën, shpesh liroheshin gjatë vdekjes së pronarit të tyre si një kusht i vullnetit të tyre testamentar. Skllevërit që menaxhonin sipërmarrje për pronarët e tyre gjithashtu, lejoheshin të fitonin dhe të kursenin para për veten e tyre, madje disa mund të ishin të aftë ta blinin lirinë e vetë, ndërsa të tjerëve u jepej liria e tyre nga pronarët e tyre, megjithatë kjo ishte e rrallë.[3]
Skllevërit e liruar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skllevërit e liruar (liberti) ishin skllevër të liruar që, kur liroheshin, bëheshin qytetarë romakë, megjithëse ata nuk konsideroheshin të barabartë me qyteterët e tjerë, për shkak të statusit të tyre të mëparshëm si skllevër ose prejardhjes së tyre nga skllevër të mëparshëm, duke gëzuar në këtë mënyrë rangjet më të uta të plebejve.[2] Vetëm pas pak brezave, pasardhësit e ish skllevërve do të ishin të aftë të ngjiteshin përmes rangjeve të klasave (ndonjëherë bëheshin equites os senatorë).[3]
Statusi i liberti u zhvillua përgjatë Republikës pas numri i tyre do të rritej. Përmes shërbimit të tyre ushtarak dhe nëpërmjet përpjekjeve të tjera siç ishte sipërmarrjet artizanale dhe biznesi, të liruarit grumbullonin pasuri të mëdha në Republikën e Vonë. Megjithë pasuritë e këtyre liberti të shumtë, përgjatë Lashtësisë Romake, shumica e të liruarve ishin plebejë dhe punonin si bujqë ose tregtarë.[3]
Jo qytetarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Të drejtat latine
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të Drejtat Latine (Jus Latii) ishin të drejtat e dhëna aleatëve latinë dhe kolonive latine të Romës.[10]
Të drejtat e vjetra latine
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aleatëve latinë u ishte dhënë e drejta të martoheshin me qytetarë romakë, të zhvillonin sipërmarrje dhe të hynin në marrëdhënie kotraktuale me qytetarët e plotë romakë, si dhe e drejta për tu zhvendosur nga një qytet aleat latin në Romë (ose e anasjellta). Fëmijët e qytetarëve të plotë romakë dhe nënat latine mund të trashëgonin prona romake dhe qytetarinë e baballarëve të tyre përmes Lidhjes Latine, përpara vitit 338 p.e.s..[10]
Ata me të drejtat latine kishin një status të privilegjuar mbi aleatët e tjerë romakë, që nuk ishin qytetarë të plotë romakë.[11]
Të drejtat latine pas vitit 338 p.e.s.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qytetarët e pesë qyteteve latine (Aricia, Lanuvium, Pedum, Nomentum dhe Antium) u ishte dhënë qytetaria e plotë romake në vitin 338 p.e.s., pas përfundimit të Luftës Latine. Pjesa e mbetur e aleatëve latinë iu dha qytetari e kufizuar romake, duke marrë privilegjet e Të Drejtave të Vjetra Latine, por pa ju dhënë e drejta për të votuar ose për të marrë prona romake, përveç kur ata vendoseshin përgjithmonë në qytetin e Romës.[10]
Peregrini
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Subjektet e lindura të lira të huaja ishin të njohur si peregrini. Peregrini funksiononin nën ligjet që në fakt ishin në provincat e tyre, ku ata ishin kapur nga Roma.[12] Augusti (27 p.e.s. – 14 i e.s.) krijoi ligje që i lejonin peregrini-t të bëheshin qytetarë përmes shërbimit në Ushtrinë Romake ose në një këshill qytetar. Të drejtat e qytetarisë trashëgoheshin, kështu që fëmijët e peregrini, që ishin bërë qytetarë, ishin gjithashtu qytetarë nga lindja.[12]
Dallimet midis qytetarëve romakë dhe peregrini vijuan deri në vitin 212 të e.s., kur Karakala (211–217 i e.s.) e shtriu qytetarinë e plotë romake te të gjithë njerëzit e lirë në perandori[13] me shpalljen e Kushtetutës Antonine.[12]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Struktura shoqërore
- Klasa shoqërore
- Lufta e klasave
- Pabarazia gjinore
- Pabarazia shoqërore
- Klasa sunduese
- Hierarkia
- Statusi shoqëror
- Kasta
- Shoqëria pa klasa
- Barazia shoqërore
