Cllevio
Cllevio | |
|---|---|
| Emri i lindjes | Kleviol Ahmeti |
| Nofka |
|
| Lindi | 4 mars 1986 (39 vjeç) Lushnjë, Shqipëri |
| Zhanret | Hip-hop |
| Profesioni | Këngëtar, autor këngësh, personazh në internet |
| Vitet aktive | 2006–sot |
Kleviol Ahmeti (lindur në 1986), i njohur profesionalisht si Cllevio, është këngëtar, tekstshkrues dhe personazh i rrjeteve sociale shqiptar, i njohur për natyrën e tij kontraverse. Ai është aktiv si në muzikë, ashtu edhe në platformat online, veçanërisht në TikTok. [1]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ahmeti ka lindur në Lushnjë, Shqipëri. Ai ka jetuar për 11 vite në Bronx, Nju Jork, Shtetet e Bashkuara, ku u lidh me grupin muzikor shqiptaro-amerikan të repit TBA (The Bloody Alboz). Grupi përfshinte artistë si Unikkatil, Don Phenom, Klepto dhe Kobra. Gjatë kësaj periudhe përdorte emrin artistik Hudra aka Problemi. [2] [3]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ahmeti filloi të regjistronte muzikë në mes të viteve 2000. Më pas punoi me artistë të tjerë si Presioni, OG043 dhe Ledi Vokshi. Kënga "Ktu apo Atje", me pjesëmarrjen e Ledi Vokshit, Presionit dhe OG043, u publikua me videoklip.
Pas rikthimit në Shqipëri, vazhdoi prodhimin e këngëve, shpesh me përmbajtje personale ose autobiografike. Disa këngë të tij qarkullojnë online pa videoklipe shoqëruese. Këngë të tilla si "Paridi", "Buzëqeshje Cinike", "1 ëndërr e gjatë", "44 Buza" dhe "Ironi Kirurgu". [4] [5]
Çështjet ligjore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2014, Ahmeti u arrestua lidhur me një rast trafiku droge, që përfshinte rrëzimin e një avioni në plazhin e Divjakës, Shqipëri. Në këtë rast ishin të përfshirë edhe piloti italian Giorgio Riformato dhe vëllai i Ahmetit. Ai u dënua me gjashtë vite burg dhe u lirua në 2020. [6]
Më 19 mars 2021, u arrestua përsëri në Shqipëri dhe u lirua më 19 prill 2022 pas përfundimit të dënimit 13-mujor. Më pas u vu në arrest shtëpie për një muaj për shkelje të masës gjatë një përleshjeje të raportuar me reperin Rigels Rajku (i njohur si Noizy). [7] [8] [9]
Më 16 prill 2023, Ahmeti u ndalua në Aeroportin e Rinasit pas një kallëzimi nga Noizy dhe babai i tij, të cilët pretenduan se Ahmeti kishte bërë kërcënime nëpërmjet Tiktokut. Ai i mohoi këto akuza. [10]
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa këngë të zgjedhura:
- "Paridi"
- "Buzëqeshje Cinike"
- "1 ëndërr e gjatë"
- "44 Buza"
- "Ironi Kirurgu"
- "Ktu apo Atje" (feat. Presioni, OG043, Ledi Vokshi)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Nga burgjet te hyrja fuqishëm në muzikë, kush është Cllevio, reperi që po "çmend" fansat në TikTok me hitet e reja". 2022-08-11. Marrë më 2025-07-14.
- ↑ "Cllevio Serbiano – Tekste Shqip". TeksteShqip.com. Marrë më 2025-07-14.
- ↑ "Nga jeta në SHBA, muzika, burgosja e rrjetet sociale te zënka me Noizyn – kush është Cllevio". 2022-06-07. Marrë më 2025-07-14.
- ↑ "Cllevio, reperi që po "çmend" fansat. Nga burgu te hyrja në muzikë". 2023-02-03. Marrë më 2025-07-14.
- ↑ "Shkak 'Paridi' i Cllevio Serbianos? Merr fund miqësia mes Megi Pojanit dhe Noizyt". 2022-07-18. Marrë më 2025-07-14.
- ↑ "Avioni me drogë në Divjakë, dënohet me 15 vite burg piloti italian Giorgio Riformato". 2016-02-01. Marrë më 2025-07-14.
- ↑ "Gjykata e Durrësit vendos "arrest shtëpie" për Kleviol Ahmetin (Cllevio)". 2023-04-20. Marrë më 2025-07-14.
- ↑ "Intervistë e pazakontë nën masën 'arrest shtëpie', Cleviol Ahmetaj zbulon si filloi konflikti i tij me Noizyn". 2023-04-30. Marrë më 2025-07-14.
- ↑ "Plas sherri, Noizy godet me grusht Kleviol Ahmetin i njohur si "Cllevio"". 2022-03-14. Marrë më 2025-07-14.
- ↑ "Kërcënoi në Tik-Tok "Noyzin", ndalohet në Rinas reperi "Cllevio Serbiano"". 2023-04-15. Marrë më 2025-07-14.