Kleisoura (distrikt bizantin)
Në Perandorinë Bizantine, një kleisoura (κλεισούρα, "grykë, ose kalim", e rrjedhur nëpërmjet latinishtes clausura) ishte një term tradicionalisht i përdorur për një grykë malore të fortifikuar dhe distrikti ushtarak që e mbronte atë pikë strategjike.[1][2] Duke nisur ga fundi i shekullit të VII, ai do të përdorej në mënyrë më të zgjeruar për distriktet kufitare, në dallim me thematat më të mëdha, kryesisht përgjatë kufirit lindor të perandorisë me Khalifatin, përgjatë vijës së maleve Taurus–Anti-Taurus.
Kështu, në Azinë e Vogël, kleisoura e Karsianonit përfshinte kalimin e Melitenes, kleisoura e Kapadodias, të Adanës dhe Adatës, dhe në fund kleisoura e Seleukisë kontrollonte luginën e Lamos dhe Tarsusit.[3] Mund të shtohet edhe kleisoura e Koloneas, e cila mbulonte Kaldenë dhe hyrjen në Eufrat.
Në perëndim përdorimi i këtij termi është më pak i shpesht; haset në lidhje me zonën ushtarake midis lumenjve Strimon dhe Nesto (Strimoni në kohët e tij të hershme konsiderohej një kleisoura) e shtrirë në brendësi deri në skajin jugor të Ballkanit.[1][2] Kjo zonë do të kolonizoheshin nga Justiniani i II Rinotmeti (669–711) me popullsi me origjinë skithe (me gjasa bullgarë, kazarë ose magjarë). Në vijim kleisoura e lumit Strimon do të bëhej bërthama qendrore e Themës së Strimonit.
Një kleisoura ose kleisourarkia ishte një komandë autonome, nën një kleisourarkes (greqisht: κλεισουράρχης). Në vijim, shumica e kleisourai u ngritën në themata të plota me evolimin e situatës gjeopolitike të shënaur nga përparimi bizantin në lindje dhe Ballkan dhe termi do të dilte nga përdorimi pas shekullit të X. Në varësi të kleisourarkes ishin trupat, edhe ato operative në zonat kufitare të quajtura akritai. Në periudhën e vonë bizantine (nga shekulli XIII), drungos (në greqisht δροῦγγος) pati një kuptim të ngjashëm, duke u përdorur për distriktet ushtarake të vendosura në mbrojtje të kalimeve kufitare. Termi përkues islamik midis Kilikisë dhe Mesopotamisë (Al Xhazira), ishte al-thughūr ose al-ʿAëāṣim.[1][2] Ndërsa në Perandorinë Osmane këto vende quheshin derven ose derbend që rrjedh nga persishtja dar-band që do të thotë kalim, portë ose afër derës.[4] Këto grykëkalime komandoheshin nga një dervenxhi.[5][6][7]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dervenxhiu
- Derebeu
- Qafat malore
- De Administrando Imperio
- Perandoria Bizantine
- Drungos
- Lapis manalis
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Dinastia Abaside
- Ekspansioni islamik
- Arbëria nën Perandorinë Bizantine
- Arktitektura bizantine në Shqipëri
- Lista e Perandorëve Romakë
- Perandoria Romake Perëndimore
- Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore
- Lista e Perandorëve Bizantinë
- Perandoria Romake
- Perandoria Bizantine
- Agentes in rebus
- Agger
- Ager publicus
- Albaniana (fortesë romake)
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arcana imperii
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arx
- Besimet e lashta mesdhetare
- Burgus
- Castellum
- Roma quadrata
- Mundus Cereris
- Miliarium Aureum
- Umbilicus urbis Romae
- Castra
- Cirku Romak
- Civitas
- Civitas libera
- Civitas foederata
- Civitas stipendaria
- Clivus Palatinus
- Colonus (person)
- Consilium principis
- Consistorium
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Dediticii
- Domus
- Drungos
- Dux
- E drejta romake
- Equites
- Ergastulum
- Festivalet Romake
- Forumet Romake
- Frumentarii
- Garda pretoriane
- Garda Varangiane
- Gens
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Instrumentum regni
- Itinerari
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Klima e Romës së Lashtë
- Kohorta (njësi ushtarake)
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kuvendet Romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Latifundium
- Latinët
- Latium
- Leoni VI i Dituri
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Llaçi romak
- Magjistratët romakë
- Magister militum Ilirikum
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Misteret greko-romake
- Mos maiorum
- Municipium
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Nobiles
- Optimates dhe populares
- Ordines
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Pax Romana
- Peregrinus
- Peripli
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plebejtë
- Primus inter pares
- Pronoia
- Provinca romake e Epirit
- Rogatio
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Scholae Palatinae
- Selitë perandorake romake
- Senati Romak
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Tabula Peutingeriane
- Tempulli Romak
- Teodoriku i Madh
- Thema
- Thema e Durrësit
- Thema e Nikopojës
- Thema e Delmacisë
- Thermae
- Tirones
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Turma (njësi ushtarake)
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Ura romake
- Urbs
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 Glykatzi-Ahrweiler 1960, ff. 1–111.
