Shko te përmbajtja

Klima në Mirditë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në tiparet e klimës së Mirditës ndikojnë pozicioni gjeografik, format e relievit, drejtimi i vargjeve malore, rrjeti ujor, bimësia, ndikimi detar etj. Duke i analizuar në tërësi këta faktorë, arrihet në përfundimin se Mirdita ka një klimë mesdhetare me nuanca mesatare. Format e shumta të relievit dhe copëtimi i madh horizontal dhe vertikal i tij, bëjnë të mundur evidentimin e disa mikroklimave. Rrethi i Mirditës shtrihet në tre zona klimatike. Lugina e Fanit të Bashkuar, luginat në rrjedhjet e poshtme të Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël, Ultësira e Rrëshenit deri në lartësinë 400 metra mbi nivelin e detit, shtrihen në zonën e klimës mesdhetare kodrinore e veçanërisht në nënzonën veriore të saj. Në lartësinë 400-1000 metra mbi nivelin e detit shfaqet zona e klimës mesdhetare paramalore e veçanërisht nënzona veriore. Kjo zonë prek kurrizin e Dervenit, Malësinë e Velës, territore masive në zonat Selitë, Orosh, Fan dhe Kaçinar. Në brezin e tretë, brezin e klimës mesdhetare malore, në nënzonën lindore të saj, përfshihen ekstremet veriore, verilindore dhe lindore të rrethit, pra bjeshkët e Kuzhnenit, masivi malor i Munellës, bjeshkët e Fanit, bjeshkët e Oroshit dhe pllajat karstike Trangë- Valmor-Didhe. Vihen re edhe përmbysje(inversione) klimatike, kjo më e dukshme kur bie dëborë në zonat e ulëta kodrinore që rrethojnë gropën e Rrëshenit. Për ilustrim po shprehim disa elementë të klimës në këtë rreth.

Diellëzimi në rrethin e Mirditës është 2400 orë në vit.

Temperaturat e ajrit. Temperatura mesatare vjetore është 11,50C. Temperatura mesatare vjetore në rrethin e Mirditës është më e lartë se e rretheve Pukë, Kukës, Dibër dhe më e ulët se e rretheve Lezhë e Kurbin. Muajt më të nxehtë janë korriku dhe gushti, me mesatare 27,50C, ndërsa muaji më i ftohtë është janari me 4-50C. Temperatura mesatare vjetore në Rrëshen është13,30C, Kurbnesh 10,40C dhe Domgjon 10,90C. Maksimumi absolut i temperaturës së rregjistruar në Rrëshen është 40,50C me datë 13 korrik 1973, ndërsa në Mashtërkorë 38,50C dhe në Kurbnesh 390C. Minimumi absolut i temperaturës së rregjistruar deri tani është shënuar në Kurbnesh.