Klodiana Lala
Klodiana Lala | |
|---|---|
| Nënshtetësia | Shqipëri |
| Profesionet | Reportere Gazetare investigative Prezantuese televizive |
| Punëdhënësit | News 24 BIRN |
Klodiana Lala është një gazetare investigative dhe prezantuese televizive shqiptare, e specializuar në krimin e organizuar, korrupsionin dhe sistemin gjyqësor në Shqipëri.[1] Aktualisht ajo është një ndër reporteret kryesore për News 24, ku edhe drejton programin investigativ Në Shënjestër,[2] dhe është kontribuese e shpeshtë për BIRN (Balkan Insight dhe Reporter.al).[3][4]
Karriera e Lalas shtrihet në më shumë se dy dekada dhe karakterizohet nga raportime me rrezik të lartë mbi trafikun transnacional të drogës,[5] pastrimin e parave dhe infiltrimin e rrjeteve kriminale në politikën shqiptare,[6] dhe shpesh mbulon dhe analizon hetimet e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK).[7]
Kërcënimet dhe intimidimet (frikësimet)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërsa mbulonte krimin e organizuar dhe skandalet qeveritare, ajo është përballur me taktika të ashpra intimiduese (frikësimi).[8] Në vitin 2018, shtëpia e familjes së saj u shënjestrua në një sulm me armë zjarri për shkak të raportimit të saj mbi lidhjet politiko-kriminale,[9] një incident që u dënua gjerësisht nga organizatat e lirisë së shtypit si Reporterët pa Kufij (RSF) si një përpjekje për të heshtur raportimet e saj.[10][8]
Gjatë shpalljes së dënimeve me burgim të përjetshëm gjatë një çështje penale, në sallën e gjyqit shpërtheu kaosi ndërsa të pandehurit u përpoqën të arratiseshin dhe të afërmit hodhën karrige drejt gjyqtarëve dhe gazetarëve, përfshirë Klodiana Lalën, e cila raportoi se "Oficerët e gjykatës nuk ndërhynë" ndërsa gazetarët u kërcënuan fizikisht.[11]
Një episod tjetër u zhvillua më 24 tetor 2024, që përfshinte gazetarin Andi Bushati i cili abuzoi verbalisht Lalën, duke e quajtur atë një “papagall” të SPAK-ut, në lidhje me raportimin e saj mbi arrestimin e Ilir Metës, një vërejtje që u pa ndërkombëtarisht se kontribuoi në klimën e frikësimit dhe armiqësisë ndaj gazetarëve në Shqipëri.[12][13]
Lala është përballur gjithashtu me pengesa fizike nga policia gjatë operacioneve në terren,[14] dhe me sekuestrimin e dosjeve dhe pajisjeve profesionale gazetareske gjatë një bastisjeje policore në selinë e News 24 në vitin 2025.[15]
Mirënjohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Angazhimi i saj në gazetari i ka sjellë Klodiana Lalës vlerësime dhe çmime ndërkombëtare, përfshirë Çmimin e Fjalës së Lirë 2019 nga Koalicioni i Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Informatorëve[16] dhe disa Çmime të BE-së për Gazetari Investigative për ekspozimet e saj mbi zinxhirët e furnizimit me kokainë dhe korrupsionin zgjedhor.[17]
Ajo gjithashtu fitoi çmimin Vangjush Gambeta si "Reporteri i Vitit 2018" të dhënë nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë.[18]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Sulmohet me breshëri plumbash shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala". Reporter.al. 2018-08-30. Marrë më 2026-04-17.
Klodiana Lala është gazetare e News 24 dhe mbulon prej më shumë se një dekade raportimin e çështjeve të kriminalitetit dhe sistemit gjyqësor në Shqipëri. Ajo ka raportuar gjithashtu mbi hetime të kryera ndaj figurave të krimit të organizuar.
- ↑ Kadriu, Elira (2025-08-12). "News 24 raid: Journalists face seizure of materials". Citizens.al (në anglisht). Marrë më 2026-04-17.
"In the first building are the materials of investigative shows, such as the show "Veting", or "Në Shënjestër" by Klodiana Lala"- journalist Klevin Muka tells Citizens.al.
[lidhje e vdekur] - ↑ "Articles by Klodiana Lala". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-17.
- ↑ "Articles by Klodiana Lala". Reporter.al. Marrë më 2026-04-17.
- ↑ Lala, Klodiana (2024-09-11). "From Dubai to Albania: How Drug Money Fuelled Tirana's Real Estate Boom". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-17.
- ↑ CPJ Europe Representative, Attila Mong (2019-07-05). "Albania's journalists tread fine line when covering organized crime, politics". Committee to Protect Journalists (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-17.