- Imperium
- Potestas
- Auctoritas
- Possessio
- Usucapio
- Fructus
- Usus
- Skulptura Romake
- Luftërat Romako-Latine
- Aedilen
- Aerarium
- Ager publicus
- Amfiteatri Romak
- Amicitia
- Anijet Romake
- Arcana imperii
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Cannaba
- Censori
- Cirku Romak
- Civitas
- Civitas libera
- Civitas foederata
- Civitas sine suffragio
- Civitas stipendaria
- Colonus (person)
- Consilium principis
- Consistorium
- Contio
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Dediticii
- Drungos
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Equites
- Ergastulum
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Fiset Italike
- Forumet Romake
- Gens
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Hospitium
- Iliro-romakët
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Jus
- Kalendari Romak
- Këshilli i Plebejve
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendi i Centurionëve
- Kuvendi i Kuriatit
- Kuvendet Romake
- Kuvendi Tribal
- Kuzhina antike romake
- Lapis manalis
- Larja në Romën e Lashtë
- Latifundium
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Llaçi romak
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Miliarium Aureum
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Mos maiorum
- Mundus Cereris
- Municipium
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Novus homo
- Nobiles
- Optimates dhe populares
- Orcus
- Ordines
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Personalitete romake
- Plebejtë
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Pretori
- Primus inter pares
- Provinca romake e Epirit
- Republika Romake
- Rogatio
- Roma quadrata
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Sabinët
- Sabelianët
- Selitë perandorake romake
- Senati Romak
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Ura e Trajanit
- Urbanistika Romake
- Urbs
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vicus
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citime fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Koenraad Verboven (2007). "The Associative Empire". Athenaeum (në anglisht). 95: 861.
- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 Mathisen, Ralph (2019). Ancient Roman Civilization: History and Sources (në anglisht). Oxford University Press.
- 1 2 3 4 5 6 7 8 Runciman, W. G. (1983). "Capitalism Without Classes: The Case of Classical Rome". The British Journal of Sociology (në anglisht). 34 (2): 157–181. doi:10.2307/590734. ISSN 0007-1315. JSTOR 590734.
- ↑ Joan Zonara, Extracts of History, §7.9.
- ↑ Purser, Louis Claude (1890). "Calceus". përmbledhur nga Smith, William; etj. (red.). A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). Londër: William Wayte.
- ↑ Polibi Historiae, VI.19, 20; Tit Livi (1998). "I.43". The Rise of Rome (në anglisht). Vëll. Books 1–5. Përkthyer nga Luce, T. J. Oksford: Oxford University Press.
- ↑ Milnor, Kristina (24 shtator 2009). "Women in Roman Historiography". përmbledhur nga Andrew Feldherr (red.). The Cambridge Companion to the Roman Historians (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 276–287. doi:10.1017/ccol9780521854535.018. ISBN 978-0-521-85453-5.
- 1 2 3 "Marriage and Love Life in Ancient Rome". IMPERIUM ROMANUM (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2024. Marrë më 30 nëntor 2025.
- 1 2 Wood, Ellen Meiksins (2002). "Landlords and Peasants, Masters and Slaves: Class Relations in Greek and Roman Antiquity". Historical Materialism (në anglisht). 10 (3): 17–69. doi:10.1163/15692060260289707 – nëpërmjet EBSCO.
- 1 2 3 Yeo, Cedric A. (1959). "The Founding and Function of Roman Colonies". The Classical World (në anglisht). 52 (4): 104–130. doi:10.2307/4344123. ISSN 0009-8418. JSTOR 4344123.