- 1 2 3 Kazhdan 1991, f. 1132.
- ↑ Jean-Claude Cheynet (2006). Le monde byzantin II, l’Empire byzantin (641-1024) (në frëngjisht). Paris: PUF, "Nouvelle Clio". fq. 405.
- ↑ A. B. Williams Jackson (1911). From Constantinople to the Home of Omar Khayam: Travels in Transcaucasia and Northern Persia for Historic and Literary Research (në anglisht). The Macmillan Company. fq. 61.
- ↑ Jeannette Forsén; Björn Forsén (2003). The Asea Valley Survey: An Arcadian Mountain Valley from the Paleolitic Period Until Modern Times (në anglisht). Svenska Institutet i Athen. fq. 372. ISBN 978-91-7916-047-0.
- ↑ Cultural Atlas of the Turkish World (në anglisht). Türk Kültürüne Hizmet Vakfi, Turkish Cultural Service Foundation. 1997. fq. 46. ISBN 978-975752211-9.
- ↑ Mesut Uyar; Edward J. Erickson (2009). A Military History of the Ottomans: From Osman to Atatürk (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 62. ISBN 978-0-275-98876-0.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jean-Claude Cheynet (2006). Le monde byzantin II, l’Empire byzantin (641-1024) (në frëngjisht). Paris: PUF, "Nouvelle Clio".
- Glykatzi-Ahrweiler, Hélène (1960). "Recherches sur l'administration de l'empire byzantin aux IX-XIème siècles". Bulletin de Correspondance Hellénique (në frëngjisht). 84 (1): 1–111. doi:10.3406/bch.1960.1551.
- Jeannette Forsén; Björn Forsén (2003). The Asea Valley Survey: An Arcadian Mountain Valley from the Paleolitic Period Until Modern Times (në anglisht). Svenska Institutet i Athen. ISBN 978-91-7916-047-0.
- Cüneyt Güneş (shkurt 2018). "First Encountering Areas of the Byzantine-Islamic Forces According to the Byzantine Tacticons in Xth Century: Kleisouras and On Military Tactics in the Kleisouras" (PDF). Journal of History Studies (në turqisht dhe anglisht). 10 (1): 85–100. doi:10.9737/hist.2018.572. ISSN 1309-4173.
- John Haldon (1999). Warfare, State and Society in the Byzantine World 560–1204 (në anglisht). UCL Press.
- A. B. Williams Jackson (1911). From Constantinople to the Home of Omar Khayam: Travels in Transcaucasia and Northern Persia for Historic and Literary Research (në anglisht). The Macmillan Company.
- Kazhdan, Alexander Petrovich, red. (1991). The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Nju Jork, Nju Jork Siti dhe Oksford, Mb.B.: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-504652-6.
- Cultural Atlas of the Turkish World (në anglisht). Türk Kültürüne Hizmet Vakfi, Turkish Cultural Service Foundation. 1997. ISBN 978-975752211-9.
- Panos Sophoulis (2012). Byzantium and Bulgaria, 775-831 (në anglisht). Brill.
- Mesut Uyar; Edward J. Erickson (2009). A Military History of the Ottomans: From Osman to Atatürk (në anglisht). ABC-CLIO. ISBN 978-0-275-98876-0.