...Nearly a year later, no one has been arrested. Lala said the only motive she can think of for the attack is her reporting on apparent links between organized crime and politics, which this year earned her an international award.
- ↑ ""Biznesmenëve dhe zyrtarëve u janë sekuestruar telefonat dhe kompjuterat", Lala: SPAK ka përgjime ku përfshihen drejtues të Policisë". GAZETA EURO ALBANIA (në anglishte amerikane). 2025-12-30. Marrë më 2026-04-17.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - 1 2 "Freedom of press threatened by organized crime in Western Balkans". Global Initiative Against Transnational Organized Crime (në anglisht). Marrë më 2026-04-17.
The Global Initiative Against Transnational Organized Crime strongly condemns the attack on Klodiana Lala. ...In the case of Lala, the message was unequivocal: it was an attempt to silence an outspoken critic of the Albanian criminal network.
- ↑ Mejdini, Fatjona (2018-09-21). "Iron bars, automatic gunfire and impunity stalk Albania's journalists". Index on Censorship (në anglishte britanike). Marrë më 2026-04-17.
In the early hours of 30 August, investigative journalist Klodiana Lala's parental home was sprayed with bullets. Luckily no one was injured. Lala, a crime reporter for Albania's News 24 TV, connected the incident with her work as a journalist, saying that neither she nor her family had any personal conflicts that would spur this type of incident.
- ↑ "Albanian journalists repeatedly threatened, attacked | RSF". Reporters Without Borders (rsf.org) (në anglisht). 2018-09-04. Marrë më 2026-04-17.
- ↑ Hoxhaj, Edmond (2019-11-25). "Albania Failing to Act on Threats to Crime Reporters". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-17.
"Their family members grabbed chairs and tried to hit us, not just members of the panel [of judges] but journalists too," said Klodiana Lala, a reporter for News 24 TV. "The court officers didn't intervene."
- ↑ "Other threats to journalist (BIRN, Ermal Vija – ABC News, Klodiana Lala and other journalists) following the arrest of former President of Albania Ilir Meta, Tirana, 24.10.2024". SafeJournalists (në anglishte amerikane). 2024-10-24. Marrë më 2026-04-17.
Another episode involved a prominent public figure and journalist Andi Bushati, who publicly criticized Klodiana Lala, an investigative reporter, by labeling her a "parrot" for SPAK, implying collaboration with the prosecution. Such inflammatory rhetoric fosters an atmosphere of intimidation and hostility among journalists, intensifying the polarization within Albania's media sector and contributing to an environment where press freedom is increasingly under threat.
- ↑ "Mapping Media Freedom: Albania: Investigative journalist Klodiana Lala told "SPAK's parrot" over reporting on former President Meta's arrest (2024-10-24)". Mapping Media Freedom (në anglisht). Marrë më 2026-04-17.
On 24 October 2024, analyst Andi Bushati verbally abused investigative journalist Klodiana Lala, who works for News24 TV, on Top Channel's "the unexposed" programme. Bushati discredited Lala in relation to her reporting on the arrest of the former president of Llir Meta, who was arrested by the Special Court for Corruption and Organised Crime (SPAK) on alleged charges of corruption, money laundering and concealment of personal income and assets. "This is called making SPAK's parrot what you are doing," Bushati told Lala, among others, while the journalist called him Meta's parrot to defend herself on air.
- ↑ Erebara, Gjergj (2021-07-27). "Albanian Police Filmed Mistreating TV News Journalists". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-17.
Albanian police on Tuesday manhandled Ergjys Gjencaj, a journalist for the News 24 TV channel, and pushed his colleague Klodiana Lala after failing to detain a suspected criminal.
- ↑ Sinoruka, Fjori (2025-08-12). "Media Unions Criticise Albanian Police Operation Targeting TV Station". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-17.
"My files, which contain many secrets … my computer and every other device I need to practice my profession have been arbitrarily confiscated," Klodiana Lala, an investigative journalist who covers crime and corruption, wrote on Facebook.
- ↑ "International Whistleblower Day organized in Tirana". CSDG (në anglishte amerikane). 2019-04-01. Marrë më 2026-04-17.
In the third year of this event the "Free Speech Award" was given to the investigative journalist Klodiana Lala, who has reported on a number of cases of corruption and misuse of power.
- ↑ birnEU (2019-03-25). "BIRN-Supported Journalist Wins Whistleblower Award". BIRN (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-17.
Investigative journalist Klodiana Lala was given the Free Speech Award by the South East Europe Coalition of Whistleblower Protection
- ↑ "Çmimet 'Vangjush Gambeta" vlerësohen dy gazetaret e News24". Marrë më 2026-04-17.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Klodiana Lala në Balkan Insight
- Klodiana Lala në Reporter.al
- Klodiana Lala në Shteg