- ↑ Richardson, J. S. (1980). "The Ownership of Roman Land: Tiberius Gracchus and the Italians". The Journal of Roman Studies (në anglisht). 70: 1–11. doi:10.2307/299552. ISSN 0075-4358. JSTOR 299552. S2CID 162797410.
- 1 2 3 Mathisen, Ralph W. (2006). "Peregrini, Barbari, and Cives Romani: Concepts of Citizenship and the Legal Identity of Barbarians in the Later Roman Empire". The American Historical Review (në anglisht). 111 (4): 1011–1040. doi:10.1086/ahr.111.4.1011. ISSN 0002-8762. JSTOR 10.1086/ahr.111.4.1011.
- ↑ Lucrezi, Francesco (2016). "Citizenship and Religion: Inclusions and Exclusions in the Ancient World". përmbledhur nga Scarafile, Giovanni; Gruenpeter Gold, Leah (red.). Paradoxes of Conflicts. Logic, Argumentation & Reasoning (në anglisht). Vëll. 12. Springer International Publishing. fq. 41–46. doi:10.1007/978-3-319-41978-7_4. ISBN 978-3-319-41978-7.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tit Livi (1998). "I". The Rise of Rome (në anglisht). Vëll. Books 1–5. Përkthyer nga Luce, T. J. Oksford: Oxford University Press.
- Lucrezi, Francesco (2016). "Citizenship and Religion: Inclusions and Exclusions in the Ancient World". përmbledhur nga Scarafile, Giovanni; Gruenpeter Gold, Leah (red.). Paradoxes of Conflicts. Logic, Argumentation & Reasoning (në anglisht). Vëll. 12. Springer International Publishing. fq. 41–46. doi:10.1007/978-3-319-41978-7_4. ISBN 978-3-319-41978-7.
- Mathisen, Ralph W. (2006). "Peregrini, Barbari, and Cives Romani: Concepts of Citizenship and the Legal Identity of Barbarians in the Later Roman Empire". The American Historical Review (në anglisht). 111 (4): 1011–1040. doi:10.1086/ahr.111.4.1011. ISSN 0002-8762. JSTOR 10.1086/ahr.111.4.1011.
- Mathisen, Ralph (2019). Ancient Roman Civilization: History and Sources (në anglisht). Oxford University Press.
- Milnor, Kristina (24 shtator 2009). "Women in Roman Historiography". përmbledhur nga Andrew Feldherr (red.). The Cambridge Companion to the Roman Historians (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 276–287. doi:10.1017/ccol9780521854535.018. ISBN 978-0-521-85453-5.
- Polibi Historiae, VI..
- Purser, Louis Claude (1890). "Calceus". përmbledhur nga Smith, William; etj. (red.). A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). Londër: William Wayte.
- Richardson, J. S. (1980). "The Ownership of Roman Land: Tiberius Gracchus and the Italians". The Journal of Roman Studies (në anglisht). 70: 1–11. doi:10.2307/299552. ISSN 0075-4358. JSTOR 299552. S2CID 162797410.
- Runciman, W. G. (1983). "Capitalism Without Classes: The Case of Classical Rome". The British Journal of Sociology (në anglisht). 34 (2): 157–181. doi:10.2307/590734. ISSN 0007-1315. JSTOR 590734.
- Wood, Ellen Meiksins (2002). "Landlords and Peasants, Masters and Slaves: Class Relations in Greek and Roman Antiquity". Historical Materialism (në anglisht). 10 (3): 17–69. doi:10.1163/15692060260289707 – nëpërmjet EBSCO.
- Koenraad Verboven (2007). "The Associative Empire". Athenaeum (në anglisht). 95: 860-862.
- Yeo, Cedric A. (1959). "The Founding and Function of Roman Colonies". The Classical World (në anglisht). 52 (4): 104–130. doi:10.2307/4344123. ISSN 0009-8418. JSTOR 4344123.
- Joan Zonara, Extracts of History.